Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-07-2009
    Postime
    29

    Talente shkrimesh letrare,kaloni pak ne kete teme !

    Te nderuar forumiste,kisha dashur te kerkoj dicka nga ju,nese nuk e keni merzi.Me duhet te shkruaj nje esse mbi kete teme "Narkomania dukuri qe te percjell deri ne vdekje".E kerkoj kete nga ju sepse me eshte e rendesishme dhe une nuk jam aq e mire ne letersi.Dhe gjithashtu i kam verejtur talentet e juaja qe te shkruani.Shpresoj te me mbeshtesni dhe ju falenderoj shume per kete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga indepedent-miss : 15-03-2010 mė 12:15

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-07-2009
    Postime
    29
    Ah,me duhet dhe te cek se eshte urgjente,me duhet per neser

  3. #3
    Paraprakisht te te them se nuk jam talent shkrimesh letrare,por u mundova pak,pasi qe me pelqei tema.


    Rrefimi i nje narkomani
    Kerkoja te jetoj,te isha i pranuar dhe vetem kaq,por njerezve ju dukej shume.Me percillte vetem shpresa e derrmuar.Isha i zhytur ne nje hiq.Dhe i merzitur nga hiqi kerkova nje tjeter hiq.Ishte kohe e merrolur kur linda une.Nuk e di nese me te vertete e kisha perkrahjen e mendimit tim,megjithate kisha hyre ne kapitullin "Menjanimi i jetes" i librit te jetes sime.Dhe pse tani nuk arrij ta kap fillimin e ngjarjeve te atehershme,i mbaj mend fjalet gerryese te familjes sime.Mbaj mend talljet therese te femijeve te lagjes,shikimet e mpira te shoqerise dhe enderrat e ftohta me neperkat qe notonin mbi gjak.Mbaj mend dhe disa nga gjerat qe me thoshin,se i frymezoja dhembshuri,se duhej te dilja nga rete qe me kishin mbuluar mendjen,e se arsyeja me ishte turbulluar.Dhe cdo gje perseritej ne forme episodike,te pakten keshtu i shihja gjerat nga ndikimi i heroines.Ndonjehere ndihesha i derrmuar,arrija ta ndjeja sinkopen por si nuk e kuptoja esencen e qmuar te saj...
    Ushqehesha me vleresime,jetoja me arsyetime dhe me pasoja te rreme.Ndonjehere i mbushur me fjalet e rrethit tim genjeja veten duke i thene se kjo ishte vetem marrezi e perkohshme e kalimtare,por e mallkuara heroinė nuk donte te dinte,vazhdonte me misionin e saj.Por prape se prape nuk shihja asgje me larg se narkomania.Isha thjesht skllav i nje skllavi.Dhe fundi do te ishte fundosja sikur mos te me drejtonte Jehona ne rruge te drejte.:P

  4. #4
    HoneY-BunnY √
    Anėtarėsuar
    10-10-2009
    Vendndodhja
    Mbi re...
    Postime
    2,710
    Sa e sa here kisha degjuar per drogen dhe efektet negative te saj,ne shkolle,familje media,kudo.
    Mendoja se asgje nuk mund te krijoje varesi ne qofte se ti ke vullnet per ta lene.Dhe per mua narkomanet ishin njerez pa vullnet,pa familje dhe deshire per te jetuar.Ne nje mbremje me shoqerine me ofruan pak “mall”.E refuzova ne fillim.E gjithe shoqeria ime kercente si e cmendur,qeshte pafund.NJe lumturi dhe ekstazi qe fillova tja u kisha zili.”Vetem nje here” mendova,e cdo me gjeje ??!
    E ndjeva tek me kalonte neper vena dhe me jepte nje force dhe fuqi te papare.Qeshja kot,me cdo gje,ulerisja,kerceja.Bota ishte e imja ne ato momente.Cdo gje qe me merziste dhe me stresonte ishte fshire si me magji.Ishte nje mrekulli.Nuk mbaj mend se si mund te kem shkuar ne shtepi por kur hapa syte e ndjeva veten te lodhur dhe te drobitur.Me pertese u cova nga krevati,dola para pasqyres dhe pashe se me ishin fryre dhe skuqur syte.Duke I hedhur uje syve mendova se nje kafe do me sillte ne vete.
    Dita mu duk e gjate dhe stresuese,me gezonte fakti qe ne darke do dilnim perseri me shoqerine.Perseri mora “mall”,duhej nje shtyse qe mbremja te behej me alegro.Kjo ndodhi nje here,dy… dhjete.Aq shume sa une nuk mund te rrija dot pa te. Mjaftonin disa momente lumturie dhe pastaj le te shkoja drejt nje vuajtje pafund.Ishte bere si uji,si ajri.Beja cdo gje per ta patur.Genjeja familjen,shoqerine.
    Kerkoja efektin qe kishte bere ne fillim,merrja sasi me te medha.Por ….asgje,vetem dhimbjet shtoheshin dhe une tretesha pak e nga pak.Shterngoja fort me dhembe llastikun qe lidhej rreth krahut dhe me doren tjeter shtyja helmin drejt venave te mia.Prisja me padurim qe te bente mrekulline dhe te qetesonte dhimbjet e mia.Perfundova ne spital nga mbidoza.Luftova me vdekjen per tu kthyer perseri ne kete jete.Te shikoja fytyren e nenes me lot ne sy qe me shterngonte doren dhe me jepte shprese ishte gjeja qe me dha forcen per tju nenshtruar rehabilitimit. Familja me qendroi prane gjate gjithe kesaj periudhe.Dhe une sot jam teresisht I sheruar nga ajo “semundje “ e keqe.Ndihmoj persona te tjere duke I ndergjegjesuar dhe duke ju treguar nga eksperienca ime e hidhur.
    Jeta eshte sh e bukur ,duhet jetuar ne cdo cast dhe une per kete nuk kam nevoje per “shtysa te jashtme”
    U come 2 love not by finding the perfect person,
    but by seeing an imperfect person perfectly.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar mė parė nga indepedent-miss Lexo Postimin
    Te nderuar forumiste,kisha dashur te kerkoj dicka nga ju,nese nuk e keni merzi.Me duhet te shkruaj nje esse mbi kete teme "Narkomania dukuri qe te percjell deri ne vdekje".E kerkoj kete nga ju sepse me eshte e rendesishme dhe une nuk jam aq e mire ne letersi.Dhe gjithashtu i kam verejtur talentet e juaja qe te shkruani.Shpresoj te me mbeshtesni dhe ju falenderoj shume per kete.
    Kur nuk ke talent, pse duhet tė shkruash ese?

    Pse merresh me gjėra pėr tė cilat nuk ke aftėsi?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •