-
P A T R I O T I
Nga Rexhep Shaban Bilaci
Nuk e di cka mu kujtua sot, pas kaq vitesh Patrioti me kesulen e bardhe ne koke. Dhe, ajo kohe revolucionare e viteve te ' 72-ta, ne Prishtine. Fajin me siguri do ta kene gazetat tona ne gjuhen shqipe.
Librat e rrezikshėm, qė nė atė kohė qarkullonin dorė mė dorė. Ose, faqet e internetit plot sharje e ofendime.
Nuk ka rėndėsi pėr lexuesin kjo histori ditore. E rėndėsishme ėshtė se, nė atė kohė komuniste tė vėllazėrim-bashkimit, ne shqiptarėt pėr njė fjalė goje ndiqeshim kėmba - kėmbės pėr nacionalizėm e irrendetizėm. E Patrioti me kėsulėn e bardhė nė kokė shėtiste lirishtė rrugėve tė Prishtinės. Nuk i jepte pesė pare. Pėrpara hundėve tė sigurimit e mbante nė kokė kėsulėn e bardhė. Edhe na pėrshėndeste, pėr inatė me krenari: Tungjatjeta!
Tungjatjeta, ia kthenim ne me frikė duke vazhduar rrugėn me tė katra drejtė Fakultetit Filosofik. E lakmonim shenjėn e Skėnderbeut, qė e mbante ai haptas nė setre. Edhe kėsulėn e bardhė nė kokė. Po, nuk na e mbante *****, nuk kishim guxim ta pyesnim ose bisedonim mė gjatė pėr kėsulėn e bardhė, Patriotin e Prishtinės. Punėn e tij patriotike legale e mirrnim si shaka tė kohės. Provokim pėr ne studentėt ilegalė, ose pushtetin e egėr tė atėhershėm sllavokomunist qė na rrinte si spatė mbi kokė.
Pėrditė e shihnim rrugėve tė Prishtinės Patriotin me kėsulė tė bardhė. Kohė kjo, kur kishim frikė tė zgjohemi nė mėngjes, tė dalim nė rrugė. Nė ēdo hap provokime. Spiunė qė na ndiqnin pas shpine nė Universitet. Menzėn e studentėve. Edhe nė Bibliotekė se, ēfarė librash lexonim mes atyre rafteve pėr atė kohė tė dyshimtė. Nė mesin tonė kishim edhe tė atillė studentė, qė bashkėpunonin me sigurimin.
Nga njėra anė na e jepnin romanin Tradhtia tė Kapllan Resulit qė qarkullonte nė mėnyrė ilegale dorė mė dorė, e nga ana tjetėr tė nesėrmen na denonconin nė polici. Pėrmėtepėr, pėrveē ēotekut i hanim kot edhe pesė vjet burg. Vetėm e vetėm, pse na e kishin gjetur mes librave nė banesė, romanin e rrezikshėm. Fatmirėsisht, unė gjatė kohės sė studimeve, nuk e mora kėtė roman nga lexuesit e sigurimit me arsyetim se nuk kisha kohė pėr lexim, isha i zėnė me provime. Nuk e di pse mė kishte hy nė kokė si pykė se, atė roman sigurimi e kishte hedhur si grep pėr ne studentėt shqiptarė.
Shkak ky, qė i shpėtova edhe burgut famėkeq komunist tė Goli Otokut. Vetėm njė e thirrur nė rrugė: Kosova republikė, tė nesėrmen na kushtonte hiē mė pak, pesė vjet burg nėpėr zandanet e famėshme tė Jugosllavisė komuniste. Vite mė vonė, pėrsėri nė kohėn e komunizmit famėkeq jugosllav, rreth viteve tė 80-ta, kur mė unė u ktheva nė Shkup, u habita me romanin e ndaluar Tradhtia qė e gjeta nė raftet e Bibliotekės Popullore Universitare: Kliment Ohridski.
Pėrēudi, nė kėtė Bibliotekė universitare, atėherė i lexova edhe librat e tjerė tė ndaluar tė kėtij autori antijugosllav, qė kishte ikur nga burgu nė Shqipėri: Ushtima e Korabit, Gjarpėri etj. Vetėmse, kėsaj radhe nuk mi jepte lexuesi patriot i sigurimit tė atėhershėm jugosllav, po bilbiotekistėt e Shtetit sllavokomunist. E dija se, edhe kėtu mbanin evidencė se kush ēka lexon, po kjo nuk ma lodhte shumė kokėn. Fundi i fundit, librat e ndaluar i lexoja nė Bibliotekė. Dorėn nė zemėr, kjo Bibliotekė Universitare ishte shumė e pasur me beletristikė, sidomos me libra tė botuar nė Shqipėri, qė ne nė atė kohė vėshtirė i shtinim nė dorė me tė cilėt e kalonim natėn. Fatkeqsėsisht, Biblioteka Universitare e Kosovės nė krahasim me kėtė bibliotekė ishte shumė mė e varfėr.
Asaj kohe, unė kisha dėgjuar nga tė burgosurit politik, qė e kishin vuajtur dėnimin nė Idrizovė se nė Maqedoni bibliotekė shumė mė e pasur edhe se kjo universitare Kliment Ohridski, ėshtė ajo e burgut famėkeq tė Idrizovės. Vite mė vonė autori antijugosllav i romanit Tradhtia do tė bie nė burg, si spiun jugosllav i dėrguar nė Shqipėri. Pas ndryshimeve demokratike do tė dalė nga burgu dhe do ta tregojė fytyrėn e vėrtetė tė shkrimtarit, vjellė ēkamos kundėr shqiptarėve.
Gazetave dhe librave tė vet teknefesė, do tė hedhė gurė e dru kundėr shqiptarėve. Nė njė gazetė nė Shqipėri edhe do tė botohet njė shkrim se: autori i romanit Tradhtia nuk ėshtė Kapllan Resuli, po Mahmud Dumani. UDBA, pasi e kishte burgosur Mahmud Dumanin, kishte kurdisur edhe plot raste tė kėtilla e shkruar libra. E kujtoj njė bisedė rasti nė gazetėn e atėhershme Flaka e vėllazėrimit (Shkup), ku punonte Adem Gajtani si redaktor i botimeve. Poetin, nė atė kohė e sulmonin si spiun tė UDB-ės jugosllave. Shkaku se: poeti i`a kishte rrėmbyer gruan shokut tė tij besnik, Kapllan Resulit. Papritmas, nė besim mes tė tjerash ku mė tha: pa tė drejtė mua kėtu mė sulmojnė si spiun e tradhtar i shokut. Po, shpejtė do tė vij koha dhe e vėrteta do tė dalė nė shesh, do tė flasė shumė me argumente pėr kėtė kurdisje, vepėr spiunazhi jugosllav. Nuk i vura gjithaq rėndėsi kėsaj bisede rasti nė atė kohė. Edhe pse, edhe unė vetė dyshoja nė njė vepėr tė kėtillė gatimi nė maxhe tė UDB-ės jugosllave. E kishin punuar me tru, aq bindshėm pėr popullatėn shqiptare, saqė nuk tė lente asnjėfarė shteg dyshimi. Ngjarja qė tė jetė pėr atė kohė sa mė bindėse, njėrin e kishin ikur nė Shqipėri, e tjetrin e kishin detyruar qė tia marrė gruan.
Nuk shkoi shumė kohė dhe i gjithė plani i UDB-ės jugosllave doli nė sipėrfaqe. Kapllan Resulin e rrasėn nė burg si spiun jugosllav. Edhe fjalėt e Adem Gajtanit pėr kėtė kurdisje me aq mjeshtri, dolėn tė vėrteta pėr opinionin shqiptar. Me siguri, po tė ishte gjallė sot poeti do tė fliste shumė pėr atė kohė policore. E vėrteta e asaj kohe u varros bashkė me poetin nė varr. Vėrtetė ishin kohė tė vėshtira ato tė UDB-ės jugosllave, kur siē thoshte populli: nata kishte sy e muret veshė. Trim mbi trima nė atė kohė ishte Patrioti i Prishtinės, qė e mbante kudo kėsulėn e bardhė nė kokė. Dhe, shenjėn e Skėnderbeut me dy brinja nė setre. Pesė para si jepte pėr romanin Tradhtia.
Nuk e di, a ėshtė ende gjallė rrugėve tė Prishtinės me kėsulė tė bardhė nė kokė. Shkaku se, edhe pse herė pas here shkoj nė Prishtinė, nuk e kam parė atyre rrugėve plot jetė e kujtime. Vėrtetė, edhe mė ka marrė malli pėr atė Patriot historik e largpamės! E sot?! Edhe sot kemi plot patriotė nėpėr gazeta. Faqe tė internetit. Ndonjėri, nė syrret del edhe me kėsulė tė bardhė. Shqiponjėn dykrenare nė ballė. Mjerim shqiptar! Natė e ditė punojnė pėr Atdheun. Shqipėri Etnike. Po, nuk e di pse nuk mė duken aq trima, nuk ma mbushin mendjen si Patrioti i atyre viteve, gjatė studimeve nė Prishtinė?!...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt