Kjo është intervista mes Tejsir Allunit nji gazetar I AL xhezirës I bërë në 2001 në Avganistan mes tij dhe Obl (Usame Bin Laden).
Ajo që bie në sy është mashtrim i këtij personi OBL që me fetvat fallce të ulemave të sunetit,mundohet të arsyeton vrasjen e civilëve të pafajshëm.Dhe ktë justifikim të tij e përdorin sajtet xhihadiste (disa të mjerë) që qorrazi e pasojnë atë edhe në dalalet.
E Publikova këtu me qëllim që të marrin mësim edhe të tjerët që nuk i din rregullat e xhihadit por thjesht thërrasin vetëm në xhihad.
Ja pjesa kryesore e dijalogut mes tyre:
Tejsir Alluni : Dhe kjo (vrasja e tyre) është në aspekt të trajtimit të njejtë, sikur që i vrasin të pafajshmit tanë, i vrasim dhe ne të pafajshmit e tyre?
Shejh Usameh: Po, edhe ne i vrasim të pafajshmit e tyre, dhe kjo është e lejuar sipas sheriatit dhe logjikës. Dhe ata të cilët kanë folur në këtë aspekt, disa prej tyre kanë folur në aspekt të sheriatit.
Tejsir Alluni : E cili është argumenti i tyre (për ndalimin e këtyre vrasjeve)?
Shejh Usameh: Kanë përmendur hadithin e Muhamedit (salallahu alejhi ve selem) i cili ndalon vrasjen e fëmijëve dhe grave, dhe ky është hadith i vërtetë.
Tejsir Alluni: Kjo është që jam duke pyetur saktësisht?
Shejh Usameh: Por kjo ndalesë për vrasjen e fëmijëve dhe të pafajshmëve nuk është e përgjithshme, ngase ka argumente tjera të cilat e veçojnë atë. Thotë Allahu (subhanehu ve te'ala): "Ndëshkoni në atë masë sa jeni ndëshkuar ju". Kanë thënë dijetarët si Ibn Kajjimi, Sheukani, Kurtubiu në tefsirin e tij, se nëse jobesimtarët i vrasin fëmijët dhe gratë tona me qëllim, atëherë lejohet që edhe ne t'i trajtojmë ata njëjtë.. Kjo është në aspektin e sheriatit. Ndërsa ata të cilët flasin duke mos pasur dituri të sheriatit, thonë: Nuk është dashur që fëmijët të vriten.. Ndërsa atyre të rinjëve që Allahu ua ka hapur rrugën, ata nuk merren me vrasjen e fëmijëve (me qëllim), por sulmojnë forcat më të mëdha ushtarake botërore - Pentagonin, në të cilin ka më shumë se gjashtëdhjetë e katër mijë punëtorë - Vend ushtarak dhe bazë e fuqisë së ushtrimeve ushtarake.
________________________________________
Si do të shohim më poshtë se fetvat që ka dhënë OBL,ku ai mendon se gjen mbështetje, në fakt fetvat e ulemave janë në kundërshtim me fjalët e OBL-së.
Këtu në këto fetva duhet bërë nji dallim,sepse ata flasin kryesisht për civilët që janë direkt të angazhuar në luftë,duke ndihmuar armikun qoftë me fjalë ose me vepra..dhe pastaj ni dallim tjetër këtu duhet patur kujdes sepse gjithmon në ato fetva flitet kur muslimanët kan qenë të forte dhe kan pasur shtetin që I mbron.
Unë dua të tregoj se na tani ndodhemi mu në fillim të nji daveti të mirëfilltë sikur Profeti kur ishte në Mekke me shokët e tij.Dhe ktë gjendje unë e vërtetoj thjeshtë nga realiteti I sotëm që unë do ta paraqes shkurt.
Gjendja jonë sotë është e mjerueshme si përkah besimi poashtu edhe përkah pregaditja ushtarake.Shumica e njerëzve kan dalur nga feja që moti duke bërë shirkijate dhe kufriajte nga më të ndryshmet edhe pse thirren me emra musliman,shumica duke ndjekur sistemet e shejtanit dikush në sufi ekstrem në adhurues të varreve,disa në adhurues të sistemeve të kufrit..etj.Ja kjo është ajo gjendja e jonë e mjerueshme.Dhe mu për ktë shkak neve sot jemi në ktë gjendje ku na mbizotërojnë kafirat në çdo aspekt.
Preokupimi jonë I pare është që këto masa të mëdha të njerëzve që kan humbur domethënjen e vërtetë të islamit,ështe që ti kthejmë në teuhidin e Allahut duke I larguar nga shirkijatet dhe kufriatet.
Kjo don të thotë se nëse e shiqon realitetin e vërtetë të popullit të kavkazit si çdo popull tjetër do të shofish se shumica prej tyre janë të sektit sufi kaderi që u luten varreve,e të mos flasim pjesa tjetër që adhurojnë endej sistemin komunist...
Lufta e pare çeçeno-ruse ishte luftë thjeshtë nacionalçlirimtare e përzier me ndjenja islame dhe ktë e pranuan edhe luftëtarët e çeçenisë që pastaj përmirësuan qëllimet dhe mjetet..ashtu siç ka qenë shumica e luftrave këto 100 vitet e fundit me kafirat.Dhe kjo gollgotë po vazhdon…
Islami në fillim të Mekkes,ose kur filloj daveti të ndigjohet, filluan edhe torturat.Pra muslinmanët ndiqeshin,vriteshin,torturoheshin dhe masakroheshin nga mushrikët mekkas (sot ne nga rusët,serbet,amerikanët,kinezët..etj),jo vetëm burrat I torturonin por edhe grate dhe fëmijët siç ishte rasti I Ammarit dhe familjes së tij.
Por Allahu ua ndaloj muslimanëve që të vrasin mushrikët e leje mo ti torturojnë,bile vrasja ishte e ndaluar dhe gjaku I mushrikëve ishte I shenjtë dhe nuk guxonte që të derdheshte,dhe për ktë na tregon Ibn Tejmijje r.a : ''....Gjaku i kafirit në kohën e parë të islamit (kohën e hershme të paraqitjes së islamit) ishte i shenjtë dhe i padhunueshëm ashtu sikur gjaku origjinal i një personi.Allahu ndaloj muslimanët nga vrasja e nji kafiri të tillë.''(Es-sarim el-Meslul,Ala shaatim il Resul,f 104).
KJo ishte kaq sa I përket asaj kohe.Tani do shohim se çka thuajnë ulematë e sunnetit kur muslimanët kan forcën dhe shtetin që neve sot për fat të keq nuk e e kemi bile ata që mbahen si të tillë,ata na torturojnë ma shum se kjafirat e vërtetë.
Por nëse dikush thotë se na sot kemi force,dhe kemi mundësi,atëherë do të shohim se çthuajnë diejtarët në këto raste.
Do të fillojmë me të parin
Ibn Kajjimi r.a : ‘’Vrasja është obligative vetëm kur ballafaqohemi në luftë,dhe jo përshkak të kufrit.Për këtë shkak nuk guxon të vriten as grate,as fëmijët,as pleqtë,as qorrët e as priftët që nuk nuk luftojnë,përveç atyre që neve na luftojnë frontalisht.Dhe kjo ishte rruga e Profetit që I ka trajtuar njerëzit e tokës..(Ahkam el ahlul-dhimme,vol 1,f 17).
Pra a mendojmë ne se civilët e krishterëve siç janë grate,fëmijët,pleqtë,priftat..etj,nuk kan kontribuuar për shtetin e tyre krishter?Por qëllimi këtu është vetëm ata që ne I kemi para në front dhe për ktë do të bindemi më poshtë :
Thotë Omer Ibn AbdulAzizi r.a : ‘’Për thënjen e Allahut :
190. Dhe luftoni në rrugën e All-llahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë (e fillojnë luftën). (El-Bekare)
Kjo I përmbledh vrasjen e grave dhe fëmijëve,dhe ata që nuk marrin pjesë në luftë. (En-Neuadir uez-Zijadat,vol . 3,f.57).
Shejh Abdullah El-Basami r.a thotë : ‘’Sa për sulmimin e atyre që nuk marrin pjesë në luftë sikur janë gratë,fëmijët,pleqtë,murgjit nëpër manastire ose kisha dhe të ngjajshmit-atëherë kjo nuk është e lejuar,përderisa ata nuk I ndihmojnë trupat armike me fjalë ose strategji,ose nëse nuk kan bërë vrasje.’’ (Teudeh ul-Ahkam bin bulugil Maraam’’,vol.6,f 385).
El Kurtubi thotë : ‘’ دلت الآية على أن كفر الكافر لا يمنع من العدل معه، وأن يقتصر بهم على المستحق من القتال والاسترقاق، وأن المثلة بهم غير جائزة وإن قتلوا نساءنا أو أطفالنا وغمونا بذلك، فليس لنا أن نقتلهم بمثله قصداً لإيصال الغم والحزن إليهم…Dhe nuk është e lejuar për ne që tu hakmirremi atyre në të njëjtën mënyrë ,edhe nëse ata na vrasin neve grate tona dhe fëmijët tanë dhe na bëjnë dhimbje të madhe me qëllim që të na përkulin –nuk na është e lejuar që na të veprojmë në të njëjtën mënyrë me qëllim që ata të ndiejnë dhimbje dhe dëshpërim.’’ (Tefsir El-Kurtubi 5/8, Al xhaami' li Ahkaamil Kur'an" 6/110)…
Dhe shum ulema të tjerë
Krijoni Kontakt