-
Administratore
Program Specializimi
Program Specializimi pėr personat qė i pėrkasin pakicave etnike, fetare dhe gjuhėsore
Programi i specializimit tė pakicave ėshtė miratuar nė vitin 2005 nga zyra e Komisionerit tė Lartė pėr tė Drejtat e Njeriut.
Nėpėrmjet kėtij programi, zyra e Komisionerit tė Lartė pėr tė Drejtat e Njeriut synon tu japė mundėsinė personave qė i pėrkasin pakicave kombėtare, etnike, fetare dhe gjuhėsore, sidomos tė rinjve dhe tė rejave qė ju pėrkasin kėtyre pakicave, mundėsinė qė tė njihen mė menyrėn e funksionimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara si dhe mekanizmat mbi tė drejtat ndėrkombėtare tė njeriut nė pėrgjithėsi dhe tė drejtat e pakicave nė veēanti.
Programi i specializimit tė pakicave synon tė ndihmojė komunitetet dhe organizatat e pakicave nė mbrojtjen dhe respektimin e tė drejtave tė anėtarėve tė tyre.
Programi i specializimit tė pakicave mbahet ēdo vit dhe zhvillohet nė gjuhėt anglisht dhe arabisht. Programi nė gjuhėn angleze i ka fillimet e tij qė nga viti 2005 dhe ka njė kohėzgjatje prej 3 muajsh. Ndėrsa, programi nė gjuhėn arabe ka filluar nė vitin 2007 dhe ka njė kohėzgjatje prej 4 javėsh tashmė, prej dy javėsh qė kishte qėnė mė parė.
Pjesėmarrėsit nė program sistemohen tek zyra e Komisionerit tė Lartė pėr tė Drejtat e Njeriut nė Gjenevė tė Zvicrės. Programi nė fjalė ėshtė interaktiv dhe konsiston nė prezantime mbi ēėshtje tė ndryshme si pėr shembull, sistemin e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, punėn e bėrė nga zyra e Komisionerit tė Lartė pėr tė Drejtat e Njeriut, mekanizmat dhe instrumentat pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut. Programi nė fjalė pėrfshin edhe pėrgatitjen e detyrave individuale si dhe punėn nė grup.
Nė fund tė programit pjesėmarrėsit duhet tė kenė njė njohuri tė pėrgjithshme pėr sistemin e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, instrumentat dhe mekanizmat ndėrkombėtare nė mbrojtje tė tė drejtave tė njeriut nė pėrgjithėsi dhe tė pakicave nė veēanti si dhe tė jenė nė gjendje qė ata vetė tė ndihmojnė nė specializimin e anėtarėve tė tjerė tė minoritetit ku ata bėjnė pjesė.
Programi mbulon shpenzimet e udhėtimit pėr nė Gjenevė, sigurimin shėndetėsor tė pjesėmarrėsit, banesėn ku do tė qėndrojė pjesėmarrėsi si dhe shpenzimet e tjera ditore tė tė ushqyerit dhe lėvizjes.
Kush ka tė drejtė tė aplikojė?
1. Aplikanti duhet ti pėrkasė njė grupi tė pakicave etnike, kombėtare, gjuhėsore ose fetare (nuk do tė pranohen kėrkesat e aplikantėve qė nuk i pėrkasin pakicave tė pėrmendura mė sipėr ose personave qė janė thjesht tė lidhur shumė ngushtė me pakicat nė fjalė ose organizatat e tyre).
2. Mosha e aplikantit nuk pėrbėn ndonjė pengesė pėr pjesėmarrjen nė program. Megjithatė, preferencė do tu jepet aplikantėve qė janė nga 25 deri nė 35 vjeē.
3. Arsimi i aplikantit nuk pėrbėn ndonjė pengesė pėr pjesėmarrjen nė program nėse aplikanti ėshtė nė gjendje qė ta mbėshtesė atė me pėrvojėn nė punė.
4. Aplikantėt duhet tė kenė aftėsinė, dėshirėn dhe mundėsinė qė tė trainojne personat e tjerė tė pakicave pasi ata tė kthehen nė vendet e tyre.
5. Aplikantėt duhet tė kenė aftėsitė e kėrkuara gjuhėsore qė do tė pėrdoren gjatė programit (pėr shembull, aftėsitė gjuhėsore nė gjuhėn angleze pėr programin nė gjuhėn angleze dhe njohin mirė gjuhėn arabe pėr programin nė gjuhėn arabe).
6. Organizata ose komuniteti ku ben pjesė aplikanti duhet tė propozojė dhe mbėshtesė kėrkesėn e aplikantit pėr tė marrė pjesė nė programin nė fjalė. Ėshtė e preferueshme qė organizata ose komuniteti i pakicave tė ketė njė anėtarėsi tė qėndrueshme ose pjesėmarrje tė madhe nga anėtarėt e saj si dhe te ushtrojė veprimtarinė e saj nė mbrojtjen e tė drejtave tė komunitetit nė fjale.
7. Qėllimi kryesor i programit ėshtė qė tė ofrojė aplikantėve tė minoriteteve mundėsitė qė tė njihen mė mirė me tė drejtat ndėrkombėtare tė njeriut duke i ndihmuar organizatat ose komunitetet ku ata bėjne pjesė tė mbrojnė sa mė mirė tė drejtat njeriut nė pėrgjithėsi dhe tė pakicave nė veēanti. Prandaj, ėshtė shumė e rėndėsishme qė personi qė propozohet dhe merr pjesė nė kėtė program specializimi tė kthehet tek organizata ose komuniteti i tij pėr tė dhėnė kontributin e tij nė mbrojtjen e tė drejtave tė pakicave.
Proēesi i pėrzgjedhjes sė kandidatėve pjesėmarrės
Proēesi i pėrzgjedhjes do tė marrė parasysh rajonin sė cilės kandidati i pėrket duke i dhėnė mundėsi tė barabarta tė gjithė pjesėmarrėsve pa dallim gjinie. Po ashtu, nė pėrzgjedhjen e pjesėmarrėsve do tė merret nė konsideratė edhe gjendja e tė drejtave tė njeriut nė rajonin ose vendin e aplikantit si dhe situata e tė drejtave tė pakicave nė vendet pėrkatėse.
Duke patur parasysh numrin e madh tė aplikimeve, vetėm kandidatėt e suksesshėm do tė informohen.
Pėr sa i pėrket programit nė gjuhėn angleze, 15 kandidatura do tė pėrzgjidhen paraprakisht duke u dhėnė pėrparėsi pesė kandidaturave tė para. Dhjetė kandidaturat e tjera do tė konsiderohen si kandidatura alternative. Fjalėn e fundit nė pėrzgjedhjen e kandidatėve pjesėmarrės e ka Grupi Kėshillues i pėrbėrė nga stafi i zyrės sė Komisionerit tė Lartė pėr tė Drejtat e Njeriut
Si mund tė aplikoni?
Kėrkesat duhet tė plotėsohen nė mėnyrėn e kėrkuar dhe dėrgohen nė adresėn e mėposhtme brenda datės 3 Maj 2010. Kėto kėrkesa janė tė vlefshme pėr programin e vitit 2011. Pjesėt I dhe II tė aplikimit duhet tė nėnshkruhen dhe faksohen. Aplikimi mund tė dėrgohet edhe me postė ose nė mėnyrė elektronike tek adresa e mėposhtme e postės elektronike:
Minorities Fellowship Programme
Indigenous Peoples and Minorities Unit
Office of the United Nations High Commissioner for Human Rights
Palais des Nations
8-14 Avenue de la Paix
CH-1211 Geneva 10
Switzerland
Telefax number: (+41 22) 928 90 66
E-mail: minorityfellowships@ohchr.org
Njė letėr zyrtare rekomanduese e lėshuar nga komuniteti ose organizata e pakicave qė ka propozuar kandidatin duhet ti bashkėngjitet aplikimit.
Pėr mė shumė informacion mos hezitoni tė lexoni tek faqja e internetit: http://www2.ohchr.org/english/issues...og.htm#english. Nga fundi i vitit 2010 emrat e kandidatėve fitues do te bėhen publike nė faqen e internetit tė zyrės sė Komisionerit tė Lartė pėr tė Drejtat e Njeriut nė Gjenevė tė Zvicrės.
Minoritetet kombėtare, etnike, fetare dhe gjuhėsore nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni si dhe shtetet e tjera Ballkanike kanė mundėsinė qė tė aplikojnė tek ky program. Ky shkrim ka pėr qėllim tė japė informacion mbi kėtė program dhe tė gjitha mendimet e shprehura janė tė autorit tė kėtij shkrimi. Autori i shkrimit nuk merr pėrsipėr asnjė lloj detyrimi lidhur me faktin se disa fakte tė tjera mund tė mos jenė pėrfshirė nė kėtė shkrim. Lexuesi mund tė marrė informacionin e plotė mbi programin nė fjalė duke hulumtuar tek faqja e internetit tė zyrės sė Komisionerit tė Lartė pėr tė Drejtat e Njeriut nė Gjenevė.
Pėrktheu dhe pėrgatiti
Akil Tirana
Avokat
Washington, D.C.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt