Kosovo: The Young Euruffians!
(Botuar nė: Mekulipress, Ekonomia, Pashtriku, Albaniapress, Albemigrant, Gazetakritika, Zemrashqiptare, dhe gazetėn Kosova Sot mė 26.02.2010, faqe 12)
Pėrzgjedhja e kompanisė reklamuese Saatchi & Saatchi dhe pagesa prej 6 milionė eurove nga Qeveria e Kosovės ėshtė rast skandaloz dhe shpėlarje parash. Kosova nuk ka nevojė aq shumė pėr reklamė sa pėr punė konkrete dhe tė kapshme. Kjo do tė ishte reklama mė e mirė, e jo pagesa marramendėse pėr reklamimin e hartės sė Kosovės. Nėse dikujt i shkon mendja nė emrin e Republikės sė Kosovės, atėherė ai mund ta gjejė hartėn e saj nė internet, libra tė gjeografisė, atlase, etj. Ēfarė pėrshtypje do tė mė bėnte mua ose juve reklamimi i hartės sė Mongolisė, Kuvajtit, ose Izraelit? Mendoj se kurrfarė, sepse ėshtė diēka krejt abstrakte. Pra, Qeveria vendosi ti jep kompanisė Saatchi & Saatchi djersėn e popullit ose paratė, dhe si shkėmbim ti servoj atij gjėra pa shije siē ėshtė harta e Kosovės, e cila hartė ėshtė shumė mė e pavlerė se ato qė mund tė blihen nėpėr kioskat e Prishtinės, ose mund tė merren falas nė internet. Hartat qė paguhen mė sė shumti 5 euro, janė mė praktike se kėto qė po i reklamon me pagesė prej miliona eurosh Saatchi & Saatchi.
Tjetėr absurd i reklamės sė kompanisė pėr Kosovėn me parullėn Kosova: Evropianėt e Rinj, ėshtė pamja poshtėruese e njerėzve nėpėr pano me disa mesazhe qė i krijojnė imazh tė keq Kosovės, ose ia shtrembėrojnė realitetin e saj. Ēfarė imazhi i krijon kjo Kosovės kur nėpėr fotografi dhe pllakate shfaqen disa ēoroda flokėshprishur, veshje bajate, profesione nė tė cilat nuk janė sa duhet tė aftė dhe nuk kanė prodhuar ndonjė rezultat, si filani luan basketboll, ky punėtori fizik qė duket si melez me rroba tė pėrlyera, di tė ngjyros objekte tė betonit nė mėnyrė mekanike duke pėrdorur brushėn, ky hamalli mund tė bart pllakėn e betonit tė ngjyrosur nga melezi, ky flokėshprishuri me trotinetė nė krah bredh pėr ēdo ditė nėpėr trotuaret e Prishtinės, kjo skilipecja di ti bie violinės, e kėshtu me radhė?! Nga pamja, shumica e evropianėve po tė bėjnė njė xhiro nėpėr Kosovė dhe tė shohin se si duken shumica e popullsisė sė Kosovės, do tė dyshojnė seriozisht nėse ata qė duken nė pano janė shqiptarė. Vetė pamja dhe pėrmbajtja e porosive nėpėr reklama qė i cekėm mė lartė, i bėnė shumė njerėz tė mendojnė se kėta [kosovarėt e rinj] qenkan The Young Euruffians [Evrokopukėt e Rinj]. Pse nuk u shfaq askund se filani ėshtė duke vijuar akademinė e pilotėve [pėr Airbus dhe Eurofighter Typhoon], ose sė paku ėndėrron tė bėhet astronaut, zbulues, nobelist, ose kjo skilipecja ėshtė mjeke dhe bėnė pėrpjekje pėr ta zbuluar vaksinėn kundėr kancerit, sidės , etj?
Qeveria dhe Saatchi & Saatchi lirisht mund tė paditen pėr poshtėrimin dhe pėrdhosjen qė janė duke ia bėrė Kosovės dhe qytetarėve tė saj.
© Mekulipress, Ekonomia, Pashtriku, Albaniapress, Albemigrant, Gazetakritika, Zemrashqiptare, dhe Kosova Sot.
Krijoni Kontakt