GRUJEVSKI NĖ STILIN GREKO-ROMAK

Shkruan LULZIM Z. HAMIDI

Nėse bėj njė analizė tė paraqitjes sė kryeministrit Grujevski,kryeministėr,nė emisionin e Alsat M –TV,mund lirisht tė pėrfundoj se pėrfundimisht pamė fytyrėn e vėrtetė tė njė individi I cili nė mėnyrėn mė tė ulėt tė paraqitjes sė tij dha porosinė e pastėr anti-shqiptare duke vėnė kufijt ndarės ndėrmjet popullit shqiptar nė Maqedoni dhe njė barikadė kundrejt komunitetit me besim islam .Me aq elegance zotėriu I lartėpėrmendur ,ashtu sic bėjnė liderėt autocrat ,me njė fjalor tė thjeshtė politik nėn ombrellėn e ironies ,pa mos pasė asnjė considerate ndaj pyetjeve aq te rendesishme jo vetem per shqiptaret e ketyre trojeve por edhe per ardhmerine e kesaj krahine ,ai lėshoi njė dush tė ftohtė dhe porositja e tij e mshehtė ishte se ‘’nuk duhet tė kenė shqiptarėt kerkesa tjera, e kanė Marveshjen e Ohrit’’!
Tani definitivisht punėt janė tė pastra sa I pėrket strategjisė sė qeverisė Grujevski.Mė duket se kemi shkelur kėmbėn tone duke dashur qė tė arijmė dic qė duheshte te jetė mė e pranuar.Kemi paralajmėrim definitiv nga kryeministri se Burmali XHamia ,sa I pėrket atij. nuk do tė ndėrtohet ,sė paku jo nė vendin ku dikur ka qenė ,jo se kėtė Grujevski e kundėrshton ,por kjo qenka nė competence tė komunės Qendėr.Ēdo kėrkesė “madhore”nga ana e shqiptarėve duhet tė kalojė nėpėrmjet dokumentit kornizė dhe ligjeve egzistuese nė Republikė.
Ky ėshtė njė paralajmėrim shumė I rezikshėm pėr ardhmėrinė e kėtij teritori.Strategjia ,shumė here e paralajmėruar nga autori I kėtij opinioni se do tė jemi dėshmitarė tė degradimit statusor tė shqiptarėve duke I shėndruar nė banorė tė kėtij vendi pa emėr,qė pastaj me njė emėr tė ri ,me njė shtojcė gjeografike tė bėhemi pjesė e organizmave mė tė forte ndėrkombėtar sic ėshtė NATO dhe BE, si banorė tė shtetit komb-maqedonas,qė ėshtė ėndra e kahmotshme e komunitetit maqedon tė kenė shtetin e tyre tė pastėr etnik.
Kėtu nuk kanė vend komentet e tipit se para aderimit nė strukturat e lartėpėrmendura nderkombėtare do tė regullohen raportet shqiptaro –maqedone ,pasi ,kinse nė BE dhe NATO skanė vend shtetet etnike pasi ne jemi dėshmitarė se pjesa mė e madhe e shteteve anėtare tė kėtyre organizmave janė po ata-shtetet etnike.
Mirėpo edhe problemi tjetėr rreth ndėrtimit apo rindėrtimit tė histories maqedonase nėpėrmjet ngritjes sė figurave tė ndryshme historike njėnacionale,muzeut nacional maqedonas,kishės, duke I anashkaluar figurat shqiptare ,bile edhe duke ua uzurpuar vendin ,sic ndodh me parcellėn e familjes sė Gonxhe Bojaxhiut,dhe duke prishur temelet e places pėrkujtimore tė saj ,tregon se egziston qėllim evident pėr prishje tė marėdhėnieve shqiptaro –maqedonase me tendencė qė gjithashtu tė vijė deri tek konflikte konfesionale.
Qesharake ėshtė lėshimi deklarativ qė nė projektin’’ 2014-Shkupi’’ do tė pėrfshihen figura tė komunitetit shqiptar ‘’qė nuk kanė tė kaluar tė dyshimtė’’.Kėta figura momentalisht nuk kanė vend nė projektin e lartėpėrmendur,por do tu gjendet ndonjė qoshe ku sa here qė do tu kujtohet ‘’komitėve ‘’ dhe tė njėjtėve si ata do ti rrėzojnė apo do ti shpallin ‘’persona non grata ‘’ nė pjesėn pėrtej Vardarit.Kjo zgjedhje qė nuk ka tė bėjė me realitetin egzistues ka gjasa qė tė mos realizohet sepse metėvėrtetė do tė ishte njė
hap shumė I gabuar I shqiptarėve nėse e pranojnė tė njėjtėn pa mos u realizuar projekti I rindėrtimit tė Xhamisė Burmali.Nė tė vėrtetė ajo do ti ngjante sikur tė ketė ndonjė marėveshje qė tė vėndohen figura qė ,normalisht do ti pranonin maqedonasit nė ndrim qė tė mos ndėrtohet xhamija,e qė neve nuk na konvenon,pasi xhamia ka vendin e saj,vend nė tė cilin dikur ka egzistuar si object ,kurse figurat historike shqiptare,lehtė e kemi me ta!!!
Tė pėrfundoj ,pasi pėrgjigjet tjera tė Grujevskit ishin tė stilit tė tij tė njohur .!!!
Asesi tė mos pranojmė zgjidhje gjysmake tė cilat do tė na degradonin ,do tė na detyronin qė pėr interesa individuale apo grupore tė lėshojmė pe rreth ndėrtimit tė Burmali XHamisė,do tė na kufizonin nė aspiratat tona jashtė Marveshjes sė Ohrit,do tė na shėndronin nė banorė tė shtetit –komb maqedon apo sit a ketė emrin e ri dhe aderim nė BE si minoritet ,qė janė qėllimet e vulosura tė Grujevskit dhe kompanisė sė tij.Kjo do tė ishte jo vetėm tradhėti kombėtare ,por edhe mosrespekt ndaj pėrkatėsisė tone fetare dhe
kombėtare ,kurse pasojat …..tė jemi tė sinqertė ose ndarje e kėtij shteti nė ndonjė formė tė re tė rregullimit shtetėror ose copėtim nė shumė pjesė .!!!
Gruevski u mundua tė na shesė do kapje tė stilit Greko-Romak,sa ariti qėllimin do tė shihet shpejt!!!?

lulzimhamidi@hotmail.co.uk