Njė vajzė britanike ėshtė vrarė nė mėnyrė makabre nga ish i dashuri i saj, pasi ajo vendosi nė rrjetin social FaceBook fotot e saja me tė dashurin e ri shqiptar.
Paul Bristol e goditi 20 herė me thikė ekonomisten Camille Mathurasingh pasi ajo kishte vendosur nė FB fotot mė tė dashurin Besim Haxhia.
Ish i dashuri i saj Paul Bristol ėshtė dėnuar me 22 vite burg pasi mbėrriti nė Londer nga ishujt Karaibe pėr t'u hakmarrė ndaj saj pasi pa nė FB fotot me tė dashurin shqiptar.
Ai e kreu vrasjen pasi ish e dashura i tha se gjithēka mes tyre kishte marrė fund dhe se ajo kishte nisur njė lidhje tė re.
Duke lexuar masėn e dėnimit gjykatėsi Timothy Pontius tha: ėshtė mė se e qartė se xhelozia ishte motivi i vetėm qė ju shtyu ta vrisnit ish tė dashurėn tuaj pasi mendonit se asnjė mashkull tjetėr nuk mund ta zinte vendin tuaj si i dashur nė jetėn e viktimės.
Nė shkurt tė vitit tė shkuar viktima nisi njė lidhje tė re dashurie me emigrantin Besim Haxhia duke postuar disa foto nė FB pa e ditur se ato foto do tė ktheheshin nė motivin e njė krimi makabėr.
Njė ditė pėrpara takimit me ish tė dashurin ajo i dėrgoi njė mesazh nė telefon Haxhisė ku i thoshte: Mbase siqeriteti nuk ka asnjė kuptim por ėshtė me rėndesi pėr mua ta kem zemrėn dhe mendjen e pastėr pėr gjėrat qė do tė pasojnė, duke i lėnė tė kuptohej se ajo duhej tė takohej me ish-tė dashurin pėr t'i treguar lidhjen e re qė kishte nisur.
Ky ishte mesazhi i fundit qė Besim Haxhia do tė merrte nga e dashura, pasi ajo njė ditė mė pas do tė goditej 20 herė me thikė nė qafė, kraharor, shpinė, dhe nė kėmbė nga ish-i dashuri i cili tentoi tė kryente vetėvrasje duke u pėrplasur me njė makinė.
http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1268743716
Krijoni Kontakt