Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Maqedonia qe nga Marreveshja e Ohrit deri sot. Po neser?

    Konflikti shqiptaro-sllav ne Maqedoni u pasua nga nenshkrimi plot buje i Marreveshjes se Ohrit.

    Cfare ka ndodhur ne fakt me shqiptaret qe nga ajo kohe?


    http://sq.wikipedia.org/wiki/Marr%C3%ABveshja_e_Ohrit


    http://www.siofa.gov.mk/index.php?option=com_content&view=article&id=155%3 Amarreveshja-e-ohrit-prioritet-i-qeverise&catid=38%3Ainformacione&Itemid=77&lang=sq
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 06-03-2010 mė 11:21

  2. #2
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Konflikti shqiptaro-sllav ne Maqedoni u pasua nga nenshkrimi plot buje i Marreveshjes se Ohrit.

    Cfare ka ndodhur ne fakt me shqiptaret qe nga ajo kohe?


    http://sq.wikipedia.org/wiki/Marr%C3%ABveshja_e_Ohrit


    http://www.siofa.gov.mk/index.php?option=com_content&view=article&id=155%3 Amarreveshja-e-ohrit-prioritet-i-qeverise&catid=38%3Ainformacione&Itemid=77&lang=sq

    Marreveshja e Ohrit ,i perngjane nje pikture ku duhet te varen ne litare nenshkruesit shqipetare, dhe ata nderkombetare.

  3. #3
    Citim Postuar mė parė nga TeovaMas Lexo Postimin
    Marreveshja e Ohrit ,i perngjane nje pikture ku duhet te varen ne litare nenshkruesit shqipetare, dhe ata nderkombetare.
    Si eshte gjendja politike, ekonomik dhe e te drejtave te njeriut tek qytetaret shqiptare ne Maqedoni?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Cfare ka ndodhur ne fakt me shqiptaret qe nga ajo kohe?

    Nga viti 2001 ka ndryshime pozitive per shqiptaret. Para ketij viti ne ishim ne erresire , skishim Universitet zyrtar ne gjuhen shqipe , skishim nje televizion kombetar qe do te percjelleshte prej ne Manastir e deri ne Kumanov e qe dot emitonte program 24 or , ne kishim 4 or program ne gjuhen shqipe tek televizioni shteteror dhe kishin shum televizione lokale qe quheshin televizione por kishin programet si te radiove , gjith diten-naten muzik dhe humor kosove , qe i pershtatet asaj thenies : fik se fik bile me muzik.

    Dhe gjat kesaj kohe te erresires , 1981-2001 , u stopua procesi i arsimimit , kryerja e shkolles se mesme ishte sikur tani me magjistru , ndersa fakulteti shum i larget , ne Prishtin ose ne Tiran pas vitit 1991 dhe ne Tetov pas vitit 1994 edhe pse ky universitet ishte ilegal , por as kushtet ekonomike nuk lejonin qe dikush te shkoje ne fakultet dhe filluan me te madhe tia msyjn Europes , djem te rinj e burra te moshum u shperndajten neper Europ, ata qe kishin nje pun ne fabrikat shteterore ngelen pa pun sepse falimentuan fabrikat ne gjith vendin.

    Dhe filloj lufta ne pranveren e vitit 2001, per te cilen askush nuk dyshonte se duhet te ndodhe , shqiptaret skishin cka te humbin me shum , shum shpejt perhapeshte lufta ne shum fshatra edhe pse fshataret e dinin se shtepit e tyre do te digjen , por sic thash skishim cka te humbim me shum , sduroheshte shkelja qe na kishin ber maqedonet , pas disa muajve luft u nenshkruajt marreveshja e Ohrit nga politikanet me aminin e Ali Ahmetit dhe perfaqsuesve nderkombtar , fituam nje marreveshje e cila neve na gezoi , maqedonet i terboi , por tani te dy palet jemi te terbuar , sepse nuk fituam ate qe e mendonim , shtet i perbashket , te gjith te barabart , gjuha shqipe gjuh zyrtare ...

    Cilat jan ndryshimet pas vitit 2001 :

    Perfaqsimi i shqiptarve ne institucionet shtetrore eshte rritur , varesisht nga institucionet. Psh. Ne ushtri dhe polici perfaqsimi me siguri esht afer 20% ne nivel shteterr , ndersa duhet te jet 25% , para lufte ka qen rreth 3%.
    Ne pergjithsi perfaqsimi i shqiptarve ne institucione shtetrore esht mbi 17% , fatkeqsisht shqiptaret shum pak jan te kyqur ne pozita vendimmarrese.

    Kryetari i shtetit - maqedon

    Kryeministri - maqedon

    Min. i pun. te brendshme - maqedon

    Punve tjashtme - maqedon

    Mbrojtjes - maqedon

    Gjenerali - maqedon

    Shqiptaret nuk kan nkontroll asgje nga Qeveria , gati per cdo gje duhet te kerkon leje prej shefit - Gruevskit , pervec ne pushtetin lokal ku shqiptaret jan mbi 50% , aty gjuha shqipe perdoret si gjuhe jo e plot zyrtare , flamuri shqiptar perdoret por para disa viteve gjykata kushtetuese vendosi qe perdorimi i flamurit shqiptar eshte anti-kushtetues dmth. eshte anti-ligjor. Por kryetart e komunave nuk e perfillin ket vendim dhe flamuri shqiptar akoma perdoret para objektit te komunes.

    Leternjoftimet dhe pasaportat shtypen edhe ne gjuhen shqipe me kerkes te qytetarit.

    Ne pergjithsi pozita e shqiptarve dukshem eshte permirsu ne Maqedoni, por perderisa shqiptaret nuk mund te ken fuqi vendimarrjeje dmth. kemi ende pun per te ber.

    Per ti ndajt arat sme duket gje e realizushme , por federalizimi do te ishte nje zgjidhje e mundshme .
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  5. #5
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Dita do te vije kur trojet shqiptare ne Maqedoni do ti bashkohen trungut kombetar, atje ku natyrshem i takon te jene.Mund te duket si nje deshire naive nacionaliste, por jo, eshte dicka normale qe do te ndodhi ne te gjalle tonin apo me vone nuk ka rendesi.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet nė Bllog
    22
    Mareveshja e Ohrit lindi jo vetem nga nevoja e zgjidhjes se problemeve te faktorit shqiptar qe jeton ne Maqedoni, por lindi edhe nga nevoja e ruajtjes se paqes e integtritetit te shtetit maqedon, kur flaket e luftes pushtuan Kosoven. Maqedonia per Ballkanin eshte si puna e "kutise se Pandores", qe po u hap, ka per ti vene flaken jo vetem Maqedonise e atyre qe jetojne ne te, por gjithe ballkanit e botes. Asnje vater tjeter ne bote nuk ka nje potencial shperthimi sic e ka Maqedonia pasi ne asnje vend tjeter ne bote nuk nderthuren kaq shume interesat e popujve fqinje: Bullgarise, Shqiperise, Greqise, Turqise, Serbise. E them kete gje, pasi jo shume shqiptare e kane te qarte gravitetin e situates ne Maqedoni e me gjere.

    Ekzistenca e shtetit maqedon eshte zgjidhja me e mire, per aq kohe sa shteti eshte demokratik dhe respekton njesoj te drejtat e te gjitha pakicave kombetare. E rendesishme per faktorin shqiptar ne Maqedoni eshte qe te konsumoje ne maksimum e me sukses te gjitha lirite e reja te fituara: lirine e arsimimit ne gjuhen shqipe duke lejuar hapjen e universiteteve shqiptareve. Liria e perfaqesimit politik ne instancat me te larta te shtetit maqedon nga partite shqiptare, eshte nje tjeter liri e madh e e fituar. Kjo eshte ne vetvete edhe arritja me e madhe e mareveshjes se Ohrit, kthimi i ceshtjes shqiptar nga nje konflikt te armatosur ne nje proces politik ku problemet nuk marrin zgjidhje me dhunen e armeve por me dialogun politik dhe ndermjetesimin nderkombetar. Ajo qe le per te deshiruar ne keto 10 vjetet e fundit ne lidhje me perfaqesimin politik te shqiptareve eshte se partive politike shqiptare u mungon vizioni dhe uniteti, edhe kur vjen fjala tek ceshtje madhore kombetare, qe qendrojne mbi interesat politike te momentit. Dy partite politike kryesore shqiptare ne Maqedoni jo vetem qe nuk e gjejne gjuhen e perbashket, por kane polarizuar dhe shkaktuar probleme edhe brenda elektoratit shqiptar, i cili eshte fragmentizuar duke mos marre keshtu asnjehere perfaqesimin e duhur politik ne zgjedhje.

    Integrimi i Maqedonise ne NATO dhe BE, ka per te hapur mundesi te reja zhvillimi per gjithe shtetasit maqedonas, perfshi ketu shqiptaret. Qe nga 19 dhjetori, shtetasit maqedonas jane te privilegjuar, pasi ata mund te levizin lirshem e pa viza ne Evrope. Privilegj qe nuk e gezon akoma as Kosova, as Shqiperia.

    Shqiptaret ne Maqedoni duhet te heqin dore nga segregimi i vetezgjedhur, duke refuzuar qe te behen pjese e shoqerise maqedonase. Lirite e fituara duhet ti shfrytezoni ne maksimum qe te fitoni kohen e humbur, te niveloni dinivelet shoqerore dhe ekonomike ne raport me shumicen bullgare, dhe te jepni kontributin tuaj ne inteligjencen dhe drejtimin e vendit.

    Sic e kam thene shpesh ne kete forum, e ardhmja e Maqedonise nuk do te vendoset nga lufta apo nga dhuna, e ardhmja e Maqedonise do te vendoset nga suksesi i shoqerise shqiptare per te prodhuar vlera brenda shoqerise maqedonase. Cilat jane vlerat? Inxhinieret, doktoret, mesuesit, biznesmenet, politikanet....

    Pyetja qe te gjithe duhet ti bejme vetes eshte: Cfare kemi arritur te bejme e fitojme me lirite e reja te fituara nga Mareveshja e Ohrit? Perendimi mund te ndermjetesoje mareveshje si ajo e Ohrit, keto mareveshje mund te zbatohen ne Maqedoni, por pergjegjesia e suksesit apo deshtimit nuk eshte vetem e Perendimit as e shtetit maqedon, edhe edhe vete faktorit shqiptar.

    Albo

  7. #7
    Shqiptaret e Maqedonise kane humbur besimin tek politika e Kryeministrit Gruevki

    Isak Ramadani

    Shkup

    E shtunė, 20 Mars 2010


    Sipas nje sondazhi te fundit, shqiptaret e Maqedonise kane humbur besimin tek politika e Kryeministrit te vendit Nikolla Gruevki. 93 % e shqiptarėve janė kundėr dhe vetem me pak se 5% e perkrahin zotin Gruevski. Shume shqiptare shprehen me pesimizem pėr perspektivat e Maqedonise. Kėto ishin rezultatet e sondazhit tė kryer nga Instituti Rejting dhe gazeta maqedonase Dnevnik. Ēeshtjet si eciklopedia maqedonase, projekti 'Shkupi 2014' dhe urdheri per mesimin e maqedonishtes nga klasa e pare e fillores per nxenesit e te gjitha komuniteteve, vleresohen se kane shkaktuar ftohjen e marredhenieve midis komunitetit shqiptar dhe atij maqedonas ne Maqedoni.



    VOA
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 21-03-2010 mė 10:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •