-
i/e regjistruar
Misteri i numrit personal nė kartat e identitetit
Ka mbi 10 ditė, nga data 10 Mars 2010, qė investigimi i bėrė nė emisionin "Faktor Plus" hodhi njė hije dyshimi mbi njė nga elementėt kryesorė tė sigurisė nė kartat e reja tė identitetit, mbi numrin personal tė identitetit (NID). Nė kėtė emision u demostrua se si numri i identitetit tė njėrit prej tė ftuarve ishte gjeneruar gabim ose nė rastin mė tė mirė jo nė pėrputhje me algoritmin qė ėshtė vendosur nė Vendimet e Kėshillit tė Ministrave (VKM) pėr gjenerimin e numrit personal tė identitetit. Pas emisionit televiziv kontrollova se edhe NID im ėshtė gjeneruar gabim. Por mendova se tė nesėrmen do tė kishte njė deklaratė publike urgjente nga Ministria e Brendshme qė do ta sqaronte dhe garantonte opinionin e gjerė pėr sigurinė e kartave dhe elementėt e sigurisė qė janė pėrdorur duke pėrfshirė edhe numrin e identitetit. Njė deklaratė e tillė nuk u bė as nga Ministria e as nga qeveria dhe tashmė ka kaluar mbi njė javė. Pra ka njė javė qė pėr publikun e gjerė pėrfshi edhe mua ngelet mister pse shumė NID nuk janė nė rregull sipas vendimit tė VKM-sė. Pėr mė tepėr as shtypi shqiptar, ndoshta pėr mos tė reklamuar njė investigim tė shtypit konkurent, nuk ka shkruar asnjė artikull nė lidhje me kėtė temė. Ndaj unė vendosa ti drejtohem njė forumi tė tillė pėr tė shprehur shqetėsimin tim.
Gjatė emisionit (pasqyruar edhe te artikulli i gazetės Tema) u shpjegua algoritmi qė ėshtė vendosur nga Kėshilli i Ministrave pėr gjenerimin e NID-sė. Ky algoritėm merr si tė dhėna datėlindjen, gjininė e personit dhe njė numėr vijues sipas rradhės sė regjistrimit nė regjistrin bazė civil dhe si rezultat nxjerr NID-nė me 10 elementė, njė shkronjė tetė numra dhe njė shkronjė tjetėr nė fund. Nga kėto 10 elementė, nėntė elementėt e parė pėrcaktohen direkt nga tė dhėnat e sipėrpėrmendura (ditėlindje, gjini, numėr vijues) ndėrsa elementi i dhjetė ėshtė element sigurie dhe gjenerohet nė bazė tė njė algoritmi duke marrė si tė dhėna nėntė elementėt e parė. Pikėrisht elementi i dhjetė i sigurisė u demostrua nė emision se ishte gjeneruar gabim pėr tė ftuarin nė emision. Edhe nė NID-nė time elementi i dhjetė i sigurisė ėshtė gjeneruar gabim. Dhe jam i sigurtė se shumė nga lexuesit do mund ta konstatojnė kėtė edhe nė numrin e tyre tė NID-sė. Ndaj nė kėtė forum ju ftoj tė llogarisni vetė nėse numri juaj ėshtė gjeneruar nė rregull nė bazė tė vendimit VKM dhe ta ndani eksperiencėn tuaj me tė gjithė lexuesit e tjerė. Uroj ndėrkohė qė qeveria sado e vonuar tė reagojė me shpjegimet e duhura.
Pėr tė pėrllogaritur numrin tuaj tė NID-sė mund ti referoheni artikullit te Gazeta Tema ose ligjeve dhe vendimeve tė Kėshillit tė Ministrave qė janė tė publikuara te www.ligjet.org (Kėrkoni pėr "Pėr numrin e identitetit tė shtetasve".) Tek ligjet.org do vini re se algoritmi ėshtė vendosur nga VKM qė daton nė vitin 2003. Nė vendimet vijuese tė vitit 2007, algoritmi nuk ndryshohet por ngelet nė fuqi.
Si pėrfundim dua tė them se jam shumė krenar pėr realizimin e njė projekti kaq tė rėndėsishėm pėr shqiptarėt dhe Shqipėrinė. Por nga ana tjetėr mė cudit jashtė mase dhe mė frikėson fakti se nuk ka pasur asnjė reagim nga Ministria e Brendshme. Mos vallė me tė vėrtetė numrat e NID-sė janė llogaritur gabim? Apo mos vallė ėshtė pėrdorur njė algoritėm tjetėr me dije apo pa vetėdije? Gjithsesi ėshtė detyra e Ministrisė ta sqarojė kėtė. Deri atėherė kjo do tė ngelet njė mister pėr tė gjithė ne.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt