Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 37 prej 37
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Citim Postuar mė parė nga Mr Zeid Lexo Postimin
    armenet jane race e flliq nuk besoj se turqit kane bere gjenocid
    si popull kane shume ngjashmeri me kurdet e turqis
    Sunduesit islamike kane rekrutuar shume sllave nga Kurdistani ne ushtrine e tyre te cilet me pas u quajten Mamluke.

    Postuar me pare nga Henor: Ishin faktorė tė tjerė qė ēuan nė acarimin e marrėdhėnieve turko-armene, tė pėrfunduar me genocidin e famshėm armen.
    Genocid i famshem eshte gabim te shkruhet por edhe te thuhet. Neqoftese di faktore te tjere qe shkaktuan kete masaker pervec faktit qe armenet donin pavaresi dhe bashkepunim me vende te tjera te krishtera evropiane, mendoj se ja vlen ta lexoj komentin tend ne te ardhmen

    Postuar me pare nga Mitrovicali2009: ca eshte kjo bre? ti a ke lu prej menve a ca? kush karrit te pyti ty per keto informata?edhe pe shoh se ku i ke mar informatat(wikipedia)

    o budall o, ca ka lidhje ket pegjegje e juaj me komentin tim?
    armeniant=racistat ma te medhejn ne bote, ata jan natcista
    Me vjen keq Mitrovicali per nderhyrjen tende ne kete menyre dhe te jesh i sigurte se shqiptaret e Kosoves nuk i quaj te vecante dhe as komb tjeter aq me pak nuk u humb vlerat atyre shqiptareve katolike dhe prifterinjve katolike kosovare qe kane luftuar per komb, gjuhe, doke, tradite, kulture dhe vellazerim shqiptar ne nje flamur dhe me nje kufi te vetem. Edhe pse ne mergim ne nje rast nje shqiptar i Kosoves qe eshte kryepunetor me dogji punen me kontrate te cilen ishte ne pragun e realizimit nga nje kryepunetor tjeter vendali dhe jo shqiptar, perseri mendoj se ne nje fare menyre ndihemi pergjegjes per realitetin e shqiptareve ne Kosove.
    Por me shume e kam me shqiptaret e Shqiperise te cilet duhet te mendojne se pavaresia e Shqiperise ne te gjitha fushat vjen vetem duke u kthjelluar dhe duke ndermarre hapa serioze dhe te sinqerte per ndertimin e Shqiperise. E kam theksuar diku ne kete teme se nje shkrimtar turk-armen u vra ne Turqi para disa vitesh vetem perse publikoi masakren e osmaneve apo xhonturqve kunder armeneve. Per armenet nje nga shtyllat e pavaresise se tyre eshte njohja e masakres osmane kunder tyre.
    Po per shqiptaret e Shqiperise cila rruge deshmon pavaresine dhe shtyllat per .....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reschen : 21-03-2010 mė 13:44 Arsyeja: ndryshim

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Nje korrigjim i pergjigjes time te pare ne shenimin e fundit te mesiperm duke ju pergjigjur anetarit MrZeid

    Postuar mė parė nga Mr Zeid
    armenet jane race e flliq nuk besoj se turqit kane bere gjenocid
    si popull kane shume ngjashmeri me kurdet e turqis
    Gabimi im apo lapsusi im qendron tek fjala sllav e cila duhej shkruajtur skllav te cilen e mora nga wikipedia ne gjuhe tjeter ashtu sic eshte e shkruajtur.
    Ne gjuhen shqipe shkruhet skllav dhe fjalia ne komentin tim do te ishte keshtu
    Sunduesit islamike kane rekrutuar shume skllever nga Kurdistani ne ushtrine e tyre te cilet me pas u quajten Mamluke
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reschen : 22-03-2010 mė 05:50 Arsyeja: ndryshim

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Citim Postuar mė parė nga murik Lexo Postimin
    Po genocidin kunder boshnjakeve dhe shqiptareve a njohen keta pederaste suedez?
    Meqe temen e hapur nuk eshte shume e komentuar qofte edhe per arsye se shqiptaret akoma nuk kane orientim si shqiptare qe kane trojet e tyre ne Shqiperi, kur e kane te veshtire te mendojne si shqiptare qe kane qene te sunduar nga perandoria osmane disa shekuj, kur puna e atyre shqiptareve qe kane kontribuar per Shqiperine qe prej lidhjes se Prizrenit e me pas, njihet, por jo sa duhet, dhe kur duhet te mendojme si shqiptare besimtare kesaj rradhe duke kembengulur seriozisht per te bindur veten dhe gjeneratat e reja se izolimi i shqiptareve dhe mohimi me ligj diktaturash per njohjen e Bibles dhe fese ishte kanceri qe eshte me i rrezikshem se selikoza e minierave, kjo tregon nje nga dobesite tona si shqiptare si per ne qe ndodhemi ne boten e zhvilluar te krishtere, ashtu edhe per shqiptaret ne Shqiperi qe nuk denjojne te shkruajme as ne gazeta dhe as nuk perpiqen ta bejne objekt per diskutim rreth kesaj ngajrjeje sic ishte njohja e masakres osmane kunder armeneve, dhe duhet kuptuar se ky shtet perendimor po na jep nje sinjal te qarte orientimi se nga duhet te shkojme.

    Murik, neqoftese deshiron te dish se cfare mendojne suedezet per Shqiperine dhe shqiptaret, po te marr nje shembull dhe te ftoj te lexosh kete shkrim te publikuar te shkruajtur nga vete suedezi Ullmar Qvick ne forumin shqiptar tek nenforumi i "Elita kombetare" me date 28-10-2003 Artikulli eshte pak i gjate por ja vlen qe te lexohet se keshtu hiqet edhe paragjykimi rreth ketyre vendeve qe sipas nesh bejne politike pederastash

    DUKE KUJTUAR ATĖ ANTON HARAPIN (1888-1946)

    Kanė kaluar mė shumė se 50 vjet pas zhdukjes sė njė prej intelektualėve mė tė shquar shqiptar tė kėtij shekulli, Atė Anton Harapi. Duke pasur parasysh faktin se pak prej shqiptarėve sot njohin kėtė njeri tė kulturės dhe politikės, i cili gjatė periudhės komuniste vetėm u pėrmend si ”tradhėtar dhe armik”, vendosa tė shkruaj njė lloj prezentimi tė tij, njėmend fragmentare dhe me boshlleqe.

    PAK FJALĖ PĖR JETĖN E ANTON HARAPIT
    Anton Harapi ka lindur nė Shirokė afėr Shkodrės. Pas mėsimeve tė para nė Shkodėr ai kreu mėsime tė larta nė Vjenė tė Austrisė. Shėrbeu sė pari si famullitar nė Grudė tė Malit tė Zi, mė vonė si drejtor i Kolegjės Franēeshkane tė Shkodrės, edhe si drejtor dhe profesor i filozofisė nė gjimnazin ”Illyricum” dhe nė vitet 1941-43 si provincial i franēeskanėve.
    Me 13 shtator 1943 emėrohet anėtar i Kėshillit tė lartė tė Regjencės, ku ka qėndruar deri nė fund tė vitit 1944. Ky post qeveritar nė kohėn e okupacionit gjerman nė Shqipėri vulosi fatin e Atė Antonit. Pas fitorės sė Ushtrisė nacional-ēlirimtare ai u detyrua tė fshihej nė pyjet e thella tė Dukagjinit, nė katundin Pulth-Plon, dhe prej andej ai bėri pėrpjekje pėr tė organizuar njė rezistencė nacionaliste kundėr pushtetit komunist.
    Nė qershor 1945 njė kompani ushtarėsh erdhi nė atė zonė pėr tė kapur priftin antikomunist, dhe nė ditėn e tretė e gjetėn nė atė shtėpi ku kishte marrė strehim. Ai u zbulua pėr arsye se kishte lėnė njė protezė dhėmbėsh nė njė gotė uji mbi parmakun e oxha ut. Mbrapa vatrės ishte njė vend i fshehtė ku rrinte patėr Anton Harapi.
    Me vendim tė datės 19 shkurt 1946 tė Gjykatės speciale nė Tiranė, Atė Anton ėshtė shpallur si kriminel lufte dhe armik i popullit, sabotator i pushtetit. Ai u dėnua me pushkatim dhe u ekzekutua po atė vit. Nuk dihet ku gjendet varri i tij.

    RĖNDĖSIA E ANTON HARAPIT SI SHKRIMTAR
    Pėrveē artikujve dhe studimeve nė fushat e kulturės, artit, filozofisė dhe sociologjisė Atė Anton Harapi ka botuar edhe librat Edukata ose Mirėrritja e Fėmijėvet (Shkodėr 1925), Vlera shpirtėrore (Shkodėr 1936) dhe romanin psikologjik Andrra e Pretashit qė mė parė u botua nė vazhdime nė revistėn Hylli i Dritės (1933-1940). Si vepėr e plotė posthume u ribotua nė Romė mė 1959. Nė vitet e fundit fondacioni Hylli i Dritės ka botuar njė vėllim me veprat Vlera shpirtėrore, Andrra e Pretashit dhe Valė mbi valė, qė mund tė porositet prej Kuvendit franēeskan nė Tiranė.
    Siē ka vėnė nė dukje studiuesi Shpend Shpata, Edukata ose Mirėrritja e Fėmijėvet ėshtė pėrkthim e veprės sė pedagogut A.Herget, tė cilin Anton Harapi ka ditur ti pėrshtasė moshės sė re shqiptare, duke pasuruar pedagogjikėn shqiptare me elemente tė pedagogjisė botėrore.
    Vepra e dytė e Harapit, Vlera shpirtėrore, ka pasur si qellim tė dėshmonte se besimi katolik nuk ėshtė kundėr diturisė e pėrparimit, as kundėr aspiratave tė njeriut, as kundėr ndjenjave kombėtare.
    Kryevepra e Anton Harapit, Andrra e Prekashit, i kushtuar bashkėveprimtarit tė tij tė dashsur Luigj Gurakuqi, ka vlerė tė madhe dokumentare, etnografike, psikologjike dhe filozofike mbi jetėn dhe idealet e shqiparėve tė krahinės sė Grudės, ku Harapi shėrbeu si famulltar nė vitet 1918-19. Nė kėtė vepėr ai jep pamje nga jeta e tyre tė pėrditshme por synimi i tij kryesor ka qenė thjesht kombėtar: fiset e Hotit dhe tė Grudės, tØmbetura jashtė kufirit politik tė sotėm, janė thjesht shqiptare. ”Me veprėn e pėrvuejtė tė virtyteve shqiptare do ta ngrehim madhinė e kombit tonė” shkruan Harapi.

    MENDIMET SHOQĖRORE-POLITIKE TĖ HARAPIT

    Anton Harapi me tė vėrtetė ishte kundėrshtar i rreptė i komunizmit nė formėn e bolshevizmit stalinist. Ai kishte kuptuar herėt, se prapa fjalėve mashtruese pėr barazi dhe drejtėsi shoqėrore fshihej njė realitet krejt tjetėr. Tragjika e Anton Harapit mbetet nė pranimin e tij tė tezės sė hidhur ”armiku i armikut tim duhet tė jetė miku im”. Ai pranoi pushtimin gjerman si mbrojtje kundėr komunizmit, sepse nazistėt gjerman ishin armiq tė betuar tė popujve sllav nė pėrgjithėsi dhe tė Bashkimit Sovjetik nė veēanti. Por dihet se nazistėt gjerman vazhdimisht kryenin krime tė tmerrshme kundėr vlerave mė tė larta tė njerėzimit. Kur gjermanėt dėshtuan dėshtoi edhe bota e Anton Harapit. Nuk dihet ēfarė pushtet real ka pasur ai si regjent, ēfarė pėrgjegjėsi kishte ai pėr ngjarje si ajo e 4 shkurtit 1944 kur u vranė shumė komunistė tė Tiranės nė shtėpitė e tyre. Njė gjė ėshtė e qartė: ishin komunistėt qė filluan masakrat dhe nxitėn luftėn civile. Gjermanėt nuk donin tė cenonin shqiptarėt me zaptimin e Shqipėrisė, vetėm donin tė luftonin kundėr forcave komuniste. Nė kėtė luftė nė shumicėn e rasteve ata qė u bėnė viktima ranė nė luftė midis komunistėve dhe nacionalistėve apo si viktima tė masakrave dhe represaljeve nė kėtė luftė civile.
    Roli i Anton Harapit gjatė Luftės sė dytė botėrore duhet ndriēuar nė mėnyre shkencore pėrmes njė hulumtimi objektiv. Pėr kėtė nuk egzistojnė ende parakushtet. Mė lehtė pasqyrohen parimet qė ka shprehur nė rrethana tė ndryshme, tė cilat dėshmojnė se kishte pikėpamje pėrparimtare patriotike. Shumė herėt nė studimet e mia tė shqipes, nė njė libėr mėsimi tė albanologut tė shquar gjerman Maksimilian Lamberc, gjeta njė tekst tė pėrsosur pėr Shkodrėn dhe Korēėn, nė tė cilin Anton Harapi tregon patriotizmin e tij shqiptar , pa rezerva krahinore apo fetare. Nė njė fjalim qė mbajti nė vitin 1936 nė njė rast shumė tragjik, kur dy shqiptarė nga jugu, patriotėt Ēerēiz Topulli dhe Mustafa Qulli, ishin vrarė nga dora mizore nė Shkodėr, Harapi jep qartė mendimet e tij pėr parakushtet e nevojshme pėr tė ardhmen e Shqipėrisė:
    ”Por para se tė niseni, eni kėtu, e mbi kėta eshtėn, shembllesė ideali, forcė dhe bashkimi, t’i shtrījmė dorėn shoqishojt, Toskė e Gegė, muhamedanė e tė krishtźnė, e me besėn e burravet, me besėn shqiptare, tė lidhemi pėr t’i a mbajtė shqiptarit tė paprekun nji Zot tė vėrtetė, nji atdhé tė lumtun, pėr ta bām Shqipnin e re, tė fortė e tė madhnueshme, tė denjė pėr Skanderbén. T’i diftojmė, po, botės se shqiptarėt janė njimend burra; se mund tė jemi Toskė e Gegė, muhamedanė e tė krishtźnė, e njiheri shqiptarė tė njimendėt.”
    Kur situata nė Shqipėri nė fund tė luftės u bė shumė e nderė pėr nacionalistėt, miqtė e Harapit e kėshilluan tė mėrgojė jashtė vendit por ai refuzoi:
    ”Kam punue pėr Shqipni e ballafaqas. Nuk pres shpėrblim, por as dėnimi nuk ka pasė me pret. Bashkatdhetarėt e dijnė se kurrė s’i tradhėtova. Me ta vuejta, pėr ta punova, me ta qindrova. Me ta edhe do tė vdes.”
    Pėr fatin e Atė Anton Harapit shkruan Prenk Gruda nė Ditarin e vet nga Tirana me datė 15 fruer (shkurt) 1946:
    ”Gati mbas nji vjeti torturash shnjerzore nėpėr burgje, nė Shkodėr nė fillim, mandej nė Tiranė, Pater Anton Harapin e gjykuen pėr vdekje, pa kurrfarė fajit dhe dje paradritet e pushkatuen.
    Kishės Katolike iu shtue nji i shźjtė e kombit shqiptar edhe nji martir i shquem. Atdheu mbeti pa nji patriot shumė tė madh, pa nji burrė me virtyte e tradita kreshnike tė lashta. Qe gjithmonė i gatshėm, me pėrpjekje e vepra nė shėrbim tė Shqipnisė, si askush tjetėr i kohės sė tij pa qellim shpėrblimi, gja qi dihet prej tė gjithė shqiptarėve.”
    Pėr patėr Antonin jepet kjo karakteristikė nė Ditarin e Prenk Grudės:
    ”Oratori i pėrvujtė, mėsuesi e edukatori i ndėrgjegjshėm, afruesi i vėllaznimit tė shqiptarėve dhe shkrimtari tejpasė e shumė i mprehtė, e njomi me gjakun e pastėr tokėn e tė parėve, tė cilės, bashkė me besimin nė tė Plotėfuqishmin, ua kishte kushtue jetėn dhe, pa droje aspak, u flijue pėr atdhe. E vranė tradhėtarėt mercenarė tė Moskės e tė Beogradit pėr hyllin e kuq tė pansllavizmit, sepse adhuronte Zotin e Shqipen e Gjergj Kastriotit. Zhdukėn hijen, por jo veprat monumentale tė Pater Harapit, tė cilat do tė pėrkujtohen gjithmonė me nderim prej shqiptarėve tė vėrtetė, ashtu sikurse e ēmojshin pėrherė edhe Patėr Antonin.”

    FATI TRAGJIK I NJĖ INTELEKTUALI ANTIKOMUNIST

    Gjatė procesit tė montuar politik Anton Harapi dha testamentin e tij shpirtėror pėrpara gjyqit, me kėto fjalė qė kundėrshtuan me krenari pretendimet komuniste:
    ”Nė qe se me u ndigjue ligjevet hyjnore tė Atdheut, me edukue rininė kah idealet e nalta tė sė Vėrtetės e me i nxitė kah e Mira; nė qe se me vuejtė pėr popull e me popull dhe me luftue pėr Fe e Atdhe asht punė e dobėt e tradhti, atėbotė jo veē unė por mbarė franēiskajtė e Shqipnis jemi tė dejė pėr dekė.”
    Dhe Prenk Gruda na kallėzon mė tej:
    ”Nė gjyq i hodhi poshtė akuzat e thaniet e trupit gjykues pėr dėnim si tradhėtar jo nga populli, por nga anmiqt e kombit qi trillojnė shpifje. Theksoi burrnisht me fakte pafajsinė, tue mos pranue me lypė falje. U tha: ”Zoti pastė mėshirė pėr ju, qi nuk jeni tue dashtė me dijtė se ēfarė krimesh po bani kundėr popullit e atdheut, jo vetėm pėr dėnimin tem e tė qinda tė tjerėve tė pafajshėm sikurse unė, por pėr tragjedinė qi keni vulosė kundėr tanėsisė kombėtare, nė dhunim shqelmues tė tagrit tė shqiptarėve pėr atdheun etnik. Mundimet dhe jeta ime i qofshin falė kombit!”
    Fjalėt e fundit e Harapit nė gjyq pėrmbajnė njė profetėsi: ”Shqipnija u fitue me gjak; me gjak edhe po mbahet e robnueme. Do tė vijė dita e me Paqe e Drejtėsi do tė fitohet.” Me pėrmbysjen e regjimit komunist nė pranverė tė vitit 1992 u vėrtetuan kėto fjalė.
    Regjimi i Enver Hoxhės ishte pa skrupuj, pa parime normale njerėzore. Dhe mė e keqja nė veprimtarinė politike tė Enverit ishte gatishmėria e tij tė flijojė tė gjitha vlerat kombėtare dhe humane pėr hir tė pushtetit. Serbomėdhejtė shpirtligė dinin me mjeshtėri tė pėrdornin persona si Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu pėr qėllimet e tyre, pėr tė shkatėrruar elementet mė tė mira tė popullit shqiptar qė ishin kundėrshtarė tė sllavo-komunizmin. Rrėfimi i Prenk Grudės nė Ditarin e ditės 20 shkurt ėshtė shumė kuptimplotė:
    ”Profesor Kolė Shiroka ka konfidencė tė madhe pėr ēdo gja me mue. Ka gruen ruse. Ajo asht pėrkthyese besnike e Enver Hoxhės pėr gjuhėt rusisht e serbisht. Si femėn nuk asht durue pa i diftue tė shoqit, nė besė, me njiqind porosi pėr me e mbajtė sekret tregimin e kobshėm, pėr ēka paska sajue me ba Beogradi nė Shqipni kundėr klerit katolik.
    ”Mbas vrasjes sė Patėr Anton Harapit, ambasadori jugosllav ka shkue pėr vizitė zyrtare te Enver Hoxha. Nė bisedė e sipėr, Enveri asht mburrė pėr zhdukjen e Harapit. Ambasadori i ka thanė se i gjithė kleri katolik shqiptar asht Patėr Antona, prandej pėr mbarėvajtjen e partive e tė qeverive tona motra, kam porosi tė shpejtė rezervate prej Beogradit, qi me ēdo mjet, duhet me i likuidue tė gjithė sa ma parė. Ata janė tė lidhun me Vatikanin, me atė ēerdhe tė spiunazhit tė kapitalistave imperialista.”
    Dhe Prenk Gruda bėn pėrfundimin:
    ”E atėherė a ka se si besohet shestimi i kėsaj katastrofe pėr ne prej Beogradit? Pse Enveri pranon me u ba vegėl serbe kundėr shqiptarėve? Ma nė fund, pse komunistat serbė nuk e hjekin qafet klerin e tyne, qi gjatė luftės pėrgjithėsisht ka qenė me ēetnikė?!...”
    S’kam kurrfarė dyshimi pėrsa i pėrket korrektėsisė se arsyetimit tė Prenk Grudės. Dora e ndytė e Beogradit ka infektuar, ka helmuar edhe jetėn shqiptare, jo njė herė por gjithmonė!
    Fati tragjik i Atė Anton Harapit na tregon: kur faktori i jashtėm negativ ėshtė shumė i fortė, vetėm njė faktor i brendshėm qė ėshtė mė i fortė dhe pozitiv mund tė shpetojė njė popull tė vogėl nga kiameti. Situata e Shqipėrisė nė fund tė luftės sė dytė botėrore ishte tejet negative. Kjo mund tė thuhet p.sh. edhe pėr Finlandėn, por populli finlandez u shpetua nga kthetrat sovjetike pėr arsye tė forcės sė bashkimit tė tij kombėtar. Edhe komunistėt finlandez, natyrisht me zemėr tė vrarė, shkuan nė luftė me ushtrinė kombėtare, kundėr armikut sovjetik! Ishte ky bashkim qė dėshironte Anton Harapi ndėr shqiptarėt, dhe pėr kėtė ideal luftoi dhe vdiq ai. Dhe realizimi i kėtyre idealeve ėshtė edhe mė i rėndėsishėm, edhe mė i ngutshėm nė ditėt tona, sepse edhe sot populli shqiptar ėshtė i ndarė, i copėtuar. Tė mos harrohet pėr asnjė ēast!

    ULLMAR QVICK

    Literaturė e shfrytėzuar:

    Anton Nikė Berisha: Ēėshtje e porosi tė qenėsishme (”Rilindja” (Zvicėr) 10 gusht 1996
    Prenk Gruda: Ditari i nji zemrės sė lėndueme 1937-1975. 766+XXXI faqe. Detroit 1985.
    Atė Anton Harapi: Dy lotė e njė betim (”Rilindja” (Zvicėr) 10 gusht 1996
    Anton Harapi: Korēė e Shkodėr (nė Lambertz: Albanisches Lesebuch. Leipzig 1948.)
    Zija Kambo: Mbrojtja e pushtetit tė ri popullor (Rrėfimi ”Proteza e dhėmbėve). Tiranė 1980.
    Zef Simoni-Fritz Radovani etj.: Martirizimi i Kishės Katolike Shqiptare 1944-1990. 220 f. Tiranė 1993.
    __________________
    Ullmar Qvick
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reschen : 23-03-2010 mė 11:13 Arsyeja: ndryshim

  4. #34
    Nga Vladimir Bruēaj

    Genocidi i pare i shekullit te kaluar eshte ai armen, i pari dhe me i harruari ne kujtesen e viteve. Ne te kunderten me genocidet qe do te vijonin me pas qe ne nje fare menyre kane njohur pergjegjes ku ata kane dalur edhe para drejtesise, genocidi armen eshte ende jetim ne pergjegjesi. Pergjegjesit jo vetem qe nuk kane paguar kurre por ē'eshte me e keqja Turqia mohon edhe vete ekzistencen e tije, pamvarsisht nga analet historike qe na e sjellin shume te qarte. Ne vitin 1876 vjen ne pushtet sulltani Abdul Hamid II, i quajtur "sulltani i kuq" apo gjakatar. Vjen ne nje moment mjaft delikat per Perendorine Osmane qe gjendet ne renie te lire ekonomike dhe ne krize te rende hemoragjike. Pas shekujsh shtypjeje shume popuj qe perbeni Perendorin Osmane edhe me ndihmen e disa vendeve europjane filluan te shkeputeshin duke u shpallur vende te pamvarura.

    Ne te njejten kohe me lufra qe kishin filluar ne vendet ballkanike si ne Rumani Bullgari e Armeni per shkeputjen nga Perendoria, filluan aksione ushtarake kunder popullsise armene dhe "sulltan gjakatari" qe vete ai personalisht qe urdheroi apo inkurojoi eliminimin total te kesaje minoranze te zhvilluar, te pasur dhe kristjane nga me shume se nje mije vjet. Ne dyvjeēarin 1894-1896 regjimente Kurde te quajtura "Hamidie", te gateshme qe t'i bindeshin urdherave te sulltanatit, ndermoren planin per "zgjidhjen" perfundimtare. Nje skenar te tille na e ofron misionari gjerman Johannes Lepsius(1858-1926), deshmitar okular: "2.493 fshatera te grabitura dhe shkaterruara; te njejtin fat paten edhe 568 Kisha e 77 manastire; 646 fshatera te konvertuara ne islam; 55 prifterinje te konvertuar me force ne islam; 328 Kisha te trasformuara ne Xhami; 546.000 njerz te detyruar te vuajne urine dhe mjerimin; me shume se 300.000 te vdekur, 50.000 jetim dhe 100.000 refugjat pertej Kaukazit. Armenet konsideroheshin si armiq te brendeshem te Perendorise, si agjent rus qe punonin kunder Perendorise Osmane, ose Kaur, armiq te islamit".

    Ne vitin 1909 vine ne pushtet, duke premtuar nje "Turqi te Re", barazi dhe vllazeri per te gjithe, "Te Rinjet Turq" te Komitetit per Bashkim dhe Progres", por qe nuk ishin tjeter perveē se nacionalista turq qe vazhduan sistematikisht masakrat mbi popullsisne armene.

    Me fillimin e Luftes se Pare boterore dhe largimin e inspektoreve europjan nga territori turk, drejtuesit e " Komitetit per Bashkim e Progres", urdheruan ē'armatimin e te gjithe popullsise, nje pretekst qe sherbeu per te armatosur Kurdet dhe Ceēenet duke i furnizuar me armatimet e sekuestruara te popullsise armene. Ne te njejten kohe krijohet nje strukture qenderore e quajtur "Organizata Speciale", qe duhej te koordinonte venien ne jete te masakres. 250.000 ushtare armen dergohen ne "Bataljonet e Punes". Ne nentorin e vitit 1914 deklarohet zyrtarisht "Lufta e Shejte". Ndersa me 24 prill te vitit 1915 arrestohet e gjithe inteligjenca armene, shkrimtare, politikan, intelektual, gazetar, artiste etj, duke mbyllur Shkolla, Kisha dhe organizata te tjera kulturore. Jo rastesisht persekutimet filluan nga intelektualet, qellimi ishte qe popullit armen t'i pritej koka menduese dhe vepruese. Vetem ne mbremjen e 24 prillit vdesin 600 veta, per te zbuluar me vone zhdukjen e klerit dhe te klases politike armene. Shume te krishtere si Ipeshkvi Ignazio Maloyan, perballohen me vdekjen ne menyre heroike.

    Ne te gjithe vendin, popullsia turke e thirrur ne "Zhihad" kryen dhunime fizike, perdhunime, tortura, thyerje gjymtyresh, poshterime te tjera ndaj popullsise armene. Paradoksalisht jane 250.000 mije ushtaret armen te ē'armatosur qe hapin me duart e tyre varret masive qe dita dites jane ata qe vriten dhe varrosen aty brenda. Po ne kyte periulle nise edhe deportimi i armeneve drejte shkretetirave te Sirise dhe Mesopotamise veriore. Rreth fundit te vitit 1915 pjesa me e madhe e popullsise armene ka marre rrugen drejt shkretetires siriane Der el Zor, destinacioni i vdekjes se sigurte. 3.000 njerz u deportuan ne shkretetiren siriane, meshkuj mbi moshen 15 vjeēare kalojne nen pushkatimet e grupeve Kurde dhe Ceēene, nje pjese tjeter nuk perballon rrugen e gjate dhe te nxehtit e shkretetires. Ata te pakte qe arrijne ne destinacion, lyhen me karburant dhe digjen te gjalle. Turku Xhevdet Bej, i quajtur si, "Kasapi i Bashkallit", vendose ne kembet e viktimave patkonjet qe perdoren per Kuajt. Ne vitin 1916, sipas historianit historianit G. Yeghiavan 1. 500. 000 persona jane zhdukur, vrare, dhe deportuar nga territoret e tyre.

    Kush arrin t'i shpetoje Zhihadit turk-kurd-ēeēen shpergulet ne Armenine lindore ku kontrollohet nga ruset. Por revolicioni bolshevik nuk eshte ndihme per armenet e ikur, dhe pas grushtit te shtetit leninist ata u gjendet mes dy zjarreve.

    Fundi i luftes, kapitullimi i Perendorise Osmane dhe Traktati i Sevres te vitit 1920 bene te mundur krijimin e Shtet armen. Fuqite qe vendosen krijimin e shtetit armen akuzuan Turqine per krime kunder humanitetit. Atehere "Te Rinjet Turq" vendosen te legalizonin "trasferimin e perkoheshem" siē e quanin ata deportimin e armeneve, duke i akuzuar si armiq te shtetit turk. Te gjitha pasurite e te deportuareve sekuestrohen nga ana e shtetit, dhe ē'do dhune fizike dhe verbale ishte e lejueshme qe te ushtrohej kunder grave dhe femijeve armen. Marshimi drejt qytetit Alepo(ku behen seleksionimet e te deportuareve ne shkretetire) shoqerohet me burra te varur neper shtyllat e telegrafit dhe peme, kufoma te hedhura anash rruges njera mbi tjetren, dhe femije te hedhur ne ujera te thedha qe shenderrohen ne tabela qitese per pushkataret turq. Deportimi shoqerohej edhe me mosushqimin total te viktimave qe ne shume raste shenderroheshin edhe ne objekt violence nga "gjahtare" te vertete te paguar nga qeveria turke. Shpetimi i vetem per keta njerz ishte te konvertoheshin ne islam.

    Nje zyrtar fare i ri turk me emrin Mustafa Qemak Ataturku, Babai i Turqise, sapo erdhi ne pushtet vendosi te fshije nje here e mire prezencen armene ne vend: bile e deklaroi publikisht me 23 prill 1919. Pas vrasjes se me shume se 400.000 armeneve, qe vetem nderhyrja e Rusise sovjetike qe kishte filluar te pushtonte territore ne kaukazin jugperendimor, qe nderpreu spastrimin e plote te popullsise armene nga ana e qeverise se Ataturkut. Popullsia armene qe i mbijetoi genocidit emigroi ne Ciliēa(ku edhe aty u shfarosen nga trupat qemaliste) ne Siri dhe Liban. Menyrat vrasese jane nga me te tmershmet, vagona te mbushur me gra dhe femije mbuloheshin me qymyr dhe u jepej flaka. Masakra e fundit ndodh ne vitin 1922: ne Smirne masakrohen greke dhe armen. Sipas historianit G. Jegiavan: "Pjesa me e madhe e genocidit u pergadit dhe u zbatua nga sulltan Abdul Hamid II dhe Te Rinjet Turq, por qe Ataturku qe e ēoi deri ne fund, duke sekuestruar te gjitha pasurite personale te kombesise armene". Ndersa historiani tjeter T. Koguc vlerson se, "po te bejme nje llogari kompleksive te viktimave te genocidit armen, rezultojne te pakten 2 milion persona", pamvarsisht se shifrat luhaten sipas historianeve te ndryshem, sidoqofte ajo qe spikat me shume eshte se kemi pasur nje sterminim pothuajse komplet te kombesise armene.

    E veēanta e genocidit armen qe e ben te ndryshem nga te gjitha tragjedite e tjera, eshte se ai ndahet ne dy pjese. Pjesa e pare fillon ne shekullin e XIX gjate Perendorise Osmane, dhe pjesa e dyte perfundonne shekullin e XX gjate qeverise "demokratike" te Ataturkut, por qe ka nje emerues te perbashket, "shfarosjen ne mase te popullsise armene".

    Pergjegjesite politike te genocidit jane stabilizuar ne Konferencen e paqes te Parisit te vitit 1920, duke bashkefajesuar: sulltanin Abdul Hamid II; Komitetin per Bashkim dhe Progres te perbere nga Talaat(minister i brendeshem dhe pergjegjes juridik, duke qene ai drejteperdrejte qe kishte dhene urdhera nepermjet telegrafit apo direkt ne terren), Xhemal Enver ministri i luftes; dhe sefundi Qemal Ataturkun. Ne vitin 1919 pergjegjesit kryesor te kesaje masakre humane u denuan ne mungese nga nje gjykate per faktin se te gjithe kishin emigruar ne Gjermani.

    Ajo qe eshte me e keqja, genocidi armen as ne ditet e sotme nuk eshte njohur dhe pranuar nga qeveria turke, qe ne te kaluaren investoi shuma te medha parashe per te korruptuar historian te ndryshem qe te mohojne ekzistencen e kesaje tragjedie. Ne vitin 1927 Turqia miratoi ligjin qe ndalonte hyrjen e armeneve ne territorin turk. Ndersa ministri i arsimit organizonte seminare per indoktrinimin e profesoreve dhe studenteve per te argumentuar "Trasferimin e Perkoheshem" si nje mbrojtje te shtetit turk nga agjentet rus te kombesise armene. Shteti turk edhe ne ditet e sotme i gjendur ne veshtirsi perballe nje numeri kaq te madhe viktimash, tenton te reduktoje tragjedine ne aksidente singolare duke konsideruar genocidin mbrojtje nga rreziku armen. Nje gje e tille duhet kujtuar per te gjithe ata qe predikojne per hyrjen e Turqise ne Bashkimin Europjan.

    Ne librin Historia e Racizmit ne Europe te historianit G. Mosse, thuhet se"genocidi kishte si qellim deportimin e popullsise armene ne shkretetiren siriane dhe vrasjen sa me te madhe te tyre". Ashtu si Shoha, "qe nje operacion i ralizuar gjate luftes me qellime te qarta per te liruar nje here e mire Turqine nga nje minorance popullsie me kulture dhe besim fetar te ndryshem nga popullsia turke", i ngjashem me qellimin hitlerian per te zhdukur pakicat hebraike nga Gjermania dhe Europa. Analogjia me e qarte mes dy genocideve eshte deportimi i viktimave; ai hebraik neper vagonet e kafeshve, ndersa ai armen me ecje te detyrueshme.

    Te dy keto genocide kane qene te orkestruara dhe kordinuara nga komisione qentrore, por nese ne genocidin nazist elementi rracore ishte qendrore dhe dominiues, ne ate armen ekziston nje rrugedalje, konvertimi ne islam ishte nje menyre per te mbijetuar. Kjo vlen per te gjithe ata shqiptar qe shpesh here edhe me vetedije shprehen se islami tek shqiptaret nuk eshte tresmetuar nepermjet forces. Nese ne genocidin nazist burrokracia, teknika e modernizimi u perdoren me nje efikacitet te plote, ne genocidin armen masakra kryeshin me rite animaleske.

    Ngjashmeria e fundit dhe me e llahtarshme me genocidin nazist jane eksperimentet mbi trupin e njeriut. Nese hebrenjet ne kampet naziste ishin shenderruar ne objekte te fanatikut Himmler, per te provuar sa mund te rezistoje nje njeri pa uje dhe ushqim, sa mund te rezistoje nje trup human ne te ftohte apo per te provuar drogera te ndryshme, ne genocidin e armeneve qeveria turke urdheroi Hamid Suat (doktori i bateriologjise turke) per te eksperimentuar mbi trupat armen rezistencen ndaj viruseve te ndryshme si Tifoja apo Malarja.

    Turqia nuk eshte i vetmi komb qe ka ushtruar dhune dhe genocid mbi pakicat etniko-fetare dhe nuk eshte i vetmi komb qe duhet shikoje prapa ne histori e turperuar, por nese kombet e tjera e kane gjetur kurajon qe t'i kerkojne te falur njerzimit dhe mbi te gjitha viktimave te tyre, Turqia me nje arrogance te papare vazhdon te poshteroje akoma me shume nje komb te tere duke mohuar nje nder tragjedite me te medha te historise. Pas Parlamentit Europjan, edhe Kongresi Amerikan ka njohur historikisht genocidin armen duke e konsideruar nje nder tragjedite me te dhimbeshme te historise se njerzimit.

    zemra shqiptare

  5. #35
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Nuk eshte se kam ndonje ndjenje filoturke por thjesht desha t'ju them shqiptareve qe duhet te shqetesohen me shume per genocidet qe jane bere kundra nesh si ne Kosove e Cameri sesa per armenet apo cifutet apo qofshin edhe arabet.

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    Citim Postuar mė parė nga gerrard73 Lexo Postimin

    Nuk jam filo i askuj por mbi disa parime te drejtesise veproj e shprehem ,

    mendoj se artikull shkruesi duhet te kishte shkruar dhe do te duhej te ishte orientuar ne gjenocidin sllav ndaj shqiptarve ilirve qe na kan shuar civilizimin dhe na i kan marr trojet nne veri duke na i shuar gjurmet kombtare ilire pa mshirshem ne krahasim me ket gjenocid gjenocidi armen jet nje zero barazi me zero pra

    ,
    sllavet e kan fshi civilizimin ilir shqiptar dhe poashtu kan vepruar romaket e greket dhe te tjeret keta duhet akuzuar edhe per shuarjen e thrakasve dhe madonve te lashte dhe ket te drejte morale avokature e ka populli shqiptar

    ,
    poashtu turqit bullgaret avaret hunet keltet e kan bere demtime te pa llogaritshme ne iliro shqiptar
    do te thot kan shkatrruar civilizimin ilir siq deshmon historia

    dhe duhet te kerkohet demshperlim i madh ndaj ketyre kombeve ,
    ata duhet te na demshperblejne ne shqiptarve ne triliarda etriliarda para te kaluaren me gjenocid
    demtime materiale te civilizimit kultures teritorit shendetit masakrave dhunes
    dhe dhimbjeve e shkatrrimeve tjera qe n ai kan shkaktuar me pa drejtesi

    dhe pushtime dhe duhet te filloj menjiher iniciativa e kerkesave te demshperblimeve per demtimet tona kombtare

    duhet te filloj iniciativa e jone kombtare ne ket drejtim e jo te qajme hallin e armenve,

    sepse edhe armenet nuk jan te pa faj , ata vrisnin gra e fmij turq per rreth kufijve

    turq

    prandaj truqiat reaguan me nje vrasje masive ndaj tyre edhe pse kjo nuk esht e drejte asnjera pale nuk veproj drejt
    por e verteta historike esht kjo

    po dikur nuk e kam besuar ket
    kur isha ne turqi njiher ne vizite vet u binda se kurdet poashtu kan vra femij turq
    dhe kan be krime ne civil truq ky esht fakt i pa mohueshem
    qe kan nxitur reagime turke ,
    por te shikojme ne hallet tona si te ja bejme qe ne te kerkojme demshperblim nga ato kombe qe na gjymtuan
    neper shekuj ,
    ,a duhet te formohet nji komision shqiptar ne ket drejtim ,qe italia greqia turqia
    sllavet bullgaret keltet hunet te na i paguajn demet qe na i kan shkaktuar ne civilizimin tone ilir
    ky duhet te jet halli yne e jo armenet dhe turqit ,

    europa duhet te angazhohet ne gjeocidin shqiptar
    qe e ka ne europ e jo te shkoj aq larg ne azi prandaj duhet et filloj inicativa kombtare shqiptare

    ne europe per te na shperblyer materialisht ne shqiptarve

    secila familje shqiptare duhet te perfitoj miliarda para

    demshperblime edhe pse gjurmet e civilzimit na i ka demtuar roma greqia sllavizmi
    ato nuk ka para qe i paguan por me gjithat ata duhet te paguajn

    dėmet dikush nga ekspertet duhet ta bej ket llogari te demeve kombtare
    ne trojet etnike ka shum gjenocide qe jan ushtruar mbi ne prandaj te behemi njiher te vetevete
    pastaj te shofim te te huajt sepse kemi shum probleme tonat per te zgjidhur
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angert : 02-04-2010 mė 04:29

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Reschen
    Anėtarėsuar
    07-12-2008
    Postime
    450
    Nikolas Sarkozi: Turqia tė pranojė gjenocidin
    Ø
    E Shtune, 08-10-2011, 08:31pm (GMT+5)

    Nikolas Sarkozi dhe Serzh Sarkisian nė Armeni, pranė pėrkujtimores sė gjenocidit

    Nga Radio Evropa e Lirė

    Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, i kėrkoi Turqisė qė tė pranojė se masakrimi i armenėve gjatė Luftės sė Partė Botėrore nė Perandorinė Osmane ka qenė gjenocid.
    Duke folur para gazetarėve nė kryeqytetin e Armenisė, Jerevan, nė ditėn e dytė tė qėndrimit atje, Sarkozi tha se Turqia ka pasur “kohė tė mjaftueshme pėr tė menduar” qė kur nisėn vrasjet masive nė vitin 1915.
    Nė tė njėjtėn kohė Sarkozi tha se “nuk i takon Francės t’i caktojė askujt ndonjė ultimatum”.
    Presidenti francez i bėri kėto komente gjatė njė konference tė pėrbashkėt me presidentin armen, Serzh Sarkisian, i cili e falėnderoi homologun e tij francez.
    “Ne i jemi mirėnjohės Francės qė zyrtarisht ka njohur gjenocidin dhe e ka dėnuar pėrmes ligjit tragjedinė e tmerrshme qė goditi armenėt nė fillim tė shekullit tė kaluar”, u shpreh ai.
    Shpejt pas arritjes nė Jerevan tė enjten, Sarkozi i kėrkoi Turqisė “tė rivizitojė historinė e tij” rreth vrasjes sė qindra-mijėra armenėve gjatė ditėve tė fundit tė ekzistimit tė Perandorisė Osmane. Ai tha se mohimi kolektiv i shtetit dhe popullit turk ishte “i papranueshėm”.
    “Nėse Turqia do ta rivizitonte historinė e saj dhe do t’i shikonte ballė-pėr-ballė hijet dhe dritat kjo do tė mjaftonte pėr ta njohur gjenocidin. Nėse Turqia nuk e bėn kėtė, pa dyshim se do tė duhet tė shkohet mė tej”, theksoi ai.
    Sarkozi gjithashtu tha se nėse Turqia nuk bėn njė “gjest pėr paqe” dhe “njė hap drejt pajtimit” rreth kėsaj ēėshtjeje, ai do ta shqyrtonte propozimin e njė ligji qė do ta cilėsonte si krim mohimin se vrasjet e bėra tė kenė qenė gjenocid.

    Presidenti francez tha se shpreson qė Turqia do tė veprojė lidhur me kėtė ēėshtje para pėrfundimit tė mandatit tė tij nė maj tė vitit 2012.

    Franca dhe disa shtete tė tjera si Rusia dhe Zvicra i kanė njohur vrasjet si gjenocid.

    Sarkozi zemėroi Turqinė para zgjedhjes si president nė vitin 2007 kur pat mbėshtetur njė projektligj nė Francė qė kishte pėr qėllim dėnimin e atyre qė refuzojnė ta njohin masakrėn si gjenocid.
    Dhoma e ulėt e Parlamentit francez mė vonė refuzoi kėtė nismė-njė veprim qė tėrboi diasporėn armene nė Francė, e cila vlerėsohet se pėrfshin diku pesė mijė njerėz.

    Armenėt thonė se diku 1.5 milionė tė tyre kanė qenė viktima tė gjenocidit gjatė Luftės sė Parė Botėrore nė Perandorinė Osmane.(e.p.)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Reschen : 30-10-2011 mė 10:51 Arsyeja: ndryshim

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •