Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Martirët e parë të Krishterimit në Dardani

    Martirët e parë të Krishterimit në Dardani!



    E gjithë feja krishtere lidhet drejt për së drejti me Shën Palin Apostull. Kjo shihet më së miri te fjalët e Shën Palit apostull: “Kështu prej Jerusalemit rreth e përqark e deri në Ilirik e kam kryer plotësisht detyrën time të përhapjes së lajmit të gëzueshëm mbi Krishtin”. Pra kështu mund të thuhet se Iliria është një ndër vendet e para në Evropë që e përqafoi fenë Krishtere.

    Tertuliani (200- 206) shkruan për përhapjen e përgjithshme të krishterimit qysh në atë kohë, duke theksuar se ai ka depërtuar edhe të dakët, që më tej kalon edhe në Dardani që në atë kohë quhej Mezi në kufi me Dakinë. Këto fragmente së paku sa i përket Dardanisë, sikur e gjejnë kuptimin e vërtetë të fjalët e tjera të Shën Palit ”Sepse prej jush është lëvruar fjala e Zotit, jo vetëm nëpër Maqedoninë e Vjetër dhe Akaje, por edhe nëpër çdo vend tjetër është përhapur besimi i juaj në Zotin.” Sikurse shumë vende të tjera, edhe Dardania qysh prej fillimit i ka pasur martirët dhe shenjtërit e saj të cilët me jetën e vet e kanë dëshmuar besimin e krishterë. Mirëpo fatkeqësisht kemi shumë pak dokumente të ruajtura. I kemi emrat e katër martirëve dardanë: Florit, Laurit, Prokulit dhe të Maksim-it. Ndërsa në Romë janë ruajtur vetëm emrat e dy të parëve, ku përmendet edhe atdheu i tyre Dardania dhe vendi i martirizimit, Ulpiana.

    Me profesion ishin skulptorë, ndërsa mësuesit e tyre ishin të krishterë, Prokuli dhe Maksimi. Si duket këta ishin vëllezër binjakë. Në fillim i kremtonin si shenjtër që të katërtit, si në Lindje ashtu edhe në Perëndim, ndërsa më vonë, në bazë të grekëve Menej dhe Sinaksar, përmenden vetëm Flori dhe Lauri.

    Pas martirizimit të mësuesve të tyre të cilët e dëshmuan Krishtin, të dy vëllezërit e panë Kostandinopojën dhe erdhën në Ilirik, ku duke i hulumtuar disa xeherore për qeveritarin, merreshin edhe me zejet e veta. Atëherë ai i drejtoi te Licini, i cili iu dha të holla për t’u ndërtuar një faltore idhujve. Ata ua shpërndanë këto të varfërve dhe pastaj e ndërtuan faltoren. Para përfundimit të faltores, ata vetë i thyen idhujt dhe faltoren ia kushtuan Krishtit. Kur dëgjoi për këtë Licini, i hodhi në një pus të thellë, në të cilin ia dorëzuan shpirtin e tyre Zotit. Sipas dorëshkrimeve të vjetra të cilat i citon Farlati, vdekjen e tyre martire e përjetuan në kohën e perandorit Hardinan 117-138. Sipas disa dorëshkrimeve greke, këta u jepnin të varfërve të shumtë krejt fitimin e vet duke u ndihmuar sipas frymës së Ungjillit. Këta të varfër i ndihmuan Florit dhe Laurit për të rrënuar idhujt që u bën gati për t’u vendosur në faltore, të cilën ia kushtuan Krishtit. Administratori i Dardanisë urdhëroi që të vriten, pikërisht të digjen, ashtu si lexojmë: “Në të njëjtën ditë turma e shenjtë që i theu idhujt, qe hedhur në zjarr”.

    Në kohën e sundimit të Konstandinit të Madh u gjetën eshtrat e Shën Laurit dhe Shën Florit të cilët u bartën në Kostandinopojë. Atje i vendosën në Kuvendin e Shëlbuesit të gjithëpushtetshëm në afërsi të Kishës së Shën Filipit apostull. Nga burimet e njohura deri më tani nuk mund të dimë nëse ka pasur ndonjë faltore që u është kushtuar martirëve dardanë, reliktet e të cilëve kishin pushtuar në Ulpianën e dikurshme vetëm një kishë sa kemi njohuri ne Grazhdanik (filjala e famullisë së Prizrenit).


    Perandori Justinian me origjinë ilire
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. #2
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Niketa Dardani


    Në hapësirën e iliro-shqiptarëve u formuan edhe disa personalitete që themeluan letërsinë e krishterë të ritit romak.

    Kryelutja mijëvjeçare e krishtërimit perëndimor "Ty zot të lavdërojmë" - "Te Deum Laudamus", e cila u kompozua nga shën Niketa i Dardanisë (ose shën Niketa i Remesianës), u përhap në disa variante në Europën Perëndimore pas vitit 525 dhe është edhe sot një prej vlerave kryesore të krishtërimit. Sipas burimeve serioze të arkeomuzikologjisë, duke përfshirë ato britanike, franceze dhe italiane, Niketa ka shkruar se "ishte dardan" ("dardanus sum"). Ndërsa përkthimi i parë i Biblës prej hebraishtes në latinishte, i njohur me emrin "La Vulgata", u arrit në vitin 405, nga një ilir tjetër i shenjtëruar, Jeronimi i Eusebit (Hieronymus, i mbiquajtur edhe "shën Gjeri") . Shën Niketa dhe shën Jeronimi, që pasuruan kulturën e krishtërimit të Perëndimit, patën bashkëkohës e pasues që dhanë të njëjtën ndihmesë historike për pasurimin e letërsisë së krishtërimit lindor, përmes përkthimeve në greqishte të vjetër të ungjijve në dorëshkrimet e tipit "kodik".


    Te Deum

    Te Deum laudamus: te Dominum confitemur.
    Te aeternum Patrem omnis terra veneratur.
    Tibi omnes Angeli; tibi caeli et universae Potestates;
    Tibi Cherubim et Seraphim incessabili voce proclamant:
    Sanctus, Sanctus, Sanctus, Dominus Deus Sabaoth.
    Pleni sunt caeli et terra maiestatis gloriae tuae.
    Te gloriosus Apostolorum chorus,
    Te Prophetarum laudabilis numerus,
    Te Martyrum candidatus laudat exercitus.
    Te per orbem terrarum sancta confitetur Ecclesia,
    Patrem immensae maiestatis:
    Venerandum tuum verum et unicum Filium;
    Sanctum quoque Paraclitum Spiritum.
    Tu Rex gloriae, Christe.
    Tu Patris sempiternus es Filius.
    Tu ad liberandum suscepturus hominem, non horruisti Virginis uterum.
    Tu, devicto mortis aculeo, aperuisti credentibus regna caelorum.
    Tu ad dexteram Dei sedes, in gloria Patris.
    Iudex crederis esse venturus.
    Te ergo quaesumus, tuis famulis subveni: quos pretioso sanguine redemisti.
    Aeterna fac cum sanctis tuis in gloria numerari.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •