-
Spring Forward ( tribute )
Ne pranveren e vitit 1996 nisi udhetimi im me anijen Supreme, destinuar per te mberritur ne brigjet qipriote perballe Turqise pas nje itinerari jo te shkurter qe kalonte prej ashpersise se Palermos, embelsohej diku prane ne Valletta dhe pasi nxihej nen rrezet e pingulta te Patras, perkedhelte nga prane gjithe gjirin turk qe gjatonte paralel me vijen e ekuadorit. Nuk po dua ti futem shume ne brendi gjithe asaj eksperience, qe padyshim mu gdhend fuqishem ne memorie, ku mbi te gjitha rrahin si cekic ato rrefime aq te mrekullueshme te plakut Meyer. Por pikerisht, do tju shkruaj per njeren prej dhjetera ndodhive qe na tregoi gjate atyre mbremjeve mbi kuverte, ku nje rreth i tere burrash e grash kureshtare perpiheshim aty nen mustaqet e tij te verdha. Ashtu te dehur e te pagoje, hipnotizuar prej ketij plakushi nga Aspeni qe i perngjante nje bukinisti folklorik, i prehem shpirterat e trazuar gjate udhetimeve mbi Jon dhe Egje. Ate mbremje, teksa i gezoheshim bregut te perndezur te Selanikut, Bottinelli u shpreh ashtu fare natyrshem :
- Zoterinj, e dini si ? Natyra me duket si puna e veres : sa me te vjeter ta gjesh, aq me e mire eshte.
- Ashtu te lumte or mik -ja pret Meyeri aty per aty mire e ke thene. Vecse vera ta valon gjakun nen damare e te ngre zgupthi, kurse natyra ta qeton shpirtin e te degdis nen gjethe te pambukta, perkedhelur prej puhizave te Aspenit tim- perfundoi duke qeshur.
- Po se ja, shiheni vete vazhdoi Bottinelli qe u duk sikur u shty edhe me shume per ta qartesuar mendimin e vet shihini keto brigje. Dubai ketu eshte nje ankth dhe Big Beni i pavlere. Franca nuk dhuron statuja dhe Washingtoni nuk i ngre. Piza ska pse perkulet, as Oprah ska pse del ne tv, as Nurburgring pse te gjemoje apo NYSE te gumezhije. Eshte gjithcka kaq
kaq e thjeshte. Me tutje eshte e komplikuar, teper. Madje mjafton ta shohesh boten aty per karshi dritave dhe ta ndjesh ndotjen e saj kur te ngacmon hunden. Per Egjeun thone qe eshte i thelle. Me shume deshire do e zhysja Vatikanin
apo nuk shkojne ato kollona me Atlantiden. Haha
ashtu vertete, do e zhysja Vatikanin dhe mos kollonave do ngecja ekspresin e Berlinit, mes vagonave te te cilit do ngjeshja nje mori topash tenisi.
Nje heshtje pasoi dhe gjithkush u perhumb per ta shijuar ne menyren e vete ate peizazh, ashtu sikurse veren pasi te prek qiellezen e te rreshqet nen gjuhe. Nje mizeri kokash te leshtuara prej flokeve qe valevisnin si flamuj piratik, syngulitur verdalle horizontit te pamase diku mbi det e diku mbi toke. Ishte nje moment ideal per Meyerin, dhe me teper se ai vete dukej se ishte secili prej nesh qe ja gatiste terrenin. E shqeu qetesine me pastrimin e fytit dhe filloi te rrefeje.
Diku rreth viteve 80, ne Aspen na erdhi nje poet i ri kroat aty ne pranvere. Branimir e quanin dhe ishte diku rreth te tridhjetave, por ngjante shume me i ri se aq. Ishte diplomuar ne Twente per poezi klasike dhe pas disa botimeve te suksesshme ne te perjavshmet letrare te Zagrebit, kishte statusin si te thuash, e nje poeti mjaft premtues. Madje i famshmi Kovacic i kishte ofruar edhe parathenien e nje prej botimeve te veta poetike, cka e lartoi edhe me shume emrin e djaloshit ne qarqet e eperme akademike. Permbledhjen e pare e nxori fill pas kesaj dhe suksesi ishte i plote. Kjo e shtyu shtepine botuese ti ofroje kontraten edhe per dy librat pasardhes. Cuditerisht, libri i dyte kishte qene nje deshtim. Sipas vete Branimirit, kjo sepse nuk kishte arritur te gjente frymezimin e duhur, pra ne nje fare menyre kishte improvizuar jashte kontureve muzatik, me teper i shtyre prej kontrates sesa prej botes se vete. Dhe keshtu duhej te ishte vertete, sepse kjo pasqyrohej fare qarte edhe ne gazetat e kohes ( te cilat ai vete i kishte ruajtur dhe na i tregoi ), kritikat ne te cilat e cilesonin librin si nje eksperiment te shkuar keq, si nje shperthim tymemadh laboratorik ne kerkim te lengut te jeshilte. Frymezim i munguar per te, deshtim stilistik per te tjeret. Pikerisht ne keto kushte na erdhi ne qytet, madje edhe me i renduar prej faktit se brenda pak kohesh ishte i detyruar te shkruante nje liber te trete, perndryshe shtepia botuese i prishte kontraten dhe karriera i varej ne fije te perit. I duhej Muza, ndaj me mjaft zgjuarsi kishte ardhur tek ne, i ndergjegjshem se aty pas cdo gjetheje apo buleze te liqenit gjallonte nje varg a nje rime qe duhet te dinte ta degjonte. Vecse nuk po arrinte ta gjente. Cdo mengjes e shihnim kur ngjitej shpatit perpjete me ate canten e vet neper duar, e zbriste po i njejte, me po ate fytyre te mefshte e te rrudhur, qe perhere e me shume i bojatisej nen nje te zeze frenetike bashke me sekondat qe rridhnin te pershpejtuara si perrua jashte shtratit. Pasditeve shtrihej nen mollet e kopshtit dhe shkarraviste mbi flete hieroglife pa asfare sensi, teper larg prej daltave rimatike qe dikur e shquanin. Ashtu gati te dorezuar mendova ta ndihmoj, se nje dore e ngrohte qe te drejton rrugen gjithmone pritet krahehapur, aq me teper kur syte i ke mbyllur nen pelerina smogtare. Nje mengjes, sapo e pashe qe doli prej shtepise, ju bashkova dhe i thashe se kisha deshire ti tregoja dicka mjaft te vecante per mua. I hutuar, u duk sikur ju ndez nje drite e vetetimte neper sy, me shume se sa per besimin ndaj meje per vete faktin qe me ne fund po i largohej monotonise se te njetit shpat qe e mbante mberthyer. Vetem se duhet te kesh fryme e paralajmerova, ka goxha rruge per atje. Mos ki frike me tha, do te kem aq fryme sa te mjaftoje. Kisha menduar ta coja ne liqen, ku pamja ishte vertet mbreselenese, aq sa edhe per ne banoret qe e shinim shpesh gjithmone ofronte nje ndjesi te ndryshme. Ceshte e verteta, liqeni nuk eshte se ishte dhe aq larg. Mirepo isha i vendosur ta lodhja Branimirin, qe tja ndjente shlodhjen atij vendi te paqte e te bukur deri ne mekat, per aq sa mund te ndjelle mekat e bukura. Pasi e verdallosa gjate neper lendina e lugina te pafunda, perpara na u shfaq liqeni ashtu i pasqyrte e me i bukur se kurre. Perballe, malet shtriheshin dhembe dhembe te rrahur prej eres, e dyfishoheshin permbys mbi ujin e paster kristal. Ne te dy krahet rrethohej nga kodra te rrepirta e te larta, zhytur nen ngjyra te kafta, jeshile e bardhoshe, sikurse peneli piktorit ngjyer nen bojerat e trazuara. Diku tutje, bashkoheshin gradualisht ne nje pllaje pemtorie qe i ngjitej rrezes se malit si shkallare anijesh. Ai u ul, nxori fletet prej cantes dhe duke me pare me mirenjohje me tha te vija ta merrja ne mbremje. Te nesermen u nis serish, kete rradhe vetem, dhe u kthye ne te perenduar. Keshtu pra miqte e mi, poeti kaloi me dite te tera ne ate liqen, derisa vendosi te kthehej prej nga kishte ardhur.
- Te lumte o plakush e pergezoi Bottinelli ta paska pare hajrin poeti. Po kot nuk thone, i zoti e di ku i pikon catia. Haha
Ne kete rast do te thoja, ja ke pikuar shpirtin djaloshit me ate Muze te lengshme, per ta kthyer aty ku i takonte !
- Por ai nuk shkroi asgje o miku im e nderpreu Meyeri vrazhde as edhe nje varg per be. Canten ja gjetem aty buze liqenit dhe ende pas kaq vjetesh ja ruajme se asnjehere nuk i dihet. Une per vete mendoj se ai do kthehet serish nje dite, kurdoqofte. Ne te kishte hieroglifet, plot flete te bardha dhe nje leter drejtuar mua. Asnje varg.
Nje pasthirrme e gjate u perplas dallgeve per te perhumbur neper peshqit memec, pasuar nga dhjetera buze te rrudhura e sy te nepertokur.
- Po ai paska qene i marre fund ! gerthiti italiani Me ate peizazh edhe une do i kisha hedhur dy vargje mbi flete, jo me nje poet premtues ne kerkim te Muzes
Bah, cabsurditet ! E cte shkruante ne leter ky teveqel ?
- Fare pak. Me shkruante keshtu :
Meyer ! Dikur kam lexuar se shpesh Muzat frymezojne vetveten por asnjehere se kisha besuar, deri me sot. Ketu nuk ka asnje poezi qe mund te shkruaj pasi une jam vete personazh. Eshte nje poezi e gjalle qe ajo shkroi per ty dhe mua me perzgjodhi qe ta jetoj nga perbrenda. Meyer, nuk mund te shkruash poezi brenda nje poezie !!!
Ps : Prej blogut Peshperima
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt