Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Në Kosovë (s)ka liri të mediave!!!

    Organizata “Reporterët pa Kufij” i ka dënuar tri raste të kërcënimeve kundër gazetarëve që janë raportuar në Kosovë, gjatë muajit të kaluar.

    Në raportin e publikuar në internet, organizata thotë se në Kosovë ka një valë kërcënimesh kundër shtypit.

    “Është e papranueshme dhe shumë shqetësuese që policia dhe autoritetet e gjyqësisë refuzojnë të veprojnë mbi bazën e ankesave të gazetarëve rreth kërcënimeve. U bëjmë thirrje autoriteteve evropiane që përmes misionit të EULEX-it menjëherë ta adresojnë këtë kulturë të pandëshkueshmërisë”, thekson Reporters Sans Frontieres (RSF).

    Në raport, mes tjerash, përmendet rasti i kërcënimit të gazetarit i “Kohës Ditore”, Vehbi Kajtazi, i cili shkroi një shkrim rreth grindjeve të brendshme dhe ndarjeve që rezultuan nga vendimet e kohës së fundit nga Presidenti Fatmir Sejdiu dhe sistemi gjyqësor, e në veçanti, amnistia presidenciale në dyvjetorin e pavarësisë së Kosovës.

    Përfitues ishte Alban Geci, i biri i Sabit Gecit, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe vëllai i tij Kushtrimi, të cilët ishin akuzuar më 22 qershor nga prokurori publik i Prishtinës për pjesëmarrje indirekte në një sulm në shtëpinë e kryeministrit Hashim Thaçi.

    Ditën kur u publikua lajmi, Sabit Geci i telefonoi Kajtazit dhe e kërcënoi atë me masa ndëshkimore nëse nuk do t’i japë fund “fushatës së tij njollosëse”. Me pajtimin e redaktorëve të gazetës, Kajtazi i tha Gecit disa herë se gazeta ishte e gatshme ta publikojë reagimin e tij, por ai nuk pranoi.

    “Ai më tha se do t’i zgjidhë problemet e tij pa shkuar në gjykata dhe më kërkoi të bëja një apologji publike për dëmin që ia kam bërë familjes së tij”, tha Kajtazi. Geci e kishte kërcënuar edhe në prillin e vitit 2009 Kajtazin.

    Kur gazeta në fjalë kontaktoi Gecin për t’i shprehur habinë e tyre rreth kërcënimeve të tija, ai u përgjigj: “Unë nuk kërcënoj. Unë veproj”.

    Pre e kërcënimeve, sipas RSF-së, ka qenë edhe gazetari Musa Sabedini nga e përditshmja “Lajm”, korrespodent i Gjilanit, kur ai pranoi disa telefonata anonime që e kërcënonin atë përreth një shkrimi që e kishte shkruar për vrasjen e një 16-vjeçari në Gjilan. Ai paraqiti një ankesë, por policia nuk ka mundur ta identifikojë burimin e kërcënimeve.

    “Është e papranueshme dhe shumë shqetësuese që policia dhe sistemi i drejtësisë refuzojnë të veprojnë mbi ankesat e gazetarëve rreth kërcënimeve”.

    Reporterët pa Kufij, në mesin e kërcënimeve që janë bërë gjatë muajit të kaluar ndaj gazetarëve të medieve të shkruara në Kosovës, kanë përmendur edhe rastin e drejtorit të përgjithshëm të PTK-së, Shyqri Haxha, ndaj dy gazetarëve të gazetës Zëri.

    Menaxhmenti i kompanisë shtetërore të telekomunikacionit, Telekomi i Kosovës, ka kërcënuar me ndjekje penale gazetarët e të përditshmes “Zëri”, Arbana Xharra dhe Lavdim Hamidi, në fund të muajit janar pasi ata shkruan një shkrim investigativ për menaxhimin e drejtorit të përgjithshëm të PTK-së, Shyqyri Haxha.

    Që nga atëherë, kompania ka refuzuar të jap intervista apo të japë përgjigje për pyetjet e gazetës Zëri. Kompania më e madhe shtetërore e Kosovës, Telekomi i Kosovës, asnjëherë nuk i ka vlerësuar hetimet e thella dhe përpjekjet mediale për hetim në aktivitetet e saja zakonisht kanë pasur pak sukses.

    “Është për t'u habitur se si një kompani publike refuzon të jap përgjigje rreth shfrytëzimit të aseteve të saj”, thotë RSF.

    “Gazetarët kanë një detyrë për të hetuar përvetësime të mundshme përbrenda një korporate të madhe kombëtare. Nëse Qeveria e Kosovës vërtet dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, duhet të siguroj respekt për të drejtën e medieve për të hetuar të gjitha fushat e ekonomisë, posaçërisht kompanitë publike që kontrollohen dhe menaxhohen nga shteti”, thekson organizata prestigjioze për mbrojtjen e lirisë së shtypit."

    Nga Express më 11.03.2010
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Dënohet kërcënimi i Sabit Gecit ndaj gazetarit

    Organizata për media e Evropës Juglindore, SEEMO, me seli në Vjenë, i ka dënuar fuqishëm kërcënimet kundër gazetarit të Kohës Ditore, Vehbi Kajtazi, nga Sabit Geci, ish komandant i UÇK-së.

    “SEEMO është shumë e alarmuar nga qëndrimi pasiv i një institucioni zyrtar, siç është policia, kur janë raportuar kërcënimet ndaj gazetarëve”, thuhet në kumtesën e kësaj organizate, dhe theksohet se është “me rëndësi që autoritetet dhe zyrtarët e qeverisë t’i mbështesin gazetarët, duke u dhënë ndihmën e domosdoshme kur ata kërcënohen”.

    SEEMO kërkon që autoritetet në Prishtinë ta hetojnë këtë rast dhe të ndërmarrin masa, në mënyrë që incidente të këtilla të mos ndodhin në të ardhmen.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Kercenohet Jeta Xharra


    I dërguari kryesor i komuniteti ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith foli në mbrojtje të emisionit “Jeta në Kosovë” në lidhje me kërcënimet ndaj gazetares Jeta Xharra, e cila udhëheqë ekipin e BIRN-it në Kosovë që e prodhon këtë emision.

    “Unë kam konsideratën më të lartë për punën e tyre dhe e përshëndes përcjelljen nga afër të aktiviteteve të mia që e bën “Jeta në Kosovë”,”tha Feith, Përfaqësuesi i Zyrës Civile dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, në një letër shkruar bordit drejtues të BIRN-it.

    Reagimi i Piter Feit
    “Liria e shprehjes, duke përfshirë edhe atë të shtypit, është vlerë themelore për integrimin në Bashkimin Evropian. Ngecjet në këtë sferë kanë ndikim të drejtpërdrejtë në përparimin e një shteti anëtar aspirues drejt institucioneve evropiane,” shton ai.

    Duke iu përgjigjur thirrjes së BIRN-it për të reaguar në këto kërcënime, Feith tha: “Do të vazhdojë t’i marrë parasysh çështjet të cilat ju i keni ngritur, përfshirë edhe me Qeverinë e Kosovës, me qëllim që të sforcohet kjo e drejtë me rëndësi e të gjithë qytetarëve.”

    Xharra është drejtoresha e BIRN-it në Kosovë, i cili e prodhon emisionin “Jeta në Kosovë” që transmetohet në transmetuesin publik RTK. Xharra, po ashtu udhëheqë këtë emision në të cilin ajo ka guxim të adresojë tema kontroverse dhe tabu.

    “Është një akuzë bombastike në një shoqëri akoma të traumatizuar nga represioni serb dhe krimet e luftës dhe është një nxitje e pastër për vepra të dhunshme kundër stafit tonë në Kosovë,” tha Xharra.

    Të enjten, Infopress botoi një kërcënim me jetë kundër Xharrës, duke komentuar se: “Jeta ia bëri vetes që të mos ketë jetë të gjatë”.

    Situata u intensifikua pas edicionit të datës 28 maj të emisionit, i cili iu dedikua lirisë së shprehjes në Kosovë.

    Emisioni pati edhe një reportazh në të cilin ekipi i lajmeve i BIRN-it në Kosovë u nxor jashtë nga Zyra për Informim Publik të Komunës së Skenderajt në Drenicë, Kosovën qendrore dhe më vonë u detyruan të largohen nga qyteti nga një person i armatosur, i cili edhe e konfiskoi xhirimin.

    (Birn/Express)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Raporti i fundit,mbi te drejtat e njeriut per Ballkan i paraqitur në Uashington më 11 mars nga Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton


    Në Kosovë, qeveria, me ndihmën e prokurorëve dhe gjyqtarëve të EULEX-it, u përpoqën te dënohen autorët e krimeve të luftës nga konflikti 1998-99. Megjithatë, rastet mbetën të pazgjidhura.
    Frikësimi i gazetarëve nga zyrtarët publikë, politikanët, dhe biznesmenet është vërejtur si një problem në Kosovë.
    "Gazetarët raportuan presion nga politikanët dhe ndaj raportimit per krimin e organizuar të cilat shpesh kanë rezultuar në forma të tërthorta të censurimit. Disa gazetarë jane përmbajtur nga raportimi hetues kritik i tyre për shkak të frikës për sigurinë e tyre personale. "

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    [IMG][/IMG]


    Jeta Xharra kercenohet

    Gazetarja hulumtuese dhe udheheqesja e nje emisioni mjaft te popullarizuar dhe kontravers ne Kosove "Jeta ne Kosove",Jeta Xharra si pjese e Rrjetit Ballkanik te Raportimeve dhe Investigimeve BIRN,pat nisur nje emision mbi raportimet lidhur me disa krime te bera nga ish-ushtaret e UCK-se.
    Menjehere pas publikimit te raportit tone nga BIRN gazetat pro qeveritare ne Kosove menjehere e sulmuan Jeta Xharren,ku me komentete e tyre ishin shume te ashpra dhe thirrnin edhe per dhune.Njera nder keto gazeta "infopress",nje gazete qe ka mbeshtetjen dhe ndihmen e plote nga qeverija e krahasoj gazetaren me spiunet serb dhe krahasoj punen e saj me propagande fashiste.Menjehere pas ketij komenti te kesaj gazete pasuan telefonatat me kercenime jete per gazetaren Jeta Xharra.
    Ndersa Jeta Xharra thote,Ne vendet post konfliktuoze siq eshte Kosova,plaget jane ende te hapura,dhe te krahasosh diqka me ate qe ka bere Millosheviqi eshte fyerje dhe ndoshta mund te jete edhe kercenim per jete,thote ajo per BIRN.
    As kryeministri Thaqi e as presidenti Sejdiu nuk reaguan ndaj ketij rasti kunder gazetares,vetem heshten.
    Gazetari Joel Simon i cili eshte ne krye te Komitetit per mbrojtjen e gazetareve i shkroi nje leter kryeministrit Thaqi lidhur me kete rast.Ne ate leter ai shkroi:
    "Kercenimet me jete qe i jane bere gazetares Jeta Xharra dhe grupit te saj te gazetareve jane te demshme dhe vejne demokracine e Kosoves ne rrezik.Lirija e shtypit ne Kosove dhe gazetaria duhet te mbrohet ne menyre fundamentale,ne menyre qe te keni nje vend me shoqeri te lire dhe demokratike.Ne kerkojme menjehere nga ju dhe qeverija juaj qe ta denoni rastin dhe te nderrmerrni masa ndaj atyre qe kercenuan si dhe te siguroni jeten dhe punen e lire te Jeta Xharra dhe ekipit te saj".
    Edhe organizatat tjera joqeveritare e denuan kete rast mirepo udheheqesia dhe qeveritaret nuk iu pergjigjen ketyre thirrjeve,poashtu refuzuan te inicojne nje hetim lidhur me kercenimin me jete qe i eshte bere Jeta Xharres dhe grupit te saj.
    Burimet tregojne se misioni i bashkimit Evropian ne Kosove EULEX,pat nisur nje kerkese formale lidhur me kete rast.Mirepo gjygjtaret e EULEX-it ende jane ne dyshime se a eshte ne gjendje Eulex-i te sfidoje shefat politik te tanishem ne Kosove poqese hetimet lidhur me kete rast qojne ne drejtim te tyre.


    Jeta Xharra, drejtoreshë e BIRN-it në Kosovë

    Xharra është futur në gazetari më 1998, si ndërmjetëse/producente lokale për BBC News dhe Channel 4 dhe më vonë është bërë Menaxher i Zyrës së BBC-së në Kosovë. Në vitin 1999, Jeta punoi për BBC News në Shqipëri dhe Maqedoni.

    Ajo ka mbaruar studimet master në Studime të Luftës në King’s College në Londër (2000) dhe studimet master në Degën e Skenarit të London College of Printing (2002).

    Xharra ka botuar një artikull në faqe të parë të së përditshmes londineze 'The Independent' dhe ka botuar tekste tjera në The Economist, Sunday Telegraph dhe Jane's Intelligence Review. Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, Xharra punoi për Zyrën e Planifikimit të Lajmeve të Huaja në BBC World Service.

    Në vitin 2003, Xharra u bë drejtor i projektit për zyrën e IWPR-së në Kosovë, ku bëri shumë bujë me moderime vigjilente dhe sfiduese të programeve mbi aktualitetet në kanalet televizive kryesore të Kosovës, RTK dhe KTV. Nën mbikëqyrjen e Xharrës, zyra në Kosovë ishte e para në projektin e IWPR-së për Ballkan që e zhvilloi programin tremuajsh trajnues për gazetari, i cili i tërhoqi 200 njerëz për 20 vende.

    'Warless' (‘Pa luftë’), dramë që Xharra e shkroi në anglisht, është zgjedhur njëra nga 10 dramat më të mira në mesin e 550 dramave që kanë konkurruar në Festivalin e Shkrimtarëve të Rinj në Royal Court Theatre në Londër, ku më 10 dhjetor 2004, drama pati lexim publik. Në vitin 2005, Xharra u bë Drejtoreshë e BIRN-it për Kosovë.

  6. #6

    Liria e fjalës ... Kosova e 92-ta, Shqipëria e 80-ta

    Sipas Zërit të Amerikës doli se në trojet shqiptare nuk ka liri të fjalës në shtypin shqiptar; madje ka dhunë...

    Në Kosovë kjo gjendje është më e keqe nga ç'ishte para pavarësisë ( nga 70 e ca në 92), ndërkaq Shqipëria është dicka më mirë nga ç'ishte më përpara.

    Memli Krasniqi u shpreh i kënaqur se jemi më mirë se shtetet e rejonit duke përmendur këtu edhe Serbinë, por statistikat që u dhanë më vonë, doli se nuk është e vërtetë se jemi më të mirë se shtetet e rejonit.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Liria e shtypit, Kosova e 92-ta

    Në raportin më të ri për Indeksin e Lirisë së Shtypit për vitin 2010 të Organizatës Reporterët pa Kufij, Kosova është radhitur në vendin e 92-të. Vitin e kaluar, Kosova ishte në vendin e 75-të.

    Nga vendet e rajonit, Shqipëria ndodhet në vendin e 80-të, Serbia është e 85-ta, Bosnjë e Hercegovina e 47-ta, Mali i Zi i 104-ti, Maqedonia e 68-ta, ndërsa Kroacia në vendin e 62-të.

    Indeksi vjetor i Reporterëve pa Kufij e pasqyron shkallën e lirisë që gazetarët dhe mediat e kanë në çdo vend të botës, si dhe përpjekjet e autoriteteve për ta siguruar këtë liri. Në pjesën për Kosovën thuhet se shtypi është ende në fillesat e tij, duke lënë hapësirë për më shumë ndikim nga mediat elektronike. Reporterët pa Kufij theksojnë se qasja në informatat dhe të dhënat publike në Kosovë ende mbetet e vështirë dhe ende nuk është e garantuar me ligj. Organizata thotë se ashtu si Komisioni për Media, edhe Këshilli i Shtypit është nën ndikimin e qeverisë. Lista me vlerësimet për 178 shtete e pasqyron situatën me lirinë e shtypit për periudhën shtator 2009 - shtator 2010. (Kosova sot)
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #8
    [A=projekti21_dk;2899959]Sipas Zërit të Amerikës doli se në trojet shqiptare nuk ka liri të fjalës në shtypin shqiptar; madje ka dhunë...

    Në Kosovë kjo gjendje është më e keqe nga ç'ishte para pavarësisë ( nga 70 e ca në 92), ndërkaq Shqipëria është dicka më mirë nga ç'ishte më përpara.

    Memli Krasniqi u shpreh i kënaqur se jemi më mirë se shtetet e rejonit A përmendur këtu edhe Serbinë, por statistikat që u dhanë më vonë, doli se nuk është e vërtetë se jemi më të mirë se shtetet e rejonit.[/QUOTE]

    ja edhe statistika:

    Liria e shtypit, Kosova e 92-ta


    Në raportin më të ri për Indeksin e Lirisë së Shtypit për vitin 2010 të Organizatës Reporterët pa Kufij, Kosova është radhitur në vendin e 92-të. Vitin e kaluar, Kosova ishte në vendin e 75-të.

    Nga vendet e rajonit, Shqipëria ndodhet në vendin e 80-të, Serbia është e 85-ta, Bosnjë e Hercegovina e 47-ta, Mali i Zi i 104-ti, Maqedonia e 68-ta, ndërsa Kroacia në vendin e 62-të.

    Indeksi vjetor i Reporterëve pa Kufij e pasqyron shkallën e lirisë që gazetarët dhe mediat e kanë në çdo vend të botës, si dhe përpjekjet e autoriteteve për ta siguruar këtë liri. Në pjesën për Kosovën thuhet se shtypi është ende në fillesat e tij, duke lënë hapësirë për më shumë ndikim nga mediat elektronike. Reporterët pa Kufij theksojnë se qasja në informatat dhe të dhënat publike në Kosovë ende mbetet e vështirë dhe ende nuk është e garantuar me ligj. Organizata thotë se ashtu si Komisioni për Media, edhe Këshilli i Shtypit është nën ndikimin e qeverisë. Lista me vlerësimet për 178 shtete e pasqyron situatën me lirinë e shtypit për periudhën shtator 2009 - shtator 2010. (Kosova sot)
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #9
    Jemi rritur me nje histori ultra-nacionaliste, dhe si pasoje, nuk guxon te thuash asgje me frigen qe do te etiketohesh si tradhetar i kombit ! Ku, sot kemi edhe dirigjues diktator, klanor e korruptor !
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Me metodologji idiote qe perdorin keto palo-organizata: shtypi ehste i lire kur ndikohet nga PRONARI I TIJ! sdo mend qe shtypi ndikohet nag ai qe paguan. nese prtendohet qe gazetaret te paguhen per te shrkuar c'tju shkrepi, kjo eshte socializem, jo liri. Liri shtypi nenkutpon qe nuk gjobitesh ose bugosesh sepse ke shruar kete ose ate. Veret Shqiperia e Kosova nuk ajne 100% te lira, po ne keto nivele nuk besoj te jene. Kur ehste gjobitur gazetari i fundit te ne? Qe nga Meroja nuk mbaj mend ndonje cenim te shtypit.
    Kantonizimi i hapësirës shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •