Lagos, 7 mars – Në përleshjet e reja ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve në Nigerinë qendrore kanë vdekur mbi 200 persona, ka deklaruar gazetari i rrjetit nigerian “Channels”. Gazetari Jemi Kosoko ka thënë se ka numëruar mbi 200 trupa të vdekur pas përsëritjes së përleshjeve ndërfetare në këtë vend. Sipas fjalëve të tij, shumica e trupave ishin të garve e fëmijëve, ndërsa duket sikur janë vrarë me të rëna shpatash. Ai ka thënë se ky incident i madh ka ndodhur në një fshat në afërsi të qytetit Gjos dhe pastaj ka lajmëruar autoritetet qendrore, transmeton AP.
Zëdhënësi i Kryqit të Kuq ka thënë se ushtria ka rrethuar atë fshat pasi ai është përfshirë nga dhuna dhe pasi e kanë braktisur disa qindra njerëz.
Dëshmitarët kanë pohuar se dhuna në fshatin e banuar kryesisht me të krishterë ka shpërthyer natën ndërmjet të shtunës e të dielës, kurse policia ka aplikuar orë policore. Ora policore ishte aplikuar edhe gjatë dhunës në muajin janar të këtij viti, ku qenë vrarë mbi 300 persona.
Në këtë pjesë të Nigerisë gjatë dekadës së shkuar në përleshje ndërfetare janë vrarë disa mijëra persona.
Krijoni Kontakt