Fatmir Rexhepi e pranon humbjen
Kandidati i Lidhjes Demokratike tė Kosovės pėr Kryetar tė Gjilanit, Fatmir Rexhepi, ka pranuar humbjen nė garėn e Gjilanit.
Nė njė konferencė pėr media, ai i falėnderoi qytetarėt qė i besuan vizionit tė tij, mirėpo nuk e uroi fituesin.
Kėsaj radhe nuk ka fituar demokracia, por ka fituar PDK, ka thėnė Fatmir Rexhepi.
Demokracia nė Veprim konfirmon fitoren e PDKsė
Koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia nė Veprim e ka konfirmuar fitoren e Partisė Demokratike tė Kosovės nė Gjilan, me njė diferencė prej 5100 votave epėrsi ndaj Lidhjes Demokratike tė Kosovės.
Sipas tė dhėnave tė publikuara nga ky koalicion, PDK ka fituar 58.1 pėr qind tė votave, kurse LDK 41.9 pėr qind.
Konfirmimin e fitores sė PDKsė, zyrtarėt e Demokracisė nė Veprim, e kanė bėrė gjatė njė konference pėr media, me ērast kanė treguar se kandidati i PDKsė, Qemajl Mustafa, ka marrė gjithsej 19 mijė e 852 vota, ndėrsa ai i LDKsė, Fatmir Rexhepi, 14 mijė e 306 vota.
Sipas Demokracisė nė Veprim nė zgjedhje e raundit tė tretė kanė dalė 40.6 pėr qind e qytetarėve me tė drejtė vote.
PDK shpall fitoren nė Gjilan
Partia Demokratike e Kosovės, para pak minutash, e ka shpallur fitoren kandidatit tė saj pėr Kryetar tė Gjilanit, Qemajl Mustafės.
Nėnkryetari i PDKsė, Hajredin Kuēi, nė njė konferencė pėr media, tha se Mustafa prin ndaj rivalit Rexhepi me 5.000 vota.
Me fitoren e Mustafės, nė Gjilan ka fituar demokracia, ka thėnė Kuēi.
Ndėrsa Qemajl Mustafa ka deklaruar se "me kėtė fitore ėshtė pėrmbytur njė jugo-mentalitet". Ai ka thėnė se "ėshtė pėrmbytur edhe Fatmiri lokal edhe Fatmiri President.
Menjėherė pas dhėnies sė lajmit, simpatizantėt e PDKsė kanė dalė pėr tė festuar nė qendėr tė Gjilanit.
Nė kėto ēaste, para simpatizantėve po flet Kryetari Qemajl Mustafa.
Mbyllen qendrat e votimit
Nė ora 19.00 janė mbyllur dyert e qendrave tė votimeve nė komunėn e Gjilanit, ku gjatė ditės qytetarėt e kėsaj komune kanė votuar pėr tė tretėn herė pėr zgjedhjen e kryetarit, ndėrsa votat mund ti hedhin vetėm edhe ata qytetarė qė kanė qenė duke pritur para vendvotimeve.
Qytetarėt e Gjilanit tė dielėn pėr tė tretėn herė kanė dal nė votime, pasi qė njė vendim tė tillė e mori Komisioni Qendror Zgjedhor bazuar nė vendimin paraprak tė Gjykatės Supreme tė Kosovės.
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), nė ora 20.00 do tė mbajė konferencė pėr media, pėr tė njoftuar lidhur me ecurinė procesit zgjedhor.
Sipas kėtij institucioni, deri nė ora 16.15 nė gjithė komunėn e Gjilanit kanė votuar 30.16 pėr qind e qytetarėve me tė drejtė vote.
Pas mbylljes sė votimeve, pritet qė me njė konferencė tė dal edhe koalicioni i OJQ-ve Demokracia nė Veprim, e cila do tė jap tė dhėnėt e reja dhe tė pėrgjithshme mbi procesin zgjedhor qė kanė marrė vėzhguesit e saj nė terren.
Deri nė 16:15 kanė votuar 30.16%
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), nė konferencėn e tretė pėr media brenda ditės ka bėrė tė ditur se tė drejtėn e tyre pėr tė votuar nė komunėn e Gjilanit deri nė ora 16.15 e kanė shfrytėzuar 30.16 pėr qind e qytetarėve, ndėrkohė qė kanė thėnė se deri mė tash nuk ėshtė shėnuar asnjė incident, i cili do tė ndikonte nė procesin zgjedhor.
Nesrin Lushta, kryetare e KQZ-sė, ka thėnė se sipas informatave tė marra nga terreni deri nė ora 16.15 kanė votuar mbi 26 mijė votues, ose mė shumė se sa nė raundin e dytė tė votimeve, deri nė tė njėjtėn kohė
Deri nė ora 16.15 sipas shėnimeve qė kemi marrė prej numrit gjithsej tė votuesve prej 87.430 votues kanė votuar 26.369 qė do tė thotė 30.16 pėr qind. Prapė kjo shifėr ėshtė pak mė e madhe sesa pėrqindja e daljes nė raundin paraprak qė 29.41 pėr qind deri nė kėtė orė, ka thėnė Lushta.
Duke folur pėr qendrat e votimit tė cilat nuk janė hapur nė dy fshatra tė banuara me serbė, Budrikė e Poshtme dhe Cernicė, Lushta ka thėnė se
gjendja vazhdon tė mbetet e njėjtė.
Kryeshefi ekzekutiv i KQZ-sė, Xhemajl Peqani, ka vlerėsuar se procesi po rrjedhė pa probleme tė cilat do tė ndikonin nė procesin zgjedhor.
Nga konsultat qė kemi pasur me menaxherėt e qendrave tė votimit dhe nga zyrtari ekzekutiv pėr komunėn e Gjilanit, si dhe nga pesė ekipet qė e monitorojnė procesin qė janė ekipe shtesė nga KQZ-ja, nuk kemi informata se ėshtė reflektuar ndonjė ekses i cili e dėmton seriozisht procesin zgjedhor nė komunėn e Gjilanit, ka thėnė ai.
Rivotimi nė Gjilan mbahet pas konstatimit tė parregullsive nga ana e KZAP-it nė raundin e dytė tė zgjedhjeve mė 13 dhjetor tė vitit tė kaluar. Nė garėn pėr kreun e komunės janė Qemajl Mustafa, kandidat i PDK-sė, njėherėsh kryetar i Gjilanit dhe Fatmir Rexhepi, kandidat i LDK-sė.
Rezultatet preliminare do tė publikohen nė mesnatė nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).
Deri nė ora 11.30 kanė votuar 9.89%
Drejtues tė Komisionit Qendror Zgjedhor kanė bėrė tė ditur se deri nė ora 11.30 numri i votuesve nė komunėn e Gjilanit ka qenė 9.89 pėr qind, ndėrkohė qė procesi zgjedhor po ecėn kryesisht pa probleme.
Nė konferencėn e dytė pėr media, kryetarja e KQZ-sė, Nesrin Lushta ka bėrė tė ditur pėrqindjen e daljes sė votuesve nė zgjedhjet pėr kryetar komune tė Gjilanit.
Sipas informatave tė cilat i kemi marr nga tereni deri nė orėn 12.15 pėrqindja e daljes nė vend votime nė kėtė komunė ėshtė 9.89 pėr qind prej numrit tė pėrgjithshėm tė votuesve. Nėse ky numėr krahasohet me numrin nga datat 13 dhjetorit tė raundit tė dytė ėshtė pakėz mė i madh se nė tė njehen kohė nė raundin e kaluar kjo pėrqindje ka qenė 9.28 pėr qind, ka thėnė Lushta.
Ajo ndėrkaq ka mohuar tė ketė parregullsi nė garėn e rivotimit pėr tė parin e Gjilanit sikurse ka raportuar Demokracia nė Veprim.
Unė mė herėt pyeta nėse ka ndonjė parregullsi dhe ndonjė incident, dhe informata tė cilėn e mora ishte se nuk ka. Unė nuk kam, nėse na vijnė informata unė do tua jap edhe juve, ka thėnė ajo.
Pėr mė tepėr, ajo ka thėnė se KQZ ka kuorum pėr tė mbajtur konferencat e saja, ndonėse nuk ishin tė pranishėm pėrfaqėsuesi i PDK-sė dhe ai i AKR-sė.
Kryeshefi ekzekutiv i KQZ-sė, Xhemajl Peqani, ka bėrėt ditur se materiali sensitiv ėshtė dėrguar me kohė nėpėr qendrat e votimeve nė vendbanimet me serbė, por pėr shkak tė problemeve teknike pas pasur vonesa.
Ne nga informatat qė kemi marrė nga menaxherėt e qendrave tė votimit, ku kryesisht ka tė bėjė me qendrat e votimit tė komunitetit serb kemi marrė informatėn qė materiali ka shkuar me kohė, por pėr shkak tė pėrgatitjeve teknike qė ėshtė bėrė nė kėto qendra ka pasur vonesa, ka thėnė ai.
Konferenca e radhės mbahet nė ora 17.00
KQZ: Tė gjitha qendrat e votimeve janė hapur me kohė
Drejtues tė Komisionit Qendror Zgjedhor nė konferencėn e parė pėr media kanė bėrė tė ditur se nė komunėn e Gjilanit janė hapur tė gjitha qendrat e votimeve dhe deri mė tash procesi zgjedhor po ecėn pa probleme, ndėrkaq rezultatet preliminare pritet tė publikohen nė orėt e pasmesnatės.
Nesrin Lushta, kryetare e KQZ-sė, ka thėnė se pėr momentin nuk posedojnė shifra pėr numrin e daljes sė votuesve, por njė gjė tė tillė do ta bėjnė nė konferencėn e radhės e cila ėshtė e paraparė tė mbahet nė ora 13.00.
I gjithė materiali zgjedhor nė tė gjitha qendrat sikur ai sensitiv, sikur ai josensitiv ėshtė ndarė me kohė dhe tė gjitha qendrat e votimeve janė hapur me kohė, ka thėnė Lushta.
Kryeshefi ekzekutiv i KQZ-sė, Xhemajl Peqani, ka thėnė rezultatet preliminare janė paraparė tė publikohen pas mesnatės.
Sipas planit dhe dinamikės qė kemi paraparė pėr ditėn e sotme pas orės 12.00 pas mesnatės. Po kjo ėshtė e vėrtetė qė ėshtė njė komunė, por pėr shkak qė plani qė duhet tė vijnė nga qendrat e votimeve nė depotė e komisioneve komunale ku duhet bėrė kontrollimi para se tė vijė nė qendėr. Kjo ėshtė njė procedurė qė ne faktikisht duhet ti nėnshtrohemi, ka thėnė Peqani.
Nė komunėn e Gjilanit janė 87.430 qytetarė me tė drejtė vote, tė cilėt do tė zgjedhin kryetarin e ardhshėm nė mandat katėrvjeēar
Nis procesi zgjedhor nė Gjilan
Zyrtarėt e Komisionit Komunal Zgjedhor (KQZ) pohojnė se sipas planifikimeve qė nė orėn 7.00 janė hapur tė gjitha qendrat e votimit nė komunėn e Gjilanit dhe se tashmė kanė filluar edhe qytetarėt tė hedhin votat e para pėr tė zgjedhur tė parin e kėsaj komune.
Qendrat votimit janė hapur edhe nė lokalitete serbe, pėrfshi edhe fshatin Burdigė, i cili nė dy raundet e para kishte paraqitur problem.
Ndėrkaq, qendrat tjera tė votimit janė hapur me kohė dhe se komisionarėt nuk kanė njoftuar pėr ndonjė problem tė paraqitur gjatė hapjes sė 31 qendrave tė votimeve dhe 127 vendvotimeve.
Nė komunėn e Gjilanit kanė tė drejtė vote mbi 87 mijė votues, tė cilėt me votat e tyre do tė zgjedhin njėrin nga kandidatėt qė garojnė pėr kryetar tė komunės pėr katėr vitet e ardhshme.
Nga Partia Demokratike e Kosovės nė garė ėshtė Qemajl Mustafa, ndėrsa nga Lidhja Demokratike e Kosovės, Fatmir Rexhepi. /kosovapress/
Krijoni Kontakt