Nėse keni njė humor tė mirė qė ju shoqėron gjatė gjithė ditės, nėse rritet aftėsia juaj pėr tė reaguar, nėse gjendja juaj fizike dhe psikologjike ėshtė e mirė, nėse vėshtirėsitė e pėrqendrimit janė mė tė vogla, nėse harmonia bėhet pjesė e jetės suaj sė pėrditshme, atėherė pa dyshim qė po praktikoni joga.
Trupi juaj do tė jetė mė elastik dhe ju personalisht jeni mė tė ndėrgjegjshėm dhe mė tė kujdesshėm pėr tė zhvilluar aftėsitė lėvizėse tė trupit tuaj. Ėshtė normale qė rritet ēdo ditė numri i tė pasionuarve pas kėsaj disipline orientale. "Nė shkollat tona mėsohen shumė lloje disiplinash, tė cilat janė lėvizje fizike qė e stėrvitin njeriun pėr njė shėndet sa mė tė mirė, pėr shembull krija joga, e cila ėshtė e pėrqendruar nė dinamikėn e frymėmarrjes dhe tė tingujve mendorė, drejtojnė qetėsinė dhe pikėrisht kontrollin emocional", tregon presidenti i Federatės sė Krija Jogas. Bėhet fjalė pėr njė disiplinė, e cila pėrdoret edhe nė pėrgatitjen e atletikės.
Praktika konsiston nė mėsimin e pozicioneve korrekte, ritmin e frymėmarrjes, qė nė krija tė ēon nė meditim. Nė tė gjitha rastet arrihet njė mirėqenie si pėr skeletin ashtu edhe pėr gjendjen psiko-mentale. "Praktikimi i jogės rrit densitetin kockor me 30%", shpjegon presidenti. Pėrveē faktit qė ajo ėshtė e rėndėsishme nė parandalimin e osteoporozės, d.m.th. mbikėqyr rritjen e masės muskulore, qė ėshtė edhe mė e ndjeshme nė uljen e shėndoshjes. Por nuk duhet tė rrėmbeheni nga persona tė cilėt pasi kanė kaluar 15 ditė nė Indi mendojnė se janė mjeshtėr tė jogės. Ushtrimet e jogės duhen bėrė me njė specialist tė licencuar e me eksperiencė nė kėtė fushė. Joga ėshtė shumė e kėshillueshme 2-3 herė nė javė, njė orė pėr seancė.
Terapia nė tri seanca me kinesiologji
Njė terapi e shkurtėr, me fillimet e saj nė Amerikė, vepron mbi lėkurė pėr tė liruar pacientin nga tė kėqijat e krijuara prej stresit.
Kinesiologjia biosistematike ėshtė njė disiplinė, e cila ka filluar tė praktikohet nė vitet 60 nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pėr tu ēliruar nga problemet fizike dhe emocionale. Kinesiologu ėshtė njė ekspert qė tė rikthen ekuilibrin fizik dhe energjik me metoda natyrale.
"Seanca e kinesiologjisė lidhet me sistemin e trupit e tė mendjes dhe ul shqetėsimin pėrmes stimulimit nė zonat ku reagon akupuntura dhe sistemi i lėvizjes pėr artikulimin e sipėrfaqeve qė duhen korrigjuar", shpjegon drejtori didaktik i "Criks", Qendrės sė Kėrkimeve tė Integruara pėr Kinesiologjinė Eksperimentale. Testi i precizonit muskulor mat gjendjen e formės dhe ekuilibrit energjetik tė njė individi nėpėrmjet vlerėsimit tė fuqisė sė njė muskuli tė vetėm.
Nė kėtė mėnyrė aplikohen teknikat, tė cilat kontrollojnė dhe korrigjojnė lėvizjen energjetike tė trupit. Kinesiologu pėrcakton potencialin energjetik tė personit dhe kapacitetin e tij tė rikuperimit. Edukon pacientin pėr formėn optimale nė stilin e jetės, nė qėndrimin dhe mbėshtetjen. Gjithēka kryhet nė tri seanca. Nėse nuk ka rezultat me kėto seanca, atėherė i drejtohen tė tjera rrugėve. Si zgjidhet kinesiologu? Do tė ishte mirė tė kėshilloheshit me tė zgjedhurit e "Cricks", tė cilėt vlerėsohen nga njė organizėm i kontrolluar.
Me orto-bionomi trupi rigjen shėndetin
Pėr tė shėruar zverkun dhe dhimbjen e shpinės ėshtė i nevojshėm pozicioni korrekt, sipas metodės sė doktor Pauls.
Trupi ka njė kujtesė perfekte pėr tė qėndruar mirė dhe di si ta gjejė formėn, duke aplikuar korrigjimin e ligjeve natyrore. Ėshtė kjo filozofia e edukimit tė trupit, e shpikur nga osteopati kanadez Arthur Lincoln Pauls, qė aktualisht praktikohet nė tė gjithė botėn. "Orto-bionomi ėshtė zgjedhja korrekte e aplikimit tė ligjeve tė natyrės, qė reagon duke tėrhequr vėmendjen mbi njė problem, qė pėrgjithėsisht shtyhet, duke bindur trupin tonė pėr ta zgjidhur", shpjegon njė mėsues i orto-bionomisė, nga ku referohen edhe rreth 20 shkolla dhe 80 operatorė tė ndryshėm. Me pak fjalė punohet mbi reflekset e vetėrregullimit, duke vendosur personin nė pozicionin e antalgjik, nė mungesė tė dhimbjes, pėr tė mėsuar eliminimin e kontraktimeve dhe kthimit nė njė gjendje optimale. E rėndėsishme pėr tė kuptuar formėn mė tė mirė tė trupit, trajtimit me respekt dhe kuptim, ashtu siē deklaron edhe mėsuesi nėpėrmjet njė marrėdhėnieje tė mirė tė pjesės fizike, energjetike dhe emocionale. "Te ne vijnė persona me dhimbje tė tmerrshme trupi apo me probleme tė zverkut, dy nga dhimbjet mė tė pėrhapura nė jetėn e pėrditshme. Gjithashtu, ka edhe atletė tė cilėt praktikojnė sportin, siē ėshtė futbolli, basketbolli apo tenisi, qė bllokojnė artikulimin e muskujve", shton mė tej ai, duke iu referuar orto-bionomisė, njė disipline shumė tė pėrdorshme dhe kurative, e cila aplikohet nėpėrmjet njė trajtimi pėr njė orė. Objektivi ėshtė ēlirimi i pacientėve nga stresi dhe vendosjet e kėqija, duke i rikthyer trupit mirėqenien e mėparshme, reagimin nė harmoninė origjinale.
Mėsohet tė rigjendet e mira, nėpėrmjet prekjeve me respekt dhe tė sakta nga duart e operatorėve nė orto-bionomi, profesionistė tė stėrvitur me njė praktikė tė paktėn pėr 3 vjet, qė shpesh i nėnshtrohen njė pėrgatitjeje fizioterapike.
Marre nga : Gazeta Shqip
Krijoni Kontakt