Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 74
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow PDK: Në qeverinë e Kosovës ka njerëz të inkriminuar

    Zëvendëskryeministri Salihaj një raport të PDK-së në adresë të tij e quan shpifje dhe gënjeshtra

    Prishtinë, 8 prill - Zëvendëskryeministri Adem Salihaj në një konferencë për mediat elektronike hodhi poshtë edhe njëherë akuzat e një raportit të PDK-së në adresë të tij, të cilat i quan shpifje dhe gënjeshtra. Ai tha se do të kërkojë nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës, që të fillojë hetimet lidhur me këtë raport.
    Salihaj ka kërkuar nga PDK-ja t'i dërgojë një kopje të raporti i cili përmban akuza në adresë të tij. Ai tha se përmbajtja e këtij raporti nuk është bërë asnjëherë publike, por atë çfarë e ka parë në mediat e shkruara e quan gënjeshtër dhe shpifje të PDK-së.
    Zëvendëskryeministri Salihaj shfaqi bindjen se PDK-ja shumë shpejt do të bjerë vetë në kurthin që e ka përgatitur, sepse do të detyrohet ta bëjë publik këtë raport në një formë ose në tjetër. Sipas tij nëpërmjet këtyre akuzave po bëhet përpjekje të zhvillohet një fushatë e paskrupullt që është e drejtuar kundër tij, kundër Qeverisë dhe në mënyrë të tërthortë edhe kundër LDK-së.

    Ai tha se PDK-ja ka obligim para opinionit dhe para të gjitha institucioneve të tregojë se kush e ka përgatitur këtë raport që ai e çuan dosje, duke e mohuar se të dhënat mund t'i kenë dhënë qytetarët e Kosovës.
    Salihaj tha se do të kërkojë zyrtarisht nga UNMIK-u një kopje të këtij raporti, ndërkaq nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të kërkojë që të nisë hetimet lidhur me këtë rast.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 08-04-2005 më 11:35
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Talking Kosumi injoron akuzat e PDK-së bërë anëtarëve të kabinetit qeveritar

    Shefi i Zyrës së Komisionit Evropian në Prishtinë, Peter Bas Baker ka kërkuar të hënën nga kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi angazhim të posaçëm në standardin për decentralizim dhe atë të lirisë së lëvizjes.

    Ndërkaq, lidhur me akuzat e ngritura Partia Demokratike e Kosovës për përfshirjen e disa anëtarëve të kabinetit qeveritar në krim të organizuar dhe korrupsion, Kosumi tha se nuk ka ndonjë informacion, përveç atyre që ka lexuar në gazeta. “Nuk e di se cilat akuza janë ato. Kam lexuar vetem në gazeta.

    Por akuzat bëhen në gjykata dhe jo në gazeta,”
    ka thënë ai.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    THACI: QEVERIA KOSUMI, E INKRIMINUAR

    Tedi Blushi

    Cuarja perpara e realizimit te statusit perfundimtar te Kosoves ka marre nje mbeshtetje te forte nga qarqet politike te Tiranes. Mesazhi pozitiv u rikonfirmua dje ne takimet qe kreu i Partise Demokratike te Kosoves, Hashim Thaci, zhvilloi me kryeministrin Fatos Nano, liderin demokrat Sali Berisha dhe kreun e LSI-se, Ilir Meta. Fillimisht Thacit i rezervoi nje pritje te vecante shefi i qeverise shqiptare. Ne nje prononcim per mediat, pas ketij takimi, Thaci u shpreh se "Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj Serbise, Malit te Zi apo Maqedonise". Ai theksoi gjithashtu se "Kosova nuk pretendon ndryshimin e kufijve mes saj dhe Shqiperise, por punon per hapjen dhe demokratizimin e tyre". I pyetur per rolin e Tiranes zyrtare e ne vecanti te kryeministrit Nano ne drejtim te pershpejtimit te procedurave per statusin perfundimtar te Kosoves, Thaci i vleresoi ato si teper progresiste. "Roli i kryeministrit Nano ne kete drejtim eshte shume progresist per gjithe rajonin, jo vetem per Shqiperine dhe Kosoven. Besoj ne angazhimin e sinqerte te shtetit shqiptar per reformat demokratike ne rajon, ne kuadrin e kesaj, edhe ne raportet mes Tiranes dhe Prishtines. U besoj angazhimeve demokratike konkrete, korrekte dhe shume te respektuara prej komunitetit nderkombetar, te kryeministrit Nano dhe qeverise qe udheheq ai per reformat ne pergjithesi ne rajon. Kam bindjen se mes Shqiperise dhe Kosoves dhe do te thellohet bashkepunimi institucional e integrimet kombetare", vuri ne dukje Thaci. Brenda se njejtes kornize qendrimi, ai kerkoi edhe nga qeveria e Kosoves qe te behej pjese e ketij realiteti. Pasi sipas kreut te PDK-se, puna e deritanishme e kesaj te fundit po tregon se "inkriminimi i nje pjese te saj po frenon kete proces". Nga ana e tij, kryeministri Nano, ne emer te qeverise shqiptare theksoi vullnetin per te ruajtur kete dinamike pozitive te afrimit te Kosoves ne negociatat e rendesishme per statusin. Mes te tjerash, ai u shpreh gjithashtu se marredheniet e mira me Prishtinen dhe me faktoret e tjere rajonale po i sherbejne plotesisht ketij angazhimi. "Vazhdojme te punojme sebashku per nje te ardhme europiane edhe per Kosoven, per nje progres me te theksuar ne procesin politik qe sjell standarde per Status edhe ne Kosove, per integrimin e te gjithe faktoreve politike shqiptare ne dialogun modern per europianizimin e Ballkanit dhe per konsolidimin e lidhjeve te Kosoves dhe te klases se saj politike me institucionet e botes euroatlantike, te cilet po na nxisin dhe mbeshtesin te gjitheve per t'u bere pjese e ketyre realiteteve", deklaroi Nano. Ne vijim te ketyre qendrimeve, Thaci i kerkoi nder te tjera kryeministrit dhe qeverise shqiptare te angazhohet maksimalisht per te permbushur standardin e rendesishem te organizimit demokratik te zgjedhjeve te lira. Sipas kreut te PDK-se, mbajtja e nje procesi te ndershem elektoral ne Shqiperi do te kontribuoje tej mase ne kuader te forcimit te metejshem te stabilitetit ne rajon.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Talking Tani vie faqja dy:Kercenimi me vdekje ndaj opozitës

    Kërcënimi me vdekje ndaj opozitës, kërcënim në lirinë e shprehjes


    Prishtinë, 13 prill 2005

    Partia Demokratike e Kosovës, të mërkurën në një konferencë për media në Prishtinë, ka dënuar ashpër kërcënimet e hapura me vdekje nga organizata e ashtuquajtur “Sigurimi i atdheut” bërë sekretarit të kësaj partie, njëherit shef i grupit parlamentar të PDK-së, Jakup Krasniqi, kryetarit të ORA-s Veton Surroit, atij të PreK-ut, Bujar Bukoshi dhe kryetarit të KK të Ferizajt Faik Graincës. Fehmi Mujota, anëtar i Kryesisë së PDK-së tha se këto kërcënime nuk janë çështje vetëm të një personi apo një personaliteti publik, por janë kërcënime për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  5. #5
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    B.Kosumi:Kush janë ata ?("Siguria e Atdheut")

    (Për "Siguria e Atdheut")
    B.Kosumi: Kush janë ata ?!





    UNMIK-u ende nuk ka as një dëshmi për ekzistimin e organizatës "Siguria e Atdheut"


    Prishtinë, 14 prill - UNMIK-u ende nuk ka as një dëshmi për ekzistimin e organizatës së përfolur ilegale "Siguria e Atdheut". "Aktualisht nuk kemi fakte që dëshmojnë ekzistimin e një stukture të tillë ilegale të ashtuquajtur 'Siguria e Atdheut'. Policia ka vënë në prioritet hetimet në këtë drejtim dhe ftojmë çdo qytetar që ka ndonjë informatë lidhur me këtë çështje, që të raportoj në polici", tha zëdhënësi i UNMIK-ut Niraxh Sing. Lidhur me interpretimet se në këtë organizatë me gjasë ka të involvuar edhe pjesëtarë të policisë dhe stuktura shtetërore, z.Sing tha se edhe për këtë çështje do të bëhen hetime.
    "Nëse gjenden dëshmi për involvim të pjestarëve të policisë apo të stukturave shtetërore në ndonjë organizatë ilegale, ata do të arrestohen pavarsisht se në çfar pozite janë. Nëse dyshohet ndonjë prej tyre për veprime ilegale në Kosovë, atëherë do të zhvillohen hetime dhe do t'iu lexohet procedura e ndjekjes penale për vepër penale", tha Sing
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  6. #6
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Vrasin natën e qajnë ditën!

    Në fakt,a egziston ky `Sigurimi i Atdheut`?

    Këtë kërcnim ia kanë bërë vetes së tyre Jakup Krasniqi, Surroi ,Bukoshi e Grainca .Do dalin gjërat në shesh sëshpejti...

    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Ku se paskan vra qit Jakup Krasniqi , Fytyra me e poshter Kosovare , qe nuk e din as emerin e vet si e ka.. njeri ma trullan , e ma budall Nona mo zbon..

    Mos te merzitemi shum , sepse tash PDK-ja , ska cka te bej tjter o te organizoj ndoj Vrasje apo vjedhje , o te shkruaj dicka kunder ndoj Antari te LDK-s.

    Kan koh te lire , me u marr me budallakina..

    Koh spo kan LDK-AAK , pasi po merren me pun shtetit , se sa per PDK-ja e kjo SAHATI ( Veton Surroi ) kto kan kohhh ihu..

    Rroft Dr Ibrahim Rugova , Poshttt Banda Demokratike e Kosoves..!! (PDK)

    p.s Mos te fshihen shkrimet , sepse jeni bo si te mdhaj , kujna po i livrit pi fshin..! NA LENI RAHAT.

    Gjith te mirat
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e RRyma
    Anëtarësuar
    14-10-2002
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    167
    Fore e dobt qesharake ne stilin marksist leninist mutavist nanoist serbist rusist, me ben te qeshem me za.
    Jan ba bajat me kso lojra.
    Mbas vizites qe iu esht ber Nanoistit, nga aty u morren shum eksperimente te dala nga laboratori i tij. Sulmo qe te mbrohesh sepse rreziku troket ne der, sulmo qeverin dhe presidencen, e ter Kosova qeshi me ta, e tash na dual edhe Sigurimi i atdheut qe kercenon Kupen me kaput Surroin hoxhe Bukoshin etj , hahhaa Pshurr jam tuj qesh.
    Mbane mend sa her qe te vizitohet Nanoisti ose te vizitoj ky ndonje parti politike , nuk shkojn as dy dit dhe del nje sherr ne siperfaqe, dhe ku sherr i madh del ateher kur eshte i damshem per procesin politik te Kosoves
    Me te vertet me u pshurr tuj qesh
    Ma mir neser se dje

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Smile Ka zane me me pelqye Kryeministri i Ri

    Kosumi indiferent ndaj kërcënimeve të “SIA”,Surroi dyshon në eskalim të situatës

    Prishtinë, 14 prill 2005 (Kosovapress) Time: 18 : 04

    Përderisa drejtuesi e ORA` s, Veton Surroi, ka shprehur të enjten drojën për eskalimin e mëtutjeshëm të klimës politike në Kosovë, për shkak të akuzave të bëra ndaj disa anëtarëve të kabinetit qeveritar, kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi ishte inferior, madje duke mos e thënë asnjë fjalë të vetme se dënon kërcimet e fundit që iu janë bërë disa liderëve politikë vendorë nga një organizatë e ashtuquajtur “Siguri i Atdheut”. Ai madje nuk ka mundur që të thotë se përkrah apo nuk përkrah hetimet që kanë filluar ndaj njerëzve të kësaj organizate.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  10. #10
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Hetimet duhet te behen per kete organizate dhe per te gjitha vrasjet politike. Njerezit e inkriminuar duhet te japin pergjegjesi dhe vihen para ligjit e drejtesise, pa marre parasysh kush jane ata.

    Une per veten time, dyshoj shume se keto akuza ketu, mund te jene te verteta. Megjithate, te presim rezultatet e hetimeve.

    Ne politike, nuk ka vend per kriminela, as ne pozite e as ne opozite, keshtu qe, kushdo qe eshte i tille, e ka vendin ne burg, pa marre parasysh kush eshte ai, Rugova, Thaci, apo kushdo tjeter, pa marre parasysh kontributet e tij ne ceshtjet tona kombetare. Edhe sikur te jete atdhetari me i madh, ai qe eshte kriminel, eshte kriminel, dhe duhet te arrestohet e ti paguaj borxhin shoqerise, percaktuar nga gjykatat. Kriminelet nuk mund te jene atdhetar dhe nuk i duhen asnje shoqerie sepse vetem deme kane nga ta, prandaj edhe arrestohen ne cdo vend te botes. Nje atdhetar i mirefillte qe i do te miren kombit dhe qe mundohet per te miren e kombit, nuk mund te bej krime kurren e kurres. Prandaj kriminelet duhet te kene dhe kane tolerance zero, ne cdo shoqeri dhe vend te botes.

    Une mendoj qe hetime te tilla duhet te behen si per poziten ashtu edhe per opoziten. Te gjithe LDK-istet, PDK-istet, AAK-istet, etj.duhet te bashkepunojne me policine e prokurorine, nese ka njerez te inkriminuar ne rradhet e partive te tyre dhe ti denoncojne ata, nese duan nje ardhmeri me te mire per ta, femijet dhe brezat e ardhshem tane qe do te vijne. Gjithe keto vrasje politike (shumica te pasqaruara deri tani) qe jane bere keto vitet e fundit, deshmojne qarte se ka te inkriminuar ne politike. Prandaj, duhet pastruar politika nga ta, sa me pare. E keqja me e madhe e nje vendi eshte udheheqja nga kriminele, sepse cfare mund te presesh nga njerez te tille.

    Poashtu, edhe per shpifje, te gjithe ata qe shpifin, duhet te vihen para drejtesise dhe ligjit, dhe te marrin denimin e merituar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 16-04-2005 më 08:29
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Bisedimet për statusin e Kosovës në tetor 2005
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •