-
Në Kosovë arrestohen ndërmjetësuesit për pasaportat serbe
Prishtinë, 18 mars - Policia e Kosovës këto ditë ka arrestuar disa persona ndërmjetësues, të cilët në mënyrë ta paligjshme pajisin kosovarët me pasaporta serbe, pohojnë burime të besueshme. Këta persona mund të dënohen deri me tre vjet burgim. Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka informacion se sa kosovar janë pajisur me këto dokumente. Këtë nuk e di as EULEX-i, edhe pse ky mision kohë më parë ka nënshkruar memorandum me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.
Me përfshirjen e vendeve të rajonit në liberalizim të vizave, kërkesat për tu pajisur me dokumente të shteteve fqinje në Kosovë janë rritur. Është shtuar edhe numri i atyre që në mënyrë të jashtëligjshme ndërmjetësojnë për t’iu nxjerrë kosovarëve këto dokumente duke u kërkuar shuma të majme parash.
Ky akt bie ndesh me ligjin. Persona të tillë janë duke u arrestuar nga Policia e Kosovës. Zyrtari për informim në këtë shërbim, Arber Beka ka bërë të ditur për Radio Dukagjinin se që nga dhjetori i vitit të kaluar është shtuar numri i falsifikatorëve të dokumenteve. Pikërisht kjo kohë korrespondon kur shtetet e rajonit janë përfshirë në procesin e
liberalizimit të vizave.
“Që nga dhjetori i vitit të kaluar janë regjistruar 160 raste të falsifikimit të dokumenteve, kurse pesë raste të falsifikimit të dokumenteve zyrtare”, ka bërë të ditur Beka.
Ndërkohë edhe pse me Kushtetutë lejohet dyshtetësia, autoritetet kosovare duhet të jenë të njoftuara për nënshtetësinë tjetër që marrin banorët e Kosovës. Artan Duraku, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se ata nuk janë të njoftuar se sa qytetar të Kosovës janë pajisur me pasaporta serbe.
“Për pajisjen e qytetarëve tanë me shtetësi të republikës së Serbisë ne nuk njoftohemi nga Serbia”, ka thënë Duraku, duke shtuar se, “as nga EULEX-i kjo çështje nuk është shtruar deri më tani”.
Ndërkohë, ***** Limdal zëdhënëse e EULEX-it ka thënë se ky mision nuk ka të
bëjë asgjë me këtë çështje.
Personat fizik të cilët u rregullojnë kosovarëve dokumentet serbe bëjnë vepër penale dhe, sipas avokatit Tomë Gashi, ata rrezikojnë deri në tre vjet burg. “Kemi të bëjmë me vepra penale të ndërmjetësimit të paligjashëm, këto vepra dënohet me disa vite burgim dhe në raste të caktuara kemi të bëjmë me mashtrim të qytetarëve të Kosovës, që po ashtu është vepër e rëndë penale, për interes të dikujt tjetër”, ka thënë Gashi.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt