Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 57 prej 57
  1. #51
    ♥ Kitty Loves Bubi ♥ Maska e Viola.V
    Anëtarësuar
    22-05-2010
    Vendndodhja
    CANADA
    Postime
    990
    Citim Postuar më parë nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    kete a ke mundesi tju a thuash ketyre evropjaneve te forumit qe behen si interesante dhe me tallin mua per gjuhen qe flas edhe nuk shikojne turinjte e tyre qe ne 10 fjale 9 i kane angleze
    Helen Of Troy lexo dicka per te qeshur ....se keshtu jemi bere te tere ...(ene shqip nuk ka ktu )

    Leter zemre


    --------------------------------------------------------------------------------

    Leter zemre

    Dear amore Shaje! Dear e shtrenjta ime amore Shaje! I jem tu t’write prap this lettera knejna ka far west- I lontano lontano ene n’Englisht ene n’italiano,sepse kam learn kto dy lingue perfetto kto dye vjet qi I am ktuna. E look tina mi, sa molta well kom lear knejna.
    Vallahi,me kte derr work-u qi kam ormai I mson le lingue t’huja sa t’dujsh. Ene rashnat m’thyhen me t’thon t’drejten. Hamall hesapi mo! Lavoro lavoro m’told bosi every minute,aq sa s’have possibilita me mor fryme I cast. Ç’me te thone mo,gjona very t’bukra ti vedi la syni knejna. Ca bihone t’nolta deri m’cielo ku molte people hyn e dalin or e cast. Kto knejna I thon gradaciel-a. kur stend up kaptinen te down qeleshja m’terra.
    Pa jon ca ara t’mjellme verde verde me bar around tyne,qi t’thujsh mo! Nji village me bagti per mangiare nji vit tutto pa pushim! I kom pa mi when I ere per weekend te diellen qy me matina. Dulem me Dullen figlion e Asmonit,our vicino aty m’nostro katun. Pa le m’darke kur u on-nen le luci-t thu se te dul sun-I prap. Dit e re, dit u bo gjith town-i. ca red,ca verde,ca ………..ku di una mo,me tu take mend fare. Entrate-m ke ca mejhone si pune qebaptore,ku ca ragazze dancing nudo fare. Ato I thojshin striptease po me sa morem ear na,ishte heqje brekesh me aheng. Vallai told-em se na iku radakja. Apo they s’ishin …….. qe ju bofte ……….Dulla ,Dulla jo io. Io s’I kom see fare gjate all tempo-s qe stand-em atyna. Tu e di se I am angel n’ksi punish. S’te tradimento Lomi ty jo.
    Dulla po, icik me ate Lijen e vet,nja half ore me nje ruse. Po amo ja vlejte….
    Kurse una t’kom stand besnik. Mazallah se kom do any gjo me nonji ragazze. Sapo see nonji si ato t;honit qi t;thash me avanti kthej the head ka ona qeter. Jom I nershem una.
    Dear mio amore Shaje! Kur Rrema came prej katunit dy days d’avanti m’told se ke bo cun para two month-ve. Mu done qefi mo sa s’bohet. Mu remember the first lettera qe t’kom cu para nji anno-s.
    Vallai ma ke bo qefin. Jare thash Shaja m’ka heard mu ne m’ka do figlion .
    Je e forte mi Shaje. Quarto figli I kishim noshti e have cinque.
    Po si e zune bre?
    Vallai , per menjen time the first lettera e ka done t’veten. Jom molto felice,happy happy sa mo s’bohet.
    Ne kur te rememeber-d tuket e tuja qe t’u bofte Lomi t’u bofte,sensaltro qe aty t’ka zon I five-ti.
    Shaje nigjo mi,se mos m’nxesh t’sixin me this lettera-n.
    Dear mio amore Shaje.
    Nashti jom t’u e close kte lettera kaq t’lungo se po me come gjumi.
    Do t’write prap kur te kem free tempo, se sic te thash qipari,lavoro lavoro ka mjesi m’darket,tutto settimane-s.
    Moey money mi e capito vet yi mo nashtina!
    La lettera pot a nis me Rremen se vjen akoma aty m’katun.
    Ke ne ca money per ty ne per children-at.
    Blini ca dolce ne I eat-ni vete you.
    Jepni ne ca atyne t’Dulles.
    Figlio-s t’vogel njiti the name-in Lym,si nonno I vet.
    Tante t’fala t’all fisit ne children-ve .
    Kiss-e ene Lymin e vogel per me qe ju bofte his tata, marshalla,kiss t’all-ve.
    Your amore Lymi.
    Ps: Mos forget t’me write si ia kaloni aty m’village.nigjo se mos ia read kujt la lettera se o turp,t’kom thone n eke prima lettera.prandaj read vetem ti dhe femijet.
    Ene ni gjo,kom msu kompjuterin, look vet tu come e kom write this lettera-n.
    He,a jom I zoti or not?
    T’kiss ene nje here Lomi….

    __________________
    Ndryshuar për herë të fundit nga Viola.V : 30-08-2010 më 13:29
    $ $ ¥ ... ♥♫ - ♥♫

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-09-2008
    Postime
    78
    PËR MOMENTIN apo HË PËR HË ?


    Vargut të shprehjeve dhe fjalëve që i kemi futur pa nevojë në gjuhën tonë, në kohë të fundit i është shtuar edhe togfjalëshi ndajfoljor kohor “për momentin” duke dashur të shprehim një aktivitet të caktuar në një kohë jo shumë të largët. Për shembull:
    - A po lexon diçka, Agim?
    - Për momentin e kam në dorë një roman të Kadaresë.
    Ose:
    Në Fakultetin e Filologjisë për momentin janë regjistruar gjashtëdhjetë studentë. Për momentin nuk dihen shkaqet e aksidentit automobilistik. Ata për momentin s’na kanë njoftuar se kur do të vijnë,etj.

    Fjala moment, e marrë nga latinishtja (momentum, -i - lëvizje, forcë, energji, çast vendimtar, zhvillim, periudhë), me kuptimin që mëton ta ketë në fjalitë e sipërshënuara dhe me formën që po përdoret, nuk është e përfshirë në FGJSSH. Aty është shpjeguar si term i stilit libror si : çast i rëndësishëm, i vështirë, i nisjes, kritik, i fundit etj., ndërsa si njësi frazeologjike shkencore në fushën e fizikës : momenti elektrik, magnetik, i forcës.

    Duket se ndërtimin “për momentin” ta kenë futur në përdorim “përkthyesit” tanë nga gjuhët e huaja, të cilët, kur bëjnë punën e tyre, rrallë marrin mundimin të shfletojnë fjalorë për ta gjetur kuptimin e saktë të fjalës a shprehjes që përkthejnë dhe e bëjnë atë ad litteram (fjalë për fjalë), duke e lënduar kështu sistemin garamatikor të gjuhës shqipe.

    Kjo shprehje e gabuar është përkthim fjalë për fjalë nga frëngjishtja i lokucionit ndajfoljor “pour le moment”(lexo: pur lë moma), për të cilin, shkrimtari, leksikografi e poligloti unë i njohur Vedat Kokona e ka dhënë shqipërimin “tani për tani” dhe jo “për momentin”.

    Shprehja frazeologjike “tani për tani”, sipas FGJSSH-së ka edhe këto sinonime: hëpërhë, tani për tani, dora-dorës, tash për tash, sot për sot, përkohësisht.

    A s’është i qortueshëm përdorimi i kësaj shprehjeje të huaj në ligjërimin e shqipes në vend të kaq shumë barasvlerësve të bukur e të përshtatshëm të gjuhës sonë?
    __________________________________________________ __________________________________________________ __________
    Gjuha ime e shkruar është atdheu im. Kush e përdhos gjuhën time të shkruar, e përdhos atdheun tim.
    MORIS DRYON ( Maurice Druon) shkrimtar e akademik francez
    Ndryshuar për herë të fundit nga Vesel Hysa : 06-09-2010 më 03:56

  3. #53
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Pajtohem katerciperisht me ju , z. Vesel!!!!
    Jarigas

  4. #54
    Citim Postuar më parë nga Vesel Hysa Lexo Postimin
    PËR MOMENTIN apo HË PËR HË ?


    Vargut të shprehjeve dhe fjalëve që i kemi futur pa nevojë në gjuhën tonë, në kohë të fundit i është shtuar edhe togfjalëshi ndajfoljor kohor “për momentin” duke dashur të shprehim një aktivitet të caktuar në një kohë jo shumë të largët. Për shembull:
    - A po lexon diçka, Agim?
    - Për momentin e kam në dorë një roman të Kadaresë.
    Ose:
    Në Fakultetin e Filologjisë për momentin janë regjistruar gjashtëdhjetë studentë. Për momentin nuk dihen shkaqet e aksidentit automobilistik. Ata për momentin s’na kanë njoftuar se kur do të vijnë,etj.

    Fjala moment, e marrë nga latinishtja (momentum, -i - lëvizje, forcë, energji, çast vendimtar, zhvillim, periudhë), me kuptimin që mëton ta ketë në fjalitë e sipërshënuara dhe me formën që po përdoret, nuk është e përfshirë në FGJSSH. Aty është shpjeguar si term i stilit libror si : çast i rëndësishëm, i vështirë, i nisjes, kritik, i fundit etj., ndërsa si njësi frazeologjike shkencore në fushën e fizikës : momenti elektrik, magnetik, i forcës.

    Duket se ndërtimin “për momentin” ta kenë futur në përdorim “përkthyesit” tanë nga gjuhët e huaja, të cilët, kur bëjnë punën e tyre, rrallë marrin mundimin të shfletojnë fjalorë për ta gjetur kuptimin e saktë të fjalës a shprehjes që përkthejnë dhe e bëjnë atë ad litteram (fjalë për fjalë), duke e lënduar kështu sistemin garamatikor të gjuhës shqipe.

    Kjo shprehje e gabuar është përkthim fjalë për fjalë nga frëngjishtja i lokucionit ndajfoljor “pour le moment”(lexo: pur lë moma), për të cilin, shkrimtari, leksikografi e poligloti unë i njohur Vedat Kokona e ka dhënë shqipërimin “tani për tani” dhe jo “për momentin”.

    Shprehja frazeologjike “tani për tani”, sipas FGJSSH-së ka edhe këto sinonime: hëpërhë, tani për tani, dora-dorës, tash për tash, sot për sot, përkohësisht.

    A s’është i qortueshëm përdorimi i kësaj shprehjeje të huaj në ligjërimin e shqipes në vend të kaq shumë barasvlerësve të bukur e të përshtatshëm të gjuhës sonë?
    __________________________________________________ __________________________________________________ __________
    Gjuha ime e shkruar është atdheu im. Kush e përdhos gjuhën time të shkruar, e përdhos atdheun tim.
    MORIS DRYON ( Maurice Druon) shkrimtar e akademik francez
    Shume e drejte. Une per vete nuk e perdor shprehjen "per momentin". Zakonisht them "tani per tani".

  5. #55
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Keqpërdorimi i gjuhës shqipe
    Helen...,tema shume e qelluar...!
    Mendoje se keto paregullsi e te shprehurit ,qendron tek ato shqiptare qe vuajne nga smundja e kompleksit se vleres se ulet...,dhe po e bene gjuhen lesh harapi duke futur shume fjale te huaja gjate te shprehurit i duket vetja se jane dikushi ...

  6. #56
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    E para qendron per ndegjimin, pra per shqisen e e te degjuarit(duke e ngaterruar shpesh me ndjesine), ndersa e dyta me ndjenjat....!
    Saktë. Të paktën kështu I think.

    Si thuhet saktë - are you listening to me (a po më ndëgjon (ndëgjim me qëllim))?
    Si thuhet saktë - are you hearing me (a po me NDIEN??)?
    Si thuhet saktë - are you feeling me (a po më ndjen - shpesh simulojnë, apo jo)?
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-09-2008
    Postime
    78
    Citim Postuar më parë nga kiniku Lexo Postimin
    Saktë. Të paktën kështu I think.

    Si thuhet saktë - are you listening to me (a po më ndëgjon (ndëgjim me qëllim))?
    Si thuhet saktë - are you hearing me (a po me NDIEN??)?
    Si thuhet saktë - are you feeling me (a po më ndjen - shpesh simulojnë, apo jo)?
    Bashkëforumistë të nderuar,

    Gjuha letrare standarde nuk është çështje mendimesh të pabazuara, dëshirash a qejfesh individuale. Ajo është çështje e dokumenteve dhe institucioneve arsimore e shkencore të një shteti, të një kombi. Ne mund të MENDOJMË kështu e ashtu, por duhet të veprojmë si është e shkruar dhe e normuar në to.
    Folja "e kontestuar" prej jush ka vetëm një trajtë në vetën e parë njëjës, koha e tashme, mënyra dëftore: NDIEJ (jo "ndjej"). Kuptimet e saj të ndryshme janë:

    1. Kap me anë të shqisave ngacmimet dhe dukuritë e botës së jashtme; Ndiej zërin, shijen, erën, të ftohtit...

    2. Kap tinguj me vesh; Nuk ndien mirë. I ndjeu zërin. E kam ndier nga të tjerët...

    3. Provoj në gjithë trupin ose në një pjesë të tij një gjendje fizike të caktuar; Ndiej dhimbje, lodhje, rraskapitje...

    4. Kap me anë të shqisave në përgjithësi a me anë të intuitës një dukuri nga bota që na rrethon; Vë re, nuhat, kuptoj.

    5. Provoj një ndjenjë a një gjendje shpirtërore, kam; Ndiej kënaqësi, mërzi, bezdi, gëzim, hidhërim, frikë...

    6. Kuptoj pasojat e një veprimi, prekem moralisht për diçka; kam vetëdije për një gjendje. E ndien përgjegjësinë. E ndjeu gabimin. E ndien veten fajtor...

    7. Jam në gjendje të shijoj të bukurën, e cila më bën përshtypje të thellë. E ndiej muzikën, poezinë.

    8. Kuptoj me anë të intuitës; e kuptoj nga disa shenja të jashtme se po ndodh diçka, PARANDIEJ. E ndiente ftohtësinë e tij. E ndiente se po afrohej rreziku. E ndjeu si do të përfundonte.

    9. Me pjesëzat mohuese "nuk", "s' ", "mos". S'ndiej për të. S'dua tia di. Hiç mos ndiej!

    Frazeologjizma: E ndjeu (e provoi) mbi supe (mbi shpatulla, mbi kurriz). Ma ndien(ma ndjell, ma thotë) zemra. Ndiej një limë në zemër. E ndiente shpinën të ngrohtë. E ndien zemrën (shpirtin) të lehtë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Vesel Hysa : 08-09-2010 më 05:09

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •