Hetimi i Zgjedhjeve, Zhigalov: Tė gjehet marrėveshja
TIRANE- I dėrguari i posacėm i OSBE-sė Zhigalov kėrkon arritjen e njė marrėveshjeje mes maxhorancės dhe opozitės pėr komisionin hetimor parlamentar.
Apeli i zotit Konstantin Zhigalov ėshtė pėrcjellė sot nė takimin me presidentin e Republikės Prof. Dr. Bamir Topi, i cili u zhvillua nė mjediset e Presidencės.
Takimi ndodhi sot paradite, ndersa ne komisionin e ligjeve ne Kuvend diskutohej nen per nen nismat e Partisė Socialiste pėr projektligjin "Pėr disa shtesa dhe ndryshime nė ligjin 'Pėr organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore tė Kuvendit".
I dėrguari i posaēėm i OSBE-sė vlerėsoi rolin e Presidentit Topi nė mbajtjen e tryezės politike mes mazhorancės dhe opozitės dhe vuri nė dukje rėndėsinė e rivendosjes sė dialogut politik, hyrjes sė opozitės nė Kuvend duke nėnvizuar shpresėn se pėr Komisionin Hetimor Parlamentar do tė arrihet njė marrėveshje me qėllim funksionimin e plotė dhe normal tė jetės politike dhe tė institucioneve nė vend.- informon zyra e shtypit e presdiencės nė faqen e saj online.
Nga ana e tij Presidenti i Republikės shprehu mirėnjohjen pėr ndihmesėn e vazhdueshme qė OSBE-ja ka dhėnė pėr forcimin e demokracisė shqiptare, ruajtjen dhe thellimin e vlerave demokratike tė shoqėrisė, respektimin e tė drejtave tė njeriut, si dhe nė konsolidimin e rolit tė shoqėrisė civile pėrgjatė gjithė viteve tė tranzicionit.
Temė e bisedimeve ishin dhe pėrpjekjet qė institucionet dhe strukturat e posaēme shqiptare po bėjnė pėr reformimin e sistemit tė drejtėsisė, sipas standardeve evropiane dhe demokratike me synim integrimin nė familjen e madhe evropiane.
Gjatė bisedės tė dy personalitetet kanė vlerėsuar rolin pozitiv, konstruktiv e promotor tė Shqipėrisė pėr paqen dhe qėndrueshmėrinė rajonale.
Presidenti Topi vuri nė dukje edhe dėshirėn dhe vullnetin e Shqipėrisė pėr tė marrė kryesinė e radhės sė OSBE-sė nė vitin 2014, "njė ambicje qė u mbėshtet edhe nga zoti Zhigalov, i cili vlerėsoi bashkėpunimin e frutshėm tė vendit tonė me kėtė organizatė dhe marrėdhėniet produktive dypalėshe mes Shqipėrisė e Kazakistanit edhe nė kuadrin e organizatave tė tjera ndėrkombėtare si NATO, etj."- thuhet ne njoftimin e presidences.
I dėrguari i Posaēėm tė OSBE-sė, Konstantin Zhigalov dhe delegacionin qė e shoqėron ndodhen nė Tiranė pėr njė vizitė zyrtare. Gjatė ditės sė djeshme ai ėshtė takuar me zv kryeminsitrin, njėkohėsisht ministėr I Jashtėm Ilir Meta, si dhe me kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e PS-sė Edi Rama. Nė tė gjitha takimet e djeshme zoti Zhigalov ka kėrkuar arritjen e njė marrėveshjeje pėr zgjidhjen e krizės politike. Madje ai tha se OSBE ofron dhe asistencė nėse ėshte e nevojshme
(s.g/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt