Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e busavata
    Anėtarėsuar
    22-10-2008
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    4,023

    God save The Queen and Thaēism regime!

    nga RockSonte

    Autori
    Clavicula



    God save the queen, The fascist regime... Sex Pistoles!
    E tash kjo po del edhe ne Kosove, edhe pse naj nuk kem mbretnesh, po regjim po, e shofim temen tash.

    Pos saj, regjimi Thaqit e ka ne dore edhe RTK edhe ka dore ne tona mediat ne Kosove, thjesht o ka e instalon ni pushtet qe me ja rujt poziten, se fort u kan marakli ne qet pozite. Ky skandal per mu osht skandali ma i madh pi mas luftes!

    Nė njė pllakė tė artė, emri i kryeministrit Hashim Thaēi ėshtė gravuar nė hyrje tė ndėrtesės sė re tė Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės. Brenda njė fushe, sipėr emrit, ndodhet edhe njė vlerėsim i tij pėr rolin qė kanė institucionet, sikur qė ėshtė Akademia, shkruan sot “Koha Ditore”.
    “Tempujt e dijes dhe tė shkencės janė rreze drite pėr kombin dhe njerėzimin”, ėshtė fjalia e gravuar, pranė portės kryesore nė ndėrtesėn e re tė Akademisė.
    Kėsisoj, rasti bėhet unik nė vende ku ėshtė i vendosur regjimi demokratik. Thėniet e politikanėve nuk shihen nė mure institucionesh, praktikė kjo qė ishte nė modė gjatė regjimit diktatorial. Madje, vlerėsimi pėr shkencėn i prijėsit tė vendit, pos nė ndėrtesa tė institucioneve, shihej edhe nė faqe tė para tė secilit libėr shkencor.
    Pllaka qė mban firmėn e kryeministrit Thaēi ndodhet aty dhe kurrkush nuk di urdhėrdhėnėsin pėr vendosjen e saj. Fillimisht ishte thėnė se kėtė e kanė kėrkuar akademikėt, mirėpo kjo ėshtė hedhur poshtė nga kryetari i tyre.
    “Aty (nė pllakėn ngjyrė ari v.j.) kryeministri ka dhėnė njė mendim. Kryeministri e ka parė tė arsyeshme ta bėjė dhe nuk mund tė japė tash ndonjė vlerėsim”, i ka thėnė “Kohės Ditore” kreu i Akademisė, Besim Bokshi. “S’na ka pyetur njeri pėr tė. Atė ditė kur ėshtė prerė shiriti e kemi parė pėr herė tė parė”.
    E ka quajtur “interesante” pllakėn dhe pėrmbajtjen e saj, edhe pėr faktin se nuk ka parė diēka tė ngjashme nė ndonjėrėn prej akademive, tė cilat deri tash Bokshi i ka vizituar.
    Tė tilla nuk mund tė shihen as nė vendet fqinje qė vetėm prej dy dekadash kanė dalė nga komunizmi.
    Por, a ka qenė kryeministri Thaēi ai qė ka urdhėruar vėnien e pllakės?
    Zėdhėnėsi i Qeverisė, Memli Krasniqi, ka thėnė tė mos ketė rrjedhur nga Zyra e kryeministrit iniciativa apo vendimi pėr vendosjen e saj.
    “Nuk ka qenė iniciativė e Zyrės sė kryeministrit dhe ne nuk dimė kush dhe si e ka vėnė”, ka thėnė zėdhėnėsi Krasniqi. “Ne vetėm e kemi parė tė vendosur aty”.
    Nė kompaninė qė ka bėrė ndėrtimin e godinės sė Akademisė kanė treguar se janė urdhėruar nga Ministria e Administratės Publike ta vėnė pllakėn.
    “Ministra e Administratės Publike na e ka sjellė pllakėn dhe ne vetėm e kemi vendosur. Ata kanė qenė autoriteti kontraktues pėr ne dhe ne ėshtė dashur tė veprojmė ashtu siē ata kanė thėnė”, ka treguar Bajram Gashani, drejtor i pėrgjithshėm nė “Al-Trade Construcion”. “Kėqyra nė Ministri se cili person, por nuk na treguan. Jo ai, jo ai tjetri dhe nuk mundėm tė kuptojmė se kush”.
    Edhe gazeta ka provuar tė mėsojė se kush ka qenė vendimmarrėsi, por kjo nuk ėshtė bėrė e ditur nė Ministrinė e Administratės Publike, e cila ka financuar e mbikėqyrur punimet e ndėrtesės sė Akademisė.
    Pllaka edhe mund tė hiqet, pasi akademikėt tė hyjnė nė ndėrtesėn e re, tashmė tė pėruruar. Kryetari i Akademisė, Besim Bokshi, nuk ka pėrjashtuar kėtė mundėsi.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e toni karlosi
    Anėtarėsuar
    24-10-2005
    Postime
    295
    Ky edhe pak ka me ja ndrru edhe emrin Kosoves,ka me quajt HASHIMISTAN
    Moto e qeveritareve tane : merr gjithēka qė tė ofron jeta! Tash dhe kėtu. Tash ose kurrė!”,

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Pershendetje Busavata.Me poshte i ke edhe dy artikuj qe mendoj se lidhen me temen.

    Nė Kosovė ska liri te mediave!!!


    Organizata “Reporterėt pa Kufij” i ka dėnuar tri raste tė kėrcėnimeve kundėr gazetarėve qė janė raportuar nė Kosovė, gjatė muajit tė kaluar.

    Nė raportin e publikuar nė internet, organizata thotė se nė Kosovė ka njė valė kėrcėnimesh kundėr shtypit.

    “Ėshtė e papranueshme dhe shumė shqetėsuese qė policia dhe autoritetet e gjyqėsisė refuzojnė tė veprojnė mbi bazėn e ankesave tė gazetarėve rreth kėrcėnimeve. U bėjmė thirrje autoriteteve evropiane qė pėrmes misionit tė EULEX-it menjėherė ta adresojnė kėtė kulturė tė pandėshkueshmėrisė”, thekson Reporters Sans Frontieres (RSF).

    Nė raport, mes tjerash, pėrmendet rasti i kėrcėnimit tė gazetarit i “Kohės Ditore”, Vehbi Kajtazi, i cili shkroi njė shkrim rreth grindjeve tė brendshme dhe ndarjeve qė rezultuan nga vendimet e kohės sė fundit nga Presidenti Fatmir Sejdiu dhe sistemi gjyqėsor, e nė veēanti, amnistia presidenciale nė dyvjetorin e pavarėsisė sė Kosovės.

    Pėrfitues ishte Alban Geci, i biri i Sabit Gecit, ish-komandant i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, si dhe vėllai i tij Kushtrimi, tė cilėt ishin akuzuar mė 22 qershor nga prokurori publik i Prishtinės pėr pjesėmarrje indirekte nė njė sulm nė shtėpinė e kryeministrit Hashim Thaēi.

    Ditėn kur u publikua lajmi, Sabit Geci i telefonoi Kajtazit dhe e kėrcėnoi atė me masa ndėshkimore nėse nuk do t’i japė fund “fushatės sė tij njollosėse”. Me pajtimin e redaktorėve tė gazetės, Kajtazi i tha Gecit disa herė se gazeta ishte e gatshme ta publikojė reagimin e tij, por ai nuk pranoi.

    “Ai mė tha se do t’i zgjidhė problemet e tij pa shkuar nė gjykata dhe mė kėrkoi tė bėja njė apologji publike pėr dėmin qė ia kam bėrė familjes sė tij”, tha Kajtazi. Geci e kishte kėrcėnuar edhe nė prillin e vitit 2009 Kajtazin.

    Kur gazeta nė fjalė kontaktoi Gecin pėr t’i shprehur habinė e tyre rreth kėrcėnimeve tė tija, ai u pėrgjigj: “Unė nuk kėrcėnoj. Unė veproj”.

    Pre e kėrcėnimeve, sipas RSF-sė, ka qenė edhe gazetari Musa Sabedini nga e pėrditshmja “Lajm”, korrespodent i Gjilanit, kur ai pranoi disa telefonata anonime qė e kėrcėnonin atė pėrreth njė shkrimi qė e kishte shkruar pėr vrasjen e njė 16-vjeēari nė Gjilan. Ai paraqiti njė ankesė, por policia nuk ka mundur ta identifikojė burimin e kėrcėnimeve.

    “Ėshtė e papranueshme dhe shumė shqetėsuese qė policia dhe sistemi i drejtėsisė refuzojnė tė veprojnė mbi ankesat e gazetarėve rreth kėrcėnimeve”.

    Reporterėt pa Kufij, nė mesin e kėrcėnimeve qė janė bėrė gjatė muajit tė kaluar ndaj gazetarėve tė medieve tė shkruara nė Kosovės, kanė pėrmendur edhe rastin e drejtorit tė pėrgjithshėm tė PTK-sė, Shyqri Haxha, ndaj dy gazetarėve tė gazetės Zėri.

    Menaxhmenti i kompanisė shtetėrore tė telekomunikacionit, Telekomi i Kosovės, ka kėrcėnuar me ndjekje penale gazetarėt e tė pėrditshmes “Zėri”, Arbana Xharra dhe Lavdim Hamidi, nė fund tė muajit janar pasi ata shkruan njė shkrim investigativ pėr menaxhimin e drejtorit tė pėrgjithshėm tė PTK-sė, Shyqyri Haxha.

    Qė nga atėherė, kompania ka refuzuar tė jap intervista apo tė japė pėrgjigje pėr pyetjet e gazetės Zėri. Kompania mė e madhe shtetėrore e Kosovės, Telekomi i Kosovės, asnjėherė nuk i ka vlerėsuar hetimet e thella dhe pėrpjekjet mediale pėr hetim nė aktivitetet e saja zakonisht kanė pasur pak sukses.

    “Ėshtė pėr t'u habitur se si njė kompani publike refuzon tė jap pėrgjigje rreth shfrytėzimit tė aseteve tė saj”, thotė RSF.

    “Gazetarėt kanė njė detyrė pėr tė hetuar pėrvetėsime tė mundshme pėrbrenda njė korporate tė madhe kombėtare. Nėse Qeveria e Kosovės vėrtet dėshiron tė anėtarėsohet nė Bashkimin Evropian, duhet tė siguroj respekt pėr tė drejtėn e medieve pėr tė hetuar tė gjitha fushat e ekonomisė, posaēėrisht kompanitė publike qė kontrollohen dhe menaxhohen nga shteti”, thekson organizata prestigjioze pėr mbrojtjen e lirisė sė shtypit."

    Nga Express mė 11.03.2010







    Kercenohet Jeta Xharra



    I dėrguari kryesor i komuniteti ndėrkombėtar nė Kosovė, Pieter Feith foli nė mbrojtje tė emisionit “Jeta nė Kosovė” nė lidhje me kėrcėnimet ndaj gazetares Jeta Xharra, e cila udhėheqė ekipin e BIRN-it nė Kosovė qė e prodhon kėtė emision.

    “Unė kam konsideratėn mė tė lartė pėr punėn e tyre dhe e pėrshėndes pėrcjelljen nga afėr tė aktiviteteve tė mia qė e bėn “Jeta nė Kosovė”,”tha Feith, Pėrfaqėsuesi i Zyrės Civile dhe Pėrfaqėsuesi Special i Bashkimit Evropian nė Kosovė, nė njė letėr shkruar bordit drejtues tė BIRN-it.

    Reagimi i Piter Feit
    “Liria e shprehjes, duke pėrfshirė edhe atė tė shtypit, ėshtė vlerė themelore pėr integrimin nė Bashkimin Evropian. Ngecjet nė kėtė sferė kanė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė pėrparimin e njė shteti anėtar aspirues drejt institucioneve evropiane,” shton ai.

    Duke iu pėrgjigjur thirrjes sė BIRN-it pėr tė reaguar nė kėto kėrcėnime, Feith tha: “Do tė vazhdojė t’i marrė parasysh ēėshtjet tė cilat ju i keni ngritur, pėrfshirė edhe me Qeverinė e Kosovės, me qėllim qė tė sforcohet kjo e drejtė me rėndėsi e tė gjithė qytetarėve.”

    Xharra ėshtė drejtoresha e BIRN-it nė Kosovė, i cili e prodhon emisionin “Jeta nė Kosovė” qė transmetohet nė transmetuesin publik RTK. Xharra, po ashtu udhėheqė kėtė emision nė tė cilin ajo ka guxim tė adresojė tema kontroverse dhe tabu.

    “Ėshtė njė akuzė bombastike nė njė shoqėri akoma tė traumatizuar nga represioni serb dhe krimet e luftės dhe ėshtė njė nxitje e pastėr pėr vepra tė dhunshme kundėr stafit tonė nė Kosovė,” tha Xharra.

    Tė enjten, Infopress botoi njė kėrcėnim me jetė kundėr Xharrės, duke komentuar se: “Jeta ia bėri vetes qė tė mos ketė jetė tė gjatė”.

    Situata u intensifikua pas edicionit tė datės 28 maj tė emisionit, i cili iu dedikua lirisė sė shprehjes nė Kosovė.

    Emisioni pati edhe njė reportazh nė tė cilin ekipi i lajmeve i BIRN-it nė Kosovė u nxor jashtė nga Zyra pėr Informim Publik tė Komunės sė Skenderajt nė Drenicė, Kosovėn qendrore dhe mė vonė u detyruan tė largohen nga qyteti nga njė person i armatosur, i cili edhe e konfiskoi xhirimin.

    (Birn/Express)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Mirmroma Busavate.
    Kulture patriotike.Si shkrim.
    Si titull,duhet te vihet siper "tempullit" te dijes

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •