-
Krusha e Madhe, fshati qe mbeti pa meshkuj
Detajet e sakta tė vrasjeve nė Krushėn e Madhe nuk janė krejtėsisht tė qarta edhe sot e kėsaj dite, ngaqė ato ndodhėn nė kohė tė
ndryshme dhe pjesė tė ndryshme tė fshatit. Pėr shembull, njė person i quajtur R. E. i tha Human Rights Watch se, ai kish ndihmuar nė varrimin e tre burrave tė vrarė nė Krushėn e Madhe: Selim Taha (rreth tė shtatėdhjetave), Daim Taha (rreth tė gjashtėdhjetė e pesave), dhe Qamil Taha (rreth tė gjashtėdhjetave), tė cilėt ishin ekzekutuar mė 27 mars, ose aty afėr. Qamili ishte gjetur nė rrugėn qė tė nxjerr nga fshati, ndėrsa Selimi dhe Daimi ishin vrarė nė oborret e shtėpive tė tyre. Gjithashtu, R. E. besonte se Bajram Hoti (rreth tė tridhjetave) dhe mėsuesi i fshatit Osman Sejfullahu (rreth tė pesėdhjetė e shtatave) ishin vrarė. R. E. nuk i kishte parė vrasjet madje as kufomat, por kishte gjetur nė rrugė letrat e tyre tė njoftimit, dhe rreth e qark pllanga gjaku. Human Rights Watch e vizitoi pėr tė parėn herė Krushėn e Madhe mė 15 qershor 1999, tri ditė pasi NATO kishte hyrė nė Kosovė. Trupat gjermane
tė KFOR-it nuk lejonin askėnd ti afrohej njė shtėpie pa ēati nė fshat, ku, sipas tė dhėnave, ishin gjetur kufoma. E megjithatė, njė gazetar televiziv gjerman ia doli mbanė tė hynte e tė hidhte njė sy, i cili i tha Human Rights Watch se aty brenda gjendeshin rreth njėzet skelete tė djegur.Nė total, ekipi i ekspertėve tė GJNKLJ gjeti nėntėdhjetė e tetė trupa nė tri vendvarrime tė ndryshme rreth e qark fshatit; nė tė parin dyzet trupa, nė tė dytin tridhjetė e katėr dhe nė tė tretin njėzet e katėr. Edhe pse gjykata
nuk i ka bėrė ende publike raportet e ekspertėve kriminalistė, disa nga hetuesit, nė mėnyrė individuale kanė folur me shtypin. John Bunn, shefi i ekipit tė ekspertėve kriminalistė tė Scotland Yard-it qė hetoi nė Krushėn e Madhe, tha se viktimat nė fshat ishin qėlluar nga pas kokės nga njė distancė e afėrt. Duke treguar dhomėn e njė shtėpie tė djegur nė Krushė tė Madhe,Sue Black, njė antropologe skoceze qė punonte me tė njėjtin ekip kriminalistėsh, tha, Ata i grumbulluan njerėzit atje, i qėlluan dhe mė pas
i vunė zjarrin ndėrtesės.Siē ėshtė thėnė edhe mė sipėr, ekzistojnė dėshmi tė pakundėrshtueshme qė policėt serbė u orvatėn ti fshihnin gjurmėt e vrasjeve, duke i djegur ose zhvendosur trupat. Fshatarėt i kishin parė policėt tė hidhnin kufomat e tė vrarėve nė njė lumė aty pranė. Sipas OSBE-sė, KFOR-i kishte nxjerrė njė kamion nga lumi, nė pjesėn e pasme tė tė cilit ishin gjetur kocka.
Raporti i OSBE-sė mbėshtetet edhe nga njė person nga Nogavaci, R. E., i cili kishte ndihmuar nė varrosjen e shumė prej tė vrarėve nė Krushėn e Madhe. Ai i tha Human Rights Watch se kishte parė policėt serbė duke zhvendosur disa nga trupat: Katėr ditė pas vrasjeve, policėt serbė arritėn me buldozerė, njė kamion dhe disa automjete ushtarake. Ata i mblodhėn kufomat dhe i ēuan sdi
se ku. Nuk qemė nė gjendje ti filmonim. Nuk kemi as idenė mė tė vogėl se ēfarė bėnė me trupat.Sipas dėshmitarėve nė Krushėn e Madhe qė folėn me Human Rights Watch, mė 26 mars forcat e sigurimit rrethuan tė gjithė burrat, gratė e fėmijėt qė kishin mbetur nė fshat, si dhe ata qė i kishin kapur tė fshehur nė rrethina. Gratė i ēuan nė xhami, ndėrsa meshkujt i ndanė nė grupe. S. G. njė nėntėmbėdhjetė vjeēar nga Krusha e Madhe, i kallzoi Human Rights Watch atė ēka kish parė pasi forcat e sigurimit kishin hyrė nė fshat: Ata i ndanė burrat nga gratė dhe i futėn burrat nė oborrin e njė shtėpie. I rrahėn burrat, edhe mua po ashtu. Nė krye ata vranė dy djem, pastaj nisėn tė sjellin tė tjerė nė grupe tė vegjėl, pėr tė na vrarė. Por, tė moshuarit dhe tepėr tė rinjtė i lanė tė lirė tė shkonin. Unė mbijetova ngaqė kur mė pyetėn se sa vjeē isha, iu pėrgjigja gjashtėmbėdhjetė vjeē. Kėsisoj, ata
mė lanė tė largohesha me grupin e tė moshuarve dhe tė rinjve.Njė burrė, R. D. qė ishte larguar nė kodra kur nisi mėsymja, tha se forcat e sigurimit i kishin ndarė meshkujt nė tri grupe. Ndėrkohė qė ishte duke u fshehur, ai nuk i pa ndarjet, por nė harkun kohor tė katėr ditėve ai gjeti njėzet e pesė trupa nė pjesė tė ndryshme tė fshatit, pesė prej tė cilėve ishin djegur.Sipas R. D.-sė, grupi i parė u dėrgua nė Nogavac, grupi i dytė nėxhaminė e Krushės sė Madhe dhe grupi i tretė nė kėmbėt e kodrės jashtė fshatit. Ai tha se, nga tetėmbėdhjetė vetė qė kishte grupi, pesėmbėdhjetė ishin vrarė. Ai nuk i kishte parė kur ishin ekzekutuar, por kishte gjetur trupat nė rrethinat e fshatit dhe, mė pas, pati ndihmuar nė varrimin e tyre. Ndėr tė vrarėt, tha ai, ishin edhe Fahri Hoti (rreth tridhjetė vjeē), Asaf Hoti (rreth njėzet e gjashtė vjeē), Plahe Hoti (rreth tridhjetė vjeē), Bajram Duraku (rreth njėzet e tetė vjeē), si dhe dy pjesėtarė tė tjerė tė familjes Duraku, tė paidentifikuar. R. D. tha se, nė xhami ishin gjetur gjithashtu tė vdekur, dy viktima tė
tjera. Kėtė thėnie do ta konfirmonte njė tjetėr banor i Krushės sė Madhe,i cili ishte mbyllur nė xhami tok me tė tjerėt
dhe kish qenė i pranishėm nė kohėn e tė shtėnave. Ai i tha Human Rights Watch, se ai bashkė me dyzet burra nga fshati ishin
vendosur nė katin e dytė tė xhamisė. Siē tha ai, atyre iu ishin grabitur tė gjitha paratė, por pasi i kishin mbajtur njė natė tė burgosur, tė nesėrmen i kishin liruar. Teksa po largohej, kishte parė dy persona tė vrarė. Ai i tha
Human Rights Watch: Po bėhesha gati tė dilja nga xhamia. Kishim mbėrritur te dera, kur pashė se si ata shtinė mbi dy burra, jo mė larg se dhjetė metra nga unė, dhe tė gjithė ne dėgjuam britmat e tyre. Unė dėgjova krismat, pėr ēdonjėrin nga njė krismė dhe pashė kur u shembėn pėrtokė. Nuk e mora vesh pse i qėlluan. Por ma merr mendja, kanė kujtuar se kanė qenė tė UĒK-sė. Njėri nga tė vrarėt ishte Besalet Krasniqi (njėzet e tetė vjeē) dhe Bedri Sejfullahu (njėzet e gjashtė vjeē).Njė tjetėr banor i Krushės sė Madhe, i tha Human Rights Watch se mbrėmjen e 25 marsit, kur filloi mėsymja, ai ishte nė njė fushė aty pranė duke u pėrkujdesur pėr bagėtinė. Dikush i kishte thėnė se fshatarėt ishin duke u mbledhur pėr tu mbrojtur, kėsisoj ai kish ngarendur nė drejtim tė
fshatit. Nė rrugė e sipėr, ai ishte qėlluar me njė armė qė, sipas mendimit tė tij, duhej tė ishte njė nga ato granatėhedhėset qė mbahen nė sup. Ēėshtė e vėrteta, ai ishte plagosur nga njė sharapnel nė kėmbė dhe nė mollaqen e djathtė tė gjitha kėto tė vėrejtura nga Human Rights Watch nė Shqipėri, tetė ditė pas kryerjes sė sulmit. Personi nė fjalė ishte fshehur nė njė shtėpi sa pėr tė kaluar natėn, bashkė me katėr bashkėfshatarė. Tė nesėrmen, mė 26 mars, tė pesė burrat ishin kapur nga policia dhe ishin ēuar nė qendėr tė fshatit, ku ndodhej edhe pjesa mė e madhe e fshatarėve tė tjerė. Sipas dėshmitarit, forcat e sigurimit hoqėn mėnjanė
dyzet burra dhe hapėn zjarr mbi ta me armė automatike. Ata shtinė mbi ta me automatikė, ja kėshtu, i tha ai, Human Rights Watch, duke shkėrbyer tė shtėnurit me automatik.
Njė tjetėr person nga Krusha e Madhe, tė cilit i ishin vrarė dy vėllezėr,i tha Human Rights Watch se, shtatėmbėdhjetė burra ishin vrarė dhe djegur, ndonėse ai nuk kishte qenė i pranishėm kur ishin kryer vrasjet.Nuk ėshtė e qartė nėse kėta shtatėmbėdhjetė burra bėnin pjesė nė grupin e dyzetė tė vrarėve tė pėrmendur mė sipėr. I njėjti person i tha Human
Rights Watch se, kishte njė tė mbijetuar, S. H. S. H. ishte portretizuar nė njė film dokumentar pėr Kosovėn tė prodhuar
nga programi televiziv britanik Panorama, i titulluar Vrasjet nė Kosovė. Nė film, i mbijetuari shfaqet i shtrirė nė shtratin e njė spitali, teksa ka tė fashuar pjesėn mė tė madhe tė trupit, duke pėrfshirė edhe kryet. Ai ėshtė djegur keqazi, por nė gjendje tė kallzojė atė ēka i kish ngjarė nė Krushėn e Madhe: Ata hapėn zjarr mbi ne kallashnikov. Me tė dėgjuar tė shtėnat, unė rashė pėrdhe. Tė tjerėt u vranė tė gjithė. Trupat e tyre ranė sipėr meje. Gjakun e tyre e kisha nė fytyrė
Njė polic tjetėr solli benzinen. Ata e rrėkėllyen mbi trupat e tė vdekurve dhe i vunė zjarrin. Paskėtaj, i thashė vetes se duhej tė veproja sa mė parė, pėrndryshe do tė digjesha i gjallė.Selami Elshani. i shpėtoi flakėve dhe ia doli tė largohej nga Kosova e tė mbėrrinte nė
Shqipėri. Dėshmi tė vrasjeve nė Krushėn e Madhe do tė ofronte gjithashtu edhe
njė inxhnier ujrash nga ato anė, i quajtur Milaim Bellanica, i cili kishte pasė filmuar disa prej tė vrarėve nė fshat, nė datėn 1 prill, dhe mė pas arriti ta nxirrte videokasetėn nga Kosova, duke e fshehur atė nėn njė traktor. Filmi qė do tė shfaqej nga BBC, mė 4 prill, u shkurtua gjatė montazhit, pėr shkak tė pamjeve tė rėnda qė pėrmbante. Nė tė shfaqeshin tė vrarė me petka civile, tė cilėt, dukej qartė qė ishin qėlluar nė kokė ose nėn nofull. Nė dokumentarin e Panorama-s, Bellanica shprehej se kishte parė gjashtėdhjetė e katėr kufoma nė Krushėn e Madhe, nga tė cilėt ai ishte nė gjendje tė identifikonte me emėr njėzet e gjashtė prej tyre.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------
Te vraret ate dite te kobshme ne Krushe te Madhe :
ASLLANI, Adem 68 Mashkull
ASLLANI, Asim 34 Mashkull
ASLLANI, Feim 30 Mashkull
ASLLANI, Muharrem 66 Mashkull
ASLLANI, Nexhat 27 Mashkull
ASLLANI, Nisret 33 Mashkull
ASLLANI, Pėrparim 26 Mashkull
AVDYLI, Bali 72 Mashkull
AVDYLI, Enver 28 Mashkull
BATUSHA, Ahmet 38 Mashkull
BATUSHA, Amrush 32 Mashkull
BATUSHA, Asllan 46 Mashkull
BATUSHA, Avdi 45 Mashkull
BATUSHA, Bekim 22 Mashkull
BATUSHA, Beqir 68 Mashkull
BATUSHA, Burim 18 Mashkull
BATUSHA, Enver 22 Mashkull
BATUSHA, Feim 23 Mashkull
BATUSHA (emri nuk dihet, i biri i Ismailit) 19 Mashkull
BATUSHA (emri nuk dihet, i biri i Zaimit) 20 Mashkull
BATUSHA, Haxhi 28 Mashkull
BATUSHA, Lirim 16 Mashkull
BATUSHA, Milaim 32 Mashkull
BATUSHA, Muharrem 69 Mashkull
BATUSHA, Njazi 39 Mashkull
BATUSHA, Osman 65 Mashkull
BATUSHA, Sefer 19 Mashkull
BATUSHA, Sejdi 68 Mashkull
BATUSHA, Skifter 22 Mashkull
BATUSHA, Sulejman 46 Mashkull
BATUSHA, Zaim 50 Mashkull
HAJDARI, Abaz 40 Mashkull
HAJDARI, Abedin 17 Mashkull
HAJDARI, Halil 42 Mashkull
HAJDARI, Halim 70 Mashkull
HAJDARI, Hysni 20 Mashkull
HAJDARI, Marsel 17 Mashkull
HAJDARI, Nazim 33 Mashkull
HAJDARI. Qamil 46 Mashkull
HAJDARI, Rasim 25 Mashkull
HAJDARI, Sahit 36 Mashkull
HAJDARI, Selajdin 38 Mashkull
HAJDARI, Shani 40 Mashkull
HAJDARI, Vesel 19 Mashkull
HAJDARI, Zenun 28 Mashkull
LIMONI, Avdyl 45 Mashkull
LIMONI, Limon 69 Mashkull
LIMONI, Luan 22 Mashkull
LIMONI, Nehbi 60 Mashkull
RAMADANI, Afrim 28 Mashkull
RAMADANI, Asllan 34 Mashkull
RAMADANI, Bajram 15 Mashkull
RAMADANI (emri nuk dihet, i biri i Hysenit) 23 Mashkull
RAMADANI, Hysen 62 Mashkull
RAMADANI, Murat 60 Mashkull
RAMADANI, Ramadan 59 Mashkull
RAMADANI, Selajdin 27 Mashkull
RASHKAJ (emri nuk dihet) 16 Mashkull
RASHKAJ (emri nuk dihet) 18 Mashkull
RASHKAJ, Refki 17 Mashkull
SHEHU, Adnan 20 Mashkull
SHEHU, Arben 20 Mashkull
SHEHU, Arif 36 Mashkull
SHEHU, Bekim 22 Mashkull
SHEHU, Burim 19 Mashkull
SHEHU, Destan 68 Mashkull
SHEHU, Din 68 Mashkull
SHEHU, Dritan 18 Mashkull
SHEHU, Fadil 42 Mashkull
SHEHU, Flamur 15 Mashkull
SHEHU (emri nuk dihet, i biri i Hazizit) 20 Mashkull
SHEHU (emri nuk dihet, i biri i Sinanit) 18 Mashkull
SHEHU, Haxhi 25 Mashkull
SHEHU, Haziz 42 Mashkull
SHEHU, Ismail 68 Mashkull
SHEHU, Ismet 40 Mashkull
SHEHU, Mehmet 13 Mashkull
SHEHU, Mentor 18 Mashkull
SHEHU, Myftar 44 Mashkull
SHEHU, Nahit 15 Mashkull
SHEHU, Nehat 22 Mashkull
SHEHU, Nexhat 38 Mashkull
SHEHU, Sahit 23 Mashkull
SHEHU, Sali 44 Mashkull
SHEHU, Sami 24 Mashkull
SHEHU, Sefer 44 Mashkull
SHEHU, Shani 34 Mashkull
SHEHU, Shefqet 38 Mashkull
SHEHU, Sinan 50 Mashkull
SHEHU, Veli 28 Mashkull
SHEHU, Vesel 19 Mashkull
SHEHU, Xhafer 38 Mashkull
SHEHU, Xhavit 20 Mashkull
SHEHU, Xhelal 13 Mashkull
ZYLFIU, Afrim 18 Mashkull
ZYLFIU (emri nuk dihet, i biri i Halimit) 18 Mashkull
ZYLFIU, Halim 60 Mashkull
ZYLFIU, Hamdi 62 Mashkull
ZYLFIU, Hamit 22 Mashkull
ZYLFIU, Hysen 50 Mashkull
ZYLFIU, Njazim 24 Mashkull
---------------------------------------------------------------------------------------------------------
Sipas deshmitareve,qe i kane shpetuar krimit,ne vrasjen dhe djegjen
e ketyre kufomave pervec forcave militare serbe kane marre pjese edhe civile serbe nga fshati Kurushe e Vogel.
Per kete tregojne edhe disa dokumente qe jane gjatur me terheqjen e trupave serbe nga Kosova.
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt