Kryeministri Thaçi ka udhëtuar për një vizitë në Estoni
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Estonisë, ku i është rezervuar pritje nga nivelet me të larta shtetërore të Estonisë. Sipas një njoftimi të Kryeministrisë, nesër Thaçi do të takohet me homologun e tij, kryeministrin Andrus Ansip, ndërsa do të pritet edhe nga Presidenti i Estonisë, Toomas Hendrik Ilves dhe nga kryetarja e Parlamentit, Ene Ergma.
Gjatë vizitës zyrtare në Estoni, kryeministri Thaçi do të zhvillojë një takim edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Odës Estoneze të Tregtisë dhe Industrisë, Siim Raie.
Në këtë vizitë Kryeministrin e shoqërojnë ministrat Arsim Bajrami, Lutfi Zharku dhe Idriz Vehapi.
Vizita e kryeministrit Thaçi në Estoni është e ndërlidhur me thellimin e bashkëpunimit mes të dyja vendeve në fushën e Administratës Publike, të Tregtisë dhe Industrisë dhe të Buqësisë. Me këtë rast, nga ministrat përkatës të Kosovës dhe Estonisë, do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi në këto fusha. /mesazhi/
Krijoni Kontakt