Pervec spinaqit dhe mishit te vicit te pjekur cilat ushqime, fruta etj jane te domosdoshme per tu ngritur hekuri ne gjak?
Pervec spinaqit dhe mishit te vicit te pjekur cilat ushqime, fruta etj jane te domosdoshme per tu ngritur hekuri ne gjak?
Ilaēe popullore kunder anemise
Te sėmurėt anemike duhet te konsumojnė ushqime te pasura me hekur, si mish, peshk, shpretke, veze, perime, fruta etj. Kėtyre te sėmurėve u kėshillohet pėrdorimi i frutave te freskėta, qe pėrmbajnė vitamine C, e cila ndihmon ne absorbimin ose marrjen e hekurit. Nėse pinė kafe, ēaj, kakao apo edhe lėngje te tjera, qe pėrmbajnė kafeine, duhet t’i marrin dy ore para ose pas ushqimit, sepse veshtiresojne absorbimin e hekurit.
HURMA
Per kurimin e kesaj semundjeje nė mjekesinė popullore perdoren pothuajse te gjitha pjeset e bimės, frutat, gjethet, degėt, rrėnjėt etj. Nė vendet arabe ėshtė ushqim kryesor, i cili shuan urinė pėr shkak tė pėrbėrjes sė celulozės. Hurmat kanė gjetur pėrdorim tė mirė kundėr anemisė.
KARROTA
Karrota ėshtė e pazėvendėsueshme pėr shėndetin e njeriut. Lėngu ditor i karrotės nė sasi prej 50-150 gr ėshtė ilaē efikas te tė sėmurėt, qė vuajnė nga anemia. Karrota nė periudhė rekord e rregullon pastrimin e gjakut.
RREPA E KUQE
Tė sėmurėve u kėshillohet pirja ēdo ditė e 150 ml lėng tė rrepės sė kuqe, para buke, apo tė konsumohet sa mė shpesh domatja. Duhet tė marrin, gjithashtu, ēdo ditė 10 – 15 fruta tė mandarinės pėr njė kohė prej 20 – 25 ditė.
GJETHE HITHRE
Njė kurė e efektshme ėshtė edhe ajo e pėrgatitur nga 250 gramė gjethe hithre, 10 gramė uthull dhe 10 gramė gjethe delli. Tė gjitha kėto vendosen nė 1 litėr ujė tė ftohtė, ku qėndrojnė 12 orė. Pastaj zihen pėr 10 minuta, ėmbėlsohen sipas dėshirės me mjaltė dhe pastaj sėrish mbyllen dhe qėndrojnė tė mbyllura pėr 20 minuta. Kullohen dhe pihen gjatė tėrė ditės me lugėn e kafesė.
LULESHTRYDHJA
Ėshtė bimė shumėvjeēare me shije tė hidhur nė tė ėmbėl. Nė fitoterapi pėrdoren gjethet, rrėnja dhe lulet. Gjethet e reja tė kėsaj bime janė mjaft tė pasura me vitaminė C, me kripėn natyrore, e cila bėn pastrimin e gjakut. Nė shumė vende pėrdoret si sallatė, sidomos pėr ata qė vuajnė nga anemia. Luleshtrydhja pėrmban glikozidet e hidhura, insulinėn, taninet, vitaminėn B, C dhe provitaminėn A, shumė minerale, ka pėrqindje tė lartė tė kripėrave tė kaliumit, sidomos nė gjethe, karotenoide, proteinė, pektinėn, holinėn etj.
FIKU
Ėshtė njė frut, qė pėrmban shumė karbohidrate, albuminė, yndyrė. Pėrdoret i freskėt, i tharė dhe i pėrpunuar nė produkte tė ndryshme. Rekomandohet tė pėrdoret nga personat e dobėsuar, nga anemikėt dhe nga ata qė ndiejnė shumė tė ftohtė, pasi i japin organizmit forcė dhe nxehtėsi. Njė tjetėr mėnyrė pėr kurimin e tė sėmurėve me anemi ėshtė edhe pirja e tri lugėve kafeje nė ditė nga masa e pėrftuar nga shalqini, karafili, mastiku dhe sheqeri. Tre kokrra shalqini mbushen me 50 gr karafil dhe 100 gr mastikė. Pasi piqen u hidhet sheqer. E gjithė masa e krijuar zihet derisa tė mpikset mirė dhe pihet ēdo ditė.
Unė jam njeri i thjeshtė.
Kėnaqem me pak.
Mė mjafton mė e mira.
Per fikun e thate kam degjuar ( cepella sic i themi ne ) dhe per rushin e thate .
Artikull i vlefshem , Flm per ndihmen.
.
FARAT E ZEZA
Fara e Zezė pėrmban vaj acidik tė pangopur, vaj me eter, vitamina dhe njė sėrė substancash tė tjera tė domosdoshme pėr organizmin. Tashmė ėshtė vėrtetuar se vaji acidik i pangopur qė pėrmban fara e zezė ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinė. Por farat e zeza u bėjnė mirė edhe anemike. Kjo pasi fara pėrmban pėrafėrsisht 38 pėr qind karbohidrate, 35 pėr qind vajra tė ndryshėm, 21 pėr qind albumin dhe pjesa tjetėr pėrbėhet prej mė shumė se njėqind substanca tė ndryshme. Pėr t’u pėrmendur janė: vajrat acidike tė pangopura, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.)
Unė jam njeri i thjeshtė.
Kėnaqem me pak.
Mė mjafton mė e mira.
Nėse deri pak kohė mė parė jemi drejtuar te mjeku pėr tė marrė tableta apo shurupe tė pasura me hekur, pėr tė plotėsuar nevojat e organizmit qė vuan nga mungesa e tij, njė ekip mjekėsh britanikė sugjerojnė se ėshtė shumė mė efikase tė rregullohet dieta ushqimore, sesa tė merren ilaēe. Sigurisht, qė nuk bėhet fjalė pėr format e rėnda tė anemisė, kur trajtimi mjekėsor ėshtė i domosdoshėm, por pėr format e lehta tė saj. Mjekėt anglezė, qė studiuan rreth 3 mijė pacientė tė prekur nga anemia e mungesės sė hekurit, qė trajtoheshin me tableta apo produkte tė tjera mjekėsore pėr ta luftuar, gjysmės prej tyre iu kėrkuan ti nėnshtroheshin njė diete ushqimore tė pėrditshme me shumė hekur dhe ushqime me vitaminė C, ndėrsa pjesės tjetėr iu kėrkuan qė tė vazhdonin tė merrnin tabletat siē kishin bėrė gjithmonė. Nė fund tė studimit u pa se rezultati i atyre qė pėr dy muaj rresht kishin ngrėnė ushqime tė pasura tė hekur, ishte thuajse i njėjtė me ata tė ilaēeve. "Pėr format e lehta tė anemisė nga mungesa e hekurit nuk ėshtė e domosdoshme ti drejtohemi mjekut apo farmacistit. Njė dietė e pasur ushqimore ėshtė ilaēi mė i mirė pėr ta luftuar", tregon kėrkuesi qė udhėhoqi studimin e realizuar nga Universiteti i Birmingamit. E nė fakt, sėmundja e anemisė nga mungesa e hekurit ėshtė njė nga sėmundjet mė tė shpeshta tė gjakut. Ajo haset mė tepėr te gratė dhe njė pėrqindje shumė e madhe e popullsisė nė botė vuajnė prej saj. Anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit ėshtė mė e zakonshmja.
Hekuri, element i domosdoshėm
Hekuri ėshtė njė mineral shumė thelbėsor, i cili ndihmon nė mbartjen e oksigjenit nė gjak dhe nė qelizat e trupit. Mungesa e tij shkakton anemi, me simptoma kronike kėputjeje, dhimbje koke, dobėsi, marrje fryme, marrje mendsh, harresė, dhe ndonjėherė ērregullime mendore. Njė analizė e thjeshtė gjaku mund tė bėhet pėr tė parė mungesėn e hekurit. Ai ėshtė i rėndėsishėm sepse e ndihmon organizmin tė prodhojė hemoglobinė, qė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse proteina qė gjendet nė qelizat e kuqe tė gjakut, e cila transporton oksigjenin nė tė gjithė organizmin dhe i jep gjakut ngjyrėn e kuqe. Nė rast tė mungesės tė tij, qelizat e kuqe mund tė mos kenė hemoglobinė tė mjaftueshme. "Njė element i vetėm nuk mund ti japė organizmit sasinė e domosdoshme dhe tė nevojshme gjatė njė dite, por nga kombinimi i shumė elementeve sė bashku mund tė arrijnė njė rezultat tė kėnaqshėm", tregon njė specialist i sėmundjeve tė gjakut dhe profesor nė Harvard. Hekuri mund tė merret lehtėsisht duke ngrėnė shumė perime tė gjelbra, sojė, fruta tė thata, bishtajore, ose bukė tė zezė. Embrionet e grurit, pjesa mė ushqyese e kokrrave tė grurit, janė njė burim i shkėlqyeshėm hekuri; ato zakonisht veēohen nga kokrrat e grurit gjatė bluarjes, por ato mund tė bluhen veēas dhe tė gatuhen, ose tė konsumohen ashtu siē janė, tė kombinohen me ushqime tė tjera ose me drithėra. Hekuri tretet nė ujė, kėshtu qė ai mund tė humbasė nėse uji ku po gatuhen perimet derdhet. Nė tė vėrtet, gatimi nė enėt e veshura me hekur do tė rrisė pėrmbajtjen e hekurit nė ushqimet. Anemia nga mungesa e hekurit ėshtė njė problem i njohur te fėmijėt e vegjėl, adoleshentėt dhe gratė shtatzėna. Cikli menstrual shkakton humbjen e hekurit, kjo ėshtė dhe arsyeja pse gratė kanė njė nevojė mė tė madhe pėr hekur sesa burrat, dhe njė shpeshtėsi mė tė madhe anemie. Gratė, kryesisht shtatzėnat, dhe fėmijėt nė rritje, duhet tė jenė shumė tė kujdesshėm nė marrjen e hekurit tė mjaftueshėm. Njė mėnyrė e thjeshtė ėshtė qė tė zėvendėsohet sheqeri me melasėn qė ka shumė hekur. Thithja e hekurit nga organizmi ndihmohet mjaft nga ushqimet qė pėrmbajnė shumė Vitaminė C.
Dieta e duhur ushqimore
"Ushqimet qė ndihmojnė pėr tė luftuar kėtė sėmundje mund tė ndahen nė dy kategori: ato qė janė burime tė jashtėzakonshme hekuri dhe ato qė konsiderohen si burime tė mira", shpjegojnė mjekėt. Mishi i kuq pa dhjamė, majaja, qumėshti organik, embrionet e grurit, frutat e thata si kajsitė, kumbullat e thata, rrushi i thatė, bathėt, soja, spinaqi dhe gjethet e rrepės sė kuqe, farat e kungullit, mėlēitė e pulės apo tė vicit, gjeli i detit, sardelet, janė njė minierė e vėrtetė "hekuri". Por lista nuk mund tė kufizohet me kaq. Perimet e gjelbra si lakrat, brokoli, fasulet e freskėta apo ato tė konservuara (mashurkat), angjinaret, janė tė tjerė furnizues shumė tė mirė. "Nuk rekomandohet ngrėnia e tė njėjtave ushqime ēdo ditė, kur i nėnshtrohemi njė diete pėr tė rritur nivelet e hekurit nė organizėm, po ashtu pirja e lėngjeve tė tilla si ēaji apo kafeja duhen shmangur sa mė shumė qė tė jetė e mundur gjatė vakteve. Edhe mishi i kuq, si njė ndėr shkaktarėt kryesorė tė kancerit ėshtė mirė qė tė mos konsumohet pėrditė, po vetėm njė herė nė javė, pasi sasi e hekurit qė ai pėrmban mund tė kompensohet me ushqime tė tjera ", vazhdojnė mė tej kėshillat e mjekėve britanikė. Nė fakt, si ēaji, ashtu edhe kafeja, pengojnė nė pėrthithjen e sasisė maksimale tė hekurit qė gjendet tek ushqimet. Prandaj, pėr tė marrė maksimumin prej ushqimeve, ėshtė e domosdoshme ti evitojmė.
Binomi Hekur-Vitaminė C
Kur vendosni tė luftoni sėmundjen pėrmes ushqimit, mundohuni tė hani sa shumė ushqime qė pėrmbajnė Vitaminė C. Zakonisht, kjo vitaminė, ndihmon pėrthithjen dhe pėrdorimin e lėndėve tė tjera ushqyese, veēanėrisht hekurit, ndaj pėr ata qė vuajnė nga anemia pėr shkak tė mungesės tė hekurit ky kombinim ėshtė i domosdoshėm.
Gazeta Shqip
Elegance is an attitude.
Mishi i derrit,permban shum kalori.Pervec spinaqit dhe mishit te vicit te pjekur cilat ushqime, fruta etj jane te domosdoshme per tu ngritur hekuri ne gjak?
Flm Angelina per artikullin, shume i dobishem , do ti kem parasysh te gjitha ato qe lexova me lart .
MELASA , cfare eshte ? Kush e di mund te me ndihmoje????????
Kronike, per mishin e vicit kam degjuar qe ben mire jo per te derrit megjithate flm .
10 ushqimet qė luftojnė aneminė
Anemia ndodh kur trupi jonė nuk prodhon mjaftueshėm qeliza tė kuqe tė gjakut.
Kjo gjendje shkaktohet kryesisht nga humbja e gjakut, shkatėrrimi i qelizave tė kuqe tė gjakut ose paaftėsia e trupit tonė pėr tė krijuar mjaftueshėm qeliza tė kuqe tė gjakut.
Njė dietė qė ėshtė e pasur me hekur dhe vitamina B ėshtė e rėndėsishme nėse vuani nga anemia.
Ja disa ushqime qė ju ndihmojnė nė kurimin e anemiseė.
1. Mishi i kuq, si ai i viēit dhe derrit, pėrmbajnė sasi tė madhe hekuri heme, qė pėrthithet mė lehtė nga trupi se sa hekuri non-heme qė pėrmbajnė bimėt. Mėlēia ėshtė organi mė i pasur nė hekur dhe vitamina B. Mėlēia e vicit ka mė shumė se 600% tė nevojės ditore nė hekur dhe vitaminė B-12.
2. Bimėt bishtajore: fasulja, thjerrėzat (lentilet), bizelet. Por kini kujdes se bishtajoret kanė acid fitik qė bllokon pėrthithjen e hekurit, prandaj kėshillohet qė ato tė lihen nė ujė gjithė natėn para se tė gatuhen.
3. Drithėrat integrale
Buka e prodhuar me drithė integrale ėshtė burim i mirė hekuri non-heme, lloj hekuri qė i duhet trupit nė rast mungese tė hekurit. Por me gjithė pėrmbajtjen e lartė nė hekur, edhe drithėrat pėrmbajnė acid fitik. Prandaj kėshillohet qė bukėn ta prodhoni vetė ose ta blini nė njė furrė ku buka prodhohet pasi ėshtė bėrė fermentimi i brumit. Kjo ėshtė arsyeja kryesore pėrse njerėzit sot kanė probleme me drithėrat. Njė fetė bukė pėrmban 6% tė kėrkesės ditore pėr hekur.
4. Veza ėshtė e pasur nė lėndė ushqimore. 1 vezė e madhe pėrmban 1 mg hekur, dmth, 7% tė nevojės ditore pėr hekur pėr femrat dhe 11% pėr meshkujt. Vezėt ndihmojnė edhe pėr forcimin e kockave dhe ndėrtimin e kyēeve.
5. Gjalpi i kikirikut ėshtė burim i mirė hekuri. Dy lugė gjelle gjalpė kikiriku pėrmbajnė 0.6 mg hekur.
6. Rrepa e kuqe e gatuar ose nė formė sallate ėshtė ndėr mėnyrat mė tė mira pėr tė luftuar aneminė. Ajo pastron gjakun dhe sa sasi tė mirė hekuri. Pėrbėrėsit e saj ndihmojnė tė pėrmirėsohen dhe riaktivizohen qelizat e kuqe tė gjakut. Ngjyra e kuqe e errėt e rrepės sė kuqe ėshtė edhe pėr shkak tė pėrmbajtjes sė lartė nė hekur. Por fatkeqėsisht rrepat shiten pa gjethet e tyre dhe thuhet se kanė tre herė mė shumė lėndė ushqimore se vetė rrepa. Prandaj konsumimi i gjetheve tė rrepės ėshtė mjaft i kėshillueshėm.
7. Spinaqi dhe perimet e gjelbra nė pėrgjithėsi janė burim i mirė hekuri dhe vitamine C. Spinaqi pėrmban edhe fibėr, vitaminė A, B9 dhe E, kalcium dhe beta-karroten qė janė tė domosdoshme pėr trup tė shėndetshėm. Megjithatė, hekuri i spinaqit nuk pėrthithet lehtė nga trupi prandaj kėshillohet qė spinaqi tė konsumohet me ushqime tė tjera tė pasura nė hekur tė tretshėm si patatet dhe brokoli. Kėto ndihmojnė nė tretjen dhe pėrthithjen e hekurit tė spinaqit. Paradoksalisht, megjithėse ėshtė i pasur nė hekur, spinaqi ėshtė faktikisht pengues i hekurit. Gjysmė gote spinaq i zierė pėrmban 3.2 mg hekur ose pak mė pak se 20% tė nevojave ditore nė hekur.
8. Shega pėrmban vitaminė C, hekur, vitamina A dhe E, si dhe fibėr dhe potas. Shega ndihmon nė zvogėlimin e simptomave tė anemisė si pafuqia, marramendja, dhe humbja e dėgjimit.
9. Molla ka hekur dhe ėshtė pikėrisht pėrmbajtja e hekurit ajo qė ēon nė ngjyrėn kafe / oksidimin e saj kur e qėrojmė dhe ajo bie nė kontakt me ajrin. Hekuri i mollės pėrthithet nga trupi sepse vetė molla ėshtė e pasur nė vitaminė C.
10. Banania ka nivele tė larta tė hekurit. Pėr tė rriturit, 2-3 banane nė ditė ndihmojnė nė mangėsinė e hekurit.
Mjalti ka hekur, magnez dhe zink. Ngjyra e verdhė e mjaltit ėshtė pėr shkak tė pėrmbajtjes sė lartė tė hekurit. Kujdes, mos u jepni mjaltė foshnjave (qė nuk kanė mbushur njė vjeē) sepse mund tu shkaktojė sėmundje tė rėndė qė ėshtė vdekjeprurėse.
/abcnews.al
https://abcnews.al/10-ushqimet-qe-luftojne-anemine/
E KAM PERCIELL ME ANALIZA LABORATORIKE PARA DHE PAS
1kg rrep e kuqe ,1 kg karrota i ve ne grirse dhe i bluan derisa te behen kremoze,mbi to e ve lengun e 1 kg limon e perzien dhe masen e le te rri deri ne mbremje.ne mbremje me nje pecet te paster e ndan lengun nga masa.
lengut te fituar i shton 1 kg mjalt e perzien
e mban ne frigorifer
cdo mengjes 1 filgjan kafeje te vogel ne tesull
Perdor spirulina dhe clorella,spirulina eshte vertet nje superushqim i njohur edhe nga organizata boterore e ushqimit FAO , spirulina perdoret edhe nga astronautete e NASA
te dyja jane vertet te jashtezakonshme per vlerat e tyre, nje nga shume vlerat ushqimore eshte se i kane te gjitha brenda dhe ka fakte te pakundershtueshme se e zhdukin anemine
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 07-03-2023 mė 17:02
Krijoni Kontakt