Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    PDK-ja premton mbështetje qeveritare për shëndetësinë e Istogut



    PDK-ja premton mbështetje qeveritare për shëndetësinë e Istogut

    Istog, 7 prill - Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Istog, Shasivar
    Haxhiaj, në një takim që ka pasur të mërkurën pasdite me punëtorët shëndetësorë tëkësaj komune, i ka njoftuar ata hollësisht me programin e tij zhvillimor, si dhe prioritetet në programimin zhvillimor për komunën e Istogut. Ai është zotuar se, nëse zgjidhet kryetar i komunës, do t'iu krijojë kushte më të mira pune, si dhe do t'iu paguajë borxhin që iu ka komuna për disa muaj.
    Haxhiaj paraprakisht ka shpalosur programin e tij partiak, ndërsa ka kërkuar nga punëtorët ta mbështesin atë, nëse dëshirojnë të bëhen pjesë e një të ardhme më të mirë jo vetëm për ta, por edhe për fëmijët e tyre. Ai u ka bërë me dije atyre se si prioritete ka përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme rrugore, ndërtimin e ujësjellësve në të gjitha fshatrat, ndërtimin e objekteve shkollore dhe të ambulancave aty ku mungojnë, zhvillimin turistik të bjeshkëve të Istogut dhe shndërrimin e Istogut në zonë bujqësore.
    "E kam vullnetin politik dhe mbështetjen nga Qeveria e Kosovës për t' i realizuar
    të gjitha projektet e theksuara, andaj kërkoj mbështetjen tuaj që të gjitha këto të mund të bëhen realitet", ka theksuar ai.
    Shaip Syla, këshilltar i kryeministrit për shëndetësi, ka thënë se Shasivari është një person i ri dhe me përvojë, ndaj edhe ka kërkuar votën për të. "Me Shasivarin Istogu do të ketë më shumë zhvillim ekonomik dhe qytetarët do të trajtohen të gjithë barabartë", është shprehur ai, duke u zotuar se edhe shëndetësia e Istogut nën udhëheqjen e Shasivarit do të jetë në gjendje shumë më të mirë. /koha/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    nuk ka nevoj me premtu po me realizu se mu me duket qe pdk eshte ne pushtet kryetari i komunes nuk ka shum rendesi kundrejt qeveris se kosoves

    nese nuk fiton pdk ne istog dmth qe nuk ju nimon pdk
    veq nese fiton ka ndihm perndryshe jo
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •