-
Mafia Shantazhe Biznesmenve ne KOSOVE

Tėrhiqet Ekremi
Biznesmeni pejan, Ekrem Lluka, nuk ka mundur tu bėj ballė shantazheve pas blerjes sė hotelit Onix nė Banjė tė Pejės. Ai ka deponuar nė AKP kėrkesėn pėr tėrheqje nga ky hotel. Bordi i AKP-sė do tė marrė vendim brenda kėtij muaji se ēfarė do tė bėhet me tė.
Nga Arben Hyseni mė 17.03.2010 nė ora 7:58
Pronari i kompanisė Dukagjini, Ekrem Lluka, ka hequr dorė nga Hotel Onix nė Banjė tė Pejės, tre muaj pasi qė ishte shpallur fitues. Kjo pėr arsye tė shantazheve dhe pėrplasjeve me konkurrentėt e tij nė garėn pėr marrjen e kėtij hoteli. Shantazhet i pati paraqitur vetė Lluka disa ditė mė herėt. Kėrkesėn e tij pėr tėrheqje nga kjo pasuri e kanė bėrė tė ditur burime tė gazetės Express, brenda Agjencisė Kosovare tė Privatizimit.
Biznesmeni Ekrem Lluka ka kėrkuar tė tėrhiqet nga pronėsia e kėtij hoteli, pas disa problemeve qė ka pasur me disa persona, tha njė burim i Expressit.
Lluka pati paguar kėstin e parė pėr kėtė hotel, ndėrsa pjesėn e dytė tė parave nuk ka dashur ta paguaj pėr shkak tė paraqitjes sė kėtyre problemeve. Po kėto burime tregojnė se Lluka nuk ka ndėrmend qė tiu futet problemeve pėr kėtė hotel dhe pėrfundimisht po heq dorė. Gjithashtu, Prokuroria Komunale ka marrė nė pyetje disa persona dhe disa tė tjerė janė nė paraburgim pėr kėtė ēėshtje.
Ekrem Lluka ishte shpallur pronar i kėsaj pasurie, ndėr mė tė mėdhatė nė Kosovė, nė fillim tė muajit nėntor tė vitit tė kaluar. Kjo pasuri i ka kushtuar bosit tė Dukagjinit mbi 8 milionė euro. Blerja ka shkuar pėrmes procesit tė privatizimit. Saktėsisht nė Valėn e 40 tė privatizimit, tė shpallur nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Dukagjini kishte dhėnė shumėn mė tė madhe tė parave dhe ofertėn mė tė mirė pėr ringjalljen e kėsaj ndėrmarrjeje.
Drejtuesit e AKP-sė deklarojnė se kėtė punė do ta rregullojė Bordi i drejtorėve tė kėsaj agjencie.
Shkėlzen Lluka, drejtor aktual nė AKP, tha se Bordi do tė mbajė sė shpejti njė mbledhje nė tė cilėn edhe do tė vendosė se a do tė kualifikohet ofertuesi i dytė, apo tė shkojė nė ritenderim.
Pėr kėtė punė, duhet tė marrė vendim vetėm Bordi i AKP-sė, i cili do tė mblidhet sė shpejti apo brenda kėtij muaji, tha Lluka. Ai tregoi se do tė merren parasysh tė gjitha argumentet dhe shantazhet, e pastaj tė shikohet se ēfarė vendimi do tė merret.
Rregullat e tenderimit nė AKP janė qė nėse tėrhiqet ofertuesi i parė, pastaj kualifikohet i dyti, duke u bėrė kėshtu automatikisht pronar. Por, drejtori Lluka beson se rasti i Hotel Onixit do tė trajtohet nė mėnyrė tė veēantė.
Hoteli Onix, nė Banjė tė Pejės, ka njė sipėrfaqe prej mė shumė se 26 hektarėsh tokė dhe rreth 38 mijė metra katrorė sipėrfaqe tė ndėrtesave. Ndėrmarrja posedon burim tė ujit tokėsor tė ngrohtė. Dhe ajo mė kryesorja - ka fuqi shėruese dhe ėshtė i vetmi nė Kosovė dhe njė nga tė paktat pasuri natyrore tė tilla nė tėrė regjionin. Depozita fillestare e ofertės pėr blerjen e kėsaj ndėrmarrjeje ka qenė rreth 500 mijė euro. Ndėrmarrja e re Hotel Onix Banja e Pejės dhe Ilixhe Sh.P.K, ėshtė shitur pėrmes Spin-offit tė thjeshtė, por me disa kushte tė veēanta. Kompania Dukagjini kishte aplikuar nė konzorcium me sllovenėt dhe kushtet e plotėsuara si kompani hoteliere.
-
-
Ekrem Lluka eshte biznesmeni me i fuqishem shqiptare ne BALLKANE ..

Uragani Lluka
Ka filluar si punėtor i shtypshkronjės sė shtetit nė Pejė. Mandej i ka hyrė mendja qė tė nisė diēka private. E mandej nuk ėshtė ndalur mė. Ekrem Lluka tash i ka rreth 10 biznese tė fuqishme. Ėshtė kosovari mė i pasur nė Kosovė. Biznesmeni pejan, qė ėshtė zhvilluar si njė ortek bore, ka folur pėr gazetėn Express, qė ėshtė intervista e parė e tij pėr njė gazetė tė pėrditshme.
Nga Arben Hyseni mė 01.01.2010 nė ora 19:28
Nė vitet e 80’ta ka qenė punonjės teknik nė shtypshkronjėn e shtetit. Pas pak kohėsh i mbushet mendja tė bėjė diēka tė tijen, edhe pse kjo nuk ka qenė aspak e lehtė nė njė shtet qė nuk e ka stimuluar iniciativėn private. Por, Ekrem Lluka gjithmonė e gjen njė shteg. Pasi e hap kompaninė e tij private, ai bashkė me nja 10 punėtorė e nisin njė biznes, qė tash pas pak mė shumė se 20 vjetėsh ėshtė zhvilluar si njė ortek bore nė Himalaje. Biznesmeni pejan, qė edhe sot e kėsaj dite vazhdon tė jetojė nė Pejė, gjatė luftės e ka humbur gjithė pasurinė e tij. Por, keshin ka arritur ta nxjerrė pėrtej kufijve, kurse me atė kapital i filloi pasluftės pėrpjekjen e tij tė dytė.
Tash ai i ka krejt ēka njė biznesmen ėndėrron t’i ketė. Kurse Ekrem Lluka ėndėrron tė ketė edhe mė shumė se kaq. Ai ka pranuar qė tė intervistohet nga gazeta Express, gjė tė cilėn nuk e ka bėrė asnjėherė pėr ndonjė medium tė shkruar ditor.
Express: Cila ėshtė puna e parė e Ekrem Llukės?
Lluka: Nė vitin 1981 kam punuar nė shtypshkronjėn e shtetit. Kam qenė teknik nė shtypshkronjė. Punova deri nė vitin 1985, kur e lėshova punėn dhe u pėrgatita tė punoj diēka privatisht. Mora zanatin mirė dhe mėsova si funksionojnė krejt makinat. Isha i ri dhe kisha idenė nė kokė qysh ta bėj njė shtėpi pėr veti se kisha shumė nevojė.
Express: Sa vjet i ke pasur atėherė kur e bėre shtėpinė?
Ekrem Lluka: I kam pasur 26 vjet kur u bėra me shtėpi. Mandej fillova intensivisht tė punoj nė biznes privat.
Express: A ėshtė lejuar nė atė kohė biznesi privat?
Lluka: Ajo ka qenė si njė organizatė kontraktuese. Privat jo, por duhej disi tė futeshin sindikata aksionare dhe tė punoje pėrmes Odės Ekonomike...
Express: Nė Pejė janė regjistruar bizneset e para private nė Kosovė a po...?
Ekrem Lluka: Po, e vėrtetė. Kanė qenė disa pejanė kėtu qė kanė hap firma private.
Express: Deri nė cilėn kohė punove vetėm me shtypshkronjė?
Ekrem Lluka: Deri nė vitin 1989 - `90....
Express: A keni pas punė?
Ekrem Lluka: Ditė e natė kemi punuar. Kam nisur me 7 punėtorė dhe mandej jam zgjeruar. S`ka pas kompjuterė nė atė kohė dhe gjithēka ėshtė bėrė pėrmes letrės. Tri vjet kam punuar personalisht nė shtypshkronjė, e pastaj u tėrhoqa.
Express: Ēka punuat pasi u tėrhoqėt nga shtypshkronja?
Ekrem Lluka: Fillova duke kėrkuar punė dhe hapėsira tė reja pėr biznes. Hapa disa librari. Mė duket 20 nė krejt Kosovėn, nė tė cilat shiteshin kryesisht gjėra qė kishin burim letrėn. Kėshtu fillova t`i pėrkushtohem tregtisė.
Express: A ka qenė problem tė punohet me dinarė nė atė kohė pėr shkak tė inflacionit?
Ekrem Lluka: Jo. Atėherė ka qenė fort mirė dhe kjo periudhė pėr ne ka qenė e leverdishme. Unė shkoja e blija me dinarė mall pėr shembull deri nė 100 tonė. Transporti vonohej diku afėr 100 ditė dhe deri sa vinte ky mall nė Kosovė mua 90 tonė mė mbeteshin pa pare. Shumė e leverdishme ka qenė puna e inflacionit nė atė kohė dhe unė nuk ndalesha...
Express: Sikur tash?
Ekrem Lluka: Unė me tė njėjtėn tempo kam punuar gjithė jetėn time. Edhe tash zgjohem para punėtorėve.
Express: Mandej fillove vetėm me tregti?
Ekrem Lluka: Po. Vetėm me tregti.
Express: Ēka tregtoje? Ēfarė mallrash?
Ekrem Lluka: Po, ka ndodh pėr shembull nė atė kohė kam sjellė nė Kosovė televizorė. Kam sjellė me nga 20 mijė televizorė pėrnjėherė.
Express: Si keni arritur tė bėni kėtė import?
Ekrem Lluka: Serbėt i quanin atėherė kontingjente importe. Pėr shembull tė importosh krejt atė masė tė televizioneve kėrkohej qė kjo tė aprovohej prej njė grupi tė caktuar tė qeverisė sė Serbisė, gjė qė ishte e pamundur pėr shqiptarėt. Kurse unė importin e televizorėve e solla prej Turqisė nė njė formė tjetėr. Televizorėt nė Turqi i ndava nė tri pjesė. Kėshtu kapakėt e televizioneve i solla prej njė pike doganore, makinat e televizorėve prej njė pike tjetėr dhe ekranat prej njė tjetre. Arrita t’i fus nė Kosovė si pjesė, e mandej i bashkuam si tėrėsi dhe i shitėm .
Express: I keni sjellė si pjesė, a po?
Ekrem Lluka: Po, po si pjesė. Mandej ata s`e kuptuan kėtė. Por, kur e morėn vesh se diēka tregu i televizorėve u hallakat, ata ndėrhynė dhe u bėnė fort nervozė.
Express: Ka qenė shtytja jote kryesore kjo nė tregti dhe nė biznes?
Ekrem Lluka: Jo, kryesorja. Kanė qenė edhe shumė raste tjera dhe mallra tė ndryshme kam importuar deri nė fillim tė vitit 1998.
Express: A je marrė me cigare edhe nė atė kohė?
Ekrem Lluka: Po, edhe me cigare jam marrė. Kam pasur deri nė 200 trafika nė Kosovė, ku shiteshin cigaret dhe produktet nga letra.
Express: E nė luftė?
Ekrem Lluka: Gjatė luftės shkova nė Mal tė Zi dhe mandej kalova nė Turqi, ku kam edhe njė shtėpi timen.
Express: E pas luftės ēfarė keni bėrė. A u shkatėrrua biznesi?
Ekrem Lluka: Po, krejt. Mė prishėn krejt biznesin dhe shkatėrruan pasurinė. Edhe makinat m`i prishėn. Forcat serbe kishin minuar shtėpinė time.
Express: Prej ka ia nise mandej pas luftės. Cila ishte puna e parė?
Ekrem Lluka: Prapė kam nis me shtypshkronjė. Fillimisht kam rregulluar shtypshkronjėn.
Express: Ku i more paratė pėr me nis prapė biznesin?
Ekrem Lluka: Pata arritur t’i dėrgoja disa para jashtė shtetit dhe kur u ktheva kisha pak kesh. Kėshtu i investova krejt nė shtypshkronjė.
Express: Prej krejt bizneseve, ju mė sė shumti e doni shtypshkronjėn ?
Ekrem Lluka: Po, definitivisht. Ėshtė biznes i mirė dhe ėshtė punė qė e di mirė. Mė vonė u zgjerova prapė pas shtypshkronjės gati si herėn e parė. Fillova edhe me ndėrtim...
Express: Prej cigareve hoqe dorė?
Ekrem Lluka: Jo, jo. Prej cigares ende s`kam heq dorė. S`jam kryesori nė treg, por ende punoj.
Express: Keni pasur edhe njė fabrikė tė cigares?
Ekrem Lluka: E kam ende fabrikėn, por nuk kam mundur ta funksionalizoj shkaku i akcizave dhe disa tatimeve qė s`lėnė shumė pėr tė fituar.
Express: E pate vėshtirė pas luftės tė bėsh biznes?
Ekrem Lluka: Aspak. Ne kishim dalė prej asaj periudhe tė Serbisė qė ka qenė shumė e vėshtirė, ndėrsa pas luftės vetėm a ke dashtė tė punosh sepse ka qenė shumė lehtė tė zgjerohesh dhe zhvillohesh nė biznese.
Express: Tash sa biznese keni? A kishit mundur ta nė i tregoni cilat janė ato?
Ekrem Lluka: Tash janė shumė. Po nisna prej kompanisė sė sigurimeve. Kompanisė sė ndėrtimit. Kjo e shtypshkronjės. Mediat i kam - Radio dhe Televizion. Kam Fond Pensional. E kam Birrarinė. E kam hotelin Onix nė Banjė tė Pejės. Hotel Metohinė - tash Dukagjini. Kam filluar njė ndėrtim shumė tė madh nė Prishtinė qė quhet World Trade Center. Telefoninė mobile D3 Mobile. Kam filluar edhe me njė spital tė kardiologjisė.
Express: E jashtė Kosovės ēka ka Ekrem Lluka?
Ekrem Lluka: Nė Shqipėri kam investuar dhe zgjeruar me hidrocentrale qė janė multi- megavateshe. Edhe nė Slloveni kam njė biznes.
Express: Ēfarė biznesi ėshtė ai nė Slloveni?
Ekrem Lluka: Njė biznes qė m`shėrben shumė edhe pėr Kosovė tė blej mallra.
Express: Do tė thotė ju jeni njeriu mė i pasur nė Kosovė? A ka shumė milionerė vendi jonė?
Ekrem Lluka: Unė mendoj qė ka.
Express: Sa janė? A janė me qindra?
Ekrem Lluka: Me qindra jo. Por, ka mjaft.
Expres: Ēfarė raportesh kanė biznesmenėt ndėrmjet veti kėtu?
Ekrem Lluka: Shumė tė mira i kanė. Punojnė shumė bashkė. Takohen. Nuk janė tė llojit tė Shqipėrisė, sepse atje s`kanė edhe shumė raporte tė mira.
Express: Sa ka vlerė pasuria juaj?
Ekrem Lluka: Nuk e kisha thanė. Nuk ėshtė mirė me thanė...
Express: Nuk e di?
Ekrem Lluka: E di, po nuk e kisha thanė.
Express: A ėshtė Behgjet Pacolli mė i pasur se ju?
Ekrem Lluka: Po, ėshtė mė i pasur se unė.
Express: Pse mendon?
Ekrem Lluka: Ka biznese tė mėdha jashtė Kosovės. Ėshtė biznesmen i mirė dhe unė kam respekt pėr tė.
Express : Ēfarė ėshtė ambienti i investimeve nė Kosovė. A ėshtė situatė e mirė nė nivel qendror dhe lokal?
Ekrem Lluka: Na patėm njė delegacion tė biznesmenėve sllovenė. Dhe ata e shohin si tregun dhe vendin mė tė pėrshtatshėm pėr investime. Ata thonė se ėshtė vendi mė i mirė nė regjion pėr investime. Edhe nė nivel lokal dhe ato qendror jam i kėnaqur.
Express: A ėshtė zor tė kesh pasuri tė madhe nė kėtė vend. A paguan haraēe apo lloje tė ngjashme tė presionit?
Ekrem Lluka: Jo, jo unė s`paguaj haraēe as s`kam presione. Ėshtė njė vend shumė i mirė pėr biznesmenė.
Express: Ēfarė ėshtė ekonomia e Kosovės? A ka krizė?
Ekrem Lluka: Realisht nuk ka ndonjė krizė tė madhe nė Kosovė. Pėr shembull sllovenėt po humbin shumė nga kriza. Atje kanė ra aksionet dhe shumė biznesmenė kanė hup krejt ēfarė kanė pasur. Dhe ne s`kemi hi nė kėso ngarkesash tė mėdha dhe kredi tė mėdha. Tek ne s`ka asi humbje tė mėdha.
Express: Sa punėtorė i ka kompania Dukagjini nė tėrėsi?
Ekrem Lluka: Mbi 800.
Express: A paguhen mirė? Sa ėshtė rroga mesatare?
Ekrem Lluka: Paga minimale ėshtė 250 euro.
Express: Sa i paguani tatime nė vit shtetit nė baza vjetore?
Ekrem Lluka: Unė punoj shumė dhe bėj biznes. E pėr tatime nuk mundem saktėsisht tė ju them. Por, nė vitin 2008 kam paguar diku 1.5 milionė euro tatim mbi fitim.
Express: Ku jeni koncentruar mė shumė tash?
Ekrem Lluka: Nė gjitha anėt. Kemi filluar investimet nė Banjė tė Pejės me sllovenėt.
Express: Ēka tė lidh ty me sllovenėt qė jeni gati nė ēdo biznes me ta?
Ekrem Lluka: Janė partnerė tė mirė dhe kam lidhje tė vjetra me ta. S`jam njeri qė ndėrroj shumė. Sllovenia ėshtė modeli mė i mirė pėr ne me marrė si kopje.
Express: Cila ėshtė prognoza jote afatmesme qė Kosova tė ketė njė gjendje mė tė mirė ekonomike. Ku duhet tė fokusohet?
Ekrem Lluka: Unė mendoj se kjo duhet tė fokusohet mė shumė nė prodhim. Prodhimi nuk ėshtė nė nivelin e kėnaqshėm.
Express: Ju s`po mendoni tė hyni nė kėtė industri?
Ekrem Lluka: Unė po shikoj tė futem nė prodhim. Do t`ia nisi shumė shpejt. Pėr shkak se edhe fuqia punėtore ėshtė mė e lirė kėtu. Unė biznes prodhimi aktualisht kam birrėn dhe shtypshkronjėn. Jam shumė i interesuar qė tė futem edhe nė prodhime ushqimore.
Express: Pas gjithė kėtyre bizneseve, ku do ta shohim nė biznesin e ardhshėm Ekrem Llukėn?
Ekrem Lluka: Pos prodhimit, askund tjetėr. Me rėndėsi e kam qė kėto t`i stabilizoj edhe mė shumė dhe me to tė punoj.
Express: Ku e keni familjen?
Ekrem Lluka: Vajzėn e kam nė shkollėn amerikane kėtu – AUK, ndėrsa djali pasi ka kryer shkollėn e mesme nė Zvicėr, ka vazhduar shkollimin nė Belgjikė.
Express: Ndėrmend s`e keni m`u ndalė me biznes?
Ekrem Lluka: Jo. Unė aktualisht i kam 50 vjet dhe jam ende vital pėr tė punuar.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drifilon : 17-03-2010 mė 15:52
-
-
Bizneset e Ekrem LLukės :
Kompania e Sigurimeve.
Kompania e ndėrtimit.
Kompania botuese - Shtypshkronja
Radio dhe Televizioni Dukagjini
Fondi Pensional
Birraria nė Pejė
Hotelin Onix nė Banjė tė Pejės
Hotel Dukagjini.
Qendra tregtare World Trade Center.
Telefonia mobile D3 Mobile
Spital i ri i kardiologjisė.
Hidrocentrale nė Shqipėri.
Biznes nė Slloveni.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt