Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 79
  1. #31
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga gloreta Lexo Postimin
    Po s0ni ashtu eshte aman, ngjarje e hidhur shih se si po e perdorin.
    Kam qare me lote femijerie per to ishte hera e pare ne jeten time qe kam pare padrejtesi kaq te madhe. Inati qe me bluante perbrenda kundra Italianve, pastaj Berishes qe nuk mori asnje permase per ti ndihmuar. Ajer lufte, frike ndiheja dita dites. 97 mos ardhsh Kurre!!!


  2. #32
    Citim Postuar më parë nga gloreta Lexo Postimin
    Po s0ni ashtu eshte aman, ngjarje e hidhur shih se si po e perdorin.
    E vertete eshte, te vjen keq se si po e perdorin. Kjo eshte fatkeqesi e dyfishte. Eshte tragjike dhe e hidhur kur humbasin jete te pafajshme, por eshte edhe me e hidhur dhe me indinjuese kur keto jete njerezish perdoren si pretekste per qellime politike. Ky manifestim, vetem homazh per Otranton nuk mund te jete.
    Ku ishin keta ''organizator manifestimesh" per 13 vite me rradhe?! Perse u ''kujtuan" tani kur shqiptaret me ne fund jane ne prag te levizjes se lire, pa viza?! Me ne fundmi po vjen koha qe shqiptaret te mos kalojne me ilegalisht me skafe e anije.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Citim Postuar më parë nga shigjeta Lexo Postimin
    E vertete eshte, te vjen keq se si po e perdorin. Kjo eshte fatkeqesi e dyfishte. Eshte tragjike dhe e hidhur kur humbasin jete te pafajshme, por eshte edhe me e hidhur dhe me indinjuese kur keto jete njerezish perdoren si pretekste per qellime politike. Ky manifestim, vetem homazh per Otranton nuk mund te jete.
    Ku ishin keta ''organizator manifestimesh" per 13 vite me rradhe?! Perse u ''kujtuan" tani kur shqiptaret me ne fund jane ne prag te levizjes se lire, pa viza?! Me ne fundmi po vjen koha qe shqiptaret te mos kalojne me ilegalisht me skafe e anije.
    Tamam, mire e tha shigjeta. Tani ne prag te momentit qe Europa po behet gati te heq sistemin e vizave per vendin tone, dhe kur ne japim provime me u fut ne Erope, Edi me shoqni po bajne protesta. Dhe ketij Edit i shtohet dhe kjo levizje pa kuptim ndersa Astriti me shoke duhet te benin te kunderten: te organizonin nje marshim pershendetje per kete ender te shqiptareve qe po behet realitet dhe qe do beje te mos kete me skafe dhe skafist mafioz, te mos kete me Otranto dhe zoter te Otrantos.

  4. #34
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Behet fjala per anijen plot me Shqiptar qe e permbyten ne mes te detit Italianet ne 97?
    Po sOni, pikerisht per ate... ku u vrane 108 shqiptarë, dhe per 13 vjet neper rruget e Romes, Shoqata "Iliria - Lidhja e emigranteve shqiptarë, Rome", ka denoncuar dhe manifestuar fuqishem (shih, në jutub), ndersa qeverite shqiptare, në vijimesi kane shfaqur nje servilizem te shpifur ndaj te huajve dhe mashtrim e tallje me ne shqiptarët... Si veprojne shtetet e tjera, qeverite e tyre, kur u rrezikohen apo cenohen njerezit e tyre... dhe jo me kur u vriten në kete menyre....???
    Prandaj, Manifestimi i 28 Marsit ora 14, në përkujtim të viktimave të Otrantos dhe gjithë tragjedive shqiptare, është nje denoncim i veçante dhe i fuqishem për politikën dhe qeveritë e këtyre gati 20 viteve, që i shkaktuan Shqipërisë dhe shqiptarëve, skllavëri, grabitje dhe këtë tradhëti të tillë... me veprimet e qendrimet antishqiptare. Ky manifestim, jo nga numeri, por nga menyra e mesazhi që do percjelle, do jetë nje QELLIM I MADH HUMAN, dhe që vetem fillon ketu, pasi do të zhvillohet shpejt, duke qënë i organizuar e i vazhdueshëm, si levizje në emer te Jetes, për të bërë presion të fort mbi çdo qeveri, për REFORMA E DREJTESI REALE...!
    JO PATETIZMIT, PJELLE E SKLLAVERISE PER SHQIPERINE DHE SHQIPTARET...!
    astritkosturi.com

  5. #35
    Me date 28 mars, ne Tirane, prane TVSH(Televizionit Publik Shqiptar)kunder kesaj qeverie kukull dhe te shthurur, qe po shet tek te huajt e privatizon çte munde, kunder interesave te shqiperise.
    Kekojme:

    -Levizje te lire per shqiptaret ne Europe!

    -Ngritje te rrogave dhe pensioneve, er nje jetese sa me dinjitoze te qytetareve tane!

    -Drejtesi per viktimat e tragjedive ne det(ne perkujtim edhe te tragjedise se Otrantos)!!


    BAHKOHUNI ME NE ME 28 MARS ORA 14:00 PRANE TVSH-se KUNDER PADREJTESIVE QE KJO QEVERI PO BEN DHE KA BERE NDAJ POPULLIT SHQIPTAR!!
    Me lart eshte programi i ''manifestimit'' per diten e djele. Ne nje kohe kur
    - Jemi ne prag te miratimit te liberalizimit te vizave (kerkohet nga manifestimi levizje e lire per shqiptaret ne Europe?!)
    - Nje rritje tjeter pensionesh u be efektive vetem majin e 2009 ( kerkohet ngritje rrogash dhe pensionesh ?!)
    - U aprovua perseri memorandumi per skafet, per te ndaluar trafikimin dhe tragjedi si ajo e Otrantos. (me se fundmi po behet dicka, kujtohen per t'i perkujtuar?!)
    Eshte e drejte e gjithsecilit te manifestoj, por te pakten te thone arsyet e verteta, sic jane ne kete rast ato politike, dhe te mos keqperdorin fatkeqesite e njerezve.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    per dardon e astron..

    qeveria berisha eshte bere armike me mafien e skafistave.
    kte ju mire e dini e nuk mundet ta kaperdini.

    berisha pra u a hoqi mjetin (skafet) me te cilin kjo mafi con miletin per itali e pastaj dhe ne thellesi ku i ha peshkaqeni ne qetsi.
    a beri kjo shoqata o astrit or djalo i ri.. me kte rast ndoj gjullurdi me perkrah kte qeveri..per kte veprim plot vendosmeri.. qe kufizon shum tragjedi??

    un per vete gje nuk di..

    e pra kjo tregon ore zotni.. se spo dilni per njerezi.. me u solidarizu me anti-skafi.. qe cojn atje ne thellesi gra e burra e femi.. por shum qarte duket moti.. se po dilni per gjullurdi koti.. me i ra dhe ju burise.. me porosi te roz selise.. se ashtu ju do partia.. ed ruc dade e aldo bar- shyt-orik velia..

    --




    tjeter..

    kjo qeveri nuk eshte kukull por qeveri e zgedhur me voten e shqiptareve.. kte qeveri e quan kukull pikerisht mafia ed ruciste.. qe kte qeveri kerkon ta rrezoje nje or e me pare.. pra pikerisht ata qe nuk u pajtuan me ligjin anti-skaf te berishes..

    pra pa dal akoma ju ne shesh per tju bashkuar falangave kanibale qe po grumbullon ed ruci me velinë.. juve ju dolli boja vec ne lajmerime..

    te shohim cdo na thuash mbas demonstrates..

    ktu jemi..

    po ta them un itinerarin qe do beni...

    posht penxhereve te kryeministrise do ta beni kryengritjen.. e ajo ne lajmerim se gjoja tek tvsh do e beni e tek ambasada.. eshte mashtrim..

    ne fund.. mo co o astro me shoke.. shqiptare te vriten me shqiptare.. me porosi te klos ed rucit..se kjo quhet krim..

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    selia roz ka ne shtab mjeshtor te propagandes..
    lexoni balkan webin qe eshte degze e ketij shtabi..
    vini re se si kur eshte pun grekesh fabrika karlo bollinse e propagandes nuku gjen asnje seli rozi-st te komentoje..

    interesant..

    godon e gjejn e te tjere.. kurse ed rucin per cudi nuk e kerkojne te jape dekllarata..

    --
    pra nje kombinacion ..
    astritat me nje krah me italane.. ca te tjere m greke.. ca te tjere me qeverrine.. e te gjitha.. qe ..te rrezojne salinë..

    ..
    pra mishi (saliu) te digjet.. po helli (edvinua) me grek e italan te mos prishet..

    e ki godo hajvani si nuku i tha njëhere ketyre kamero mikrfon-xhijve..qe..po dale mo djema -- e mantenuta te medias edvine ..pse gjithmone mua me gjeni qe te shaj geket e edvinon kurre uku e shqetsoni..
    gomari plak..

    vini re .asambleja e ps-se mblidhet po nuku diskuton fare pune greke..
    hmm nuk e ha saqo ed ruc dade bregu kte..
    miku mbahet nen zhaqete..

    tja derdhim e gjitha ne koke berishes.. eshte taktika.. edhe grekun dhe italanin dhe falangat gjoja anti otranto.. edhe...edhe.. ctu zej dora..

    duket mendja e ramizo nexhove te komitet qendrorit ne kte skenar edrucoist..



    .


    ---------










    Ushtria greke: Shqiptarëve
    do tu derdhim gjakun,
    Protesta ne Tirane
    Protesta do te organizohet sot paradite ne oren 11.00 para ambasades greke, si reagim kundër skandalit ne Athine. Ushtria greke lëshoi thirrje antishqiptare gjatë paradës për per festën Kombëtare të Greqisë.
    » Godo: Nuk është hera e parë, Athina te reagoje
    » Idrizi: Parada antishqiptare, shpërblimi që morëm pas marrëveshjes
    » Krisohoidhis: Hetim urgjent për thirrjet raciste
    » Meta: Dënoj incidentin me ushtarët grekë

    VIDEOAnaliza

    Asambleja e PS, sot zyrtarizohen protestat

    NGA: DARINA TANUSHI

    TIRANE- Socialistët vendosin sot, në Asamblenë Kombëtare për nisjen e protestave dhe për marrëdhënien me Parlamentin. Mes deputetëve të PS-së edhe dje ka pasur mendime të ndryshme sa i përket qëndrimit ndaj Kuvendit, ndaj pritet që edhe sot, në mbledhjen e Asamblesë të shfaqen sërish tri linja. Njëra linjë është ajo që u shpreh nga kryetari i PS-së, Edi Rama dhe kryetari i grupit parlamentar, njëherësh edhe kryetar i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi. Sipas këtij qëndrimi, PS-ja do të vendosë një marrëdhënie të kushtëzuar me Parlamentin, duke marrë pjesë në seancat plenare vetëm për të shprehur qëndrimin e tyre për transparencën e zgjedhjeve dhe hapjen e kutive të 28 qershorit. Paralelisht me këtë, PS-ja sipas kësaj linje, të vijojë edhe protestat në rrugë. Nga ana tjetër është linja radikale që është përkrahur nga disa deputetë të rinj, sipas të cilëve, PS-ja nuk ka përse të hyjë në Kuvend, për sa kohë i ezauroi kërkesat dhe përpjekjet e saj për të ofruar një zgjidhje për krizën. Dhe, e fundit mbetet sërish linja që përkrahet nga deputetët e Lëvizjes për Mendim Ndryshe. Arben Malaj ka qenë ai që ka bërë publik mendimin e tij, pas mbledhjes së grupit, se tashmë duhet një jetë e rregullt parlamentare si edhe një riorganizim i jetës partiake. Edhe dje, Malaj deklaroi gjatë një interviste televizive se, “në PS nuk duhet të gjejnë akses në rritje individë apo mentalitete të cilët mendojnë se rruga më e mirë për t’u imponuar është radikalizimi i PS”. Kjo, sipas Malajt, do të jetë strategjia më dritëshkurtër dhe më afatshkurtër. “Fakti që ne shkojmë thjesht për të bërë një debat, apo rasti më i keq dje, që shkojmë për të prezantuar një qëndrim 5 minuta dhe pas asaj largohemi nga Parlamenti i vendit tonë, nuk mendoj se bojkoti ka përfunduar”, - tha Malaj. Nga ana tjetër, deputetja Arta Dade tha se, “nuk kemi ardhur ende në momentin kur Kuvendi së bashku me opozitën duhet të votojë ligje të cilat janë vërtet vitale për proceset integruese, por sigurisht për proceset integruese pikësëpari duhet të mendojë vetë maxhoranca”. Ndërsa në një konferencë shtypi, Dade i bëri thirrje kryeministrit Berisha që të reflektojë. “Sali Berisha dhe pushteti i tij i kanë lënë vetëm një zgjidhje popullit opozitar: protesta deri në largimin e këtij njeriu, që Shqipërisë nuk i ka ofruar dhe nuk mund t’i ofrojë asnjë alternativë”.
    Protestat e Kongresi
    Asambleja e PS-së është thirrur sot për të diskutuar vetëm për situatën politike. Do të bëhet një analizë e situatës së deritanishme dhe pritet të caktohet fillimi i protestave popullore, duke nisur nga rrethet. Është menduar që nga java e tretë e prillit, diku rreth datës 20 prill, të jetë një protestë e madhe në Tiranë. Ndërkohë, mendohet që kjo Asamble të thërrasë Kongresin e partisë, i cili këtë herë do të jetë kongres statutor. Burimet nga PS-ja bënë të ditur se, mbledhja e sotme e Asamblesë që nis rreth orës 11:00, nuk do të marrë në diskutim ndryshimet në statut apo në programin e partisë, të cilat do t’i lihen një tjetër asambleje në javët në vijim, para kongresit.
    (GSH/Balkanweb)




    Ushtria greke: Shqiptarëve do tu derdhim gjakun, Protesta ne Tirane



    ATHINE- Një sërë organizatash joqeveritare kanë paralajmuar protestë në Tiranë si reagim kundër skandalit me ushtrinë greke të cilët lëshuan thirrje antishqiptare gjatë paradës për per festën Kombëtare të Greqisë para Presidencës. Parada u zhvillua më 25 mars, dhe ushtarët grekë thirrnin në kor “Grek lind, nuk bëhesh kurrë, gjakun tënd do të derdhim, mor derr shqiptar”. Videoja u publikua nga mediat helene.

    Protesta do të nisë sot paradite në orën 11.00 para ambasadës greke në Tiranë dhe do të denoncojë koret raciste dhe ksenofobe të ushtarakeve grekë. Skandali ngjalli dhe reagimin e qeverisë shqiptare. Ministri i Jashtëm Ilir Meta i quajit skandaloze dhe të dhunshme thirrjet e ushtarëve “Grek lind, nuk bëhesh kurrë, gjakun tënd do të derdhim, mor derr shqiptar” dhe kërkoi dënimin e autorëve.

    Në një deklaratë të ministrit grek të Mbrojtjes deklaroi se ka nisur hetimi për thirrjet raciste dhe për personat që kënduan gjatë paradës. Ai shtoi se është pezulluar nga puna oficeri i kontingjentit 36 zhytës.

    Në ditën kur parlamenti shqiptar miratonte ligjin për ngritjen e varrezave të ushtarëve greke në vendin tonë, në paradën e ushtrisë greke në 25 mars, Ditën e Festës Kombëtare këndohej në kor kundër shqiptarëve. Fyerjet dhe kërcënimet e rënda u thanë përpara Presidentit Papulias.
    Dy vjet më parë, pikërisht në Festën Kombëtare të Greqisë, trupat speciale të marinës greke kanë shokuar opinion publik me thirrjet kundra shqiptareve
    ndërsa parakalonin perpara politikaneve greke.

    Ushtria greke: Shqiptarëve do tu derdhim gjakun
    Skandal me përmasa të papranueshme në Greqi. Forcat Speciale të ushtrisë greke fyejnë rëndë shqiptarët duke kërcënuar madje me pirje gjaku. Ngjarja me thirrje dhe përmasa raciste ka ndodhur dje gjatë parades per festën Kombëtare të Greqisë para Presidencës.“Grek lind, nuk bëhesh kurrë, gjakun tënd do të derdhim, mor derr shqiptar” – janë thirrjet e thena ne korr.

    Lajmi u bë publik nga gazeta e madhe greke “Elefterotipia”, sipas së cilës thirrjet skandaloze erdhën dje në qendër të Athinës, jo nga anëtarët e demonstruesve Hrisi Avgji, por nga Forcat Speciale zhytëse në Universitetin e Shën Konstandinit në paradën zyrtare ushtarake të 25 marsit.
    Në mes të Athinës vazhduan edhe thirrjet rrënqethëse: “Do të bëhet kasaphanë, pastaj do të hakmerrem, kur të adhuroni kishën edhe kryqin”.

    Më tej vijuan dhe frazat për ne shqiptarët dhe për fqinjët e tjerë: “U thonë shkupjanë, u thonë shqiptarë, rrobat e mia do të qep me lëkurën e tyre”.
    Dëshmitarët treguan se thirrjet u përkrahën edhe nga njerëz të politikës greke të cilët ndoqën paradën ushtarake së bashku me qytetarët grekë. “Një prej burrave politikanë, madje u priu Forcave Speciale duke thirrur dhe ai së bashku me ta e duke i paraprirë atyre me thirrje i pari”, raportoi sot “Elefterotipia”.

    E gjitha kjo ndodhi ndërkohë që parada ndiqej në rrugë nga familjarë emigrantë që ishin mbledhur me dhjetëra, pjesa më e madhe e tyre, shqiptarë, të cilët shumë prej tyre shtruan pyetjen: “Pse kaq urrejtje ndaj nesh”.

    Përpara pak kohësh gazeta greke "Ta Nea" publikoi një video të ngjashme të ushtarëve greke të cilët stërviteshin duke kënduar në korr një këngë me përmbajtje të theksuar antishqiptare e antiturke."I shikoni ata, i quajnë shqiptarë, litarë do të bëjmë me zorrët e tyre. I shikoni ata, quhen turq, opinga do bëjmë me lëkurën e tyre...". ishte një ndër tekstet e këngëve që këndohej gjatë marshimit.
    (m.a/BalkanWeb)

    ---


    bukur po e nisin 97 ten kanibalet.. kte radhe..

    te shohm a kupton gje saliu i ngrate.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 27-03-2010 më 05:39

  8. #38
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    salis "i ngrate" eshte sherbetori me i bindur, me i urte i grekeve ... vetem e vetem qe te rrije ne karrigen e pusht-etit xhahil qe ka ngritur rreth vetes ...

    varrezat ia lejoi, edhe me ligj, per ushtrine "çlirimtare" greke per vorio-epirin e pushtuar nga talianet ... edhe ate kufirin detar kerkon ta çoje atje ku e duan greket ... edhe te shkalluarin bollano, qe nxitet nga greket, ne astar e mban, si dikur teseren e ppsh ...

    salis eshte e keqja e ketij vendi, e ketij populli, e ketij kombi ...

    xhahilat e vegjel qe e rrethojne, ashtu si ia bene ramizit, ashtu do ta gjeje edhe "i ngrati" salis ...

    jepini xhahila te shekullit dy xixa me ni I ...

  9. #39
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anëtarësuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Sot, e djelë, më 28 Mars ora 14, para televizionit shqiptar (qeveritar e te felliqur), fillon manifestimi i organizuar nga Shoqata Iliria - Lidhja e emigranteve shqiptarë - Rome, në përkujtim të viktimave të Otrantos dhe gjithë tragjedive shqiptare. Ky, është nje denoncim i veçante dhe i fuqishem për politikën dhe qeveritë e këtyre gati 20 viteve, që i shkaktuan Shqipërisë dhe shqiptarëve, skllavëri, grabitje dhe këtë tradhëti të tillë, me deme te medha... me veprimet e qendrimet antishqiptare. Ky manifestim, jo nga numeri, por nga menyra dhe mesazhi që do percjelle, do jetë nje QELLIM I MADH HUMAN, dhe duhet ditur, se vetem fillon ketu, pasi do të zhvillohet shpejt, duke qënë i organizuar e i vazhdueshëm, si levizje në emer te Jetes, për të bërë presion të fort mbi çdo qeveri, për REFORMA E DREJTESI REALE...!
    JO PATETIZMIT dhe servilizmit të qeverive, PJELLE E SKLLAVERISE PER SHQIPERINE DHE SHQIPTARET...!
    Sigurisht, që medaiat kane heshtur dhe do ta çensurojne kete manifestim, që tregon se shteti eshte vete krimi, dhe se viktimat jane heronjte e rënë per shkak te masakrave shteterore. Po edhe partite, do te heshtin dhe nuk do e pelqejne, ndoshta u intereson edhe ta sabotojne, por rruga e humanizmit eshte e pakthyeshme!
    Jeni te mirepritur, ta ndiqni dhe ta gjykoni!
    astritkosturi.com

  10. #40
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    28 Mars, diten e djelë, ora 14.00para Tvsh në perkujtim të viktimave të Otrantos...!
    Une e perkrahe nje inciative te tille...

Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •