Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 46
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Njerezit do te besojne qe ka Zot kur te na shohin se e duam njeri-tjetrin pa kufi. Kete e ka thene vete Jezusi ne Ungjill. E pse kur e duam njeri-tjetrin? Sepse dashuria nuk eshte mall konsumi qe mund ta blesh ne treg, as nuk mund te funksionoje me karta rimbushese sa here qe ne ndihemi mire. Dashuria e vertete buron prej Zotit. Vetem AI mund te na jape dashuri edhe per armikun, e jo vetem per mikun.

    Sa me shume te qendrojme ne Zotin, aq me shume do t'i duam te tjeret. Dhe vetem dashuria mund t'ia mbushe mendjen kujtdo per ekzistencen e Zotit.


    QLJK!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  2. #12
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Citim Postuar mė parė nga xhamia Lexo Postimin
    Ja ta tregoj une ...pyetja e pare do jete ...Ku eshte Zoti qe spo shifet ??

    E kem msu kete se eshte perserit me miliona her ...sja vlen edhe nje her
    Po Xhamia, por kjo nuk pi uje me, edhe ata e dine kete.
    Shkencerisht jo gjithcka qe nuk shohin syte tane nuk ekziston. Dhe jo gjithcka syte tane e paraqesin ashtu sic eshte ne realitet p.sh. ne shohim yjezitt shume te vegjel, kurse ne e dime se ata nuk jane te tille, por vetem ne nga ketu na duken te tille.
    Apo nese fusim nje laps ne uje do na duket si i pjerrte, por ne realitet ai nuk eshte ashtu.
    Cilesite tona (si te pamurit ne kete rast) jane te mangeta, andaj nuk qendron ky si argument, duhet te gjejne dicka tjeter si pretekst, se kesaj i ka dalur fala
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga uvejsa : 20-03-2010 mė 09:44

  3. #13
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar mė parė nga Apollyon Lexo Postimin
    Duke e lene te lire te mendoje si te doje. Ti shkruaj cke per te shkruar, por mos u nis me idene qe tja imponosh ne koke se "zoti egziston" Aq me shum ju thua, nuk eshte kshu por eshte ashtu, aq me teper do bejn te kunderten.

    Kur isha 15 vjec pinim cigare ne gjimnaz, njeher me kapi vellai i madh edhe me fut nje derr shpulle, me tha "mos pi cigare sepse do te t'demtoje" ! Por kur ai e pinte vete mua me vinte inat sepse ai sdonte te me linte, edhe ishte pikerisht momenti qe un nisa cigaren perfundimisht.. Ti do thuash a je penduar?? ojjjj te penduar, ska dite qe them me vete pse dreqin e mesova! Cmu desh qe sja vura veshin vellait te madh, sikur mos te kisha nis cigaren do isha me energjik, me aktiv ne gjithcka.

    Ajo qe doja te thoja eshte qe: te gjith kan nis te flasin per Fe, shumica duan te ta imponojn me force, por Ateisteve kjo gje sju pelqen, aq me teper tju flasesh per FE (se ca eshte ber ne te kaluaren ) aq me teper ata do te shajn. Nuk mund te vazhdosh gjith jeten e gjith brezat duke permend Kuranin apo Biblen, sot njerzit duan fakte, nuk i intereson askujt qe Moisiu para mijra vitesh e ndau detin ne gjysem, nuk i intereson askujt nese Muhamedi ishte njeri i shenjte para mijra vitesh!! SOT? Si eshte puna sot? Apo akoma ju ka ngel ora para 5 mij vjetesh?

    Feja eshte nje grupim njerzish te cilet mblidhen, rrin me njeri tjetrin, kalojn caste te bukura me njeri tjetrin, besojn ne nje zot, ndihmojn njeri tjetrin, e duan njeri tjetrin, e respektojn njeri tjetrin. Feja nuk te fut ne lufte, feja nuk te ben te urresh fen e kundert.. Secili beson ne ate qe i duket me e drejta, nese te gjitha fete flasin per paqe e dashuri, atehere pse dreqin ka lufte fetare? Kjo eshte gjeja qe bezdis ateistet, qe ju jeni dyfytyrsha, flisni per paqe e dashuri ndermjet njerzve kur nderkohe keni ber lufta para 5 mij vjetesh e vazhdoni akoma sot!!
    Nuk thot feja te dalesh dhe te besh lufta , nuk te thot feja mbyte kete apo mbyte at , kete e bejne njerzit qe jane ne krye te fese .

    Nuk ka thene Bibla me i kry kryqezatat por ka then Papa apo ndonjeri mbrenda kishes, nuk thot Kur`ani dil mbyti njerzit por kete e thojne "Dijetaret" qe kontrollojne popullin .

    Nuk eshte feja ajo qe ka faj , por njerzit perdorin fen per qellime nga me te ndryshmet , nuk i lihet faji Bibles apo Kur`ani pse te krishteret gjate kryqezatave kan mbyt me mijera a miliona njerz e as qe sot muslimanet mbysin me mijera te tjere .

    Kjo eshte Lufta per Pushtet .

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga Mjekesia Lexo Postimin
    Si mund tia mbushim mendjen ateisteve se Zoti ekziston?
    Ti mbushesh mendjen dikujt per ekzistencen e Zotit eshte budallalleku me i madh ne bote. Besimi nuk perjetohet nepermjet mendjes, perjetohet nepermjet zemres, dhe zemra ndricon edhe mendjen dhe heq edhe vellin qe e pengon qe ti shohi realitetet e krijuara dhe te pakrijuara per ate qe jane.

    Vullnetin e lire te njeriut e gjejme ne zemren e tij, dhe eshte zemra ajo qe zgjedh ne liri te plote qe te besoje e kerkoje Zotin, apo te mosbesoje e mohoje ate. Te gjithe ata qe jane bere te krishtere apo myslimane vetem "duke lexuar e kuptuar Biblen e Kuranin" jane besimtare vetem ne emer, ne siperfaqe, pasi ky eshte nje "besim i nxitur nga llogjika", e jo nga etja shpirterore e njeriut.

    Aspekti tjeter qe duhet te mesoni eshte se besimi nuk eshte dicka qe njeriu e fiton me "forcat e veta vetem". Njeriu hedh nje hap drejt Perendise duke e kerkuar Ate, dhe per aq kohe qe e ben kete gje me plot zemer dhe me perulesi, Perendia do te beje dy hapa drejt atij njeriu, e do t'i tregoje per Veten, do te behet pjese e pandare e jetes se tij.

    Perendia njihet nga njerezit duke perjetuar misteret e Tij. Jane mistere qe ne nuk na i shikon syri ne balle, nuk na i kupton as mendja se si ndodhin, por i besojme me zemer te hapur si te verteta. Dhe qe njeriu te besoje duhet qe te heqi dore nga vullneti i tij e te perqafoje Vullnetin e Perendise. Kjo do te thote qe te mos i lutemi me Perendise "kam nevoje per X e Y..." por t'i lutemi: "U befte Vullneti Yt edhe ne jeten time o Zot".

    Albo

  5. #15
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar mė parė nga xhamia Lexo Postimin
    Nuk thot feja te dalesh dhe te besh lufta , nuk te thot feja mbyte kete apo mbyte at , kete e bejne njerzit qe jane ne krye te fese .

    Nuk ka thene Bibla me i kry kryqezatat por ka then Papa apo ndonjeri mbrenda kishes, nuk thot Kur`ani dil mbyti njerzit por kete e thojne "Dijetaret" qe kontrollojne popullin .

    Nuk eshte feja ajo qe ka faj , por njerzit perdorin fen per qellime nga me te ndryshmet , nuk i lihet faji Bibles apo Kur`ani pse te krishteret gjate kryqezatave kan mbyt me mijera a miliona njerz e as qe sot muslimanet mbysin me mijera te tjere .

    Kjo eshte Lufta per Pushtet .
    Ti e ke lexu se ca kam shkrujt, po se ke kuptu se ca kam shkrujt!! Se sikur ta kishe kuptuar sdo kishe nevoje ti shkruaje kto, sepse ishin te shkruara.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  6. #16
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar mė parė nga jarigas Lexo Postimin
    ...me siguri....
    Ndersa ti qe nuk je nje besimtar special,si u je pergjigjur????
    Kesaj pyetje mundesh me ju pergjegj vetem me libra Hyjnor, pra pergjigjja ndesh e imja ndesh e cilitdo besimtar nuk vlen per ateistin , pra vetem flet sa duash ai perseri nuk beson.

  7. #17
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar mė parė nga xhamia Lexo Postimin
    Nuk thot feja te dalesh dhe te besh lufta , nuk te thot feja mbyte kete apo mbyte at , kete e bejne njerzit qe jane ne krye te fese .

    Nuk ka thene Bibla me i kry kryqezatat por ka then Papa apo ndonjeri mbrenda kishes, nuk thot Kur`ani dil mbyti njerzit por kete e thojne "Dijetaret" qe kontrollojne popullin .

    Nuk eshte feja ajo qe ka faj , por njerzit perdorin fen per qellime nga me te ndryshmet , nuk i lihet faji Bibles apo Kur`ani pse te krishteret gjate kryqezatave kan mbyt me mijera a miliona njerz e as qe sot muslimanet mbysin me mijera te tjere .

    Kjo eshte Lufta per Pushtet .
    Ani de e cka ndodhe, islami ia jep forcen e pushtetin nje grupi te vogel, ata e kontrollojne jeten e shoqerise. Ata i fusin ne paranoja popullin, se ja shikoni te krishteret po mundohen ta shkatrrojne fene e Allahut, dhe te krishteret jane ne 'rrugen e shejtanit' qe po sulmojne 'vendet myslimane'. Dhe nuk eshte fe e paqes (sa here e perseritem) se prej fillimit ska qene, por ne fillim Muhamedi ska pas ushtri, pastaj e vazhduan Ebu Bekri dhe Imam Aliu per marrjen e pushtetit, edhe Aisha ka qene ushtare, edhe Uvejsa ka deshire qe te jete muxhahide e Allahut. Kete politike e ka ndjekur edhe Milloshevici, pra e indoktrinonte popullin e vet se 'shqiptaret po deshirojne me vra serbe dhe po torturojne ata', pra i futi ne paranoja, edhe pastaj dolen edhe ata qe vrisnin njerez.

    Edhe keshtu ndodhe me disa krishtere fatkeqesisht (qe udhehiqen nga emocionet dhe qe jane te manipuluar), pra i marrin disa femije dhe i dergojne Kampe te Jezusit (Jesus Camp) dhe atje i indoktrinojne dhe i fusin ne paranoja, se kinse me shiku nje film (p.sh. Harry Potter) po u bajka nami, pastaj normal qe ateistet dhe kristofobet tjere menxi nuk presin qe ta perdorin kete kunder besimit krishter.

    Kur te ju thuash ateisteve se ne fe ka 73 sekte, e vetem njera prej tyre do te shkoje ne xhenet e 72 tjera ne xhehenem, normal se kane me u tall me ty e skane me te besu.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesia4ever : 21-03-2010 mė 00:34

  8. #18
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar mė parė nga xhamia Lexo Postimin
    Kesaj pyetje mundesh me ju pergjegj vetem me libra Hyjnor, pra pergjigjja ndesh e imja ndesh e cilitdo besimtar nuk vlen per ateistin , pra vetem flet sa duash ai perseri nuk beson.
    ..kesaj pyetje mund t'i pergjigjesh vetem me zemer.....nuk ka libra hyjnor, ka libra te inspiruar nga hyjnorja.....e mbi te gjitha nuk mund tu pergjigjesh duke patur parasysh nje krijues ne trajte njeriu tekanjoz.....

  9. #19
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar mė parė nga mesia4ever Lexo Postimin
    Ani de e cka ndodhe, islami ia jep forcen e pushtetin nje grupi te vogel, ata e kontrollojne jeten e shoqerise. Ata i fusin ne paranoja popullin, se ja shikoni te krishteret po mundohen ta shkatrrojne fene e Allahut, dhe te krishteret jane ne 'rrugen e shejtanit' qe po sulmojne 'vendet myslimane'. Dhe nuk eshte fe e paqes (sa here e perseritem) se prej fillimit ska qene, por ne fillim Muhamedi ska pas ushtri, pastaj e vazhduan Ebu Bekri dhe Imam Aliu per marrjen e pushtetit, edhe Aisha ka qene ushtare, edhe Uvejsa ka deshire qe te jete muxhahide e Allahut. Kete politike e ka ndjekur edhe Milloshevici, pra e indoktrinonte popullin e vet se 'shqiptaret po deshirojne me vra serbe dhe po torturojne ata', pra i futi ne paranoja, edhe pastaj dolen edhe ata qe vrisnin njerez.

    Edhe keshtu ndodhe me disa krishtere fatkeqesisht (qe udhehiqen nga emocionet dhe qe jane te manipuluar), pra i marrin disa femije dhe i dergojne Kampe te Jezusit (Jesus Camp) dhe atje i indoktrinojne dhe i fusin ne paranoja, se kinse me shiku nje film (p.sh. Harry Potter) po u bajka nami, pastaj normal qe ateistet dhe kristofobet tjere menxi nuk presin qe ta perdorin kete kunder besimit krishter.

    Kur te ju thuash ateisteve se ne fe ka 73 sekte, e vetem njera prej tyre do te shkoje ne xhenet e 72 tjera ne xhehenem, normal se kane me u tall me ty e skane me te besu.
    Pse lidhesh tek besimi Islam, pse nuk shikon ato qe ti mundesh me bo rreth fes tuaj por prek te tjeter kush ??

    Islami asnjeher nuk thot mbyt nje apo 1000 , bile e ben te ndaluar vrasjen .
    Citim Postuar mė parė nga jarigas Lexo Postimin
    ..kesaj pyetje mund t'i pergjigjesh vetem me zemer.....nuk ka libra hyjnor, ka libra te inspiruar nga hyjnorja.....e mbi te gjitha nuk mund tu pergjigjesh duke patur parasysh nje krijues ne trajte njeriu tekanjoz.....
    E shikon perseri smund te debatoj nje ateist me nje besimtar, perderisa nuk e mer per fakt at qka beson nje besimtar, sepse kesaj pyejte perveq se me libra fetar me shkenc nuk ka mundesi me ju pergjegje .

  10. #20
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    ...i dashur xhamia.....jo me shkence, por me zemer them une.....nje besimtar nuk mund te jete besimtar nepermjet shkences, kurrsesi.....vetem kur dashuria e pafund ben fole ne zemren tende, atehere mund t'i pergjigjesh nje ateisti apo kujtdo tjeter.....besimi nuk mund te jete asnjehere i siperfaqshem...eshte si dashuria....kush eshte i dashuruar, jeton ne nje nivel tjeter ne krahasim me te tjeret....a mund t'i shpjegosh dashurine nje ateisti????

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •