"...nė lidhje me kėtė univers shqiptar qė merr format e njė labirinti, nuk mund tė merret guximi tė shtrohen pyetje qoftė edhe tė thjeshta nė pamje, pa patur bindjen qė pėrgjigja mund tė trondisė dhe tė rrėzojė njė ndėrtesė tė tėrė tė tė menduarit, njė sistem tė tėrė tė ngritur mbi bazėn e paragjykimeve ose tė vrojtimeve tė ngutura"

Dashur padashur, historia imponohet vetvetiu si ēelės i ēdo misteri, si njė sumum njohjeje objektive dhe jashtėpersonale meqėnėse pėrfaqson tretjen shumėshekullore tė fateve individuale dhe tė qėllimeve kolektive – pavarėsisht se me anė tė saj, historianėt shqiptarė tė tė gjitha kohrave «kanė justifikuar ēka kanė dashur». Sidoqoftė, ajo shėrben vetėm si lėndė e parė, si njė ind i dendur i cili pėrmbyll nė strukturėn e tij hermetike njė varg pyetjesh tė mbetura prej kohėsh pa pėrgjigje bindėse : nga vijnė Shqiptarėt ? pėrse pjesa mė e madhe e tyre pėrqafoi fenė myslimane ? pėrse ata ishin tė fundit qė u shkėputėn nga perandoria otomane ? pėrse ata shkėmbyen Republikėn me Monarkinė e Zogut ? si mundi njė grusht komunistėsh tė marrė pushtetin brenda tre vjetėve ? ē’don tė thotė «nacional-komunizmi» i Hoxhės ? pėrse komunizmi mundi tė rrėnjosej kaq thellė nė vendin e Shqiponjave ? Cilėt janė pėrbėrėsit e pėrzierjes «magjike» qė shėndrron njė kardiolog tė zot nė burrė Shteti, njė komunist model nė babain e Demokracisė, njė ikonė tź pėrgjėruar nė tabelė qitjeje ? pėrse Kosovarėt ishin tė fundit qė braktisėn Jugosllavinė nė agoni ? pėr ē’arėsye shoqėria postkomuniste zgjodhi si mėnyrė mbijetese ekonominė e nėndheshme tė trafiqeve, tė krimit tė organizuar ose tė korrupsionit ?

Ndoshta ėshtė me tė vėrtetė rasti qė tė tjerėt sikundėr dhe vetė Shqiptarėt – por nė rradhė tė parė kėta tė fundit, tė rizbulojnė vendin dhe njeriun qė banon nė tė, tė cilėt mbeten gjithmonė Pėrjetėsisht tė Panjohur.