1.4 miliard euro jashtë Kosovës, me interes 1 për qind


Ismail Shabani
“Institucionet tona duhet t;i japin fund apeleve, sepse këtë e bëjmë ne si AKB, por ato duhet të marrin vendime të prera që sistemi financiar bankar të jetë në interes të zhvillimit”, tha Shahini.
Prishtinë, 2 mars - Aleanca e Kosovës për Biznese, përkatësisht departamenti i saj për ekonomi dhe financa ka adresuar disa kërkesa për ndryshimin e operimit të bankave tek Kuvendi i Kosovës, qeveria dhe institucionet tjera të pavarura që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik. Aleanca tha se përpiqet të ndikojë në rritjen e potencialit financiar dhe kreditor të ekonomisë së Kosovës, duke mundësuar qasje më të lehtë dhe interesa më të ulëta bankare, u tha në konferencën për medie me temë: "Interesi për kredi nuk ulet me apele, por me propozime konkrete", të organizuar nga AKB. Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se deri më tani biznesi i institucioneve financiare ka qenë shumë stabil, por që është bërë barrë tek bizneset tjera dhe tek qytetarët e Republikës së Kosovës.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës,