Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Kurrsesi nuk do të lejohet të hiqet logoja e Lidhjes Shqiptare në emblemën komunale të Prizrenit!

    Adnan Abrashi

    (Prizrenasit zotohen se me përdorimin e të gjitha metodave të lejuara demokratike, në asnjë mënyrë dhe në emër të asnjë drejtësie dhe ligjshmërie, kurrsesi nuk do të lejojnë që të përdhoset kujtesa e tyre materiale dhe morale e një lavdie kombëtare. Të një ngjarjeje historike të vitit 1878, e cila, këtë qytet, me të drejtë e damkos si kryeqytet shpirtëror i të gjithë shqiptarëve)

    Këto ditë, krahas festave të 21 marsit, nismës së fillimit të stinës së Pranverës dhe 24 marsit, 11 vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, prizrenasit, edhe ashtu të indinjuar me fukarallëku i përditshëm, i shqetësoi pa masë një Aktgjykim i pamatur dhe absurd i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me të cilin ky institucion ka shpallur antikushtetuese emblemën komunale dhe ka kërkuar nga autoritetet lokale që këtë lëshim ta evitojë brenda 3 muajve.

    Edhe pse, në dukje si një aktgjykim i zakonshëm i një institucioni të lartë kompetent gjyqësor i autorizuar për vlerësimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së akteve dhe dispozitave tjera juridike, ajo, në prapavijë, fsheh një tendencë konspirative djallëzore që me çdo kusht në Kosovë të shlyhet çdo shenjë sado e vogël që në ndonjë mënyrë edhe simbolike shpreh identitetin kombëtare shqiptare.

    Pa dyshim se rreth këtij aktgjykimi të GJKK për joligjshmërinë e kësaj embleme, në kushte dhe rrethana normale, nuk do të merrej si alarmante, po të mos e kishte ajo në mes si simbol grafik ndërtesën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe vitin e ndodhjes historike të saj -1878. Pra diçka.

    Gjykata e mori këtë vendim për shkak se një pjesëtar i minoritetit pakicë mysliman i kësaj komune, i cili, prapa vetes, që nga koha e regjimit milosheviqian ka një bagazh shumë të dyshimtë të aktivitetit politik antishqiptar, është ankuar kundër pranisë në ëmblën ekzistuese komunale të simbolit të ndërtesës së Lidhjes Shqiptare në këtë Gjykatë.

    Këtë vendim antishqiptar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës menjëherë dhe me pompozitet të madh, e ka përshëndetur përfaqësuesi i misionit të BE-së në Kosovë, Pieter Feith, i cili ka vlerësuar se ky është shembull konkret i rritjes së besimit të qytetarëve në institucionet e vendit. Por, z. Feith sikur harroi se edhe nëse me këtë aktgjykim kënaqet parimi kushtetues i barazisë nacionale për të gjitha etnitetet, në anën tjetër, ajo mund të prodhoj në terren efekte kontra-produktive konfliktuoze: Gufimin e pamatur emocional të një pakënaqësie të madhe kolektive të shqiptarëve shumicë.

    Këto efekte negative si bumerang ndaj këtij aktgjykimi veç kanë nisur. Që nga ky moment reagimet e qytetarëve prizrenas janë tejet të ashpra. Nga ta mendohet seriozisht për një peticion por edhe organizimin të një proteste të madhe. Ata zotohen se me përdorimin e të gjitha metodave të lejuara demokratike, në asnjë mënyrë dhe në emër të asnjë drejtësie dhe ligjshmërie, kurrsesi nuk do të lejojnë që të përdhoset kujtesa e tyre materiale dhe morale e një lavdie kombëtare. Të një ngjarjeje historike të vitit 1878, e cila, këtë qytet, me të drejtë e damkos si kryeqytet shpirtëror i të gjithë shqiptarëve.

    Parimi juridik i nevojës ekstreme

    Ne asnjë vend demokratik në botë nuk mund të ketë kurrfarë drejtësie dhe shtet të mirëfilltë juridik nëse një veprim (zbatim) material i një ligjshmërie në praktikë, si pasojë, provokon vlerat më të larta morale dhe nacionale të një komuniteti shumicë. E drejta si rend juridik, parimisht, përveç principit të sanksionimit të paevitueshëm të cenimit të çfarëdo norme pozitive-materiale, njeh edhe mundësinë e përjashtimit të zbatimit të saj përmes institucionit të nevojës ekstreme.

    Pra, sado që një veprim i vlerësuar nga ndonjë gjykatë e caktuar tregohet si jo i ligjshëm, nëse sanksionimi i tij do të shkaktonte dëme edhe më të mëdha morale dhe materiale për interesat e shumicës, atëherë ajo edhe duhet të tolerohet. Pra, në emër të pengimit të një dëmi më të madh që mund të vije me atë veprim, të tolerohet një dëm tjetër shumë më i vogël ekzistues.

    Duke vërejtur rritjen e kësaj revolte qytetare ndaj këtij aktgjykimi absurd të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, përmes lajthimit të masës nëpër medie, disa politikan mediokër komunal, tentojnë ta zbusin situatën duke arsyetuar se kinse, ky aktgjykim nuk ka të bëjë me heqjen nga emblema e logos grafike të ndërtesës së LSHP, por vetëm kërkohet që aty të shtohen fjalët si emërtim të institucionit në 3 gjuhë minoritare: Komuna", "Opstina", "Belediye".

    Edhe pse interpretimin autentik të vendimeve të veta meritore mund ta jep vetë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, sipas kuptimit tim të lirë, në pikën 54 të hyrjes si arsyetimit të diapozitivit të këtij aktvendimi, vërtetë konstaton kështu:
    “Gjykata përkujton propozimin e komuniteteve joshumicë në Prizren se formulimi "Komuna", "Opstina", "Belediye" të shkruhet brenda rrethit te emblemës se Komunës pa vitin 1878. Gjykata është e mendimit se ky ishte propozim i arsyeshëm i cili do te mund t'i përmbushte shqetësimet legjitime te komuniteteve”.

    Pra, jo vetëm emërtimi i institucionit “Komunë” në 3 gjuhë, por edhe “pa vitin 1878".
    Në pikën 46 të hyrjes së po këtij aktgjykimi, thuhet: “Viti 1878 ka qene viti i themelimit te Lidhjes se Prizrenit. Udhëheqësit shqiptare u mblodhën ne Prizren, me 10 qershor te atij viti, duke kërkuar te arrijnë shtetin e pavarur shqiptar. Asnjë njeri ne Prizren nuk mund te dyshojë se përfshirja e vitit "1878" mëtonte te favorizoje komunitetin shqiptar duke përjashtuar komunitetet joshumicë. Gjykata ka qëndrimin qe komunitetet tjera në Komunën e Prizrenit kane të drejtën legjitime të ruajnë traditën, kulturën dhe identitetin e tyre përmes Emblemës. Kur Komuna ka vendosur të shpallë emblemën që promovon trashëgiminë dhe traditën shqiptare pa vëmendje ndaj komuniteteve tjera, ajo ka shkelur të drejtat e tyre statusore dhe kushtetuese”.

    Më tej, po aty, në pikën 55 thuhet: “Ne përputhje, Gjykata konstaton se Kuvendi Komunal, gjate marrjes se vendimeve për miratimin e nenit 7 te këtij statuti, ka imponuar një embleme e cila nuk mund te konsiderohet si simbol i përbashkët i te gjitha komuniteteve te Prizrenit, dhe ne ketë mënyre i ka dhënë rendësi me te madhe Komunitetit Shqiptar mbi identitetit te komuniteteve tjera ne Prizren. Prandaj, Gjykata konstaton se Kuvendi Komunal ka bere shkelje te Kushtetues”.

    Vetë fakti se me këtë aktgjykim Gjykata Kushtetuese e shpallë në tërësi e jo pjesërisht si jolegjitime dhe kundërkushtetuese nenin 7 të Statutit të KK të Prizrenit, tregon qartë se ajo e anulon e jo plotëson formën e tanishme ekzistuese të emblemës komunale. Pra, thjesht, urdhëron që brenda 3 muajve ky nen i Statutit duhet të ndërrohet dhe konform udhëzimeve të dhëna në hyrjen e diapozitivit të Aktgjykimit në fjalë, logoja grafike e ndërtesës së Lidhjes Shqiptar të Prizrenit duhet të hiqet nga aty.

    Postuar: 2:52 / 26 Mars 2010 | RSS

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Gjykata Kushtetuese nxjerr të paligjshme Lidhjen e Prizrenit

    (Reagim i Akademik Mehmet Krajës
    )

    "Zëri",Prishtinë

    Komentimi. Më sa kam vënë re, vendimet e gjykatave kushtetuese në shtetet demokratike nuk bëhen aq shpesh objekt i komenteve në medie, për arsyen e thjeshtë se në vetë natyrën e këtyre instancave ligjore është interpretimi i saktë dhe i paanshëm i kushtetutave të vendeve përkatëse, respektivisht i ligjeve dhe vendimeve që duhet të jenë në harmoni me dispozitat kushtetuese.

    Paanësia, në këtë rast, nënkupton marrjen e vendimeve përjashta çfarëdo ndikim politik, ose përjashta interesave meskine të palëve të përfshira në një kontest.

    Për bindjen time, ky është ideali i shtetit ligjor dhe ky është parimi themelor i shtetit të së drejtës.

    Te ne, këtu në Kosovë, e ke të vështirë t’i besosh këtij ideali, sepse përditë ballafaqohesh jo më me vlerësimin pothuajse unanim se gjykatat te ne janë të korruptuara politikisht dhe financiarisht, por edhe për faktin se kjo e jona Gjykatë Kushtetuese me krejt përbërjen e saj është rekrutuar nga dy mendësi paralelisht negative: nga mendësia jonë joshtetformuese (pse të besoj unë se anëtarët kosovarë të Gjykatës Kushtetuese nuk qenkan vazhdimësi e një hierarkie gjykatësish dhe juristësh “ligjngrënës” të niveleve më të ulëta) dhe nga mendësia kolonialiste ndërkombëtare (pse të besoj unë se anëtarët ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese nuk e shikojnë Kosovën me paragjykime nga më të shëmtuarat, kur për këtë mënyrë vështrimi kanë dhënë aq shumë dëshmi).

    Por më shumë se kaq, më bën të ndihem i trishtuar fakti se Fakulteti Juridik i Prishtinës vitin e ardhshëm mbush plot 50 vjet, në një kohë që punë të ligjeve, të hartimit dhe të interpretimit të tyre jemi si mos më keq.

    Vetë Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e miratuar së fundi, për nga gjuha dhe frazat, ngjan më shumë me një traktat politik, sesa me një akt juridik.

    Mbi të gjitha, më duket zhgënjyes fakti se si ka mundësi që vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të hequr shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit nga emblema e këtij qyteti të mos shqetësojë as opinionin juridik, as politik, as intelektual, pra pothuajse askënd. Nuk më bëhet të besoj se kemi rënë kaq poshtë.


    Paragjykimi. Gjykata Kushtetues e Kosovës ka nëntë anëtarë, kryetar është Enver Hasani, ndërsa gjyqtarë janë: Snezhana Botusharova, Robert Carolan, Ivan Cukaloviq, Iliriana Islami, Kadri Kryeziu, Gjylieta Mushkolaj, Almiro Rodrigues dhe Altay Suroy.

    Një strukturë e këtillë e Gjykatës Kushtetuese assesi nuk shpreh karakterin multietnik të Kosovës, madje as një të dhënë tjetër po kaq spekulative se Kosova vazhdon të jetë protektorat ndërkombëtar, por një fakt të trishtuar dhe therës deri në dhembje, se 95% të popullsisë në Kosovë është e diskriminuar.

    (Thënë midis nesh, një strukturë kaq diskriminuese të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk do ta vendoste as Serbia, po ta bënte një të tillë.) Me një strukturë të këtillë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës vetvetiu është i paragjykuar çdo kontest.

    Veçmas i paragjykuar do të dalë çdo kontest që mund të ketë palë kundërshtuese shqiptarët në njërën anë dhe të gjithë të tjerët në anën tjetër, kushdo qofshin ata.

    Në rastin e Prizrenit, sikur të mos mjaftonte kjo çorodi në substancën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, kryetari i saj, pra Enver Hasani, pak si mahmur dhe më shumë për t’i larë duart si Ponc Pilati, gjithsesi me të drejtën që ia jep ligji, çohet dhe emëron një ndërkombëtar për gjyqtar raportues (Almiro Rodrigues) dhe themelon kolegjin shqyrtues me një serb (Ivan Cukaloviq), me një turk (Altay Suroy) dhe me një tjetër ndërkombëtar nga “përkatësia”, sipas gjasës sllave për nga origjina (Snezhana Botusharava).

    Edhe nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese në këtë rast është i drejtë dhe i paanshëm, i mbështetur dhe i argumentuar, me një përzgjedhjeje të këtillë të emrave unë kam të drejtë të mendoj se mua, si qytetar i Kosovës, më janë cenuar të drejtat. Vetëm se unë tashmë nuk kam kujt t’i ankohem.


    Interpretimi. Kontesti i Prizrenit në esencë është ky: Qemajl Kurtishi, zëvendëskryesues i Kuvendit te Komunës së Prizrenit, ka parashtruar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, me pretendimin se neni 7 i Statutit të Komunës së Prizrenit shkel nenet 3.1, 6.1, 58.1 dhe 59.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

    Ky nen, pra neni 7 i Statutit të kësaj komune, ndër të tjera thotë: “Emblema e Komunës është ‘Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit’, e rrethuar me fjalët në vijim ‘1878 – Prizren’”.

    Pas një tirade pa fund të fjalëve dhe citimeve të kota, Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendimin se ky nen i Statutit të Komunës së Prizrenit “nuk është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës” dhe më pas “urdhëron Komunën e Prizrenit që, brenda një periudhe prej tre muajsh nga dorëzimi i këtij aktgjykimi të ndryshojë Statutin dhe emblemën e saj”.

    Pra, vendimi është i formës së prerë. Megjithatë, disa interpretime të Kushtetutës, që Gjykata i quan “Arsyetime dhe justifikime” (mos qofsha në lëkurën e juristëve!) duhet shënuar këtu, në mënyrë që lexuesit t’i bëhet e ditur se interpretimi i Kushtetutës
    (e cila edhe ashtu ka politikë brenda më shumë se ç’mund të mbajë) është kryekëput politik dhe nuk ka asgjë të përbashkët as me logjikën, as më gjuhën juridike.

    Ja disa formulime të tilla: “Dispozitat kryesore të Kornizës Gjithëpërfshirëse për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës kanë propozuar dispozita kushtetuese, ekonomike dhe të sigurisë, dhe të gjitha këto kanë synuar të kontribuojnë në zhvillimin e një Kosove shumetnike, demokratike dhe përparimtare.

    Për Kosovën ishte propozuar një shoqëri shumetnike, e vetëqeverisur në mënyrë demokratike, me respektim të plotë të sundimit të ligjit, si dhe me nivelin më të lartë të të drejtave dhe lirive themelore njerëzore të pranuara ndërkombetarisht.”

    Ja edhe një xhevahir: “Prizreni gjendet në jug të Kosovës dhe për shkak të pozitës së tij gjeografike është qendër e rëndësishme komerciale dhe afariste. Ai ka histori të gjatë dhe traditë të larmisë etnike.

    Është i pasur në kultura, e aq më shumë për shkak të larmisë dhe heterogjenitetit etnik të popullsisë së tij”. Tani mund të lexoni edhe interpretimin më diletant të simboleve:

    “Simbolet janë afërsisht të lidhura me nxitjen dhe ruajtjen e traditës, kulturës, karakteristikave të veçanta të secilit komb, si dhe kanë ndikimin në grumbullimin dhe bashkimin rreth një ideje dhe një besimi. Nuk ka kurrfarë dyshimi që simbolet përçojnë disa emocione dhe kuptime të cilat përjetohen në mënyra të veçanta nga ata që gjejnë historinë, traditën dhe kulturën e tyre në ato simbole. Simbolet nuk janë fotografi e dekorime të pastra, por secili përmban një kuptim të caktuar më të thellë dhe të fshehtë”.

    Pas leximit të 56 pikave të këtilla, me lloj-lloj frazash të bëra tërkuzë, njeriu nuk duhet të jetë as jurist dhe as shumë i mençur për të nxjerrë përfundimin se në këtë rast interpretimi është kryekëput politik dhe nuk asnjë lidhje me normat juridike ose kushtetuese.

    Në këtë mes vetëm një gjë del e qartë: një vendim politik Gjykata Kushtetuese nuk ka ditur ta arsyetojë me norma dhe gjuhë juridike, në një kohë që në punë të politikës është zero fare.

    Ndërkohë, kontesti rreth emblemës së Prizrenit është i qartë dhe i thjeshtë: komunitetet pakicë në Prizren (turqit, serbët etj.) nuk e duan në emblemën e qytetit të tyre shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit.

    Kjo mosdashje nuk ka të bëjë fare me të drejtat dhe liritë e tyre, as me identitetin, por thjeshtë është manifestim i pastër nacionalist, i cili i ka rrënjët te kujtesa e tyre negative historike, më hershme ose më e vonë.

    Shovinizmi i tyre i deridjeshëm sot ka gjetur një mënyrë tjetër të manifestimit. Kaq dhe asgjë më shumë.

    Historia. Po çfarë ishte kjo Lidhja e Prizrenit, që tani u bë halë në sy, jo vetëm të atij Kurtishit, por edhe të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës?

    Çfarë mesazhesh johumane, antinjerëzore përçon ajo deri në ditët e sotme, të tilla mesazhe që prekkan të drejta komunitetesh, identitete, barazi etj., sa të jetë e detyruar që edhe instanca më e lartë juridike ta shpallë atë të jashtëligjshme?

    Asnjë për be. Mesazhi i saj i përjetshëm, universal, është e drejta për liri, e drejtë kjo që i shpjerdh kushtetutat, kartat, konventat, deklaratat, të gjitha së bashku.

    Gjykata Kushtetuese, mbase e prirë nga ideja të marrë një vendim ordiner, ka prekur, ka marrë nëpër këmbë, ka njollosur jo vetëm esencën identitare të shqiptarëve në përgjithësi, por ka cenuar edhe parimet themelore dhe universale të lirisë, që janë bazë e të gjitha parimeve të së drejtës. Pse, çfarë donte Lidhja e Prizrenit?

    E di dikush nga këta të Gjykatës Kushtetuese çfarë shkruante në “Kararnamen” e saj? Jo, asnjëri.

    Le të dalë të thotë dikush nga mendjet e ndritura të Gjykatës Kushtetuese se në cilat pika programi i Lidhjes së Prizrenit bie ndesh me ndonjë parim ose dispozitë të Kushtetutës së Kosovës, apo me kartat universale të të drejtave të njeriut, ose me gjëra të këtilla?

    Kjo përgjigje na duhet tani, sepse ndihemi të fyer. Dhe tashmë nuk ndihemi të fyer për shkak të njëfarë patriotizmi euforik dhe primitiv, por për shkak të dinjitetit krejtësisht racional.

    Gjykata Kushtetuese, nëse vendimet e saj i mbështet në interpretime perifrastike dhe hamendësime të përafërta, atëherë lë të reflektojë në këtë pikë.

    Ajo nuk mund të marrë vendime arbitrare dhe shpërfillëse, vetëm pse mund ta bëjë këtë. Ajo duhet ta ketë të qartë se Kosova nuk është e Gjykatës Kushtetuese, por Gjykata Kushtetuese është e Kosovës.

    Nga ana tjetër, nëse disa turqve të Prizrenit mund t’iu pengojë Lidhja e Prizrenit (në kuvendin e saj kanë marrë pjesë edhe paraardhësit e shumicës së atyre që sot e quajnë veten turq në Prizren) dhe mund t’i prekë ndjenjat e tyre identitare, atëherë duhet thënë qartë se ata ende shohin ëndrra me Perandorinë Otomane.

    Nëse pengon serbët, do bërë të ditur se ata akoma janë duke parë ëndërr përsëritjen e historisë në variantin më të pabesueshëm, me fantazmat e Traktatit të Shën Stefanit ose të Kongresit të Berlinit.

    Dhe, për fund, mbetet të thuhet vetëm një gjë: vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të hequr shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit nga emblema e komunës së Prizrenit është krejtësisht politik, pa asnjë bazë juridike.

    Në të vërtetë, në esencën e tij ai është vendim i marrë, domethënë i çmendur, është fyes për Kosovën, është i turpshëm. Ai do të mbetet në jo vetëm në analet e kësaj gjykate si njëra nga dosjet më të zeza.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    me kete qe kan bere "kan shkyer i faqe te historise"

  4. #14
    Intelektualët kundër “dhunimit” të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
    Një grup i intelektualëve shqiptarë kanë reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për heqjen e emblemës së Kuvendit Komunal të Prizrenit – duke e cilësuar këtë vendim, si “vendim politik”.
    “Ne reagojmë me indinjatë të thellë kundër vendimit politik të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për heqjen e emblemës së Kuvendit Komunal të Prizrenit. Ky keqinterpretim kushtetues është një provokim i rëndë i dinjitetit e identitetit tonë historik e kombëtar”, thuhet në reagim.

    Ky grup i intelektualëve vlerëson se jy vendim është antikushtetues, antidemokratik, anticivilizues dhe antikombëtar. “Lidhja Shqiptare e Prizrenit është vlerë e shenjtë kombëtare. Ajo kishte karakter çlirimtar dhe nuk fyen asnjë minoritar. Ky simbol e ka vendin e denjë edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në reagim.

    “Derisa ne çmojmë vlerat e kombeve të tjera, askush nuk mund të mohojë këtë vlerë tonë të shenjtë kombëtare. Nuk do të lejojmë të përdhoset sërish simboli i identitetit tonë shtetëror e kombëtar”.

    Ky grup i intelektualëve me këtë rast ka ftuar institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës dhe deputetët e Asamblesë Komunale të Prizrenit të mos pranojnë assesi këtë vendim, siç e cilësojnë ata, “të shëmtuar politik”.

    “Ftojmë të gjitha subjektet politike, të gjitha shoqatat qytetare dhe të gjithë qytetarët ta dënojnë këtë akt joqytetërues, të protestojnë para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe të kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të saj. Ftojmë qytetarët e Prizrenit të mbrojnë simbolin e krenarisë së qytetit të tyre dhe simbolin e dinjitetit tonë historik e kombëtar”, përfundon reagimi.

    Reagimi mbanë nënshkrimin e këtyre intelektualëve: Adem Demaçi; prof.dr. Shyqri Galica; prof. Abdullah Konushevci; prof. Abdyl Kadolli; prof.asc.dr. Begzad Baliu; prof. dr. Shefkije Islamaj; mr.sc. Arben Hoxha; dr.sc. Sali Bytyçi; dr.sc. Arbnora Dushi; prof. dr. Sadri Fetiu; prof. Binak Ulaj; prof.dr. Masar Stavileci; prof. Sahit Berisha; prof.dr. Zymer Neziri; mr. Gëzim Mekuli; prof. dr. Emin Kabashi; prof. dr. Jashar Kabashi. /Telegrafi/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-07-2007
    Postime
    128
    Lidhja e Prizrenit është gjaku,mundi,gjakimi ynë për liri.Nënshtrimi i pushtetarëve tanë ndaj kërkesave të të tjerëve për përdhosjen e saj,dhe të shikuarit tanë seri në krejt këtë,është turpi ynë.Prekja qëllimkeqe në simbolikën e këtij monumenti tonë kombëtar,është hapi i parë i planit afatgjatë për zhbërjen e krenarisë së të qenurit shqiptar

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Nga skllavëria serbe, Kosova ka kaluar nën një skllavëri tjetër.
    Punohet çdo ditë që Kosova ta humbasë identitetin shqiptar dhe që të largohet sa më shumë nga Shqipëria.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979




    Drejtësi e pavarur nga politika

    Nga Express më 14.04.2010 në ora 18:23
    Ambasadori amerikan, Christopher Dell, ka thënë se drejtësia duhet të veprojë e pavarur nga politika. Ai i bëri këto komente sot, pas një takimi që ka zhvilluar me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani.

    “Unë erdha sot në gjykatë për të konfirmuar mbështetjen e SHBA’së për punën e gjykatës. Në ditët e hershme të historisë së vendit tim kemi luftuar shumë që të stabilizojmë pavarësinë e gjykatave nga ndikimet politike dhe faktin që gjykata merr vendimin e fundit duke u bazuar në ligje të cilat duhet të implementohen nga të gjithë. Unë e shoh gjyqin e Kosovës sot në të njëjtën gjendje, andaj kemi mundësi të diskutojmë rastin e heqjes së emblemës së Kuvendit Komunal të Prizrenit me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese dhe nëse nuk jeni në pajtim me vendimin e marrë, duhet ditur se gjykata ka vepruar në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe e ka respektuar atë”, ka thënë Dell.

    Ambasadori amerikan ka ripërsëritur qëndrimin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura për të mbështetur autoritetet e Prishtinës për të vendosur sundimin e ligjit dhe qeverisjes edhe në pjesën veriore.

    “Unë mendoj se si në këtë pjesë, po ashtu edhe në gjitha pjesët e tjera, ne jemi të përkushtuar që të bashkëpunojmë me autoritetet e Qeverisë së Kosovës për shtrirjen e Kushtetutës dhe për sundimin e ligjit dhe rendit qeverisës atje”, është shprehur Dell.

    Ambasadori amerikan, të mërkurën, ka takuar edhe Ministren e re të Administratës Publike, Edita Tahiri.

    “Në rrugën drejt së cilës synon Kosova, rol të rëndësishëm ka edhe Ministria e Administratës Publike, prandaj unë sot jam këtu që t’ju shpreh përkrahjen e plotë të Shteteve te Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ambasadori Dell.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •