
Postuar më parë nga
DYDRINAS
Në Itali, 57 % e shqiptarëve të natyralizuar në votime parapëlqejnë Berlusconin
20-03-2010
Gazeta 55
Lombardi - Kemi 64 mijë të huaj që janë natyralizuar si italianë, që më datën 27 dhe 28 mars do të shkojnë në votime për administratat rajonale. Shumica do të votojë qendrën-Djathtë (PDL) të kavalierit, Silvio Berlusconi. Në veçanti, emigrantët nga Shqipëria, Rumania, Rusia, Moldavia dhe Ukraina, kanë shprehur synimin për të votuar Berlusconin si përfaqësues të tyre, madje me një shumicë plebishitare. Gjithçka është zbuluar nga një kërkim shkencor i fondacionit italian ISMU (Nismat dhe studimet mbi kulturën shumë-etnike), e cila grumbulloi orientimin politik të mbi një milion të huajve që jetojnë në krahinën e pasur të Lombardisë, duke përfshirë këtu edhe ata 153mijë të parregullt pa dokumente, që vetëm në Milano dhe periferi janë 69 mijë. Nga ky gjurmim del se “shtetasit e Europës Lindore, veçanërisht ata që sapo kanë hyrë në Komuniteti Europian, janë më të ndjeshëm ndaj pozicioneve të Djathta”, konfirmon Alessandro Menonna, studiues në fondacionin ISMU. Ndodh që për 169 mijë rumunë që jetojnë në Lombardi, mes Milanos dhe provincës janë rreth 45 mijë, dhe rreth 64 për qind e tyre do të votonin për shumicën aktuale. Kështu që, do të votojnë në të njëjtën mënyrë - sipas ISMU - për 61 përqind e rusëve, 57 përqind e shqiptarëve, 56 për qind e moldavëve dhe 55 përqind e Ukrainasve. Ndonëse “kjo vlen edhe për emigrantët aziatikë - vazhdon eksperti - në veçanti kinezët, shumica e të cilëve do të votojnë apo në qoftë se do të kishte mundësi të votonin do të zgjidhnin të Djathtën e popullit të Lirisë”.
Për të shpjeguar pse ka mbetur ekuacionin i barazimit midis emigrantit dhe të Majtës, çka është vetëm një iluzion, se pse nuk merren parasysh disa faktorë. “Shtetasit e Europës Lindore kanë një të kaluar të afërt komuniste, dhe pastaj vuajnë nga një nevojë të fortë për t’u kundërvënë forcave të Majta, në përgjithësi - vazhdon Menonna. Gjithsesi kaq sa thamë nuk është e mjaftueshme për të shpjeguar këtë dukuri. Duhet të kuptohet, në fakt, që emigrantët që banojnë në vendin tonë për shumë vite dhe tani janë integruar dhe punojnë në punë apo edhe persona të biznesit, kanë tendencën të distancohen emigrantët e fundit ose distancohen nga grupet kriminale brenda komunitetit të tyre. Pra, ndihen më afër partive politike më të ashpra nga kjo pikëpamje”.
Kjo shpjegon edhe një dukuri tjetër. Spostimi i “votimit nga e Majta tek e Djathta”, ka ndodhur në pak vite. Në të vërtetë “kur emigrantë mbërrijnë në vendin tonë ata janë më afër qëndrimeve të së Majtës” - vazhdon eksperti. Në shumicën e rasteve ata nuk kanë një leje qëndrimi dhe kështu që punojnë ilegalisht në të zezë. Kështu që në fillim ndiem më afër pozicioneve të atyre partive që kanë një vëmendje pozitive ndaj emigrantëve. Megjithatë, koha kalon, dhe po ata të njëjtit njerëz ndryshojnë orientimin e tyre politik. Ndjehen më të integruar, ndaj janë kundër qasjeve të buta, dhe preferojnë një qëndrim më konservator.
Afërmendsh kjo shpjegon pse kinezët preferojnë të votojnë djathtas - shpjegon eksperti Menonna. Bashkë me integrimin gjithashtu rriten edhe të ardhurat, dhe kjo është një tjetër
faktor i rëndësishëm që ndikon në preferencat ndaj partive të Qendrës së Djathtë. Opozita aktuale mbetet "bastion" i preferencave të emigrantëve afrikanë dhe atyre pa dokumente. Sipas të dhënave të kërkimit shkencor të fondacionit ISMU, do të votonin për të Majtën rreth 72 përqind e senegalezëve, 68 përqind e algjerianëve, 65 përqind e tunizianëve, 64 përqind e marokenëve dhe 62 përqind e ganezëve.
(Il Giornale)
Krijoni Kontakt