Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    Nuk ka faj pasqyra kur e Maska e Renato196
    Anėtarėsuar
    12-11-2010
    Vendndodhja
    Shqiperi Elbasan
    Postime
    47
    Citim Postuar mė parė nga Izadora Lexo Postimin
    Me falni per sinqeritetin por kjo sikur eshte thirje per harakiri .
    Falenderim i takon vetem Allahut, qe me vdekjen ua uli kokat tiraneve dhe te pafeve! A nuk e di se besimtari i vertete eshte ai qe e pret me gezim takimin me Zotin e vet, Krijuesin e vet ?

  2. #12
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Jeta e varrit, pėr njerėzit e ndershėm


    Siē dihet, varri ėshtė stacioni i parė i udhėtimit nė Botėn tjetėr. Nga vetė natyra, njeriu e urren varrin dhe jetėn nė tė. Por, gjatė kėsaj teme, ne do tė zbulojmė gjėra tė cilat e bėjnė jetėn e varrit tė bukur pėr besimtarin.

    Edhe pse nė fund tė fundit ai ėshtė varr, Zoti e kthen atė nė njė kopėsht parajse pėr ata qė i janė frikėsuar Zotit, e kanė ruajtur veten nga harami dhe kanė vepruar punė tė mira.

    Profeti ( salAllahu alejhi ue selam) i kėshillonte besimtarėt e parė, njėkohėsisht dhe neve, qė varret t'i vizitojmė shpesh. Vetė gruaja e tij, Aisheja, tregon qė Profeti ( salAllahu alejhi ue selam) i vizitonte tė vdekurit e varrezave "Beki" shumė shpesh. Kjo varrezė, ndodhej shumė pranė shtėpisė ku banonte Profeti ( salAllahu alejhi ue selam).

    Sa herė qė shkonte tė vizitojė varrezat, Profeti ( salAllahu alejhi ue selam) u drejtohej tė vdekurve me kėtė fjalė pėrshėndetėse: "Paqja e Zotit qoftė mbi ju, o banorė besimtarė tė kėtij vendi. Ju keni keni ardhur kėtu para nesh dhe nė dashtė Zoti, edhe ne do u bashkangjitemi."

    Me kėto fjalė, sikur Profeti ( salAllahu alejhi ue selam) kėrkon tė na dėrgojė njė mesazh: Edhe pse janė tė vdekur, ata janė njerėz si ne, jetonin dhe kėnaqeshin me tė mirat e kėsaj bote. Ndryshimi ėshtė se ne jemi tė gjallė, ndėrkohė qė ata kanė vdekur. Prandaj nuk ka pėrse tė kemi frikė prej tyre.

    Nė fund, Profeti ( salAllahu alejhi ue selam) shtonte: "O Zot! Na fal neve dhe banorėt e varrezės Beki!"

    Rreth jetės sė varrit, thotė dijetari i njohur Hasan El-basri: "Krijesat kurrė nuk kanė parė si dy netė: Nata e parė ėshtė nata kur do tė ngrysesh nė varr. Kurse nata e dytė ėshtė nata e nesėrme, nata e ringjalljes nė Ditėn e Kijametit."

    Kėshtu, sipas Hasan El-basri, nata e parė ėshtė ajo natė kur do tė befasohesh me takimin e dy melekėve tė llogarisė nė varr. Ndėrkohė qė nata e dytė fillon me ringjalljen dhe marrjen e librave nė dorėn e djathtė ose tė majtė.

    Padyshim qė njerėzit e mirė dhe tė ndershėm, do tė jenė nė shoqėrinė e melekėve, tė cilėt i pėrgėzojnė me xhenet dhe kėnaqėsi tė pėrhershme.

    Thotė Zoti nė Kuranin famėlartė: "A ėshtė njėlloj si ai qė Allahu ia ka hapur kraharorin pėr tė pranuar Islamin, duke qenė kėshtu nė dritėn e Zotit tė vet." (Zumer 21)

    "O ju qė besuat, ruajuni Allahut dhe besoni nė tė Dėrguarin e Tij (Muhamedin), se Ai do t’ju dhurojė pjesė tė dyfishtė nga mėshira e Vet, do t’ju japė dritė, me ndihmėn e sė cilės do tė ecni dhe do t’ju falė; Allahu ėshtė Falės dhe Mėshirėplotė." (Hadid 28)

    "A barazohet i vdekuri qė Ne e ngjallėm dhe i dhamė dritė me tė cilėn ecėn midis njerėzve, me atė qė ėshtė nė errėsirė e nuk mund tė dalė prej saj?! Kėsisoj, jobesimtarėve u duken tė bukura veprat qė bėjnė." (En'am 122)

    Nata e parė nė varr, do tė jetė nata mė e bukur pėr besimtarėt dhe njerėzit e ndershėm, pasi do tė jenė nė zijafetin e Allahut tė madhėruar.

    Nė njė hadith, Profeti ( salAllahu alejhi ue selam) thotė: "I vizitoni varret, pasi ato u kujtojnė jetėn tjetėr."

    Sa herė qė tė shohėsh njė xhenaze, ėshtė mirė qė t'a shoqėrosh, t'i falesh xhenazen dhe tė presėsh derisa tė pėrfundojė varrimi. Shpėrblimi i njė vepre tė tillė, ėshtė shumė i madh. Profeti ( salAllahu alejhi ue selam) thotė: "Kush shoqėron njė xhenaze derisa varroset, do tė kthehet me shpėrblim sa dy male."

    Disa fakte dhe njohuri rreth tė vdekurve nė varre.

    1 – Tė vdekurit nė varre i dėgjojnė tė gjallėt. Njė ndėr argumentet pėr kėtė, ėshtė se Profeti ( salAllahu alejhi ue selam) na ka urdhėruar qė kur tė vizitojmė njė varrezė, tė themi:"Paqja qoftė mbi ju banorė tė kėtij vendi!"

    Pasi muslimanėt fituan nė betejėn e Bedrit, Profeti ( salAllahu alejhi ue selam) u foli kufomave tė jomuslimanėve tė vrarė, duke u thėnė: "A e gjetėt tė vėrtetė premtimin e Zotit, pasi unė e gjeta tė tillė..."

    Umeri ndėrhyri dhe e pyeti: "A tė dėgjojnė o i dėrguar i Allahut?!"

    Profeti ( salAllahu alejhi ue selam) ia ktheu: "Pėr Zotin ti nuk mė dėgjon mė mirė se ē'mė dėgjojnė ata!"

    Nė njė hadith tjetėr tė transmetuar nga Buhariu, thuhet se kur familja e tė vdekurit shkojnė nė varreza pėr tė vizituar tė afėrmit e tyre, tė vdekurit i dėgjojnė hapat e tyre.

    2 – I vdekuri ngushėllohet dhe gėzohet kur tė afėrmit e tij tė gjallė e vizitojnė varrin e tij dhe luten pėr tė.

    Para se tė vdesė, Amr ibnul As, i porositi familjarėt e tij: "Pasi tė mė keni varrosur, qėndroni afėr varrit tim, pasi e kam qejf t'ju ndjej pranė."

    3 – Veprat e tė gjallėve, u tregohen dhe tė vdekurve nga familjarėt. Veprat tona tė mira, i gėzojnė tė vdekurit, ndėrkohė qė veprat e liga i zemėrojnė dhe dėshpėrojnė.

    4 – Shpirtrat e njerėzve tė mirė dhe tė ndershėm, e vizitojnė njėri-tjetrin nė varr. Prandaj, i dėrguari i Zotit i varroste njerėzit e dashur pranė njėri-tjetrit, ashtu siē bėri me Amru ibnul Xhemuh dhe Abdullah ibnu Hiram.

    Thotė Profeti ( salAllahu alejhi ue selam) rreth xhenazes sė njerėzve tė mirė: "Kur xhenazeja vendoset nė tabut dhe e mbajnė njerėzit nė krahė, nėse ka qenė njeri i mirė thotė:"Mė shpejtoni mė shpejtoni pėr nė varr."

    Kjo, pasi ky njeri, menjėherė pas vdekjes ka filluar tė shohė dhe konstatojė nderimet qė i janė pregatitur nga Zoti.

    Personi qė e vendosi imam Buhariun nė varr, tregon: "Kur e vendosa nė varr, ndjeva qė era misk (lloj parfumi) kishte mbushur varrin."

    Disa njerėz tė mirė thonė qė varri flet!!! Por si mund tė flasė varri dhe ēfarė thotė?

    Kur njė njeri i mirė ndėrron jetė dhe varroset, varri i thotė: "Edhe kur ishe gjallė, ti ke qenė njė ndėr njerėzit mė tė dashur pėr mua. Tashmė qė je brenda meje, je akoma mė i dashur."

    Varri i don njerėzit e mirė, pasi ata i don vetė Zoti i madhėruar.

    Nė fakt, varri i njė njeriu tė mirė dhe tė dashur tek Zoti, nuk do tė jetė ajo gropė qė ne e shohim, por do tė jetė pallat.

    Vetė Profeti ( salAllahu alejhi ue selam) e pėrshkruan varrin e njerėzve tė mirė si lulishte nga lulishtet e xhenetit.

    Kur i vdekuri vendoset nė varr, ai i dėgjon zhurmat e hapave tė njerėzve qė largohen. Atėherė i vijnė dy melekė, Munker dhe Nekir, tė cilėt e pyesin rreth Zotit, fesė dhe profetit qė ka besuar.

    Nėse ėshtė njeri i mirė, ai do tė pėrgjigjet pa u hezituar: "Zoti im ėshtė Allahu, feja ime ėshtė Islami dhe profeti im ėshtė Muhamedi ( salAllahu alejhi ue selam) ."

    Ėshtė mirė qė secili prej nesh t'a lusė Zotin dhe tė thotė: "O Zot! Mė bėj tė qėndrueshėm nė dashurinė qė kam pėr Ty, pėr fenė Tėnde dhe pėr profetin Muhamed ( salAllahu alejhi ue selam) O Zot! Mė bėj tė vdes duke zbatuar dhe respektuar sheriatin Tėnd!"

    Kur robi i mirė u pėrgjigjet pyetjeve tė dy melekėve, ata do i thonė: "Ne e dinim qė ti do tė pėrgjigjeshė drejt. Ti ke jetuar me Zotin dhe ke respektuar ligjet e Tij dhe kėshtu ke vdekur."

    Atėherė do dėgjohet njė zė nga lart: “Robi Im tha tė vėrtetėn, prandaj ia shtroni varrin me shtresat e xhennetit dhe i hapni njė dritare ku tė shikojė vendin e tij nė xhennet. "Prej aty ai do tė shijojė aromoėn dhe pamjet e mrekullueshme tė xhenetit.

    Mė pas i vjen njė burrė me rroba tė bardha dhe fytyrė tė bukur, tė cilin e pyet: “Kush je ti, pasi nga fytyra ngjan sikur je njeri i mirė?” “Unė jam puna jote e mirė” -do t’i pėrgjigjet- Pėr Zotin ke qenė i shpejtė nė bindje dhe adhurimin e Zotit dhe i avashtė nė thyerjen e urdhėrave tė Tij. "

    Mė pas do fillojė t’i lutet Zotit, duke thėnė: “O Zot! Shpejtoje kiametin, qė tė takohem me familjen dhe fėmijėt.”

    Vepra qė i bėjnė dobi tė vdekurit.

    Duke qenė se secili prej nesh ka tė afėrm qė i kanė vdekur, ėshtė mirė qė tė kemi njohuri rreth atyre veprave qė mund t'ju bėjnė dobi nė varr.

    Njė ndėr kėto vepra ėshtė edhe lutja e sinqertė. Sa herė qė tė lutesh pėr dikė, melekėt luten pėr ty duke thėnė:"Zoti tė dhashtė edhe ty si kjo qė lutesh."

    Ėshtė mirė, madje ėshtė detyrė, qė nėse i vdekuri ka lėnė ndonjė ditė pa agjėruar nga ramazani, tė afėrmit e tij t'a agjėrojnė dhe t'ia shlyejnė. Gjithashtu, nėse ai ka ndonjė borxh tė pashlyer, duhet t'ia shlyejnė.

    Njė vepėr tjetėr e mirė ėshtė edhe dhėnia sadaka, mėsimi i tė paditurve, dhurimi i Kuranit, dhėnia ujė tė eturve etj...

    Thotė Profeti ( salAllahu alejhi ue selam) : "Kur njė njeri ndėrron jetė, i ndėrpritet shpėrblimi i veprave qė punonte, pėrveē tre gjėrave:"Njė sadaka rrjedhėse, njė dije nga e cila pėrfitojnė tė tjerėt dhe njė fėmijė i cili lutet pėr tė."

    Nė fund tė kėsaj teme, unė dua t'ju kėshilloj qė tė shkoni shpesh dhe t'i vizitoni varret. Teksa qėndroni atje, ėshtė mirė tė kujtoni Ditėn kur do tė ndaheni nga kjo jetė, tė kujtoni jetėn e varrit, ditėn e ringjalljes dhe paraqitjen para Zotit tė madhėruar.

    Vizita e varreve e pastron zemrėn e njeriut dhe e afron atė me Zotin. Vizita e varreve ia shton njeriut dėshirėn pėr vepra tė mira, pėr tė ndihmuar tė vobektėt etj...
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •