-
Vritet në pritë para shtëpisë, biznesmeni Astrit Meshnuni
SHKODER - Biznesmeni i ndërtimit, Astrit Meshnuni është vrarë me automatik mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, në lagjen "Daniel Mançia", kur 45 vjeçari po hynte në shtëpinë e tij. Të dhënat e para nga policia bëjnë të ditur se "biznesmeni ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja në momentin kur e vranë. Çifti ishte duke zbritur nga makina para shtëpisë së tyre private, kur një breshëri automatiku u shkreh mbi ta.
Plumbat kanë kapur vetëm burrin, që më pas u transportua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë, pak minuta më vonë. Policia është vënë në ndjekje të autorëve që mendohet të jetë më shumë se një. Ata janë larguar me shpejtësi, duke u favoruziuar edhe nga errësira. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt