Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Thaçi: Liria, vlera më e lartë e shoqërisë demokratike



    Thaçi: Liria, vlera më e lartë e shoqërisë demokratike

    Angazhimi i organizatës më të fuqishme botërore ushtarake mbi pozicionet e ushtrisë dhe policisë serbe më 1999, është ngjarja më e rëndësishme e shekullit të shkuar për NATO-n, duke konfirmuar faktin se liria është vlera më e lartë e shoqërisë demokratike, thuhet në mesazhin në mesazhin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin 11-vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s.

    "Në vitet 1998 - 1999 Kosova kishte hyrë në rrugën e pakthyeshme të rezistencës kundër okupimit shekullor, duke u ballafaquar me njërin nga regjimet më diktatoriale, që përmes ushtrisë, policisë dhe formacioneve paramilitare ushtronte dhunë, djegie, gjenocid dhe krime të papara mbi një popull të lashtë dhe liridashës", theksohet në këtë mesazh.

    Më tej, Kryeministri i Kosovës nënvizon se "vendimi politik për angazhimin e NATO-s në mbrojtje të popullit të Kosovës, duke ndëshkuar rëndë një politikë që ushtronte dhunë shtetërore sistematike, krime dhe gjenocid, është dëshmia më e mirë se vlerat e civilizimit evropian, liria dhe demokracia janë identiteti i pakapërcyeshëm që nuk lejohet të rrezikohen nga forcat e errëta me asnjë çmim".

    Në mesazhin e tij Thaçi gjithashtu thekson se qytetarët e Kosovës, institucionet e lira dhe demokratike të shtetit më të ri të Evropës u janë mirënjohës të gjithë liderëve botërorë, politikë dhe ushtarakë, për përkahjen e madhe dhe të pakushtëzuar në momentet më vendimtare, që kulmuan me çlirimin e vendit, duke krijuar kushte që Kosova të ndërtojë identitetin e vet shtetëror dhe demokratik.

    Njëmbëdhjetë vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, Kryeministri Thaçi vlerëson se Republika e Kosovës ka shënuar hapa të rëndësishëm drejt demokratizimit dhe zhvillimit të brendshëm, drejt afirmimit dhe njohjes nga shtetet e demokracisë së zhvilluar, duke siguruar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara dhe të përcaktuara vendosmërisht që sa më parë të përmbushin të gjitha kriteret dhe parakushtet për t'u bërë pjesë e integrimeve euroatlantike. /mesazhi/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2005
    Postime
    162
    Liria e Atisarit apo ??

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e liridoni703
    Anëtarësuar
    17-02-2007
    Postime
    212
    Po ashtu edhe une mendoj se eshte e vertet....Shqiptaret duhet te kthehen 10 vite mbrapa se ku ishim dhe ku jemi sot.
    Po shqiptaret jo te gjithe po nje pjes e tyre kishin pas menduar se pas shpalljes se kosoves shtet do hami em lugen edukatit,thuti se tjera pune nuk ka vetem me luge te dukatit me hanger.......

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    jo jo ajo e unmikut sepse ajo kollitet matan ures

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •