Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Valë arrestesh në ALUIZNI Durrës, 4 zyrtarë të zhytur në korrupsion

    Durrës, 15 Prill NOA - Disa arrestime janë kryer pasditen e sotme në zyrën e ALUIZNIT Durrës, raporton korrespondenti i agjencisë NOA. Operacioni i koduar “Legalizimi” u krye në bazë të një hetimi disamujor të kryer nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik Durrës në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Kundër Krimit Financiar si dhe me Njësinë e Përbashkët Hetimore pranë Prokurorisë së Rrethit Durrës Task Forcë.

    Në kuadër të operacionit, u bë zbatimi i urdhrit të Prokurorisë së Rrethit Durrës për ekzekutimin e katër vendimeve të Gjykatës së Rrethit Durrës të ditës së djeshme, ndaj shtetasve:

    1-Qamil Byberi, 65 vjeç, lindur në Tropojë e banues në Durrës, Drejtues i Zyrës së ALUIZNIT-t Shkozet Durrës.

    2-Rexhep Kuçana, 52 vjeç, lindur e banues në Durrës, Përgjegjës i Grupit të Kontrollit të Territorit pranë Zyrës së ALUIZNI-t Shkozet Durrës.

    3-Gjon Doçi, 49 vjeç, lindur në Mirditë e banues në Durrës, me detyrë Specialist Terreni pranë Zyrës së ALUIZNI-t Shkozet Durrës.

    4-Gentiana Gjepali, 38 vjeçe, lindur në Durrës e banuese në Shijak, Përgjegjëse e Grupit të Kontrollit të Territorit pranë Zyrës së ALUIZNI-t Shkozet Durrës.

    Në bazë të vendimeve të Gjykatës së Rrethit Durrës, ndaj të dyshuarve Qamil Byberi, Rexhep Kuçana dhe Gjon Doçi është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” dhe ndaj shtetases Gentiana Gjepali masa e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprat penale të korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorimit të detyrës.

    Kjo për arsye se në bazë të hetimit të kryer, dyshohet se shtetasit e mësipërm, gjatë kryerjes së funksioneve të tyre si punonjës të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit e Integrimit të Zonave dhe Ndërtimeve Informale të Qarkut Durrës, kanë kryer veprime në kundërshtim me detyrën dhe akte korruptive gjatë procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje.

    Këta persona dyshohet se kundrejt ryshfetit kanë kryer legalizime për ndërtime të papërfunduara brenda afatit të lejuar, apo kanë legalizuar për klientët e tyre më shumë ndërtime sesa këta të fundit kishin realisht.

    Po në bazë të hetimit rezulton se veprime të tilla janë kryer kundrejt shumave që varionin nga 30.000 lekë deri në 1000 Euro, në vartësi të madhësisë së ndërtimit të legalizuar.

    Vazhdon puna hetimore edhe për persona të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari.

    Policia tha se materialet proceduriale në ngarkim të tyre iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.

    a.a./e.r/NOA
    Ndryshuar për herë të fundit nga HELEN OF TROY : 15-04-2010 më 17:08
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gjithe fenomeni i bathorizmit eshte nje vjedhje e hapur e qe ne kte vjedhje eshte fajtor gjithe shqiperia gjithe qeverite e gjithe politikanet e kjo e ktyre 4 zyrtareve eshte pes me hic.

    jemi ne pazar.
    aty cdo tezge cdo kokerr domate cdo fije spinaq e kokerr rrush e fasule e ka nje zot malli.
    po more aty nje thelb hudher apo gjethe spinaq e nuk e pyete dike e nuk e pagove je hajdut, pike.
    njeriu i ndershem e merr nje kokerr rrush dhe i thote katundarit qe vigjelon mbi rrushin..
    i joti eshte ki rrushi mo.. po i imi.. a ben taprovonje..
    ben posi jo..
    e provon qytetari dhe i mbushet mendja ta bleje gjisem qillo.. dhe ja peshon katundari..dhe ki paguan parate dring ne dore katundarit..
    kjo eshte rregulli nr 1 i pazarit po dhe i shtetit..
    cfar eshte bathorizma..
    eshte te hysh ne pazar te mbushesh trajsen tende te mos pyesesh asnjerin te mos paguash e te ikesh..
    kjo eshte villajdutoizem kur thone lalucet..
    cbene bathorasit.. ne kto 20 vjete..

    e sheh nje cop livadh diku dhe i thot kunatit polic.. ma sill nje zuk me gure o idriz..
    e sjell ai e ky tak fak fillon ve sinoret.. pra kufizon nje cop tok te atdheut e fillon benet aty zot..

    pse pa zot ishte ky livadh..
    jo ska asgje pa zot sikurse ne pazar ska asnje kokerr qepe pa zot malli.
    cohet katundaria nga dhi pi semes dhe ku jane vendet e "lira" vene nga nje grumbull guro tullash e i thone vehtes..jemi tiranas jemi vlonjate durrsake shkodrane a elbasanas..e eja o qeveri se bera shtepi me sill rruge uj drite e katandi.. e sa me shpejt ma legalizo moj ti.. kte ciflig qe bera me hajni pa pyetur shtet e komshi.. as zot e perendi..
    kjo eshte baterdia me e madhe qe ka ndodhur ne kto 20 vjet dhe ne kte maskarallek asnjeri nuk eshte i ligjshem..

    pra kemi nje fenomem te pa pare ku nje ushtri plackitesish kan uzurpuar livadhet e dikujt tjeter..
    ky dikushi tjeter eshte shteti apo nji privat.. ska rendsi.. por rendesi ka qe plackitesi nuk i eshte drejtuar askujt per ti thene.. a ta marre kte cop toke apo jo..

    e qeverite tani.. i legalizojne keta ..

    kjo eshte vjedhje e pajtim me vjedhjen..
    e pse kjo tallje me mallin e botes..
    sepse kane voten ne dore keta hajdutet..dhe cdo parti qe e ka nevojen e votes u a ferkon kurrizin ketyre hajnave..
    me jep mua voten se te jap letrat e tokes qe vodhe.. e ta kadastroj shtepine qe bere pa leje..


    kjo nuk eshte e drejte..


    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 16-04-2010 më 00:29

  3. #3
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    08-06-2004
    Postime
    105
    e di pse jan kap keto?se i kan prishe pazarin peshqeve te medhenj.e paskan pas ul shume pazarin,30000 lek 1000 e ku shkon ti aq ulet?!

  4. #4
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar më parë nga soni12 Lexo Postimin
    e di pse jan kap keto?se i kan prishe pazarin peshqeve te medhenj.e paskan pas ul shume pazarin,30000 lek 1000 e ku shkon ti aq ulet?!
    Patjeter keshtu ka ndodhur se ndryshe sdo ti kish kapur njeri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •