-
i/e regjistruar
Kush paguan per Vilen GLOZHENI!
Kjo ēeshtje, ne lidhje me vilen GLOZHENI apo me mire ta quajme vila BENUSI ka filluar shume kohe me pare. Nese do te ktheheshim pas ne histori do te na duhet te qemtojme shume gjate, por me mire po e trajtojme me shkurt me poshte. Si fillim duhet sqaruar se perse behet ky shkrim. Gjykata e Strasburgut qe zyrtarisht quhet Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut ka detyruar shtetin shqiptar, pra qeverine qe ti paguaje familjes BENUSI(trashegimtareve te Baltazar BENUSIT) jo pak por 450mije euro plus taksen ne lidhje me demin material ku hyjne shpenzimet gjyqsore te perfituesit ne Strasbug, plus interesin permbi kete shume per vonesat. Pra nje shume po themi diku te 500mije eurot. Po perse ka ndodhur kjo? Sepse procesi gjyqsor i zhvilluar ne Shqiperi konsiderohet nga Strasburgu si i paligjshem dhe ne kundeshtim me te drejtat e njeriut ne dem te familjes BENUSI dhe qeveria shqiptare detyrohet te paguaje. Pra gjykatat tona kane shkelur ligjin, qeveria paguan detyrimet dhe ēfare detyrimi 500mije euro. Dhe qeveria eshte e detyruar te paguaje kete detyrim, kokerr leku me kokerr dhe shpejt, sepse vendimet e Strasburgut nuk jane si vendimet e gjykatave shqiptare per te cilat nuk e vret mendjen kush. Per vendimet e gjykates se Strasburgut perjashtohesh nga Keshilli i Europes sa hap e mbyll syte. Po si e paguan kete detyrim qeveria: nga taksat tona se tjeter kund s`ka ku i merr parate. Dhe si ky vendim i Strasburgut vetem per dy vitet e fundit gjenden kater vendime me rreth 2milion e gjysem euro qe duhet te paguejne taksapaguesit shqiptare per shkak te shkeljeve ligjore te gjykatave tona(vetem per njerin shiko fletoren zyrtareme nr.extra34 viti2009, per shume te tjera heshtet dhe nuk propagandohen). Ne paguajme keto shuma marramendese per shkak te korrupsionit dhe paaftesise se gjykatave tona dhe ajo ēfare eshte me e bukura ketyre gjyqtareve qe shkelin ligjin nuk u hyn ferre ne kembe, vazhdojne rehat-rehat punen e perditshme dhe perseri ē`eshte me e bukura rriten ne pergjegjsi deri edhe dekorohen nga Presidenti. E pra, a ka gje me thjeshte se sa te zbulosh paaftesine, korrupsionin apo njeanshmerine e gjyqtareve emer per emer, se sa perballe nje vendimi te ketij lloji te gjykates se Strasburgut??? Ēfare i pengon institucionet pergjegjse qe ti marrin ne shqyrtim keto raste dhe ti vene gjyqtaret e te gjitha shkalleve perballe pergjegjsise? Por ne paguajme dhe kaq.
Tani le ti kthehemi historise tone per ēeshtjen ne fjale. Prona ne fjale, per te cilen Gjykata e Strasburgut ka denuar qeverine tone me 500mije euro si demshperblim per ishpronaret, te cileve iu eshte mohuar me pa te drejte prona e tyre nga gjykatat shqiptare, eshte nje pasuri e paluajtshshme qe perbehet nga nje vile e vjeter me oborr diku ne unaze te Tiranes afer stacionit te trenit. Vila ne fjale eshte sot ne pronesi te doktorit gjinekolog Orion GLOZHENI si trashegim nga babai i tije po gjinekolog Koēo GLOZHENI, emrin e te cilit mban materniteti i dyte ne Tirane ku punon dhe i biri. Themi e vjeter sepse kjo vile ka qene ne pronesi te juristit te famshem te kohes se monarkise Baltazar BENUSIT, por jo si cilesi, sepse sot vetem trualli i saje vlen miliona. Madje doktor GLOZHENI-biri e ka kthyer vilen ne nje klinike gjinekologjike private te veten nga e cila nxjerr jo pak perfitime financiare. Sipas historise kete vile, pasi komunistet erdhen ne pushtet, ia moren ish pronarit si konfiskim politik, nje nder mijra raste ky, dhe kuptohet ky i fundit u burgos si armik i regjimit. Balatzar BENUSI ka qene nje nga juristet, gjyqtar dhe avokat me te shquar i periudhes se monarkise, intelektual shkodran i dipllomuar ne perendim ne ate kohe, i cili ka lene nje litarature brilante, shume e vlefshme edhe sot, ne fushen e jurisprudences. Per keto shkaqe edhe u konsiderua armik i regjimit si shume te tjere te tille dhe ju moren pasurite. Thame qe kete histori do ta trajtojme ne formen me te shkurter te mundshme. Dhe pas kesaj kjo vile iu ju dha doktor GLOZHENIT plakut. Nuk ja vlen te ndalojme ne historine se pse regjimi ja dha qofte edhe duke ja shitur per pese leke doktorit gjinekolog pikerisht nje vile te tille. Por duhet sqaruar se doktori ne fjale(GLOZHENI plaku) eshte gjinekologu i cili ka ndjekur lindjet e femijve te Nexhmije HOXHES. Ketu nuk ka asgje te keqe, ajo do te linde me nje doktor. Por ama nuk mund te thuhet se nuk ka qene nje nga njerezit me te besueshem te familjes HOXHA, derisa i eshte besuar lindja e femijve te komandantit te tmerrshem, aq me teper qe sic rezultonga libri i K. MYFTARAJT per Enver HOXHEN(pjesa e dyte), Nexhmija vonoi shume pas luftes per tu bere me femije. Sic duket per keto merita, "qe nuk e la komandantin pa femije" iu vu ne kohen e demokracise edhe emri i tije maternitetit te dyte ne Tirane. Duket paradoks por figurat komuniste jane nderuar me shume ne demokraci se ne komunizem. Por kjo s`ka rendesi. Madje ne intervisten qe i jep gazetes i biri i tije me kete rast(GLOZHENI biri) botohet nje foto e babait te tije ne vitin 1982 ne Rome, Itali. Pikerisht ne vitet me te tmerrshem te diktatures kur ne kete vend po ndodhnin gjėma njerzore, dihet se kush lejohej te dilte jashteshtetit. Tani ti kthehemi rastit ne fjale. Pas vitit 1990 dhe vendosjes se demokracise ishpronaret kerkuan pronat e tyre. Kjo vile iu kthye ish pronareve trashegimtareve te BENUSIT. Fillimisht iu kthye si pasuri e nje te burgosuri politik qe mori pafajsi(ketu nuk permenden numrat e ligjeve e te vendimeve per efekt vendi e kohe dhe se nuk pergenjeshtrohen dot pasi jane publike dhe te njohura nga te gjithe). Me pas edhe ne baze te ligjit per kthimin e pronave te vitit 1993. Problemi ne baze te ketij ligji zgjidhej thjesht:ish pronareve BENUSI i ktheht prona, ndersa GLOZHENIT i kthehen parate e blerjes komform kuotes se zhvlersimit te lekut dhe qendron si nedores(qeraxhi) ne banese derisa ti sigurohej banese tjeter nga shteti. Pra gjerat ishin te zgjidhura ligjerisht. Jane te nohura disa dhjetra raste kur ishpronaret nuk hyjne dot ne shtepite e tyre te marra nga regjimi i vjeter dhe te kthyera nga shteti pas vitit 1990, per shkak se aty qendrojne deri edhe ish persekutoret e tyre qe nga koha e komunizmit te cileve shteti nuk ju siguron banese. Rasti ne fjale eshte me keq, me paradoksal. Familja GLOZHENI qe qendron ne banese nuk e pranoi asnjehere faktin se vila i ishte kthyer ish pronarit. Dhe e kundershtoi vendimin ne gjyq. Vendimin e pare ate te kthimit te prones per shkak te pafajsise u la ne fuqi deri ne Gjykaten e Larte. Ndersa per pjesen e dyte te pasurise te kthyer me vendim te kom.k.k.pronave ish pronareve BENUSI, doktor GLOZHENI biri, e kundershtoi perseri ne gjykate dhe ketu filloi meseleja. Gjykata e prishi vendimin e dyte te kthimit te pronave dhe bashke me te prishi edhe te parin, ate qe ishte lene ne fuqi nga Gjykata e Larte. Pra anulloi kthimin e prones(viles) ish pronareve ne favor te BENUSVE dhe ia dha ate perseri GLOZHENIT. Dhe me e bukura kete vendim mori edhe Gjykate e Larte ne kundershtim me vendimin e pare po te Gjykates se Larte, pra ne kundershtim me vehten duke shkelur parimet e gjese se gjykuar. Heren e dyte sic duket, Gjykata e Larte i kishte thirrur mendjes, sepse siē duket edhe Glozheni i kishte thirrur..., mbase dikujt apo diēkaje. Kuptohet gjithe keto gjyqe kane zgjatur jo pak po nja dhjete vite me radhe. Shkeja ketu eshte kaq e madhe sa nuk mund te behej shpejt. Pa folur ketu per humbje dosjesh ne Gjykaten e Larte, gjykime e rigjykime pa fund. Dihen kalvaret e ishpronareve neper gjyqe per te marre pronat e tyre. Dhe pas gati dhjet vitesh gjyqe e sorollatje, vuajtjesh e demesh financiare ishpronaret e familjes BENUSI e shohin vehten pa prone. Atehere i drejtohen gjykates se Strasburgut e cila pasi shqyrton ēeshtjen vendos gjene me te vogel qe mund te behet ne kete rast ish pronarit shteti shqiptar do ti paguaje 500mije euro si demshperblim per pronen. Arsyea: gjykatat shqiptare kane shkelur nenin 6 te Konventes Europiane per te drejtat e njeriut. Konceptet europiane dhe per pasoje konceptet e gjyqtareve te Strasburgut mbi te drejtat e njeriut nuk jane si konceptet e gjyqtareve shqiptare per te drejtat e njeriut. E drejta e pronesise dhe respektimi i saje ne institucionet europiane eshte i shenjte, dhe jo e shenjte si ne Shqiperi, por e shenjte si ne Europe. Ketu e ka bazen edhe vendimi i Strasburgut. Ne kete gjykate nuk pyetet, se kush je dhe i biri i kujt je, sa miq dhe lidhje te vjetra e te reja ke ne politike dhe per pasoje ne gjyqsor, apo edhe me keq ne Strasburg nuk te pyet kush se sa para ke, por a jane zbatuar te drejtat e njeriut(nje fjale goje per ne shqiptaret), a eshte respektuar e drejta e prones private. Dhe te kercet nje pagese marramendese qe duhet ta paguash sa te kercet mendja e kokes.
Ketu ne kete shkrim nuk do te merremi me trajtimin juridik te ēeshtjes, prandaj nuk ja vlen qe te qendrojme ne vendimet pa fund te gjykatave te paafta shqiptare. Ne fund te fundit kete e ka bere Strasburgu dhe perderisa Strasburgu vendos kunder gjykatave tona ne favor te ish pronarit, nuk na duhen vendimet e tjera. Kur s`ka kembane ne kishe s`kane ē`te duhen arsyet e tjera pse nuk i bihet kembanes. Fakti qe Strasburgu edhe me gjyqtarin shqiptar BJANKU ne trup gjykues, vendos keshtu gjykatat tona kane dale ne diell. Pastaj nuk eshte ky i vetmi vendim i tille. Ky eshte nje shembull. Po te mblidhen te gjithe vendimet e Strasburgut behet nje mal me para. Ketu duhen pare pasojat. Gjykata e Strasburgut denon shtetin tone per paligjshmeri, per padrejtesite e bera. Por kjo gjykate nuk e ndryshon vendimin. E thene me thjesht: vendimet e gjykatave shqiptare mbeten ne fuqi, doktor GLOZHENI-biri mban vilen, ish pronaret marrin 500mije euro dhe te gjithe te kenaqur. Por per te paguar paguajme ne, taksapaguesit, populli. E ketu qendron paradoksi ne ligjet tona qe edhe pas vendimit te Strasburgut nuk cenohet detyrimisht dhe menjehere vendimi i gjykates shqiptare, por gjerat qendrojne ashtu sic ishin. Ishpronari demshperblehet dhe ne paguajme. A nuk do te ishte me mire qe vila, sipas Strasburgut, ti kthehej ish pronarit dhe ne te mos paguajme 500mije euro. Keshtu edhe drejtesia vihet ne vend edhe nuk demtohet kush financiarisht. 500mije euro sapo i paguam ne shqiptaret ne favor te ish pronareve vetem per nje vile qe i ishte kthyer ketyre te fundit, por qe gjykatat shqiptare e ndryshuan dhe ia dhane GLOZHENIT. E thene me thjeshte ne shqiptaret ja bleme ish pronarit vilen per 500mije euro dhe ia dhuruam GLOZHENIT. Po ēfare borxhi i kemi ketij te fundit ne? Kemi paguar udhetimet e te atit jashteshtetit ne vitet 80-te, paguajme vilen e te birit ne vitet 2009-te. Por me te drejte, ne fund te fundit ēfare faji ka GLOZHENI&son, atij ja dha gjykata(megjithse ishte edhe vete pale ne gjyq ne Strasburg dhe deri atje e kundershtoi ishpronarin). Nuk kemi te drejte te hyjme ne kete rast ne labirinthet dhe konjukturat e njohje-nderhyrjeve te klaneve te ndryshme familjare te Tiranes, neper gjykata. Ketu faji dhe pergjegjsia qendron tek gjyqsori shqiptar dhe konkretisht tek emrat e atyre gjyqtareve qe kane dhene keto vendime. Pergjegjsia qendron tek organet drejtuese qe nuk marrin asnje mase ndaj ketyre gjyqtareve te papergjegjshem per te cilet ne paguajme shuma te tilla parash. Keta gjyqtare nje gje e harrojne se vendimet e tyre mbeten aty te hapura per gjithe jeten, nuk fshihen dot kurre, keshtu eshte e thjeshte ti gjesh, si p.sh. ato te gjykuara ne apelin e Tiranes ne vitin 1995, apo edhe ato te viteve 2000 ne Gjykaten e Larte pikerisht per kete ēeshtje. Po citoj vetem nje shkelje te vendimit Gjykates Apelit ne vitin 1995, shkelje e cila citohet edhe ne pjesen hyrese te vendimit e Strasburgut per kete ēeshtje: Pronat duhet te kthehen nga Kom.e K.K.Pronave jo nga seksionet e finances prane bashkise. Atehere le ta shohim. Ne vitin 1991 doli ligji per pafajsine e te perndjekurve politike i cili sanksiononte se pronat e marra te burgosurve politike si sekuestrim me vendim gjykate per shkak te denimit te tyre politik, iu kthehen nga seksionet e financave qe nga Ministria e Financave deri tek organet e pushtetit vendor. Mbi kete baze vila qe mbanin GLOZHENET ju kthye BENUSVE sepse i ishte marre ketyre te fundit me sekuestrim me vendim gjykate denimi politik ne vitet `50-te. Dhe ky kthim nga seksioni i finances prane Bashkise Tirane u be ne vitin 1992 pikerisht bazuar mbi kete ligj te vitit 1991. Ligji per kthimin e pronave doli ne vitin 1993, keshtu qe eshte i paligjshem pretendimi i apelit se duhej kthyer nga Kom.e K.K.Pronave. A nuk e dinte valle Apeli i 1995-es se egzistonte ligji i vitit 1991 vetem per te burgosurit politike, ndersa ligji per kthimin e pronave i vitit 1993 ishte per kthimin e pronave ishpronareve ne pergjithsi? Sepse ka patur plot ish pronare qe iu jane marre pronat por s`kane hyre ne burg. E dinte shume mire sepse per raste te tjera te ngjashme kishte vepruar ndryshe, komform ligjit. Atehere kjo eshte shkelje e hapur dhe me koshience te plote te ligjit nga trupi gjykes i Apelit i vitit 1995 dhe duhet mbaje pergjegjsi per shkelje te hapur te ligjit, sepse vjen nje dite edhe pas 14 vitesh ku Strasburgu na e mballos nje pagese te majme pikerisht per keto shkelje. E pra si kjo shkelje ka sa te duash kjo ēeshtje, ne te gjitha gjykatat. Por shkelja me e rende dhe me papranueshme per te cilen na denon Strasburgu eshte ajo qe kjo ēeshtje eshte gjykuar nje here nga Gjykata e Larte dhe eshte vendosur ne favor te BENUSVE. Pastaj eshte lejuar GLOZHENI te ngreje padi perseri dhe ti rishikoje te dy vendimet duke u vendosur per fundimisht ne Gjykaten e Larte ne favor te tije duke shkelur sic thote edhe Strasburgu parimi i gjese se gjykuar. Por me e bukura qendron ne Gjykaten Kushtetuese. Atje kjo ēeshtje ka shkuar dy here. Heren e pare kur ēeshtjen e kishin fituar BENUSET, Gjykata Kushtetuese e ka gjykuar dhe ka vendosur ne favor te Glozhenit. Heren e dyte kur e kishin humbur BENUSET, Gjykata Kushtetuese nuk e gjykoi fare ēeshtjen duke e nxjerre jashte juridiksionit dhe duke vendosur kunder tyre. Heren e pare per GLOZHENIN ishte kompetente, heren e dyte per BENUSET nuk ishte kompetente. Nderkohe qe Gjykata Kushtetuese ne Shqiperi eshte krijuar pikerisht per te mbrojtur te drejtat e njeriut njelloj si Gjykata e Strasburgut. Se sa te drejta kane qene keto vendime te Gjykates Kushtetuese flet vete vendimi i Strasburgut. Atehere perse te mos mbaje pergjegjsi edhe kjo gjykate qe duhet te mbroje te drejtat e njeriut njelloj si Strasburgu dhe qe na detyron te paguajme? Perse merret atehere me ēeshtje civile kur nuk i mbron, sipas Strasburgut, keto te drejta? Apo per te na bere ne te paguajme.
Ketu problemi duhet pare ne sistem. Duhet ndryshuar ligji ne ate forme qe sapo nje ēeshtje fitohet nga nje pale ne Strasburg automakisht pranohet ose rrezohet, sipas rastit, padia direkt nga Gjykata Larte pa u bere asnje proces tjeter gjyqsor dhe pales i paguhen vetem shpenzimet, keshtu qe nuk kemi pse te paguajme ne taksapaguesit padrejtesite e gjykates. Pra ne kete rast pse te mos i kthente menjehere vilen GOLZHENI, BENUSVE dhe nuk kemi pse te paguajme. Ky eshte paradoksi. Se dyti kjo duhet shoqeruar me masa drastike ndaj ketyre gjyqtareve qe kane dhene keto vendime. Ne fund te fundit a duhet te mbaje pergjegjsi dikush per kete? Mund te pretendohet se edhe Gjykata e Strasburgut gabon, se mund te kene te drejte gjykatat tona. Mundet. Ne interpretimet profesionale nuk ka perfundime absolute. Por nje gje duhet te kemi parasysh ne menyre absolute: Strasburgu, nuk ben vaki, qe te pranoje ndikime politike apo korruptive, alla shqiptarēe. Nese ka ndonje rast ne vitet e demokracise, ku jane ballafaquar te perndjekur politike dhe ish pronare te kohes se diktarues me bijte e nomenklaures se vjeter per ēeshtje civle, fiks si klasa te para viteve `90-te, eshte dhe mbetet kjo ēeshtje. Fatkeqsia qendron ne faktin se anen e kujt po mbajne gjykatat shqiptare??? Fale zotit kemi Strasburgun. Ne fund te fundit keto jane shenja qe mbrojtja nga gjyqsori e bijve te nomenklatures se vjeter, po merr fund.
Ne ballinen e murit te salles se Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte eshte shkruar nje citat i Nene Terezes: "zoti yne qe je ne qiell, fali gjyqtaret per mekatet..." apo diēka e tille.proveprve
http://forum.top-channel.tv/viewtopic.php?f=1&t=25468
-
-
ka besoj mijra raste si ky qe pershkruhet ketu.
e mira do ishte qe vet njerzit te lehtesonin kalimin e pronave tek i zoti i ligjshem.
por kur nuk veprojne njerzit vet duhet shteti.
po sic e dime shteti nuk dihet kush eshte.
pse e vodhe kte x gje i tha aristoteli nje hajduti ne kohen e ellades se lashte..
u me fal se nuk e dija qe ishte e jotja.. ju pergjigj hajduti.. filozofit te madh..
hm.. po qe nuk ishte e jotja e dije fort mire.. i tha aristoteli e ja nduku veshet mire..
nga kjo proverb 3000 vjecare mesojme shume..
cdo pervetsus e plackites e hajdut.. vertet nuk i dine gjoja mire origjinen e nji sendi.. e prone..por nje gje e dine mire.. se e tyrja nuk eshte..
gjithe "bathorasit" qe nga saranda ne prishtine.. nga durrsi ne korce .. nga kamza ne skele vlore.. e dine se nuk jan futur e zhytur me kater kembet.. ne pronat e gjysherve te tyre por as te babo mamallareve te tyre por as te punes e djerses se tyre..
megjithate kjo plackitje po ligjerohet..
e kjo eshte te besh shtet demokratik mbi nje platforme plot me bajg e m.ut e pocaqi..
pra nji pes me hic.. qe nji dit do plasi..
Pd nuk mundi pra ta kryej kte mision .. pra te sheronte njeren nga plaget me te felliqura qe krijoj regjimi stalinisto-plackites vjedho man.. i enver hoxhes..
Kuptohet se nga Ps nuk pritet kjo gje sepse kjo bushter ekziston pikerisht qe te pengoje zbardhje e padrejtesive..
se kjo pantere mision tjeter nuk ka..
Te shpresojme se PD do te realizoje nji dit ate cfar ja kerkon populli.. dhe drejtesia..
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 15-03-2010 mė 05:59
-
-
glozhen pllaku ... glozhen i riu ...
kane pritur femijet dhe femijet e femijeve te kumandarit te shekullit te kaluar, ashtu dhe atij te shekullit "dy xixa I" ...
iluzioni dhe mashtrimi me i madh do te ishte shpresimi per ne kandellat greke te pd-se per rikthim pronash apo revokim te ligjit 7501 ...
ajo gjikata e strasburgut duhet te jete ndonje agjente vampire apo dore e fshehte kanibale e edverit ... mbase e gramos ruēit ...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt