Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Krusha e Madhe, fshati qe mbeti pa meshkuj

    Detajet e sakta tė vrasjeve nė Krushėn e Madhe nuk janė krejtėsisht tė qarta edhe sot e kėsaj dite, ngaqė ato ndodhėn nė kohė tė
    ndryshme dhe pjesė tė ndryshme tė fshatit. Pėr shembull, njė person i quajtur R. E. i tha Human Rights Watch se, ai kish ndihmuar nė varrimin e tre burrave tė vrarė nė Krushėn e Madhe: Selim Taha (rreth tė shtatėdhjetave), Daim Taha (rreth tė gjashtėdhjetė e pesave), dhe Qamil Taha (rreth tė gjashtėdhjetave), tė cilėt ishin ekzekutuar mė 27 mars, ose aty afėr. Qamili ishte gjetur nė rrugėn qė tė nxjerr nga fshati, ndėrsa Selimi dhe Daimi ishin vrarė nė oborret e shtėpive tė tyre. Gjithashtu, R. E. besonte se Bajram Hoti (rreth tė tridhjetave) dhe mėsuesi i fshatit Osman Sejfullahu (rreth tė pesėdhjetė e shtatave) ishin vrarė. R. E. nuk i kishte parė vrasjet madje as kufomat, por kishte gjetur nė rrugė letrat e tyre tė njoftimit, dhe rreth e qark pllanga gjaku. Human Rights Watch e vizitoi pėr tė parėn herė Krushėn e Madhe mė 15 qershor 1999, tri ditė pasi NATO kishte hyrė nė Kosovė. Trupat gjermane
    tė KFOR-it nuk lejonin askėnd t’i afrohej njė shtėpie pa ēati nė fshat, ku, sipas tė dhėnave, ishin gjetur kufoma. E megjithatė, njė gazetar televiziv gjerman ia doli mbanė tė hynte e tė hidhte njė sy, i cili i tha Human Rights Watch se aty brenda gjendeshin rreth njėzet skelete tė djegur.Nė total, ekipi i ekspertėve tė GJNKLJ gjeti nėntėdhjetė e tetė trupa nė tri vendvarrime tė ndryshme rreth e qark fshatit; nė tė parin dyzet trupa, nė tė dytin tridhjetė e katėr dhe nė tė tretin njėzet e katėr. Edhe pse gjykata
    nuk i ka bėrė ende publike raportet e ekspertėve kriminalistė, disa nga hetuesit, nė mėnyrė individuale kanė folur me shtypin. John Bunn, shefi i ekipit tė ekspertėve kriminalistė tė Scotland Yard-it qė hetoi nė Krushėn e Madhe, tha se viktimat nė fshat ishin qėlluar nga pas kokės nga njė distancė e afėrt. Duke treguar dhomėn e njė shtėpie tė djegur nė Krushė tė Madhe,Sue Black, njė antropologe skoceze qė punonte me tė njėjtin ekip kriminalistėsh, tha, “Ata i grumbulluan njerėzit atje, i qėlluan dhe mė pas
    i vunė zjarrin ndėrtesės.”Siē ėshtė thėnė edhe mė sipėr, ekzistojnė dėshmi tė pakundėrshtueshme qė policėt serbė u orvatėn t’i fshihnin gjurmėt e vrasjeve, duke i djegur ose zhvendosur trupat. Fshatarėt i kishin parė policėt tė hidhnin kufomat e tė vrarėve nė njė lumė aty pranė. Sipas OSBE-sė, KFOR-i kishte nxjerrė njė kamion nga lumi, nė pjesėn e pasme tė tė cilit ishin gjetur kocka.
    Raporti i OSBE-sė mbėshtetet edhe nga njė person nga Nogavaci, R. E., i cili kishte ndihmuar nė varrosjen e shumė prej tė vrarėve nė Krushėn e Madhe. Ai i tha Human Rights Watch se kishte parė policėt serbė duke zhvendosur disa nga trupat: Katėr ditė pas vrasjeve, policėt serbė arritėn me buldozerė, njė kamion dhe disa automjete ushtarake. Ata i mblodhėn kufomat dhe i ēuan s’di
    se ku. Nuk qemė nė gjendje t’i filmonim. Nuk kemi as idenė mė tė vogėl se ēfarė bėnė me trupat.Sipas dėshmitarėve nė Krushėn e Madhe qė folėn me Human Rights Watch, mė 26 mars forcat e sigurimit rrethuan tė gjithė burrat, gratė e fėmijėt qė kishin mbetur nė fshat, si dhe ata qė i kishin kapur tė fshehur nė rrethina. Gratė i ēuan nė xhami, ndėrsa meshkujt i ndanė nė grupe. S. G. njė nėntėmbėdhjetė vjeēar nga Krusha e Madhe, i kallzoi Human Rights Watch atė ēka kish parė pasi forcat e sigurimit kishin hyrė nė fshat: Ata i ndanė burrat nga gratė dhe i futėn burrat nė oborrin e njė shtėpie. I rrahėn burrat, edhe mua po ashtu. Nė krye ata vranė dy djem, pastaj nisėn tė sjellin tė tjerė nė grupe tė vegjėl, pėr tė na vrarė. Por, tė moshuarit dhe tepėr tė rinjtė i lanė tė lirė tė shkonin. Unė mbijetova ngaqė kur mė pyetėn se sa vjeē isha, iu pėrgjigja gjashtėmbėdhjetė vjeē. Kėsisoj, ata
    mė lanė tė largohesha me grupin e tė moshuarve dhe tė rinjve.Njė burrė, R. D. qė ishte larguar nė kodra kur nisi mėsymja, tha se forcat e sigurimit i kishin ndarė meshkujt nė tri grupe. Ndėrkohė qė ishte duke u fshehur, ai nuk i pa ndarjet, por nė harkun kohor tė katėr ditėve ai gjeti njėzet e pesė trupa nė pjesė tė ndryshme tė fshatit, pesė prej tė cilėve ishin djegur.Sipas R. D.-sė, grupi i parė u dėrgua nė Nogavac, grupi i dytė nėxhaminė e Krushės sė Madhe dhe grupi i tretė nė kėmbėt e kodrės jashtė fshatit. Ai tha se, nga tetėmbėdhjetė vetė qė kishte grupi, pesėmbėdhjetė ishin vrarė. Ai nuk i kishte parė kur ishin ekzekutuar, por kishte gjetur trupat nė rrethinat e fshatit dhe, mė pas, pati ndihmuar nė varrimin e tyre. Ndėr tė vrarėt, tha ai, ishin edhe Fahri Hoti (rreth tridhjetė vjeē), Asaf Hoti (rreth njėzet e gjashtė vjeē), Plahe Hoti (rreth tridhjetė vjeē), Bajram Duraku (rreth njėzet e tetė vjeē), si dhe dy pjesėtarė tė tjerė tė familjes Duraku, tė paidentifikuar. R. D. tha se, nė xhami ishin gjetur gjithashtu tė vdekur, dy viktima tė
    tjera. Kėtė thėnie do ta konfirmonte njė tjetėr banor i Krushės sė Madhe,i cili ishte mbyllur nė xhami tok me tė tjerėt
    dhe kish qenė i pranishėm nė kohėn e tė shtėnave. Ai i tha Human Rights Watch, se ai bashkė me dyzet burra nga fshati ishin
    vendosur nė katin e dytė tė xhamisė. Siē tha ai, atyre iu ishin grabitur tė gjitha paratė, por pasi i kishin mbajtur njė natė tė burgosur, tė nesėrmen i kishin liruar. Teksa po largohej, kishte parė dy persona tė vrarė. Ai i tha
    Human Rights Watch: Po bėhesha gati tė dilja nga xhamia. Kishim mbėrritur te dera, kur pashė se si ata shtinė mbi dy burra, jo mė larg se dhjetė metra nga unė, dhe tė gjithė ne dėgjuam britmat e tyre. Unė dėgjova krismat, pėr ēdonjėrin nga njė krismė dhe pashė kur u shembėn pėrtokė. Nuk e mora vesh pse i qėlluan. Por ma merr mendja, kanė kujtuar se kanė qenė tė UĒK-sė. Njėri nga tė vrarėt ishte Besalet Krasniqi (njėzet e tetė vjeē) dhe Bedri Sejfullahu (njėzet e gjashtė vjeē).Njė tjetėr banor i Krushės sė Madhe, i tha Human Rights Watch se mbrėmjen e 25 marsit, kur filloi mėsymja, ai ishte nė njė fushė aty pranė duke u pėrkujdesur pėr bagėtinė. Dikush i kishte thėnė se fshatarėt ishin duke u mbledhur pėr t’u mbrojtur, kėsisoj ai kish ngarendur nė drejtim tė
    fshatit. Nė rrugė e sipėr, ai ishte qėlluar me njė armė qė, sipas mendimit tė tij, duhej tė ishte njė nga ato granatėhedhėset qė mbahen nė sup. Ē’ėshtė e vėrteta, ai ishte plagosur nga njė sharapnel nė kėmbė dhe nė mollaqen e djathtė – tė gjitha kėto tė vėrejtura nga Human Rights Watch nė Shqipėri, tetė ditė pas kryerjes sė sulmit. Personi nė fjalė ishte fshehur nė njė shtėpi sa pėr tė kaluar natėn, bashkė me katėr bashkėfshatarė. Tė nesėrmen, mė 26 mars, tė pesė burrat ishin kapur nga policia dhe ishin ēuar nė qendėr tė fshatit, ku ndodhej edhe pjesa mė e madhe e fshatarėve tė tjerė. Sipas dėshmitarit, forcat e sigurimit hoqėn mėnjanė
    dyzet burra dhe hapėn zjarr mbi ta me armė automatike. “Ata shtinė mbi ta me automatikė, ja kėshtu,” i tha ai, Human Rights Watch, duke shkėrbyer tė shtėnurit me automatik.
    Njė tjetėr person nga Krusha e Madhe, tė cilit i ishin vrarė dy vėllezėr,i tha Human Rights Watch se, shtatėmbėdhjetė burra ishin vrarė dhe djegur, ndonėse ai nuk kishte qenė i pranishėm kur ishin kryer vrasjet.Nuk ėshtė e qartė nėse kėta shtatėmbėdhjetė burra bėnin pjesė nė grupin e dyzetė tė vrarėve tė pėrmendur mė sipėr. I njėjti person i tha Human
    Rights Watch se, kishte njė tė mbijetuar, S. H. S. H. ishte portretizuar nė njė film dokumentar pėr Kosovėn tė prodhuar
    nga programi televiziv britanik Panorama, i titulluar “Vrasjet nė Kosovė”. Nė film, i mbijetuari shfaqet i shtrirė nė shtratin e njė spitali, teksa ka tė fashuar pjesėn mė tė madhe tė trupit, duke pėrfshirė edhe kryet. Ai ėshtė djegur keqazi, por nė gjendje tė kallzojė atė ēka i kish ngjarė nė Krushėn e Madhe: Ata hapėn zjarr mbi ne kallashnikov. Me tė dėgjuar tė shtėnat, unė rashė pėrdhe. Tė tjerėt u vranė tė gjithė. Trupat e tyre ranė sipėr meje. Gjakun e tyre e kisha nė fytyrė … Njė polic tjetėr solli benzinen. Ata e rrėkėllyen mbi trupat e tė vdekurve dhe i vunė zjarrin. Paskėtaj, i thashė vetes se duhej tė veproja sa mė parė, pėrndryshe do tė digjesha i gjallė.Selami Elshani. i shpėtoi flakėve dhe ia doli tė largohej nga Kosova e tė mbėrrinte nė
    Shqipėri. Dėshmi tė vrasjeve nė Krushėn e Madhe do tė ofronte gjithashtu edhe
    njė inxhnier ujrash nga ato anė, i quajtur Milaim Bellanica, i cili kishte pasė filmuar disa prej tė vrarėve nė fshat, nė datėn 1 prill, dhe mė pas arriti ta nxirrte videokasetėn nga Kosova, duke e fshehur atė nėn njė traktor. Filmi qė do tė shfaqej nga BBC, mė 4 prill, u shkurtua gjatė montazhit, pėr shkak tė pamjeve tė rėnda qė pėrmbante. Nė tė shfaqeshin tė vrarė me petka civile, tė cilėt, dukej qartė qė ishin qėlluar nė kokė ose nėn nofull. Nė dokumentarin e Panorama-s, Bellanica shprehej se kishte parė gjashtėdhjetė e katėr kufoma nė Krushėn e Madhe, nga tė cilėt ai ishte nė gjendje tė identifikonte me emėr njėzet e gjashtė prej tyre.
    -------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Te vraret ate dite te kobshme ne Krushe te Madhe :

    ASLLANI, Adem 68 Mashkull
    ASLLANI, Asim 34 Mashkull
    ASLLANI, Feim 30 Mashkull
    ASLLANI, Muharrem 66 Mashkull
    ASLLANI, Nexhat 27 Mashkull
    ASLLANI, Nisret 33 Mashkull
    ASLLANI, Pėrparim 26 Mashkull
    AVDYLI, Bali 72 Mashkull
    AVDYLI, Enver 28 Mashkull
    BATUSHA, Ahmet 38 Mashkull
    BATUSHA, Amrush 32 Mashkull
    BATUSHA, Asllan 46 Mashkull
    BATUSHA, Avdi 45 Mashkull
    BATUSHA, Bekim 22 Mashkull
    BATUSHA, Beqir 68 Mashkull
    BATUSHA, Burim 18 Mashkull
    BATUSHA, Enver 22 Mashkull
    BATUSHA, Feim 23 Mashkull
    BATUSHA (emri nuk dihet, i biri i Ismailit) 19 Mashkull
    BATUSHA (emri nuk dihet, i biri i Zaimit) 20 Mashkull
    BATUSHA, Haxhi 28 Mashkull
    BATUSHA, Lirim 16 Mashkull
    BATUSHA, Milaim 32 Mashkull
    BATUSHA, Muharrem 69 Mashkull
    BATUSHA, Njazi 39 Mashkull
    BATUSHA, Osman 65 Mashkull
    BATUSHA, Sefer 19 Mashkull
    BATUSHA, Sejdi 68 Mashkull
    BATUSHA, Skifter 22 Mashkull
    BATUSHA, Sulejman 46 Mashkull
    BATUSHA, Zaim 50 Mashkull
    HAJDARI, Abaz 40 Mashkull
    HAJDARI, Abedin 17 Mashkull
    HAJDARI, Halil 42 Mashkull
    HAJDARI, Halim 70 Mashkull
    HAJDARI, Hysni 20 Mashkull
    HAJDARI, Marsel 17 Mashkull
    HAJDARI, Nazim 33 Mashkull
    HAJDARI. Qamil 46 Mashkull
    HAJDARI, Rasim 25 Mashkull
    HAJDARI, Sahit 36 Mashkull
    HAJDARI, Selajdin 38 Mashkull
    HAJDARI, Shani 40 Mashkull
    HAJDARI, Vesel 19 Mashkull
    HAJDARI, Zenun 28 Mashkull
    LIMONI, Avdyl 45 Mashkull
    LIMONI, Limon 69 Mashkull
    LIMONI, Luan 22 Mashkull
    LIMONI, Nehbi 60 Mashkull
    RAMADANI, Afrim 28 Mashkull
    RAMADANI, Asllan 34 Mashkull
    RAMADANI, Bajram 15 Mashkull
    RAMADANI (emri nuk dihet, i biri i Hysenit) 23 Mashkull
    RAMADANI, Hysen 62 Mashkull
    RAMADANI, Murat 60 Mashkull
    RAMADANI, Ramadan 59 Mashkull
    RAMADANI, Selajdin 27 Mashkull
    RASHKAJ (emri nuk dihet) 16 Mashkull
    RASHKAJ (emri nuk dihet) 18 Mashkull
    RASHKAJ, Refki 17 Mashkull
    SHEHU, Adnan 20 Mashkull
    SHEHU, Arben 20 Mashkull
    SHEHU, Arif 36 Mashkull
    SHEHU, Bekim 22 Mashkull
    SHEHU, Burim 19 Mashkull
    SHEHU, Destan 68 Mashkull
    SHEHU, Din 68 Mashkull
    SHEHU, Dritan 18 Mashkull
    SHEHU, Fadil 42 Mashkull
    SHEHU, Flamur 15 Mashkull
    SHEHU (emri nuk dihet, i biri i Hazizit) 20 Mashkull

    SHEHU (emri nuk dihet, i biri i Sinanit) 18 Mashkull
    SHEHU, Haxhi 25 Mashkull
    SHEHU, Haziz 42 Mashkull
    SHEHU, Ismail 68 Mashkull
    SHEHU, Ismet 40 Mashkull
    SHEHU, Mehmet 13 Mashkull
    SHEHU, Mentor 18 Mashkull
    SHEHU, Myftar 44 Mashkull
    SHEHU, Nahit 15 Mashkull
    SHEHU, Nehat 22 Mashkull
    SHEHU, Nexhat 38 Mashkull
    SHEHU, Sahit 23 Mashkull
    SHEHU, Sali 44 Mashkull
    SHEHU, Sami 24 Mashkull
    SHEHU, Sefer 44 Mashkull
    SHEHU, Shani 34 Mashkull
    SHEHU, Shefqet 38 Mashkull
    SHEHU, Sinan 50 Mashkull
    SHEHU, Veli 28 Mashkull
    SHEHU, Vesel 19 Mashkull
    SHEHU, Xhafer 38 Mashkull
    SHEHU, Xhavit 20 Mashkull
    SHEHU, Xhelal 13 Mashkull
    ZYLFIU, Afrim 18 Mashkull
    ZYLFIU (emri nuk dihet, i biri i Halimit) 18 Mashkull
    ZYLFIU, Halim 60 Mashkull
    ZYLFIU, Hamdi 62 Mashkull
    ZYLFIU, Hamit 22 Mashkull
    ZYLFIU, Hysen 50 Mashkull
    ZYLFIU, Njazim 24 Mashkull
    ---------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Sipas deshmitareve,qe i kane shpetuar krimit,ne vrasjen dhe djegjen
    e ketyre kufomave pervec forcave militare serbe kane marre pjese edhe civile serbe nga fshati Kurushe e Vogel.
    Per kete tregojne edhe disa dokumente qe jane gjatur me terheqjen e trupave serbe nga Kosova.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    [IMG][/IMG]

    [IMG][/IMG]

    Vendi brenda xhamise ku kane qene te grumbulluar grate dhe femijet

    [IMG][/IMG]

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Dokumentet qe tregojne pjesmarrjen e krimineleve serb ne kete masaker


    [IMG][/IMG]

    [IMG][/IMG]

    [IMG][/IMG]

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Njeri qe kishte mundur te shpetoj ishte edhe Milaim Bellanica i cili edhe i kishte xhiruar te vraret dhe te pushkatuarit ne Krushe te Madhe.Ai kishte qendruar aty prane fshatit dhe kishte pare krej qka ka ndodhur.Pasi ishin larguar serbet ai kishte marre kameren e tij dhe kishte incizuar te vraret dhe te djegurit shqiptare.Sipas tij kjo masaker kishte zgjatur tri dite radhazi,kohe pas kohe ktheheshin serbet.Ky kishte arritur ti varros 6 burra mirepo mepastaj serbet i kishin marre ata trupa dhe i kishin transportuar neper varrezat masive ne Serbi.

    [IMG][/IMG]


    [IMG][/IMG]


    I mbijetuari i gjalle pas ketyre vrasjeve eshte Selami Elshani pasi qe serbet kishin pushkatuar te gjithe ky kishte shpetuar,me pas serbet kishin marre benzinen per ti djegur te gjitha kufomat.Selamiu pas djegjeve te marra arrin te ike disi dhe me vone del ne Shqiperi.Selamiu ka pasur disa operacione plastike ne trup pas djegjeve te marra aty tek vendi i krimit.


    [IMG][/IMG]

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    [IMG][/IMG]

    [IMG][/IMG]


    [IMG][/IMG]

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    [IMG][/IMG]

    [IMG][/IMG]



    [IMG][/IMG]

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Patologet dhe gazetaret ne dhomen ku u dogjen shqiptaret ne Krushe te Madhe


    [IMG][/IMG]

    [IMG][/IMG]


    [IMG][/IMG]

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    [IMG][/IMG]

    Femijet hedhin lule mbi eshtrat e prinderve te tyre



    [IMG][/IMG]

    [IMG][/IMG]

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Ne ate rajon qe ndryshe gazetari anglez e quajti "Lugina e Vdekjes"disa kufoma qe u gjeten kishin duart e lidhura me zinxhir

    [IMG][/IMG]

    [IMG][/IMG]

    Trupi i dekompozuar i nje gruaje plake invalide qe ishte gjetur ne nje shtepi ne Krushe


    [IMG][/IMG]

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Disa nga te vraret qe menjehere pas terheqjes se serbeve i kishte incizuar Milaim Bellanica mirepo serbet pastaj ishin kthyer dhe i kishin mbledhur kufomat,disa i kane djegur neper shtepite ku jane pushkatuar,e disa te tjere i ka bartur neper varrezat masive ne Serbi ,ne menyre qe ti mbuloje krimet e bera.Jane edhe foto tjera mirepo pasi qe jane grafike dhe rregullorja e forumit nuk lejon te postohen po i postoj vetem tri nga keto.


    [IMG][/IMG]

    [IMG][/IMG]

    [IMG][/IMG]

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •