-
Gjyqet e komunizmit
Gjyqet e komunizmit
Jorida Pasku
21/03/2010
Nė simpoziumin e mbajtur pėr veprėn Dosja e Diktaturės, studiuesit referuan pėr rėndėsinė qė ka ajo pėr kujtesėn historike, gjykimin e ftohtė tė autorit Pepa, gjykim qė ngrihet mbi mllefin dhe urretjen. Ribotimi pėrmbledh Gjyqin Special tė vitit '45, Gjyqin e Deputetėve, Gjyqin e Opozitės sė parė, si dhe luftėn e regjimit me klerikėt
Gjyqi Special i 1945-ės, lufta e egėr kundėr klerit, gjyqi i opozitės sė parė shqiptare, gjyqi i deputetėve mė 1947-ėn, emrat e ekzekutuesve dhe tė ekzekutuarve, jetėshkrime, procesverbalė dėnimesh, pamje nga sallat e gjyqeve, portrete tė akuzuarish qė merren nė pyetje, gra tė veshura me tė zeza, turma njerėzish qė dėgjojnė me altoparlantė vendimet. Ėshtė dosja e njė mjeku, nė 20 vite kėrkimi nė Arkivin e Ministrisė sė Brendshme, nė Arkivat e Vatikanit, nėpėr dėshmi, materiale tė sjella nga familjet e viktimave, nė shtypin e periudhės.
Vepra e Pjetėr Pepės "Dosja e diktaturės"(Kumi 2009), u diskutua nė njė simpozium nė ambientet e Ministrisė sė Kulturės Rinisė dhe Sporteve, ku referuan studiuesit: Kolec Topalli, Uran Butka dhe Amik Kasoruho.
Tri referimet vėrtiteshin rreth tė njėjtit qėllim, mbajtja gjallė e kujtimeve tė sė kaluarės, njė mėnyrė qė ajo tė mos pėrsėriset. Por edhe pėr njė apel pėr drejtėsi, qė studiesi dhe pėrkthyesi Amik Kasoruho e pėrmblodhi nė retorikėn: "Nėse u dėnuan ata qė nuk kishin faj, fajtorėt kanė pėr tė mbetur tė pandėshkuar?".
"Tė mos e kėrkosh tė vėrtetėn, tė mos e nxjerrėsh atė nė dritė, tė mendosh se heshtja ėshtė mjekimi mė i mirė kundėr dhimbės, jo vetėm qė ėshtė njė mendim i gabuar, dhe kjo do tė ishte e keqja mė e vogėl, por edhe njė faj ndaj plagėve qė nuk janė mbyllur ende dhe qė nuk mund tė mbyllen, deri sa tė mos ketė njė ballafaqim me tė vėrtetėn historike, qė nuk njihet, qė ėshtė shformuar, qė ėshtė heshtur", u shpreh ai.
Nė takimin e djeshėm u rikujtuan gjyqet absurde, spektaklet dramatikė, persekutimet, torturat nė kampe, dėnimet e egra tė intelektualėve nė Shqipėrinė e pas 45-ės.
"Shqipėrinė e mbushur me burgje tė vogla, por qė vetė ishte brenda njė burgu tė madh", pohon vetė autori Pepa.
Kasoruho u shpjegoi tė pranishmėve vlerat qė e bėjnė tė veēantė veprėn "Dosja e Diktaturės", nė morinė e botimeve tė kėtij lloji. Ai e vlerėsoi pėr "ftohtėsinė" e saj, qė nuk ka intepretime tė autorit dhe ēka ėshtė mė e rėndėsishmja: ajo ngrihet mbi mllefin dhe urrejtjen. "Autori i paraqet faktet me ftohtėsinė e njė shkencėtari, pa mllef, pa urrejtje, elemente kėto qė mund tė mendohen si reaksioni mė i natyrshėm ndaj pėrbindėshit: diktatura e proletariatit. Unė mendoj se renditja e fakteve pa i komentuar, paraqitja e dokumentuar e gjyqeve-farsa dhe e dėnimeve tė paravendosura, i shėrbejnė mė mirė tė vėrtetės".
Pjesa e parė e veprės, ku prezantohet gjyqet e komunizmit, i ėshtė prezantuar lexuesit nė vitin 1995, nga i njėjti autor.
Ribotimi ėshtė plotėsuar me tė tjera dokumenta, tė tjera fakte tė dėnimit tė klerikėve edhe pas viteve '50.
Tek "Kleri katolik, Epiqendra e tėrmetit komunist", Pjetėr Pepa i pėrshkruan klerikėt: "Pjesa mė e zgjedhur, mė e arsimuar dhe mė e pėrgatitur, vuajti nė mundime tė papėrshkrueshme nė burgjet e kampet e shfarosjes, shumė humbėn jetėn ndėr toturat mė barbare dhe mė shumė u vranė e u pushkatuan zajeve dhe prroskave, pa iu ditur ende as vendi i eshtrave tė shenjta".
Pjesa e dytė pėrmbledh fragmente tė shkurtra jetėshkrimi, kujtime, dėshmi tė vuajtjeve tė mė shumė se 50 klerikėve, ndėr ta Dom Lazėr Shantoja, At Anton Harapi, At Donat Kurti, Imzot Luigj Bumēi, Imzot Gjergj Simoni, Dom Ndre Zadeja. Flitet edhe pėr tė huajt e pushkatuar, gjermanėt Alfons Tracki dhe Jozef Marksen dhe civilėt shqiptarė tė dėnuar : studentin Mark Ēuni, profesorin Gjelosh Luli, 20 vjeēaren Marie Tuci dhe Dom Gjon Gazullit, qė i pėrket periudhės sė Zogut.
Kėto tė dhėna, vetė autori Pjetėr Pepa i ka dhėnė pak kohė mė parė nė njė intervistė pėr "Shekullin", ku flet rreth procesit tė Kanonizimit, hapi i shpalljes martirė tė 40 viktimave tė diktaturės nga Vatikani.
Pepa ka qenė Ambasador i Shqipėrisė nė Vatikan nė vitin 1997. Ka qenė deputet nė Kuvendin Popullor nė vitin 1991 dhe 1992.
shekulli
-
-
i/e regjistruar
Gjyqet e komunizmit - Shume te drejta
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt