Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 29
  1. #1

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792

    A mos është vallë gjumi,forma më e lehtë e vdekjes?!

    Bimilahi Rrahmani Rrahim

    • Enam

      6:60.

      Ai është që ju vë në gjumë natën dhe e di çka vepruat ditën, pastaj ju ngjall-zgjon në të (ditën) deri në afatin e caktuar (vdekje). Pastaj do të ktheheni e do t'ju njoftojë me atë që keni pas vepruar.

    • Furkan

      25:47.

      E ai është që natën ua bëri petk, gjumin pushim e ditën e bëri për gjallërim.

    • Rum

      30:23.

      Nga argumentet e Tij është edhe gjumi juaj natën dhe ditën, edhe përpjekja juaj për të fituar nga të mirat e Tij. Në këtë ka argumente për popullin që dëgjon.

    • Nebe

      78:9. Dhe gjumin tuaj ua bëmë për pushim.
      78:10. Dhe natën ua bëmë mbulesë (si rrobat).
      78:11. Ndërsa ditën e bëmë për gjallërim.

    • Zumer

      39:42.

      All-llahu i merr shpirtrat kur është momenti i vdekjes së tyre (i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja, por është në gjumë), e lëshon (të kthehet) deri në afatin e caktuar. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon.

    Doja t'a diskutoja me ju kete teme,me nevojiten mendime,di qe eksistojne mjaft hadithe rreth gjumit dhe endrrave nga Profeti (a.s),gjithkush qe ka referenca mund te na i sjelli dhe mendime te dijetareve te ndryshem.

    vijon..
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    Mendimtaret nuk e di qka thone por nje fjale popullore eshte me sa e di: Gjumi eshte gjysma e vdekjes...!

  3. #3

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Citim Postuar më parë nga The Clown Lexo Postimin
    Mendimtaret nuk e di qka thone por nje fjale popullore eshte me sa e di: Gjumi eshte gjysma e vdekjes...!
    Ndoshta sepse fizikisht je gjalle eshte vetem shpirti eshte larguar perkohesisht nga trupi,ndersa ne vdekje trupi mbaron ne punuari pasi shpirti i largohen perfundimisht ketij realitetit.
    (Te pakten keshtu e shoh une nga pikepamja fetare)

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-01-2009
    Postime
    345
    Kur njeriu eshte ne gjume, ndodh qe shpirti i tij iken jashte trupit te tij, si per shembull ne enderr, shpirti del nga trupi, mirepo njeriu eshet akoma i gjalle, sepse akoma nuk ka ardhur koha dhe momenti dhe urdheri nga Allahu qe te vij ENGJELLI I VDEKJES dhe tja marri shpirtin atij, dhe te humbasi keshtu lidhja midis trupit dhe shpirtit. Pra gjumi ne nje fare kuptimi ka nje ngjashmeri te jashtezakonshme me VDEKJEN, sepse Allahu e ka marre si shembull GJUMIN ne Kur`an per te perafruar RINGJALLJEN sepse idhujtaret ne kohen e te Derguarit te Allahut, dyshonin tek RINGJALLJA, po ashtu edhe njerezit ateista sot, dyshojne tek RINGJALLJA. Gjumi eshet nje shembull, per ata qe KANE MEND, per ata qe DUAN te besojne. Ne fakt kjo eshte teme shume e gjate dhe mjaft e bukur per te folur. Esselamu Alejkum

  5. #5

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Citim Postuar më parë nga The Boy Lexo Postimin

    Ue aleikum selam ue berekatuhu.

    Ate po mendoja dhe une nje shembull qe lidh shume gjera bashke,ate te vdekjes,ringjalljes.

    Imagjinoni se si ne enderr gjitshka qe sheh te duket kaq reale,nuk e kupton se je ne gjume,nese po enderron dicka te frikshme ndodh te zgjohesh dhe pulsi i zemres mund te jete i larte...sa ndikim paska dicka aq joreale ne trupin tone...dhe me e habitshmja nuk ndihet efekti kohe...(do flas me vone mbi Kohen)

    Duke krahasuar gjumin dhe enderrimin me erdhi ne mend rreth pershkrimit qe i ben Profeti a.s gjendjes ne Berzah.

    Berzah ne arabisht ka kuptimin e perdes apo pengeses..nje dimension i vecuar enkas per shpirtin e nje te vdekuri.

    http://www.islamic-dictionary.com/in...p?word=barzakh

    • Muminun

      23:99. E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe,
      23:100. që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde *Berzahun (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen.

    Bota e Berzahut fillon kur shpirti i personit e braktis trupin dhe jetes se tij te shkurter ne kete toke i vjen fundi. Duke vdekur njeriu perjeton gjera qe nuk mund te kuptohen nga njerezit perreth tij. Meqe shpirti e braktis trupin e tij permes zgavrave te hundes,syte e tij e percjellin shpirtin e larguar. Per kete shkak, i Derguari i Allahut (paqja dhe shpetimi qofshin mbi te) i ka keshilluar njerezit qe t'ia mbyllin syte te vdekurit ne menyre qe pamja e tij te jete sa me pak tmerruese. Allahu i Gjithefuqishem thote per kete cast te vdekjes:

    • Vakia

      56:83. Përse, pra kur arrin shpirti në fyt,
      56:84. e ju në atë moment shikoni (se ç'po i ngjet).
      56:85. E Ne jemi më afër tek ai se ju, por ju nuk shihni.
      56:86. Dhe përse, nëse ju nuk jeni përgjegjës (për vepra),
      56:87. (përse) Nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë).

    Ndryshimi eshte i dukshem nga endrra,nese ne enderr me urdhrin e Allahut,shpirti mund ti kthehet trupit,ne vdekje s'ka me kthim mbrapa.

    Edhe ne varr,perjetohet ndeshkimi apo miresia nepermjet shpirtit dhe trupit si ne enderr.

    Zejd ibn Thabiti ka transmetuar se i Derguari i Allahut(paqja dhe shpetimi i Allahut qofshin mbi te) dhe shoket e tij ishin duke kaluar neper nje kopsht qe i takonte Benu Nexhxharit kur mushka e te Derguarit e nderroi rrugen,saqe perpak nuk e rrezoi ate. Ata ishin afer disa varreve ku ishin varrosur idhujtaret,andaj i Derguari(paqja dhe shpetimi qofshin mbi te) tha:

    "Keta njerez po ndeshkohen ne varret e tyre dhe,sikur te mos kisha frike se ju nuk do ta varrosni me njeri tjetrin,do ta lusja Allahun t'ua mundesoje te degjoni ndeshkimin ne varr qe une po degjoj."(Muslimi)

  6. #6
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Ndoshta sepse fizikisht je gjalle eshte vetem shpirti eshte larguar perkohesisht nga trupi,ndersa ne vdekje trupi mbaron ne punuari pasi shpirti i largohen perfundimisht ketij realitetit.
    (Te pakten keshtu e shoh une nga pikepamja fetare)
    Gjumi eshte nje forme e clodhjes dhe e pushimit dmth relaksohet truri dhe shpirti,ka shum dallim vdekja dhe gjumi sepse ne gjum qelizat ende i ke te gjalla dhe organizmi ne gjum kryen shum funksione dhe gjumi eshte nje forme se cfare organizmit i nevojitet nuk kate bej fare me vdekjen

    edhe citatet qe i ke postu tregojn se gjumi eshte vetem nje forme e pushimit dhe kur te vie momenti njeriu vdes!

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    Citim Postuar më parë nga Kronikë Lexo Postimin
    Gjumi eshte nje forme e clodhjes dhe e pushimit dmth relaksohet truri dhe shpirti,ka shum dallim vdekja dhe gjumi sepse ne gjum qelizat ende i ke te gjalla dhe organizmi ne gjum kryen shum funksione dhe gjumi eshte nje forme se cfare organizmit i nevojitet nuk kate bej fare me vdekjen

    edhe citatet qe i ke postu tregojn se gjumi eshte vetem nje forme e pushimit dhe kur te vie momenti njeriu vdes!

    e shpirti??, ku shkon shpirti kur flejme??

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Mê hyri frika tash te mendoj kure dote me zê gjumi se mundet te ik shpirti e mos te kthehet mê

    thjeshte mendoj se truni dhe trupi duhen te pushojê dhe te fitoj energji.

  9. #9
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anëtarësuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Citim Postuar më parë nga muslimani72 Lexo Postimin
    e shpirti??, ku shkon shpirti kur flejme??
    mbetet sepse nese shpirti del nga mishi at`here ska gjasa mu kthy ma,dmth edhe shpirti pushon.

  10. #10

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Citim Postuar më parë nga muslimani72 Lexo Postimin
    e shpirti??, ku shkon shpirti kur flejme??
    A ka mundesi mos nderhyni pa nevoje?!
    I lutem moderatorit qe nese postimet jane per qellim prishjen e ketij forumi,ti fshije.
    Shpirti shkon tek Allahu,nese se ke kuptuar nga postimi im i pare.

    Edhe jomuslimanet jane te mirepritur nese kane dicka serioze per te thene por jo te dalin jashte kornizes se temes.

    Sa per friken ne gjume,ka plot raste te personave qe vdesin ne gjume,pa e kuptuar.
    Zoti na ruajte,e na falte.
    Edhe na befte prej atyre qe permiresohen ne kete jete sa jemi akoma gjalle.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •