-
Shpërthim i një mjeti eksplodues në Shkritoren e Shkupit
Shpërthim i një mjeti eksplodues në Shkritoren e Shkupit
Një shpërthim i fuqishëm sot herët në mëngjes i ka shqetësuar banorët e Shkupit. Arsyeja e shpërthimit është një mjet i panjohur eksplodues i cili është aktivizuar gjatë asgjësimit të metaleve të vjetra në Shkritoren e Shkupit.
Një i punësuar ka pësuar lëndime trupore. Fragmente të mjetit shpërthyes kanë fluturuar lartë në ajr, përmes liqenit artificial të Shkritores së Shkupit të cilat më pas kanë përfunduar në minierën Banjani.
Policia po kryen hetime në vendin e ngjarjes. Jozyrtarisht i lënduar është Dimo Bituloviq nga fshati Kuçevishte, i cili menjëherë pas aksidentit është transferuar në spitalin e qytetit me lëndime dhe djegie të rënda trupore. Nga Spitali i qytetit thonë se personi në fjalë është në gjendje kome dhe po lufton për jetë.
Ndërkohë dëshmitarët okular thonë se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe se kanë parë një fluturake e cila kishte marrë zjarr gjatë fluturimit dhe se si e njëjta kishte fluturuar prej Shkritores së Shkupit drejt lagjes Butel.
Dëshmitarët gjithashtu thonë se fluturakja u është dukur sikur raketë dhe që e njëjta ka eksploduar dy herë, një herë gjatë fluturimit në ajër dhe njëherë pas rënies në tokë.
Ndërkohë nga Qendra për menaxhim me krizat thonë se bëhet fjalë për eksplodim në rrethin e Shkritores së Shkupit në sektorin për shkrirje të hekurit të vjetër. /alsat-m//V.I./Liria
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt