hej qenka shume interesante kjo teme
mua me kujtohet kur kam ardhur per pushime ne durres me prinderit. Ika nje dite nga hoteli edhe humba neper qytet.Kam qene 6 vjece. vetem kam ecur dhe ajo deshira per te eksploruar me coi ne majen e nje pallati te rrumbullaket duke pare nje autobus qe vinte verdalle po ne nje vend. Vetem kur kthehem pas, gjendem e rrethuar me njerez dhe shoh mamin me babin qe vijne te me perqafojne , ata ishin trembur shume me humbjen time.... por qe gjithesi nuk zgjati shume. Tani qe me kujtohet mendoj sa shume qe i kam shqetesuar ata.
ps : fiksim e kam te shkoj dhe nje here ne ate pallat , te di nese eksiston me apo jo...
E ne qofte, ftohte e ngrice, ti duro se dimri do t ike nje dite...
me kujtohet kur isha e vogel ne plazh, me babin benim not, shkonim larg larg... atje ku nuk kishte me njerez qe laheshin, dhe une qe cdo here e pyesja, po sikur te na afrohet nje peshkaqen tani, ca do bejme? dhe merrja gjithmone te njejten pergjigje, peshkaqenet nuk i hane engjejt si ti. kthimin isha teper e lodhur per ta bere me not, keshtu mbahesha te njera shpatull e babit nderkohe qe babi notonte per te dy dhe e leshoja trupin valeve te detit, me dukej vetja si nje sirene![]()
me kujtohet si sot kur dola njehere nga shkolla, (ne fillore) edhe ne ate moment del nje cun edhe mami ku e merr perdore edhe i thote, cfare more sot? -ai i pergjigjet, te lumte
edhe i'a ben nena,, ooo shume keq, duhet te kishe marre akoma me shume![]()
edhe une shihja krejt habi, cfare po thot ajo, a e marre eshte?
Sepse atehere fletoret te gjitha te lumta e ylla e flamura i kisha, edhe nuk me kerkon aq llogari apo te me perkushtoheshin![]()
tani kur vij nga shkolla, (gjymnaz)
he ca more sot, ca more neser, gjith vitin asgje nuk marre tani!
vetem kur marrin deftesen ne fund, krejt 6-7
te pakten jam pak krenar me informatikat edhe anglishten!![]()
She's the morphine queen of my vaccine.
me kujtohet kur mblidheshim reth babit te shikonim filmat action me te, dhe pasi u rritem dhe fillonim te shikonim filmat/perrallat anime ne dhomen tone, babi varte turrit lol
me kujtohet kur fillova per here te pare shkollen ne amerike dhe sdij anglisht (kuptoja njecike por kisha veshtirsi te flisja), dhe nje kineze sec filloj te me flasi nja dy ore dhe un thjesht beja gjasme sikur po kuptoja...kur del njera dhe thot "ajo nuk merr vesh anglisht" lol
me kujtohet gjitheashtu, qe sa fillova shkollen, isha shume e friksuar sepse skisha dike qe njihja, motrat ishin ne gjimnaz dhe kisha nje djal qe me ngacmonte ore minute... kur haja buke, he "poked" me on my back...kur me rran librat po bente gjasme sikur do i shkelte, kur bera gati grushtin lol, po i vinte duart para fytyres si ngordhalaq lol...pastaj e kisha ne klas, dhe per inatin tim ishte ulur pas meje, dhe ore minute me tunde karrigen, kthehesha dhe me nje inat i thoja "stop it"...ai qeshte dhe vazhdonte...e durova e durava, dhe ne mes leksionit ngrihem dhe behem gati ta godas me grusht (babi na ka mesuar nese te ngacmon njeri ti japi ndonje grusht fytyres lol)...mesuesja vin direkt dhe me thot "no no, hajde ketu "rexh" ulu ketu" lol...ai prap i kisthe ven duart si ne mbrojtje para fytyres...god i hated him
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga *~Rexhina~* : 15-07-2011 mė 18:16
I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.
edhe une e kam bere nje gje te tille, (pak a shume me nje mikeshe) por vetem 2 here rrjesht ama, 2 here, heren e 3 e kuptova qe nuk i'a vlente edhe qe kisha gjetur menyren e gabuar, edhe changed direction!
_________
me kujtohet shume mire kur vinte komshia (ishte nje plake 70 vjece edhe e vogel fare ne trup) une kisha qejf ti vishja kepucet e asaja pasi me vinin fix, gjithmone me pas kur dilte kerkonin 30 min kepucet e asaja pasi i fshihja diku!![]()
She's the morphine queen of my vaccine.
vetem nese dikush me ngacmonte, ama ne te njejten kohe kisha dhe frik se mos perjashtohesha nga shkolla
[QUOTE]edhe une e kam bere nje gje te tille, (pak a shume me nje mikeshe) por vetem 2 here rrjesht ama, 2 here, heren e 3 e kuptova qe nuk i'a vlente edhe qe kisha gjetur menyren e gabuar, edhe changed direction!
yeah, kushurira me kishte then qe e ngacmonte ne fillim ate gjitheashtu, dhe qe ta linte rehat filloj ti sillej mire duke i dhen impresionin sikur ishte mikesha e tij, dhe atehere ndaloj ta ngacmonte loledhe une e kam bere nje gje te tille, (pak a shume me nje mikeshe) por vetem 2 here rrjesht ama, 2 here, heren e 3 e kuptova qe nuk i'a vlente edhe qe kisha gjetur menyren e gabuar, edhe changed direction!
I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.
Sot jam kujtuar kur loznim ne lagje me cingla.Oh Zot,sa me kishte marre malli per femijerine time,per lagjen,per gjithe shoket edhe shoqet e mia.Sa keq qe jemi shperndare te gjithe neper bote,edhe askush s'ka mbetur me ne lagjen tone te dashur..
Krijoni Kontakt