Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Deputetet socialiste, 15 minuta parlament, sa për të marrë rrogat

    Opozita s’shkëputet dot nga bojkoti dhe vjen në parlament vetëm për t’u hedhur hi syve vëzhguesve ndërkombëtarë



    Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi dje punimet e seancës së radhës plenare, pa praninë e opozitës, e cila u mjaftua me vetëm 15 minuta prezencë. Grupi parlamentar socialist vendosi në mesditën e djeshme pjesëmarrjen e pjesshme në Kuvend, për të përcjellë kështu shashkën e radhës të klikës destabilizuese të Ramës, përmes xhaketave të vjetra si Gramoz Ruçi dhe Namik Dokle. Shorti këtë radhë i kaloi Dokles dhe mesoburrit Erjon Braçe, ndërkohë që Ruçi mesa duket ka “bojkotuar” filozofinë dështake të Edvinit, duke kundërshtuar fjalimet në Kuvend. Të dy këta, thjesht e rëndomtë thanë as më shumë e as më pak, se ç’kanë thënë bashkë me Edvinin këto 7 muaj me radhë.



    Dokle foli për minuta me radhë për të ashtuquajturën “transparencë” por mohoi praninë e opozitës në Komisionin Hetimor, duke e kushtëzuar këtë me kërkesat antiligjore, të cilat mirëfillti dhe kryekëput bien ndesh me Kushtetutën. I besuari i Edvinit nuk justifikoi dot para shqiptarëve se pse opozita nuk kërkon të ndjekë asnjë nga rrugët e pranuara nga mazhoranca dhe të respektuara nga ligjet në fuqi, por përkundrazi vazhdon të fshihet pas “axhendës” së bojkotit, duke vënë kështu në plan të parë interesat personale të Edvinit dhe ndjekësve të tij androgjenë.

    mapo

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280

    Gramoz Ruçi dhe Edvin Kristaq Rama

    Ramoz Ruçi dhe Edvin Rama ?

    » Vendosur: 28/03/2010 - 09:38 në gazetën "Panorama",Tiranë



    • Edmond Tupja

    Përse ky titull?” – mund të pyesë me shumë të drejtë lexuesi i vëmendshëm dhe i paanshëm i rubrikës sime të së dielës. Sigurisht që në vend të këtij titulli mund të kisha vënë, për shembull: “Osmoza Ramaruçi” ose “Osmoza Ruçirama”, por, për të qenë i sinqertë me lexuesin, do të pohoj se titulli i zgjedhur ndoshta e pasqyron më me kripë atë që ka ndodhur e po vazhdon të ndodhë në kokën e zotit kryetar të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Po shpjegohem: Ndonëse kur nisi luftën për të ardhur në krye të Partisë Socialiste të Fatos Nanos, Edi Rama pretendoi gati botërisht se donte ta pastronte këtë parti nga fryma e vjetër kriptopuniste, koha shumë shpejt tregoi, vërtetoi dhe dëshmoi katërcipërisht se ai, me ta realizuar aspiratën e tij obsesivo-kompulsive, u lidh pikërisht edhe me disa kriptopunistë në metodologji e, ndoshta, në ideologji, si Gramoz Ruçi, ndër të tjerë. Natyrisht, e bëri këtë për arsye pragmatiste që edhe mishi elektoral të piqej, edhe helli i karrierës së tij të mos digjej. Pra, zoti kryetar i Partisë Socialiste tregoi se e njihte mirë parimin dhe praktikën e njohur të mimetizmit, d.m.th. të përshtatjes me mjedisin kësaj radhe jo më për të mbijetuar, por për të mbretëruar në gjirin deri diku gjirizor të Partisë Roza Rozina (na sill ca trëndafila...). Sidoqoftë, tani, pas humbjes në zgjedhjet e 28 qershorit të vitit të kaluar, Edi Rama, në vend të bënte një politikë të re me politikanë të rinj (jo pak intelektualë në fillim karriere iu përgjigjën thirrjes së tij për t’u kthyer në atdhe që të bashkëpunonin për fitoren e shpresuar të Mama Roza Rozinës), përqafoi një politikë edhe më të vjetër se ajo e Fatos Nanos: atë të konfliktit të ashpër jo më ndërpartiak, por në nivel kombëtar. Ç’do të thotë kjo? E thjeshtë fare: gjatë fushatës zgjedhore që parapriu 28 qershorin shqiptarisht të famshëm, Edi Rama hodhi në qarkullim tezën e frikshme të “popullit opozitar”, çka presupozonte, nga ana tjetër e barrikadës elektorale, ekzistencën e një “populli pozitar”, interpretuar ndryshe, por duke ndjekur logjikën e mbrapshtë ramiste apo, më saktë, rameske, tezën e kundërvënies së një pjese të popullit shqiptar me pjesën tjetër, çka të kujton tezën e dikurshme, po aq të frikshme, të kundërvënies midis Veriut e Jugut, pra, gegëve e toskëve, ose midis komunistëve dhe nacionalistëve gjatë Luftës nacionalçlirimtare. Kjo prirje e rrezikshme, Edi Ramës nuk i erdhi nga qielli, atë ai e gjeti te fryma kriptopuniste e Gramoz Ruçit, i cili, para disa ditësh, e tradhtoi veten kur, tek orvatej të tërhiqte dëshpërimisht propozimet socialiste nga gjykimi i Kuvendit, tha hapur, shkoqur dhe açik: “Ne tërhiqemi, populli le t’u dalë zot fateve të veta, ne do të jemi përherë bashkë me të!” “T’u dalë zot fateve të veta...” Në ç’mënyrë (apo mënxyrë)? Mos vallë si në vitin e mbrapshtë 1996, kur ai rrëmbeu armët dhe Partia Socialiste, në njëfarë mënyre, u vu në krye të tij? Kjo është pyetja që më erdhi aty për aty në mendje tek e dëgjoja të shprehte këtë mendim rrënqethës. Druaj vërtet se mos të njëjtin kuptim ka deri diku edhe teoria e Edi Ramës, e rrëzimit të Qeverisë me manifestime të pandërprera në rrugë deri sa të organizohen zgjedhje të parakohshme ose të ndodhë ndonjë e pathënë apo e pabërë.
    Për rrjedhojë, më duket se titulli që i kam vënë këtij shkrimi është më pranë së vërtetës se çdo tjetër që mund të kisha zgjedhur: midis Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit, thënë ndryshe midis një jopolitikani aparatçik që merret me politikë dhe një aparatçiku politikan (Ministër i Brendshëm në kohën kur diktatura komuniste po jepte shpirt) me të cilin merret politika, kemi osmozë, ndërdepërtim, ashtu siç ndodh në se ju merrni, në kushte laboratorike, dy pllaka metalike, njëra prej ari dhe tjetra prej plumbi, i puthisni më së miri dhe lini për më shumë se njëzet a tridhjetë vjet pa i lëvizur, pastaj i shkëpusni nga njëra-tjetra dhe shihni se molekula ari kanë depërtuar në pllakën prej plumbi dhe molekula plumbi kanë depërtuar në pllakën prej ari. A e kuptoni, pra, përse Edi Ruçi dhe Gramoz Rama janë ata që janë? Sigurisht, asnjëri prej tyre nuk është prej ari, madje as prej plumbi, por ky metali i fundit më kujton një parullë të kohës së diktaturës komuniste: “Votat tona, plumb për armikun!”. Një parullë që Edi Ruçi dhe Gramoz Rama duan ta zbatojnë me çdo kusht në një kontekst kombëtar e ndërkombëtar, krejt të ndryshëm nga ai i kohës së diktaturës komuniste në Shqipëri.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Lejeni rehat sitin sitin me vjelljet e pd more se kaq te perdale jeni sa kur ju lexojne ju djegin gjithe sitin userat hackera.
    Ikni more na me gjith ato copy paste te ndyra te poltikes se e keni ulur nivelin e sitit ne fabriken e llumit ideologjik te pd
    Ky eshte sit per te komunikuar shqiptaret jo per te ngrene te vjellat e shtypit te pd
    Shikoni mor admina mire a eshte ky sit per shqiptaret apo per pd
    Po ashtu mos shkruani me me forumi shqiptar po vurjani titullin forumi pd
    Albania Uber Alles

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Z.Rama(alias Juanito).

    Z.Tupja është zëri i qytetarisë shqiptare (nëse ka mbetur diç nga ajo pas diktaturës së baballarëve tuaj për 50 vjet),dhe tironse,në kuptimin e një Tirane post-enveristo-ramizo-nexhmiieste.....
    Ne edhe mund të polemizojmë me Z. Tupja( një ekselencë e mendimit,dijes e kulturës shqiptare,por jo si ti z. Juan Rama....!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    EE aq men ke ti sa me therret z Rama te cilin se kam pa kurre me sy vec ne tv naiher.
    Albania Uber Alles

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Tupja gjithmone kane shume i kujdeshem ne artikujt e tij .... te pakten per ata artikuj qe une kam lexuar .....

    qe ai te dali kete rradhe duke shkruar kaq shkoq per keto te dy i bie qe dicka te ndyre jane duke pergatitur ne dem te vendit .... une keshtu e kupetoj
    "They will not control us, We will be victorious"

  7. #7

    Edi Ruçi & Gramoz Rama?

    Përse ky titull?” – mund të pyesë me shumë të drejtë lexuesi i vëmendshëm dhe i paanshëm i rubrikës sime të së dielës. Sigurisht që në vend të këtij titulli mund të kisha vënë, për shembull: “Osmoza Ramaruçi” ose “Osmoza Ruçirama”, por, për të qenë i sinqertë me lexuesin, do të pohoj se titulli i zgjedhur ndoshta e pasqyron më me kripë atë që ka ndodhur e po vazhdon të ndodhë në kokën e zotit kryetar të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Po shpjegohem: Ndonëse kur nisi luftën për të ardhur në krye të Partisë Socialiste të Fatos Nanos, Edi Rama pretendoi gati botërisht se donte ta pastronte këtë parti nga fryma e vjetër kriptopuniste, koha shumë shpejt tregoi, vërtetoi dhe dëshmoi katërcipërisht se ai, me ta realizuar aspiratën e tij obsesivo-kompulsive, u lidh pikërisht edhe me disa kriptopunistë në metodologji e, ndoshta, në ideologji, si Gramoz Ruçi, ndër të tjerë. Natyrisht, e bëri këtë për arsye pragmatiste që edhe mishi elektoral të piqej, edhe helli i karrierës së tij të mos digjej. Pra, zoti kryetar i Partisë Socialiste tregoi se e njihte mirë parimin dhe praktikën e njohur të mimetizmit, d.m.th. të përshtatjes me mjedisin kësaj radhe jo më për të mbijetuar, por për të mbretëruar në gjirin deri diku gjirizor të Partisë Roza Rozina (na sill ca trëndafila...). Sidoqoftë, tani, pas humbjes në zgjedhjet e 28 qershorit të vitit të kaluar, Edi Rama, në vend të bënte një politikë të re me politikanë të rinj (jo pak intelektualë në fillim karriere iu përgjigjën thirrjes së tij për t’u kthyer në atdhe që të bashkëpunonin për fitoren e shpresuar të Mama Roza Rozinës), përqafoi një politikë edhe më të vjetër se ajo e Fatos Nanos: atë të konfliktit të ashpër jo më ndërpartiak, por në nivel kombëtar. Ç’do të thotë kjo? E thjeshtë fare: gjatë fushatës zgjedhore që parapriu 28 qershorin shqiptarisht të famshëm, Edi Rama hodhi në qarkullim tezën e frikshme të “popullit opozitar”, çka presupozonte, nga ana tjetër e barrikadës elektorale, ekzistencën e një “populli pozitar”, interpretuar ndryshe, por duke ndjekur logjikën e mbrapshtë ramiste apo, më saktë, rameske, tezën e kundërvënies së një pjese të popullit shqiptar me pjesën tjetër, çka të kujton tezën e dikurshme, po aq të frikshme, të kundërvënies midis Veriut e Jugut, pra, gegëve e toskëve, ose midis komunistëve dhe nacionalistëve gjatë Luftës nacionalçlirimtare. Kjo prirje e rrezikshme, Edi Ramës nuk i erdhi nga qielli, atë ai e gjeti te fryma kriptopuniste e Gramoz Ruçit, i cili, para disa ditësh, e tradhtoi veten kur, tek orvatej të tërhiqte dëshpërimisht propozimet socialiste nga gjykimi i Kuvendit, tha hapur, shkoqur dhe açik: “Ne tërhiqemi, populli le t’u dalë zot fateve të veta, ne do të jemi përherë bashkë me të!” “T’u dalë zot fateve të veta...” Në ç’mënyrë (apo mënxyrë)? Mos vallë si në vitin e mbrapshtë 1996, kur ai rrëmbeu armët dhe Partia Socialiste, në njëfarë mënyre, u vu në krye të tij? Kjo është pyetja që më erdhi aty për aty në mendje tek e dëgjoja të shprehte këtë mendim rrënqethës. Druaj vërtet se mos të njëjtin kuptim ka deri diku edhe teoria e Edi Ramës, e rrëzimit të Qeverisë me manifestime të pandërprera në rrugë deri sa të organizohen zgjedhje të parakohshme ose të ndodhë ndonjë e pathënë apo e pabërë.

    Për rrjedhojë, më duket se titulli që i kam vënë këtij shkrimi është më pranë së vërtetës se çdo tjetër që mund të kisha zgjedhur: midis Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit, thënë ndryshe midis një jopolitikani aparatçik që merret me politikë dhe një aparatçiku politikan (Ministër i Brendshëm në kohën kur diktatura komuniste po jepte shpirt) me të cilin merret politika, kemi osmozë, ndërdepërtim, ashtu siç ndodh në se ju merrni, në kushte laboratorike, dy pllaka metalike, njëra prej ari dhe tjetra prej plumbi, i puthisni më së miri dhe lini për më shumë se njëzet a tridhjetë vjet pa i lëvizur, pastaj i shkëpusni nga njëra-tjetra dhe shihni se molekula ari kanë depërtuar në pllakën prej plumbi dhe molekula plumbi kanë depërtuar në pllakën prej ari. A e kuptoni, pra, përse Edi Ruçi dhe Gramoz Rama janë ata që janë? Sigurisht, asnjëri prej tyre nuk është prej ari, madje as prej plumbi, por ky metali i fundit më kujton një parullë të kohës së diktaturës komuniste: “Votat tona, plumb për armikun!”. Një parullë që Edi Ruçi dhe Gramoz Rama duan ta zbatojnë me çdo kusht në një kontekst kombëtar e ndërkombëtar, krejt të ndryshëm nga ai i kohës së diktaturës komuniste në Shqipëri.

    Edmond Tupja
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779
    Shkrimi eshte i bukur dhe i drejte.
    Por eshte gjysmak,i mungon pjesa tjeter...Saliu.
    Ateher mund te jeteerveç se i drejte dhe i vertete.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Postime
    812
    lej mor ato militantet e qeveris fantazm se po e shofin fundin..kujdes nga kafshet e plagosura rend se ateher kafshojn ata ... u rrini larg deri sa te harrojn te marrin frym dhe pastaj beni shurren ne to ...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    panorama

    --

    Berisha:

    Pse e operova këmbën
    » Vendosur: 30/03/2010 - 08:04





    Erald Kapri

    Kryeministri Sali Berisha tha dje se ka kryer një operacion në këmbën e djathtë, por në të njëjtën kohë lëshoi akuza ndaj kreut të opozitës pasi, sipas tij, abuzoi me këtë operacion. Në mbledhjen e përjavshme me deputetët e djathtë, Berisha tha se ditën e premte zhvilloi një operacion në këmbë, por që sipas tij, kjo nuk ndikoi në punën e tij. “Ç’është e vërteta, ditën e premte, në orë 20:15 iu nënshtrova një ndërhyrjeje të planifikuar kirurgjikale, për një problem të vogël në shpinën e këmbës, i cili më vështirësonte pak në ecjet e mia “hardwalking”,(ecje në natyrë) të zakonshme, por që ecja është pasioni im. Pas një operacioni që ka zgjatur rreth 1 orë e 15 minuta, me një anestezi të përgjithshme, pasi e kuptoni vetë se këmba dhe dora kanë shumë mbaresa nervore, unë shkova në shtëpi, pa asnjë lloj ndërlikimi. Dje dhe sot, kam përmbushur të gjitha detyrimet e mia, përveç ecjes së zgjatur si në çdo weekend tjetër, kam punuar dhe kam lexuar”, tha Berisha. Kreu i maxhorancës akuzoi më tej kreun e opozitës, duke thënë se Edi Rama me anë të medias tentoi që të ndërtojë një histori jo të vërtetë me shëndetin e tij. “Dua të falënderoj edhe mediat me shumë respekt, të cilat dje ishin subjekt i një agresioni të paparë mesazhesh dhe trillimesh të një njeriu, i cili është i njohur se vuan tmerrësisht nga mesazhomania, lidhur me operacionin tim. Disa prej atyre mesazheve i kam unë këtu, se m’i kanë nisur gazetarët. Një njeri që e ndërton suksesin vetëm mbi krizën, sëmundjen, fatkeqësinë, imagjinoni ju se ç’mund të bëjë, dje gjithë ditën është marrë me një histori të tillë”, tha më tej Berisha.
    Por përpara deputetëve të djathtë, Berisha iu drejtua direkt kreut të opozitës, duke thënë se Rama ka kryer operacione për estetikë. “Nuk mund të mos them se janë disa operacione, të cilat kanë një domethënie tjetër, kur detyrohesh t’i bësh ato 30 apo 40 vjet para kohe, flasin vetë. Se shkon të transplantosh flokët, rri edhe dy javë në klinikë dhe nuk të mbin një qime dhe kjo jo për faj të rasatit, por për faj të arës; apo kur shkon për të hequr xhufkat në qepalla dhe të bien sytë më keq; apo kur shkon për të ngulur dhëmbë të rinj dhe nuk të mbajnë. Më kujton një personazh rreth 40-50-vjeçar i Dritëro Agollit, që shkonte për t’u fejuar dhe i thoshte e ëma: Merr një shami pionieri që të dukesh më i ri te nusja” - tha Berisha. Duke përmendur më tej se nuk dëshiron të përdorë mjekësinë për politikë, kreu i opozitës shtoi se “unë dua t’i them mos i helmo me ato mesazhe celularët e gazetarëve, sepse siç e vutë re, vetëm njëri e kishte besuar, se ka besim të verbër, nuk kam ç’t’i bëj, ku thoshte se edhe kamerat nuk e marrin, se ka bërë një operacion në fytyrë. Po si nuk merrkan kamerat? Kamerat marrin edhe flokë që nuk mbijnë, edhe dhëmbë që vihen 40 vjet para kohe etj, etj, me radhë”. Me deputetët e djathtë, kreu i Qeverisë foli edhe për pyetësorin e BE-së, duke informuar se do të miratohej i plotë. “Jashtë zhurmës së kutive, vendi ka njohur reformat më të fuqishme, më të shpejta, më të vendosura se në çdo periudhë tjetër të tij, reforma të cilat kanë sjellë dhe sjellin transformime epokale. Po të marrim vetëm ato që janë bërë gjatë këtyre muajve për heqjen e vizave, ato kanë realizuar ndryshime në shumë fusha, si nata me ditën”, tha Berisha. Ai shtoi se në këtë proces prej 3 muajsh e gjysmë, janë angazhuar 1200 punonjës administrate, si dhe ekspertë të huaj.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •