Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 27
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Bravo,fatflum.

    Asnje,nuk di ta pershkruaj tmerrin,kaq realisht,e me kaq inteligjenc.
    Dokument historik.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Faleminderit Serafim.E kam ndier obligim moral.Nese kerkon ne internet lidhje me keto masakra,e din se qfare do te gjesh? Vetem numrin e te vrareve ,ose vetem lajme nga pervjetoret se si jane perkujtuar.Eshte tragjike.
    E kam videokaseten prej 2 oreve rreth kesaj masakre,dhe duhesh te jesh i forte prej zemre ta shiqosh deri ne fund.U mundova ti zgjedh vetem disa nga fotot qe nuk jane aq grafike per shkak te rregullores se forumit dhe sepse mund te shihen nga ndonje i mitur ose femije.Falenderoj Liri Loshin qe pati zemren dhe fuqine qe xhiroi kete masaker dhe kete kaseten ia dhuroj Tribunalit te Hages ne deshmine kunder krimineleve serb.
    Le te mbeten keto dokumente dhe fakte ne Forumin Shqiptar.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Faleminderit Serafim.E kam ndier obligim moral.Nese kerkon ne internet lidhje me keto masakra,e din se qfare do te gjesh? Vetem numrin e te vrareve ,ose vetem lajme nga pervjetoret se si jane perkujtuar.Eshte tragjike.
    E kam videokaseten prej 2 oreve rreth kesaj masakre,dhe duhesh te jesh i forte prej zemre ta shiqosh deri ne fund.U mundova ti zgjedh vetem disa nga fotot qe nuk jane aq grafike per shkak te rregullores se forumit dhe sepse mund te shihen nga ndonje i mitur ose femije.Falenderoj Liri Loshin qe pati zemren dhe fuqine qe xhiroi kete masaker dhe kete kaseten ia dhuroj Tribunalit te Hages ne deshmine kunder krimineleve serb.
    Le te mbeten keto dokumente dhe fakte ne Forumin Shqiptar.
    Je ti qe nderon veten,dhe atdhetaret,patriotat, qe dhane jeten.
    Nuk di cfar te them!Masaker,eshte pak...
    Dokument historik,tekst;per shkollat.

  4. #14
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642


    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  5. #15
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Përkujtohet masakra e Izbicës



    Përkujtohet masakra e Izbicës

    Izbicë, 28 mars - Dhembja për të rënët e Izbicës është e madhe, po aq sa është obligimi moral e ligjor i shtetit të Kosovës, për të mos harruar asnjëherë çmimin e lirisë, u tha me rastin e shënimit të 11-vjetorit të masakrës së Izbicës.
    Organizuar nga Kuvendi Komunal i Skenderajt të dielën në fshatin Izbicë është shënuar përvjetori i 11-të për 147 të vrarët nga forcat serbe, më 28 mars të vitit 1999.
    Në këtë përvjetor morën pjesë mijëra vetë nga e gjithë Kosova, autoritetet lokale të komunës së Skenderajt, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, familja e komandantit legjendar Adem Jashari, familjarë të dëshmorëve dhe veteranët të luftës, raporton RTV21.
    Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se jemi mbledhur edhe njëherë në Izbicë në këtë vend të traditës, bujarisë, trimërisë, për të parë të parë edhe njëherë për së afërmi se këtu i ka rrënjët liria.
    “Dhembja për të rënët e Izbicës është e madhe, po aq sa është obligimi moral e ligjor i shtetit të Kosovës, për të përfillur rrënjësisht këtë gjak të derdhur dhe për të mos harruar asnjëherë çmimin e lirisë. Tani përpjekjet tona për realizimin e aspiratave për një jetë më të mirë të fëmijëve tanë është një përpjekje simbolike në ndërtimin e një shteti ideal, për të cilën njerëzit dhanë më të shtrenjtën jetë”, ka thënë Lushtaku.
    Një fjalë rasti ka mbajtur përfaqësuesi i shoqatave të dala nga lufta nga Skenderaj, ndërsa për ngjarjen e dhimbshme të Izbicës ka folur profesor Xhavit Aliu, ndërsa në emër të familjeve të dëshmorëve të pranishmit i ka përshëndetur Bislim Bajrami.
    Për të pranishmit është dhënë shfaqja teatrore “Jam shqiptar”, të realizuar nga teatri “Naser Kodra” i Skenderajt.
    Më 28 mars 1999, forcat serbe, të tërbuara nga humbja që po pësonin për ditë në fushën e betejës, u sulën mbi popullatën civile të paarmatosur për të marrë hak, duke vrarë madje edhe gra, e pleq. /koha/

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Pikerisht sot me 28 mars jane bere 11 vite nga masakra e Izbices.Ju qofte i lehte dheu i Kosoves.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  7. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    782
    Qofshin te meshiruar nga Zoti i Gjithësis !

  8. #18
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Rivarrosen pesë mbetje mortore në Izbicë



    Rivarrosen pesë mbetje mortore në Izbicë

    Në varrezat e martirëve në Izbicë, në prani të familjarve e qytetarve të shumtë, sot u bë rivarrimi i mbetjeve mortore të 5 të ekzekutuarve në masakren famëkeqe serbe në këtë fshatë, gjatë luftës së vitit 1999.


    Në këtë masakër, forcat serbe ekzekutuan 147 veta, kufomat e të cilëve, nga ushtria serbe janë zhvarrosur e dërguar në drejtime të panjohura për t'i humbur gjurmët e krimit.

    Sipas Feriz Rexhepit, Kryetar i Komisionit Komunal për persona të pagjetur, deri tash nga kjo masakër janë identifikuar 85 të ekzekutuar, kurse të paidentifikur dhe të pagjetur kanë mbetur edhe 62 të tjerë.
    Familjarët shpresojnë në rikthimin sa më të shpejtë të tyre, për t’i rivarrosur me nderimet që u takojnë. /RTK/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Videoja e vetme ne lidhje me kete masaker per here te pare behet publike.
    Xhirimet jane te bera nga Liri Loshi,i cili kishte arritur menjehere pas masakres dhe kishte filmuar krejt ate qe kishin lene serbet pas,edhe kufomat e shqiptareve ne vendin e vrasjes.Jane mbi dy ore te incizuara ne lidhje me kete masaker,mirepo ne kete video jane te zgjedhura vetem ato skena qe nuk kane permbajtje te larte "grafike".Videoja eshte bere upload sot nga une .

    Sidoqofte preferohet per persona 18+

    http://www.youtube.com/watch?v=od45c...ature=youtu.be

  10. #20
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Zot çfar tmerri !E marr me mend qe te gjithe ata qe kan marr pjese ne hapjen e varreve dhe ne pergjithesi te pranishmit aty e kan pare edhe veten e vet te vdekur dhe ne ate gjendje te lene . Liriu ka bere pune te madhe me kete xhirim dhe shume keq qe shume masakra te tjera ne pamundesi xhirimi e fotografimi do te duken me vone vetem si gojdhena .Keta jan serbet kanibal te cilet i lemon sot Europa !! Ky eshte shkau !

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •