Flet Padre Pio
(Mesazh i marre nga vizionarja A.S)
Nuk ka fjale te pershkruajne Ndeshkimin qe do te vije. Ti e vogla A. degjo mire: mos u bej shume merak per kete e per ate e shkruaj fjalet e rendesishme qe Zoti do te te jape. Cdo faj do te lahet, cdo mekat do te purifikohet e shpejt, shume shpejt do te arrije Armata e Kuqe. Po ju mos gjykoni, pritini si vellezer, bij te te njejtit Zot. Ata do te vijne te armatosur me shume fjale per te shuar ndjenjen e besimit ne zemren njerezore. Por ju do t'i thoni perhere kete refren:"Jemi bij te Zotit e keshtu duam te ngelim. Asnje s'do t'a marre besimin nga zemra jone, sepse jemi ringjallur nga gjaku i Zotit Jezu Krisht e meTe, per Te e ne Te do te fitojme."
E kete fraze duhet t'a perseritni edhe mijera here, derisa t'i lodhni, t'i nxirrni gabim, t'i shtypni, qe keshtu pa nerva, me besim do te kthehen ne shtepite e tyre. Keto njerez kane frike vetem nga nje gje: Besimin e Atij qe udheheq popullin italian ne Kishe, Aten e Shenjte. I veshur me te bardhe i duket atyre nje figure e frikshme dhe sigurisht i papershtatshem per planin e tyre diabolik. Ato nuk dine si t'a eleminojne.
Prandaj mbajeni parasysh: besnikeri ne cdo prove Ates se Shenjte, meshire e thelle per ato qe jane cuar t'ju heqin besimin, por nuk do te munden! Portat e ferrit qe tani do te perplasen kunder Kishes se Krishtit Zot!
Pergatitu, e vogla e dashur A., te thuash shume fjale pergatitje sepse Ndeshkimi eshte gati e kryesisht do te jete ky: atyre qe e kane kthyer Prifterine ne nje poltrone komode per shijet e rehatin e tyre, do t'u hiqet, e ne menyre te keqe.
Por, mos u turbulloni ju shpirtra te thjeshte e te paster qe Zoti do te beje qe te veproni ne menyre te mrekullueshme, e do te beni keshtu nje akord me persekutoret tuaj qe, duke i dhene vemendjen, do t'i ktheni nga pozicionet e tyre te gabuara. Ata do te marrin rrugen e duhur ne jete dhe do te thone:"Kemi kerkuar t'i erresojme, por ata, me driten e tyre, na kane poshteruar".
E keshtu do te arrihet nje fitore e madhe shpirterore dhe shpirtrat dikur te semure do te sherohen. Ata do te kthehen ne Atdheun e tyre te shnderruar, e ne te njejten kohe, shume ketu, do te purifikohen sepse Hierarkia e korruptuar duhet te pastrohet, ndersa prifterinjte e mire do te kthehen ne Engjej drite qe shperndajne erresiren e ferrit.
Paqe per ju, bij te zemres time, e nje perqafim nga Padre Pio i Pietralcines.
Jezusi, vecse, ka te drejte qe ankohet per mosmirenjohjen tone.
Krijoni Kontakt