[QUOTE=i/regjistruar;2644505]ne fakt fjala kurve tingellon çik si keq (jo me kot, avash-avash po zhduket nga shkrimet shqipe duke u zevendesuar me fjalen PROSTITUT)
Po e vërtetë, kerkoj ndjesë !
Tashmë është bërë e zakonshme që nëse duhet shprehur diçka ta themi me një sinonim tjetër qoftë edhe në gjuhe të huaj psh> "shit", "stronzo" apo f...... etc
Mesazhi mbetet i njëjtë por i thënë në mënyrë më të zbutur apo të edukuar !
Për aq sa më përket mua, etika artificiale e të shprehurit prej "të edekuari" nuk mund ti s'pjegojë rrealisht disa situata > Për këtë arsye egziston dhe zhargoni ose e thene ndryshe gjuha e folur ne jeten e përditshme ose gjuha e rrugës !
Personalisht punoj ne nje ambjent ku kortezia në të folur është detyrë funksionale por me lejo të të them dicka:
Jam i lodhur nga njerëz artificial, të shtirur, të shqetësuar për imazhin që duan të transmetojnë tek të tjeret, të pavërtetë , 'hajdutë' të shprehjeve të etikës ........
I/e dashur mik/e në botën ku jetojmë (jo vetëm në shqipëri) shyqyr ka vend për gjithcka > kortezi, banalitet, dashuri, urrejte, poshtërsi, ndershmëri ........ dhe janë këto (mendoj une) ajo që na bën njerëz dhe jo "manikine", i jep diversitet jetës dhe jo monotoni .............. na bëjnë njerëz !
Është një filëm që flet për një shoqëri ku ndaloheshin ndienjat (të cfaredo lloji) shpresoj ta kesh pare nese jo shikoje do të marrësh shumë përgjigje.
Krijoni Kontakt