Prishtinë, 21 mars - “Nuk do të ketë unifikim të teksteve shkollore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë”, ka bërë të ditur ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj. Ai ka thënë se marrëveshja e nënshkruar në fushën e Arsimit ndërmjet dy shteteve ka të bëjë me ngritjen e cilësisë në kuadër të programeve arsimore të Bashkimit Evropian dhe se këto bashkëpunime do të vazhdojnë edhe me shtete të tjera të BE-së. Sipas Hoxhajt, Kosova është shtet i pavarur dhe ka sistemin e vet arsimor dhe se bashkëpunimet në fushën e arsimit për ngritjen e cilësisë së arsimit do të vijojnë edhe me shtete të tjera.
Faleminderit për rekomandimin
Krijoni Kontakt