-
Ka thënë Ibnu’l Kajjimi:
Ka thënë Ibnu’l Kajjimi:
Katër gjëra shkatërrojnë trupin; brenga,
pikëllimi, uria dhe pagjumësia.
Katër gjëra te kënaqin; Shikimi
ne gjelbërim, shikimi i ujëvarës, shikimi i te dashurit dhe shikimi i
frutave.
Katër gjëra dobësojnë te parit; Ecja zbathur, zbardhja
(zgjimi ne mëngjes) dhe ngrysja me fytyrë të mrrolur, të rëndë dhe
fytyrë armiku, të qarit e shumtë dhe shikimi i tepërt në ndonjë vijë të
hollë.
Katër gjëra e forcojnë trupin; Veshja e rrobave të buta,
pastrimi në banjë ne këmbë, ngrënia e ushqimit të ëmbël dhe yndyrshëm si
dhe nuhatja e aromave të këndshme.
Katër gjëra zbehin fytyrën;
Gënjeshtra, turpi i pakët, pyetja pa patur dituri fare dhe marrëzitë e
shumta.
Katër gjëra shëndrisin fytyrën; burrëria, përmbushja e
premtimit, bujaria dhe devotshmëria.
Katër gjëra sjellin
urrejtjen dhe mërinë; Mendjemadhësia, zilia, gënjeshtra dhe bartja e
fjalëve.
Katër gjëra sjellin rrizkun; Falja natën, istigfari i
shumtë gjatë mesnatës, bërja shprehi e dhënies se lëmoshës dhe përmendja
e Allahut ne fillim dhe mbarim të ditës.
Katër gjëra pengojnë
rrizkun; Gjumi në mëngjes, namazi i paktë, përtacia dhe tradhëtia.
Katër
gjëra të pengojnë të kuptuarit dhe zgjuarsinë; Ngrënia e thartësirave
dhe pemëve vazhdimisht, gjumi në shpinë, brenga dhe pikëllimi.
Katër
gjëra sëmurin trupin; Të folurit e shumtë, gjumi i shumtë, ushqimi i
shumtë dhe marrëdhëniet seksuale të shumta.
Pesë ngritin pesë;
Modestia ngrit dijetarët, pasuria ngrit (largon) poshtërimin, heshtja
ngrit (largon) gabimet, turpi ngrit moralin dhe shakaja ngrit (largon)
vështirësitë.
Pesë njihen me pesë; Pema me frutat e saja, gruaja
kur burri t’i varfërohet, shoku ne dite te vështira, besimtari ne
sprovim dhe bujari ne kohëra krizash.
Pesë mbysin pesë; Shpifja
të vërtetën, pasuria të metat, devotshmëria epshin, përmendja lëmoshën
dhe nevoja (varfëria) parimet.
Pesë shpijnë në pesë; Shikimi në
prostitucion, lakmia në pendim (keqardhja), pajtimi (me atë qe ta jep
Allahu) në kënaqësi, udhëtimi i shumtë në njohuri dhe polemika në
armiqësi.
Pesë i rrisin pesë; Zjarri nga kashta-byku, dyshimi nga
mendimi i keq, vrazhdësia nga mos bamirësia, armiqësia nga mosfalja dhe
shkëputja e marrëdhënieve nga mos pyetja (se perse kjo është kështu e
kështu).
Pesë sjellin lumturi; Fëmija i ndershëm, gruaja e
ndershme, shoku i mirë, besimtari bamirës dhe dijetari i zgjuar!
Pesë
zbukurohen me pesë; Shëndeti me jetë te mirë, udhëtimi me shoqëri të
mirë, bukuria me moral të mirë, gjumi pa probleme paraprake dhe nata me
përmendjen e Allahut!
Pesë gjëra e kanë jetën e shkurtër; Nxënia
përmendesh në pleqëri, të folurit me teori te pavërtetuara-supozime,
begatitë me mendjemadhësi (dhe mohim të së vërtetës), shoqëria e
udhëtimit dhe këshilla nga rastet tragjike.
Pesë sjellin pesë;
Istigfari sjell rrizkun, ulja e shikimit sjell virtytin, turpi sjell të
mirat, të folurit e butë sjell kërkesën dhe hidhërimi sjell keqardhjen.
Pesë
largojnë pesë; Të folurit e butë hidhërimin, istiadheja (eudhu bil-lahi
mine’sh shejtani’r rraxhim) largon djallin, maturia largon
pishmanllëkun (keqardhjen), përmbajtja nga të folurit largon gabimet dhe
duaja largon caktimin e keq.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt