S H E K U L L I, 20/03/2010
Protestuan pėr pagat, ndėshkohen paqeruajtėsit tanė nė Afganistan
TIRANE - Komanda shqiptare ėshtė ndėshkuar pėr mos kryerje me sukses tė misionit paqeruajtės nė Afganistan. Ushtarakėt nuk u pritėn me nderime nė Rinas dhe pėrpos kėsaj pėsuan edhe penalizime, deri nė shkarkim nga radhėt e ushtrisė. Shkak ėshtė bėrė protesta e tyre pėr pagat, qė ēoi edhe nė bojkotim tė misionit.
Burime nga Ministria e Mbrojtjes bėjnė tė ditur se "29 oficerė tė misionit paqeruajtės nė Afganistan janė liruar nga ushtria me motivacionin 'Ulje tė dinjitetit ushtarak nė misione jashtė atdheut dhe rebelim kundėr institucionit'". Po kėshtu shtatė oficerė komandues tė kėtij misioni sapo janė kthyer nė Shqipėri, janė ulur nė grada dhe transferuar nė reparte tė tjera dytėsore, jashtė Tiranės.
Po sipas dikasterit tė Mbrojtjes, oficerėt dhe ushtarėt u ndėshkuan pasi atyre nuk iu lejohet rebelimi gjatė shėrbimit. Por pėrse u rebeluan ushtarakėt?. Vetė ata thonė se nė kontratat e firmosura me Ministrinė e Mbrojtjes, komandot do tė paguheshin 60 dollarė nė ditė. Por njė vendim i qeverisė pėr vendosjen e TTVSH 10 pėrqind tė pagave, kapi dhe komnadot tona nė Afganistan.
Kėshtu pagesa e tyre ditore nga 60 shkoi nė 54 dollarė. Kjo ka mjaftuar qė ata tė kundėrshtojnė. Pėrpos qė janė ankuar nė Shqipėri tek ministria dhe kryeministria ata kanė refuzuar tė dalin nė mision. Gjithsesi ata kanė ndenjur deri nė fund nė Afganistan, por kur kanė ardhur nė atdhe janė ndėshkuar me masa disiplinore.
Krijoni Kontakt