Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 59
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Nxënësja me shami, shkolla s’e respekton as gjykatën



    Nxënësja me shami, shkolla s’e respekton as gjykatën

    Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, ka reaguar sot pasi shkolla “Kuvendi i Arbrit” në Viti vazhdon të mos e lejojë nxënësen Arjeta Halimi që të ndjekë procesin mësimor, megjithë vendimin e gjykatës.

    Ombudspersoni Kurteshi tha se moszbatimi i vendimit gjyqësor dëshmon se në Kosovë nuk funksionon shteti ligjor dhe se dikush është mbi ligjin.

    Kurteshi dhe drejtues të OJQ-së “Clard”, kanë paraqitur sot në një konferencë për gazetarë, rastin e nxënëses së shkollës “Kuvendi i Lezhës”, e cila është përjashtuar nga procesi mësimor për shkak të bartjes së shamisë.

    Më 6 prill 2009, Hesat Halimi nga komuna e Vitisë i ka drejtuar një kërkesë “Clard”-it, për të vepruar në emër të vajzës së tij, Arjeta Halimi, pasi nuk i është lejuar të ndjekë mësimet që nga data 15 janar 2009, mbi bazën se ajo nuk pranon të largojë shaminë nga koka, derisa qëndron në ambientet shkollore.

    Pasi janë shterur të gjitha mjetet juridike administrative dhe mjeteve juridike gjyqësore, më 17 nëntor 2009, një vendim gjyqësor nr. 24/09 në favor të paditësit u miratua nga Ymer Huruglica, kryetar i Gjykatës së Qarkut në Gjilan.

    Agjencia KosovaPress citon Kurteshin të ketë thënë se autoritetet publike duhet të përmbahen nga çdo veprim që mund të pengojë nxënësit me lirinë e manifestimit të fesë së tyre në shkolla, duke veshur simbolet fetare.

    Ai i ka apeluar Drejtorisë Rajonale të Arsimit në Gjilan dhe drejtorit të kësaj shkolle që të zbatojnë vendimin e gjykatës dhe t’i lejohet nxënëses Halimi të vijojë mësimet, së bashku me nxënësit e tjerë të shkollës. /Express/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Le te shkon ne Afganistan ne shkolle me shami,nashti bahet ma e menqur kur te qet shamine.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Shqiptaret ecin me mentalitetin e tyre. Ashtu si ligji qe aprovoi Sala per Homot ishte shume i papershtatshem dhe i shpejtuar per mentalitetin Shqiptar, ashtu eshte dhe ligji per lejimin e shamise ne shkolla publike.

  4. #4
    Ca esht Ombudspersoni?

  5. #5
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ca esht Ombudspersoni?
    Ombudspersoni është organizatë e pavarur e cila mirret me trajtimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe keqperdorimit të autoritetit nga institucionët publike.

    P.S në këtë rast ka shkelje të të drejtave të njeriut andaj ngritet Ombudspersoni në mbrojtje të saj.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  6. #6
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Le te shkon ne Afganistan ne shkolle me shami,nashti bahet ma e menqur kur te qet shamine.
    O ti qe po shet mend për politikë bëhu real sepse e dim se keni dëshirë ju LDK-istat që gjithmonë të shkilet ligji, Zaten kur u shkelte ligji ju ishit në pushtet, ndërsa tani kur ligji mundohet të funksionoj sado pak juve ua prish rehatinë.

    P.S A nuk duhet të respektohet vendimi i gjykatës lidhur me këtë rast? A nuk është shkelje e ligjit mos respektimi i ketij vendimi? Mos na trego iluzione po perpiqu të jesh koshient
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin

    P.S A nuk duhet të respektohet vendimi i gjykatës lidhur me këtë rast? A nuk është shkelje e ligjit mos respektimi i ketij vendimi? Mos na trego iluzione po perpiqu të jesh koshient
    Shkelje ishte dhe dalja e Lezhjaneve ne rruge duke ofenduar Klodin e BB. Dhe homove ua lejon ligji jo vetem te deklarojne cfare jane, por dhe te martohen. Megjithate ju e perkrahet protesten e paligjshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 17-03-2010 më 16:25

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    Edhe ktynehere na penguan disa nga mesimdhenesit ne agjerim dhe benin roje se kush po shkon ta fal namazin e teravive por sot ata mjerani i shef ne safin e pare dhe mundohen me i dale hoxhes perpara por jo jo vone eshte tash o komuniste te perbetuar.,

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    O ti qe po shet mend për politikë bëhu real sepse e dim se keni dëshirë ju LDK-istat që gjithmonë të shkilet ligji, Zaten kur u shkelte ligji ju ishit në pushtet, ndërsa tani kur ligji mundohet të funksionoj sado pak juve ua prish rehatinë.

    P.S A nuk duhet të respektohet vendimi i gjykatës lidhur me këtë rast? A nuk është shkelje e ligjit mos respektimi i ketij vendimi? Mos na trego iluzione po perpiqu të jesh koshient
    O djale,po pse nuk e ngrit zerin kur ligji shkelet nga qeveritaret,pse nuk e ngrit zerin kur vriten njerez te pafajshem,pse nuk ngrit zerin kur vet kryeministri dhe ciceronet e tij e shkelin kete ligj qe vet e kan miratuar.
    Shkon e bjen tema pse spo u lejoka nje vajze me shami.Pyyfff.

  10. #10
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Shkelje ishte dhe dalja e Lezhjaneve ne rruge duke ofenduar Klodin e BB. Dhe homove ua lejon ligji jo vetem te deklarojne cfare jane, por dhe te martohen. Megjithate ju e perkrahet protesten e paligjshme.
    Unë nuk kam qenë në Lezhë dhe nuk flas për atë që do të duhej të bëhët.
    Por sa i përket shamiave flas lirisht sepse ketu kemi edhe shembuj të ndryshëm si Britania e Madhe dhe Gjermania të cilat nuk i ndalojnë femrat të vijojnë mësimin me shami, tani ky ligj është edhe në Shqipëri.
    Ç'ështja e homove nuk shkoj në gjykatë dhe nuk mund të konludojmë asgjë, ndërsa ç'ështja e kësaj vajzes shkoj në gjykaten e qarkut në Gjilan dhe u nxjerr vendimi në favor të saj pse të shkilet prapë ligji.
    Pavarisht protestave në Lezhë, përballë ligjit nuk mund të del askush dhe çdo shkelje dënohet, mirpo ketu është rasti paksa ndryshe të gjithë në mbrojtje të saj, gjykata merr vendim konform kerkeses së saj, ndërsa shkolla nuk e respekton shtrohet pyetja shkolla a është nën juridiksionin e MASHT-it apo është e pavarur (private) për derisa kjo shkollë është publike vendimeve të gjykatës duhet t'u thotë Amin!
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •